Ofanziva amerikane e Llajçakut: A shikohet më mirë Kosova prej Nju Jorkut apo prej Brukselit?

Miroslav Lajčak, SAD - EU
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Kur tashmë nuk bëhet e mundur prej Brukselit, përse most ë provohet prej Nju Jorkut. Mund të jetë kjo adresa e saktë për dialog. Pas shumë raundesh të pasuksesshme negociatash mes Beogradit dhe Prishtinës, negociuesi kryesor europian Mirosllav Llajçak javën e kaluar shfrytëzoi seancën e Asamblesë së Përgjithshme të të KB sesi të takohej edhe një herë me aktorët kryesorë. Kësaj radhe në bisedime ka qenë i përfshirë dhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Aleksandar Kasanof. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn nuk ka dilema se është fjala për ofensivës së diplomatike amerikane të Llajçakut. Për një gjë nuk janë të sigurtë nëse me të vërtetë Kosova është mirë të shikohet prej Nju Jorkut apo prej Brukselit.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

"Me të vërtetë besoj se diskutimet tona do të ndihmojnë në formimin e zgjidhjeve efikase për sfidat me të cilat përballemi në nivel global” tha Llajçak, duke shumuar javën e fundit që kaloi në Nju Jork.

Pas një prej atyre takimeve, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësndihmës sekretarin e SHBA për Evropën dhe Euroazinë Aleksandar Kasanof, tha se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes së normalizimit nuk ka alternativë.

"U pajtuam se nuk ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve," tha Llajçak.

Ky i fundit më herët ka biseduar me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kam bërë biseda të vështira për Kosovën dhe Metohinë. Jona është që të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullsisë sonë në K&M, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Sërbisë” ka thënë Vuçiq në Instagram, duke shumuar javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të KB.

Dhe kryeministri Albin Kurti ka shumuar javën e kaluar.

Ky i fundit pretendon se ka mbajtur "takime të rëndësishme dhe produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhshme" në Nju Jork.

“Aprovim” Prishtinës

Për politikologun Ognjen Gogiq, nuk ka dilema që vizita e ndërmjetësit kryesor europian Mirosllav Llajçak në Nju Jork, duhet të interpretohet si ofensivë diplomatike por jo për normalizim të shpejtë të marrëdhënieve, por si do të ketë vullnet të mirë Prishtina për të ndalur aksionet e njëanshme dhe të kthehet tek dialogu.

“Llajçak sigurisht është në ofensivë të caktuar diplomatike, por kjo më tepër synon tek ajo që të shpëtojë atë çka mund të shpëtohet në kuadër të dialogut, sesa të krijojë disa rezultate të reja. Ofensiva e tij në fakt është më shumë e drejtuar drejt Prishtinës” thotë Gogiq për Kosovo onlajn.

Gogiq beson se takimet e shumta që Llajçak javën e kaluar pati në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB, nuk ishin të orjentuara drejt presioneve të reja ndaj Prishtinës për të ndalur veprimet e njëanshme, por "tentativa për të inkurajuar veten për t'u kthyer në dialog".

“Bëhet fjalë rreth asaj se Prishtina faktikisht ka braktisur dialogun. Ajo vendosi për lëvizje të njëanshme sepse beson se ato i lejojnë të arrijë më shumë qëllimet e veta dhe vetëm për këtë është jashtë dialogut. Dhe ajo çka Llajçak tentoi javët e fundit, ishte të aprovonte Prishtinën për t’u kthyer tek dialogu”, thekson Gogiq.

Ky i fundit kujton se Llajçak para disa javësh vizitoi Prishtinën, ku përcolli dy mesazhe të rëndësishme: E para-se çështja e urës kryesore mbi Ibër nuk do të jetë temë e dialogut dhe e dyta që Sërbia tërhoqi letrën në të cilën shprehu rezerva për Marrëveshjen e Ohrit.

“Të dyja mesazhet i janë përcjellë Prishtinës me synim që ajo të jetë e gatshme dhe më pas t’i kthehet dialogut në bazë të këtyre lëshimeve të cilat pretendohet se më herët u morën prej palës sërbe. Megjithatë, kjo nuk dha rezultate”, vlerëson Gogiq.

