Në cilën anë shkon shigjeta në raportet e Kosovës dhe Perëndimit?

Jern Rode
Burim: Twitter

Ndërkohë që analistë të caktuar si dhe politikanë në Prishtinë paralajmërojnë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Perëndimit janë të acaruara dhe se partneriteti i tyre është i kërcënuar, ambasadori gjerman në Kosovë ngre dolli, flet për 25 vite miqësi dhe bashkëpunim, ndërsa zëvendëskryeministri kosovar është në takime në Departamentin e Shtetit. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn kanë interpretime të ndryshme të situatës aktuale në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Perëndimit, kështu që sipas një këndvështrimi ato nuk janë ato që kanë qenë pesë apo dhjetë vjet më parë, ndërsa sipas tjetrit nuk ka madje as përçarje kur Prishtina është e ekspozuar ndaj kritikave prej aleatëve të saj.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq  

Si fajtori kryesor për shembjen e marrëdhënieve me Perëndimin, gishti drejtohet tek Qeveria aktuale e Kosovës dhe kryeministrit të saj Albin Kurti, kështu që analisti Selam Hajrizi beson se gjatë mandatit të tij katërvjeçar, Kurti krijoi marrëdhënie të tendosura me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa politologu Melazim Koçi pjesën e përgjegjësisë i’a atribuon presidentes Vjosa Osmani për shkak të heshtjes apo reagimit të saj të vonuar ndaj vendimeve që “prekën” aleatët.

Analisti nga Tirana Mentor Nazarko për marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin thotë se-janë në pikën më të ulët.

Qeveria e Kurtit është veçanërisht e indinjuar për faktin se Kosova është nën sanksionet e Bashkimit Europian që nga qershori i vitit 2023 për shkak se nuk ndërori hapa për uljen e tensioneve në veri ndonëse këto sanksione nuk janë të dukshme as në pjesën që ka të bëjë me ndërprerjen e vizitave dhe kontakteve me zyrtarët e Kosovës, e as kur bëhet fjalë rreth qasjes tek fondet europiane, pasi nga Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, Kosova do të marrë 882 milionë euro.

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare në Beograd Aleksandar Mitiq thotë për Kosovo onlajn se marrëdhëniet e Kosovës dhe Perëndimit nuk janë në nivel veçanërisht të ulët ndonëse mund të dëgjojmë të tilla vlerësime. Ai bën të ditur se egzistojnë disa tone kritike ndaj Prishtinës në raport me periudhën kur Perëndimi orkestronte shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por që në thelb nuk ka ndryshime tek marrëdhëniet e Perëndimit me Prishtinën.

“Kemi parë manipulim serioz në dy vitet e fundit me të ashtuquajturat sanksione ndaj Prishtinës, ku prej nisjes bëhet fjalë për farsa dhe hile dhe ku shpesh kanë patur polic të mirë e polic të keq mes vendeve të Pesëshes por që është fakt se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb. Ai presion ka qenë jashtëzakonisht i dobët për të mos thënë fare. Rreth kësaj më mirë flet fakti se Albin Kurti nuk ndërroi asnjë milimetër në raport me qëndrimet e veta rreth çështjes së raporteve ndaj bashkësisë sërbe, as në çështjen ne përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit e mbi të gjitha rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe, as në diskursin e tij ndaj Beogradit. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe kjo do të thotë ose Albin Kurti është më i fortë se mbarë Perëndimi dhe gjithë Pesëshes, ose ata nuk e kanë presionuar”, bën të ditur Mitiq.

Ky i fundit shton dhe se kur shikohen aktivitetet e Albin Kurtit javët e fundit-takimet në Bruksel, Paris si dhe kontaktet e rregullta me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian ndonëse këto nuk kanë qenë gjithmonë të nivelit më të lartë, kjo flet se ai nuk gjendet në atë izolim që ndokush do të dëshironte që ai të ishte.

“Kjo është humbëse mbi të gjitha për Perëndimin që nuk qëndron pas fjalëve të veta dhe se do të ishte shumë më mirë nëse do të bënte ndonjë lëvizje konkrete dhe do të kalonte nga fjalët në veprime, por në këtë këndvështrim nuk jam optimist sepse mendoj se në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të legjitimuar të ashtuquajturin sovranitet kosovar për tani punojnë me sukses përmes spastrimin etnik të sërbëve dhe përmes mospërfshirjes së tyre në asnjë institucion. Sikurse konkludon Mitiq, Albin Kurti sigurisht deri në fund të fushatës elektorale do të nxisë rrëfenjat e veta dhe mund të përballet me ndonjë kritikë nga Perëndimi por që do të vijojë në rrugën e vet ku deri më sot i ka dhënë rezultate mbi të gjitha në degdisjen e popullit sërb nga Kosova dhe diskordancat e mëtejshme me Beogradin.

