Mitrovica e Veriut nën presionin e pushtetit qëndror: “Qytet i bashkuar“ apo ndasi të reja?

Most na Ibru
Burim: Kosovo Online

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq paralajmëroi së fundmi për përfshirjen gjithnjë e më shpesh të pushtetit qëndror tek kompetencat e kësaj komune, duke vlerësuar se hapa të tillë konçidojnë tek idea “qytetit të bashkuar” ku do të lidhë komunën e pjesës jugore me atë veriore të Ibrit. Analistët për Kosovo onlajn vlerësojnë se me zhvillime të tilla sërbët do të shndërrohen në pakicë dhe se trende të ngjashëm mund të reflektonin dhe tek komunat e tjera me shumicë sërbe. Theksohet se kjo do të thellonte dallimet politike e etnike dhe do të kërcënonte dialogun, por dhe do të çonte në pikpyetje formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO).

Shkruar nga: Jovana Jovanoviq

Qysh kur mori detyrën e re në dhjetor, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, jo rrallë ngre memoriale, viziton familjet shqiptare, çel institucione me përfaqësues të pushtetit qëndror, organizon marshime dhe shpall hapjen e muzeut. Mund të thuhet se është në përputhje me funksionin e tij që, sikurse tregojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, Peci gjithmonë e më shpesh aktivitetet i ndërmerr dhe në veri duke kaluar Ibrin dhe juridiksionin e tij.

Ndaj këtyre veprimeve të kryekomunarit të Mitrovicës së Jugut në veri, ka reaguar dhe kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq duke paralajmëruar se qytetarët dëshirojnë të jetojnë në Mitrovicën e Veriut dhe jo në "qytet të bashkuar".

Ai tregoi se vitet e fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të anulojë komunën e veçantë të Mitrovicës së Veriut dhe t’a aneksojë me pjesën jugore dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet t’a bëjë të qartë që i tillë plan i Kurtit, nga partia e të cilit vjen dhe Peci, nuk është i mundur të realizohet. 

“Qysh prej marrjes së detyrës më 5 dhjetor si Qeveria e Kosovës, ashtu dhe kryekomunari i sapozgjedhur i Mitrovicës së Jugut kanë nisur me qasje agresive. Shumë herë kanë ardhur në Mitrovicën e Veriut dhe kanë shpallur programe që nuk janë në juridiksionit të tyre, pra direkt përzihen në kompetencat e Mitrovicës së Veriut”, nënvizoi Radojeviq.

Rasti i fundit është shënuar këtë të mërkurë kur diçka më parë se ora 7, nisi shembja e garazheve që ndodhen në afërsi të qendrës së paraburgimit në Mitrovicën e Veriut pronarët e të cilës janë sërbët dhe këtë e ndërmorrën pa miratimin dhe dijeninë e inspektoriatit komunal.

Me këtë rast reagoi dhe Zyra për Kosovë e Metohi, duke informuar se një hap i tillë tregon mungesën e ligjit në Kosovë dhe se tentativat e pushtetit në Prishtinë që të marrë dhe pakësojë kompetencat e vetqeverisjes vendore në Mitrovicën e Veriut, janë të papranueshme.

Mosrespektimi i kompetencave të çon drejt kaosit

Dushan Radakoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) vlerëson për Kosovo onlajn se përmes këtyre hapave në terren, përfshirë dhe zhvillimet e fundit në Mitrovicën e Veriut, mund të vihet re trendi i centralizimit të vendimarrjes dhe neglizhimin e kompetencave të vetëqeverisjes vendore, me ridefinim të konceptit të qytetit të bashkuar të Mitrovicës.

"Perditë, përmes aktiviteteve të ndryshme që shikojmë, mund të konkludojmë se veprime të tilla para së gjithash e potencojnë qytetin e Mitrovicës. Nuk është më Mitrovica Jugore apo Mitrovica Veriore, flitet vetëm për qytetin e Mitrovicës. Kemi lëvizje të tilla si hapja e administratës tatimore, shenja 'Love Mitrovica' në Mitrovicën e Veriut, problemet me garazhet, mosbesimi ndaj inspektimit, policia e cila nuk do të asistojë në inspektimet e Mitrovicës së Veriut, vendimet e marra në nivelin qëndror, inspektimet që ndërmerren në veri..., për atë që është juridiksioni, pra përgjegjësia vetëm e vetëqeverisjes vendore", tha ai.

Radakoviq kujton gjithashtu vizitat e Kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicën e Veriut kur ai shoqërohej vetëm nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Faton Peci, ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut as nuk ishte i informuar për vizitën.

Radakoviq beson se nëse do të bashkohet qyteti, sërbët do të mbeten pakicë dhe do të kenë një apo dy përfaqësues në kuvendin vendor.

“Përditë kemi shembuj që janë mjaft të këqij dhe keqinterpretohen ndaj qytetit ku shumicën e përbën komuniteti sërb dhe komunitetet e tjera, ku komuniteti sërb përbën më shumë se 85-86%, ndërsa shqiptarët janë më pak se 10% dhe kjo paraqet që ky është qytet i bashkuar. Nëse qyteti do të ishte i bashkuar, sërbët në parlamentin vendor do të mund të kishin një apo dy", thekson ai.

Radakoviq spegon se Mitrovica e Veriut është veçse pika e nisjes dhe se shembuj të ngjashëm të shkeljeve të kompetencave, mund të përsëriten dhe në komuna të tjera ku sërbët janë shumicë.