Kjo është edhe arsyeja, beson ky politolog, që Llajçak u nis për në SHBA dhe takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.

“Llajçak këtë herë në SHBA tha atë që Kurti dëshiron të dëgjojë dhe kjo është që duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Ai këtë e bëri të ditur në shoqërinë e Kasanof çka në fakt kishte për qëllim të tregonte se amerikanët qëndrojnë pas kësaj. Mirëpo, kjo nuk mjafton dhe nuk do të mjaftojë për arsye se Kurti nuk dëshiron që ajo marrëveshje vetëm të zbatohet, sepse zbatimi i marrëveshjes do të thotë formimin i Bashkësisë së Komunave Sërbe për të cilën Kurti nuk është i interesuar” thekson Gogiq.

Ky i fundit thotë se Kurti dëshiron ekskluzivisht të nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit dhe këtë e ka thënë disa herë.

“Ai beson se nëse ajo marrëveshje do të nënshkruhet, kjo do të çonte deri tek njohjet e reja të Kosovës nga pesë vendet që nuk e njohin. Dhe kjo është ajo do. Por këtë Llajçaku num mundet t’ia garantojë. Kështu që kjo iniciativë e Llajçakut është e drejtuar tek ajo që Prishtina të kthehet tek procesi, por do të jetë frymëmarrje e shkurtër pasi para së gjithash, në Prishtinë po përgatiten për zgjedhje dhe nuk kanë shumë besim tek Llajçaku dhe të presin që ai të largohet nga ai vend”, beson Gogiq.

Ky i fundit shton se Llajçak, nga ana tjetër, nuk ka mekanizma as që t’a bindë Serbinë të bëjë diçka.

“Ai nuk është dikush që ka rol kyç në Bashkimin Europian. Kjo është ende në dorën e shteteve anëtare dhe vetëm kur shtetet anëtare të marrin qëndrimin se diçka duhet bërë, ndoshta do të shkohet tek ndonjë rezultat”, thekson Gogiq.

I pyetur se sa është e mundur në këtë situatë të shkohet deri në normalizim, Gogiq thotë se zbatimi i marrëveshjes është “me definicion në kundërshtim me lëvizjet e njëanshme”.

“Dialogu nënkupton që të arrihet ndonjë marrëveshje, që të gjendet zgjidhja për ndonjë çështje të hapur dhe më pas ajo të gjejë zbatim. E kundërta me këtë janë masat e njëanshme. Në kundërshtim me atë çka bën Prishtina që përmes akteve të njëanshme dhe jot ë koordinuara ndryshon realitetin në terren, pra shkon me faktin e kryer”, paralajmëron Gogiq.

Ky i fundit shton se Prishtina këtë e bën sepse ka vlerësuar se është më e leverdishme për të ndërmarrë masa të njëanshme sepse kështu do t'i arrijë qëllimet e saj më mirë, të cilat në këtë moment janë të orjentuara në përfitimin e pikëve politike gjatë fushatës parazgjedhore.

“Prishtina i shikon këto lëvizje të njëanshme si më të dobishme për veten, sesa për t’u kthyer tek dialogu dhe përmes tij të arrijë ndonjë marrëveshje. Të themi se përmes dialogut u kandiduan çështjet e organeve të përkohshme në veri të Kosovës dhe se Prishtina tha se dëshirojmë që ata t’a ndërpresin. Përgjigja e Beogradit do të ishte ose 'jo'-ose do të thoshin: 'Në rregull, por atëherë duhet të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe për të marrë përsipër disa nga nervozizmin e tyre', çka Prishtina nuk do t’a pranonte. Kështu që Prishtina vlerësoi se për të do të ishte më e dobishme që të merrte masa të njëanshme, sesa të ishte në dialog dhe të zbatonte marrëveshjet”, thotë Gogiq.

Ky i fundit përmbyll se përgjigja që ata imponojnë në fund është i njëanshëm.

“Marrëveshjet janë gërma të vdekura në letër dhe ata nuk do të garantojnë më gjithçka në terren” konkludon Gogiq.

