Mitiq: Pavarësisht disa toneve kritike, nuk ka ndryshim tek marrëdhëniet e Perëndimit me Prishtinën

Aleksandar Mitić
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare në Beograd Aleksandar Mitiq thotë për Kosovo onlajn se marrëdhëniet e Kosovës dhe Perëndimit nuk janë në nivel veçanërisht të ulët ndonëse mund të dëgjojmë të tilla vlerësime. Ai bën të ditur se egzistojnë disa tone kritike ndaj Prishtinës në raport me periudhën kur Perëndimi orkestronte shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por që në thelb nuk ka ndryshime tek marrëdhëniet e Perëndimit me Prishtinën.

“Kemi parë manipulim serioz në dy vitet e fundit me të ashtuquajturat sanksione ndaj Prishtinës, ku prej nisjes bëhet fjalë për farsa dhe hile dhe ku shpesh kanë patur polic të mirë e polic të keq mes vendeve të Pesëshes por që është fakt se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb. Ai presion ka qenë jashtëzakonisht i dobët për të mos thënë fare. Rreth kësaj më mirë flet fakti se Albin Kurti nuk ndërroi asnjë milimetër në raport me qëndrimet e veta rreth çështjes së raporteve ndaj bashkësisë sërbe, as në çështjen ne përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit e mbi të gjitha rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe, as në diskursin e tij ndaj Beogradit. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe kjo do të thotë ose Albin Kurti është më i fortë se mbarë Perëndimi dhe gjithë Pesëshes, ose ata nuk e kanë presionuar”, bën të ditur Mitiq.

Ky i fundit shton dhe se kur shikohen aktivitetet e Albin Kurtit javët e fundit-takimet në Bruksel, Paris si dhe kontaktet e rregullta me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Europian ndonëse këto nuk kanë qenë gjithmonë të nivelit më të lartë, kjo flet se ai nuk gjendet në atë izolim që ndokush do të dëshironte që ai të ishte.

“Kjo është humbëse mbi të gjitha për Perëndimin që nuk qëndron pas fjalëve të veta dhe se do të ishte shumë më mirë nëse do të bënte ndonjë lëvizje konkrete dhe do të kalonte nga fjalët në veprime, por në këtë këndvështrim nuk jam optimist sepse mendoj se në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të legjitimuar të ashtuquajturin sovranitet kosovar për tani punojnë me sukses përmes spastrimin etnik të sërbëve dhe përmes mospërfshirjes së tyre në asnjë institucion. Madje nuk egziston asnjë lloj këndvështrimi kritik ndaj periudhës para daljes së sërbëve nga institucionet sikurse ajo periudhë të mos egzistonte në përgjithësi, arsyet prej të cilave sërbët dolën prej institucioneve nuk u morën parasysh. Flitet shumë pak rreth zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Bashkësisë së Komunave Sërbe ndërsa kur flitet kjo është rreth disa parimeve dhe procedurave të përgjithshme ndërkohë që insistohet për marrëveshjen e Ohrit ku me të vërtetë është e turpshme dhe që praktikisht do të thoshte njohje faktike e Kosovës çka Sërbia sigurisht nuk do t’a pranonte dhe që shpresoj që kurrë mos t’a pranojë” thotë Mitiq.

Sikurse konkludoi ky i fundit, Albin Kurti sigurisht deri në fund të fushatës elektorale do të nxisë rrëfenjat e veta dhe mund të përballet me ndonjë kritikë nga Perëndimi por që do të vijojë në rrugën e vet ku deri më sot i ka dhënë rezultate mbi të gjitha në degdisjen e popullit sërb nga Kosova dhe diskordancat e mëtejshme me Beogradin.