As profesori i të drejtës kushtetuese nga Prishtina Mazllëm Baraliu nuk beson se marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin të kenë rënë në nivelin e ulët, pasi sikurse thotë, raportet mes vendeve varen pikësëpari nga interesi si strategjik, ashtu dhe ekonomik apo politik.

“Rreth disa gjërave ka patur mosmarrëveshje dhe si pasojë e kësaj kemi në fuqi masa sikurse tha ndaj qeverisë, ndërsa dikush thotë se këto janë sanksione. Qindra milionë dollarë e euro nuk i janë dhënë Kosovës ndërsa ishin parashikuar që t’i jepeshin si kredi, subvencione apo ndihmë” bën të ditur ai për Kosovo Onlajn.

Ndërkaq, ka opinion se Amerika nuk do të tërhiqet nga Ballkani as dhe nga Kosova dhe që raportet nuk janë seriozisht të prekura ndonëse për gjëra të caktuara qëndrimet nuk kanë qenë të njëjta.

“Meqenëse në marrëdhëniet ndërkombëtare interesi kalon mbi gjithçka, nuk shikoj që amerikanët janë tërhequr pasi Ballkani dhe Kosova është në zonën e interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” thotë Baraliu.

Bashkëpunëtorja shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson, Helena Ivanov vlerësoi për Kosovo onlajn se duke patur parasysh se qeveria e Albin Kurtit shumë shpesh ka ndërmarrë akte të njëanshme pavarësisht këshillave të bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo kujton veprimet e Prishtinës rreth çështjes së targave, zgjedhjen e kryekomunarëve në veri dhe shqyrtimin rreth çeljes së urës mbi Ibër.

“Në fund të fundit si pasojë e këtyre u vendosën dhe sanksione të caktuara Kosovës dhe atëherë mund të themi dhe të kuptojmë se përse këto marrëdhënie sot janë më të këqija sesa ç’kanë qenë më herët. Larg nga kjo është se këto janë sanksione serioze që pushteti prishtinas i ndjen në thelb dhe është larg faktit se ato apo përkeqësimi i marrëdhënieve kanë kontribuar që Prishtina dhe qeveria e Albin Kurtit të ndryshojnë mënyrën e sjelljes së tyre politike, por sigurisht në raport me pesë apo dhjetë vjet më parë, këto marrëdhënie sot janë më të këqija për shkak të sjelljes së kësaj qeverie nga njëra anë dhe nga ana tjetër sepse ende nuk kemi parë ndonjë përparim thelbësor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Ivanov për Kosovo Onlajn.

Pavarësisht se egzistojnë opinione se ka pak gjasa që Prishtina të ndërmarrë veprime të njëanshme në mënyrë të pavarur, pa të paktën miratimin e heshtur të ndonjë aleati perëndimor kosovar, Ivanov thotë se qëndrimi zyrtar i të gjithë partnerëve ndërkombëtarë është se ata nuk mbështesin çdo lloj veprimi të njëanshëm, si të qeverisë prishtinase ashtu dhe asaj beogradase.

“Sidoqoftë analiza ime nëse do të ndikonte në atë që pas kulisave të kenë ndonjë mbështetje që ne nuk e dimë, do të ishte spekulim. Por ajo që definitivisht mund të konkludojmë, është se përkundër indinjatës së bashkësisë ndërkombëtare për faktin se Prishtina shumë shpesh ndërmerr lëvizje të njëanshme, bashkësia ndërkombëtare nuk ka vendosur dënim që në fakt mund t'i pengojë autoritetet prishtinase të vendosin lëvizje të tilla. Për këtë punon bashkësia ndërkombëtare, pak nga ne mund t’a konfirmojë me siguri”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Sikurse shton, supozimi i saj është se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës është definuar prej më shumë se 20 vitesh dhe se është punuar me dekada për të çuar deri në fund qëndrimin që kanë marrë çka nënkupton normalizimin e raporteve mes Beogradit. dhe Prishtinës dhe njohjen e Kosovës.

“Komuniteti ndërkombëtar u gjend në pozitë të vështirë në situatën në të cilën egziston qeveria e Albin Kurtit, e cila është e gatshme të shkojë kundër asaj që këshillon bashkësia ndërkombëtare. Ata tashmë ose mund të kthehen pas dhe ndryshojnë politikën që kanë mbajtur për më shumë se 20 vite, ose mund të bëjnë atë që po bëjnë tani dhe kjo është të shpresojnë se nëse kërcënojnë se raportet do të përkeqësohen edhe më tej dhe se nëse ndërmarrin disa masa simbolike ndaj qeverisë prishtinase se ndoshta në këtë mënyrë qeveria e Albin Kurtit do të bindet që të mos bëjë lëvizje të njëanshme, të jetë partner konstruktiv në procesin e normalizimit të Beogradit dhe Prishtinës dhe t'u përmbahet gjërave të dakordësuara dhe të pranuara prej kohësh dhe këtu e kam fjalën konkretisht tek themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe në veri të Kosovës” thotë Ivanov.