Tejzgjatja e dialogut

Profesori i historisë politike nga Prishtina, Blerim Canaj, tha për Kosovo onlajn se për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA para shkurtit të vitit të ardhshëm, nuk duhet të pritet vazhdim i dialogut dhe se skenar i tillë do t'i përshtatet po aq kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e kryenegociatorit europian, Mirosllav Llajçak, se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës nuk ka alternativë, Canaj thotë se kjo nuk kontestohet, por askush nuk e di se kur do të ndodhë.

“Të gjithë e dimë se nuk ka alternativë, por sa do të zgjasë kjo? Për tani nuk besoj se mund të ketë ndonjë përparim pasi që zgjedhjet në Kosovë dhe tani po vazhdon lufta politike. Nga ana tjetër, Llajçak është në fund të karrierës së tij për sa i përket dialogut dhe sigurisht që duhet të thotë apo të bëjë diçka, por për atë punë ka plan. As që mendoj se Vuçiq është gati të bëjë diçka. Vazhdoj të them se nuk është në interesin e Vuçiqit dhe as Kurtit që të bëjnë përparim, sepse të dyve u duhet një situatë e tillë për karrierën e tyre politike”, thotë Canaj.

Zhvillimet priten vetëm pas zgjedhjeve kosovare.

“Pas zgjedhjeve në Kosovë mund të ketë diçka. Por të shikojmë në fillim se si do të shkojnë zgjedhjet. Ky proces duhet të përfundojë në një moment sepse ka zgjatur shumë, por për tani nuk pres asgjë deri në shkurt”, thekson Canaj.

Ky i fundit thotë se tek shtyrja e procesit të dialogut, ndikuan dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Ata duhet të përfshihen sepse pa to, nuk besoj se do të ketë përparim”, vlerëson Canaj.

I pyetur nëse kjo do të nënkuptojë dhe presione të reja ndaj Sërbisë për njohjen e Kosovës, ky profesor thotë se dhe kjo vështirë të vlerësohet.

"Këtë nuk e di këtë, vështirë është të thuhet. Presionet për njohjet do të jenë të vazhdueshme. Dhe tani nëse Sërbia do të njohë apo jo Kosovën, apo si do t’a njohë, këtë nuk mund t’a them”, ka konkluduar Canaj.

Strategjia e Prishtinës

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore nga Mitrovica e Veriut Milica Andriq Rakiq, vlerësoi se ndërmjetësi kryesor europian Mirosllav Llajçak tenton të ndryshojë kursin e ravijëzuar të Prishtinës-sa më pak dialog, aq më shumë ndryshime reale në terren.

“Derisa të shikojmë përbërjen e qeverisë së re në Prishtinë dhe nëse nuk kemi qeveri me koalicion më të madh, pra qeveri të Vetëvendosjes dhe ndonjë parti më të madhe politike, jo vetëm me pakicat, me të vërtetë nuk e shikoj se do të shkohet deri tek ndonjë përparim. Do të kemi ngrirje të kësaj situate deri në momentin kur të ndryshojnë rrethanat politike apo derisa pushteti në Prishtinë të binden se dialogu është mënyra për t’a zgjidhur atë, ose nuk do të shkohet drejt eskalimit të madh”, thekson Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.

Rakiq kujton se Kosova prej shtatorit të 2021, ra në cikël krizash konstante me synimin e qartë të Prishtinës për të ndryshuar artificialisht realitetin në terren.

“Gjithçka që dimë në tre vitet e fundit, faktikisht prej shtatorit të vitit 2021, kur ramë në atë cikël të krizave konstante, është se Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga ai kursi që ka ravijëzuar dhe që mund të përshkruhet si: “Sa më pak dialog, aq më shumë lëvizje që tentojnë të ndryshojnë realitetin në terren” thekson Andriq Rakiq.

Ofensivën diplomatike të javës së kaluar të kryenegociatorit europian Mirosllav Lajçak, prej andej nuk e shikon si tentim për ringjalljen e dialogut, por që kryeministri Kurti të pranojë për takim.

Nuk është optimist.

“Nuk do të thoja se bëhet fjalë për tentativë të re për të ringjallur dialogun. Llajçak thjesht shfrytëzoi mundësinë e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe praninë e Kasanof, zyrtarit amerikan, për të përdorur autoritetin e tij për të pranuar Kurtin në takim. Sqaron se shumë vendime do të varen jo vetëm nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, por edhe nga vendimet e komisioneres së ardhshme europiane Kaja Kallas.