“Heqja e juridiksionit, pra heqja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, do të çonte në një katastrofë dhe shkatërrim, shpërngulje dhe shkelje të plotë të planit të Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës dhe të gjitha kompetencave të mundshme që kanë komunat në Kosovë. Mosrespektimi i komunës nesër do të jetë mungesë respekti për Lleposaviqin, Zveçanin, Graçanicën etj. Sepse përmes Mitrovicës së Veriut, tentohet të bëhet shembull sesi gjithë gjërat e tjera në këtë mënyrë mund të shfuqizohen lehtësisht apo shqiptarizohen nëse mund ta themi kështu”, tha ai.

Ndërsa kryekomunari i Mitrovicës së Veriut i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagonte dhe të ushtronte presion ndaj Prishtinës, Radakoviq paralajmëroi joaktivizim të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“Unë kam punuar për bashkësinë ndërkombëtare dhe e di kur iniciohet problemi, kjo në harkun kohor maksimumi 24 orë zgjidhet. Sot kemi situata ku ne si sektor joqeveritar dhe partitë politike dhe komunat dhe vetë institucionet kërkojmë ndihmë, kërkojmë reagim. Komuniteti ndërkombëtar, zhargonisht i fryn mjegullës, nuk është aty. Konfliktet në Ukrainë, konflikti tani në Iran, ndikojnë më së shumti tek ajo që komuniteti ndërkombëtar mungon në çështje kaq serioze”, theksoi Radojkoviq.

Paralajmërimi dhe Unioni Europian

Në pasivitetin e aktorëve ndërkombëtarë që dalin me njoftime dhe dënime por pa veprime konkrete, në bisedë për Kosovo Onlajn e thotë dhe Nikola Perishiq nga Qendra për Kërkime Sociale.
 

"Shpresa ime është që e gjithë kjo që ndodhi në periudhën e mëparshme, në të vërtetë do të jetë një paralajmërim se i gjithë publiku botëror duhet të merret me këtë problem dhe para së gjithash të insistojë tek ajo që është dakordësuar tek disa marrëveshje të mëparshme. Këtu, sigurisht, para së gjithash mendoj Marrëveshjen e Brukselit që u dakordësua për Bashkësinë e Komunave Sërbe” thekson ai. 

Shton se aktorët ndërkombëtarë kanë fuqinë më të madhe kur diskutohet reagimi dhe ndikimi tek zhvillimet e ndryshme shoqëroro-politike në territorin e Kosovës.

“Këtë e kemi parë prej vitesh sesa e rëndësishme është, në fakt, kur egziston rol proaktiv të këtyre organizatave. Megjithatë, duke pasur parasysh të gjitha ato që po ndodhin në nivel global, duket se Unioni Europian cili në një farë mënyre është kompetent kur diskutohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtines, në këto momente nuk ka mundësi dhe hapësirë për t'u marrë me të gjitha këto zhvillime në territorin e Kosovës. Por e gjithë kjo duhet të jetë dhe paralajmërim për ta se, nëse me të vërtetë nuk do të dëshironin që të zgjidhin këtë problem, mund të shkohet në ndonjë eskalim të dhunës në periudhën pasuese dhe cilidoqoftë lloji i konfliktit në kontinentin europian, nuk do të ishte e favorshme as për shtetet më të mëdha të botës dhe Europës” konkludon Perishiq.

Pasojat e neglizhimit të juridiksionit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, spegon Perishiq, mund të jenë të përtejme para së gjithash në kuptimin e vazhdimit të tensioneve të vazhdueshme mes popullsisë sërbe dhe asaj shqiptare.

Thekson se incidenti që ndodhi kur përfaqësuesit e ndërmarrjes “Trepça Jug", nën asistencën e policisë, shembën 23 garazhe në Mitrovicën e Veriut, paraqet tipar i politikës së kryeministrit Albin Kurti qysh kur mori drejtimin e institucioneve prishtinase. 

"Dëshira e tij finale gjithmonë e më shpesh mund të lexohet në atë që ai me të vërtetë, dëshiron që të anulojë egzistencën e komunave sërbe, më saktësisht komunave ku sërbët janë grupimi më i madh kombëtar dhe t'i integrojë ato në mënyra të ndryshme në të ashtuquajturat institucione kosovare. Është e qartë se, në fakt, dëshiron tërësisht të braktisë Marrëveshjen e Brukselit që u dakordësua Bashkësia e Komunave Sërbe, pra një lloj autonomie tek të gjitha ato komuna të vendosura në veri të Kosovës, ku sërbët kanë popullsi shumicë", deklaron ai.
 

Perishiq beson se incidente të tilla individuale mund të bëhen praktikë në muajt në vijim për të shkaktuar më tej destabilitetin që i nevojitet kryeministrit Albin Kurti.

"E keni parasysh se vetë institucionet ndodhen në një lloj krize, sepse kemi parë që disa proçese zgjedhore janë përsëritur, se egzistojnë ndasi mjaft të theksuara mes partive politike shqiptare në Kosovë, që rezultoi në faktin se ka shumë gjasa që të mos zgjedhin presidentin e ri dhe e gjithë kjo nuk shkon në favor të Kurtit në këto momente. Ndaj i përshtaten atij incidente individuale të cilat, në fakt, nga njëra anë, do të largonin vëmendjen nga të gjitha këto probleme ligjore e politike, por dhe do të tentonin të rikthenin rejtingun sepse në periudhën e mëparshme u ul. E gjithë kjo tregon se ai duhet të reagojë negativisht dhe sa më ashpër të jetë e mundur ndaj komunitetit sërb për të fituar simpatinë e popullsisë shqiptare", thekson Perishiq.