"Prej saj do të varet vazhdimi. E para pritet vendimi nëse ajo do t’a mbajë mediatorin dhe më pas se kë do të zgjedhë për atë post nëse nuk vendos të dialogojë vetë, si (Federika) Mogherini. Nuk shikoj se në muajt e ardhshëm do të ketë lëvizje serioze brenda dialogut”.

Ajo beson se pala kosovare nuk po mendon që tek dialogu të shkojë përtej Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi i së cilës për momentin është fort larg.

Njëkohësisht kjo do të ishte e mundur nëse Sërbia ndryshon dukshëm qëndrimin e saj ndaj Kosovës.

"Ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm në qëndrimin e Sërbisë ndaj situatës në Kosovë. Por gatishmëria e caktuar e autoriteteve sërbe që mënyrat për ndryshim të tillë egzistojnë për vetë faktin se ata e pranuan Marrëveshjen e Ohrit. Është e mundur, por presionet për njohje ndonëse ka, nuk besoj se mund të japin fryte para zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, konkludon Andriq Rakiq.

Frymëmarrje artificiale

Historiani nga Beogradi Stefan Radojkoviq ofron përgjigje diçka të ndryshme.

Beson se Mirosllav Llajçak, i vetëdijshëm se BE nuk ka më kontroll tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe po tenton që nën ndërmjetësimin e SHBA, t’a rinjgjallë artificialisht atë proces që është “klinikisht i vdekur”.

“Është e qartë, të paktën sipas situatës në terren, se as nuk ka zbatim të asaj marrëveshje dhe as do të zbatohet shpejt. Së pari, duhet të shkojmë deri aty sa diçka të zbatohet dhe atë nga ana e  Prishtinës, që të mund të flasim edhe për çdo lloj zbatimi të shpejtë. Ai (Llajçak) u hodh aty i pari, por nuk tha hop. Kështu mund të thuash”, thotë Radojkoviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit beson se shkuarja e Llajçakut në SHBA dhe bisedimet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB, nuk ishin aspak rastësore dhe se kanë pasur për qëllim parandalimin e pakuptimësisë jo vetëm të dialogut, por edhe të rolit të tij në atë proces, pavarësisht nga fakti që është e qartë për të gjithë se dialogu është klinikisht i vdekur.

“Kjo është tentativë për ringjalljen e saj, ringjalljen artificiale dhe mbi të gjitha rolin e tij. Është e qartë se as ai si përfaqësues i Bashkimit Europian dhe as vetë BE mendoj konkretisht tek administrata në Bruksel, nuk kanë ndonjë ndikim të veçantë tek zhvillimet në Kosovë dhe në përgjithësi në dialogun mes Prishtinës dhe Sërbisë”, beson Radojkoviq.

Si pasojë e kësaj Llajçak tentoi që me ndihmën e SHBA si një prej aktorët kyç globalë, të ushtrojë presion si ndaj Prishtinës dhe ndaj Beogradit.

“Është i vetëdijshëm se Bashkimi Evropian nuk ka mekanizma të caktuar dhe këtë e shikojmë në shembullin e të ashtuquajturave sanksione ndaj administratës prishtinase. Ato egzistojnë në letër de jure, por de fakto nuk zbatohen sepse deri tani ai presion do të kishte dhënë disa rezultate, pra lëshime nga ana e administratës së Kurtit, çka natyrisht nuk ndodhi”, thotë Radojkoviq.

Takimet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB për Llajçakun prej andej, beson bashkëbiseduesi ynë, ishin mundësi reale që të "përsërisë rëndësinë e tij e cila de fakto nuk egziston më".

“Na presin zgjedhjet për administratën prishtinase, me fjalë të tjera deri në shkurt asgjë nuk do të ndodhë. Pasojnë zgjedhjet në SHBA e më pas konstituimi i administratës së BE. Pra, kjo temë do të jetë as akt deri diku në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk mund të pritet asgjë tjetër. Me fjalë të tjera, ai me gjasa po tenton të mbajë kufomën që ka vdekur klinikisht”, përfundon Radojkoviq.