Osmani në qendër të krizës politike në Kosovë: Kërkim për zgjidhje apo garë për mandat të dytë?
Presidentja kosovare Vjosa Osmani është shprehur pas bisedimeve me liderët e partive kryesore se është e nevojshme që sa më parë të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Duke gjykuar sipas reagimeve të para të aktorëve kryesorë, kriza politike nuk u largua përtej fillimit. Analistët pohojnë se Osmani ende nuk i ka shfrytëzuar të gjitha opsionet që i ka në dispozicion, por që pyetja kryesore është se sa mirë e përmbush ajo ambicien e saj të qartë për të fituar edhe mandatin tjetër presidencial në fillim të vitit të ardhshëm.
Shkruar nga Gjorgje Baroviq
“Osmani thirri liderët që sa më parë por dhe në çdo rast në harkun e 30 ditëve që e përcakton Gjykata Kushtetuese, të arrihet marrëveshje për rrugën drejt konstituimit të Kuvendit” bëhet e ditur në njoftimin e kabinetit të Osmanit pas bisedimeve që ka patur me liderët e katër partive më të mëdha në Kosovë.
Një lloj përgjigjeje ndaj kësaj iniciative është dhe tentativa e 41 e pasuksesshme e konstituimit të parlamentit kosovar, por edhe vazhdimi i akuzave të ndërsjellta të partive në pushtet dhe atyre opozitare se kush është përgjegjës për të.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Teras, paralajmëroi se Kosova duhet urgjentisht të formojë institucionet e reja në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se mossuksesi i kësaj do të mund ta bllokojë më tej rrugën europiane.
Profesori universitar Ardian Kastrati gishtin e drejton pikërisht tek presidentja kosovare duke pretenduar se është "e papjekur në kryerjen e funksionit të saj kushtetues në rastet kritike".
"Vlerësimi im është se presidentja është e papjekur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues në raste kritike. I mungon vendosmëria si aktore me vendimmarrje dhe peshë strategjike. Ajo ka ndikim vetëm tek shtimi i llogarive të saj financiare", tha ai.
Për shumicën e analistëve politikë, Osmani është vonë në përmbushjen e "rolit kushtetues".
"Presidentja u vonua. Ka mbetur larg rolit të saj kushtetues dhe tani dyshoj tek fuqia e saj", beson analisti politik Halil Matoshi.
Në të njëjtën foni janë dhe bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajnit.
Detyrimet ligjore
Ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Kadri Kryeziu thotë në bisedë për Kosovo onlajn se Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ndaj dhe për të ky është “detyrimi kushtetues ligjor“.
"I propozova presidentes të paraqesë kërkesë tek Gjykata Kushtetuese dhe të pyesë gjykatën se çfarë duhet bërë pas 30 ditësh, nëse parlamenti nuk konstituohet sepse lidhet me formimin e institucioneve të Kosovës. Ajo është president dhe është faktor i unitetit të popullit të Kosovës dhe ka detyrim ligjor dhe kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve", sqaroi Kryeziu.
Pyetjes nëse është një prej skenarëve më realë ripërsëritja e zgjedhjeve dhe kjo në ditën kur do të mbahen dhe ato vendore-12 tetor, Kryeziu është skeptik dhe shprehet se opozita nuk do t’a pranonte këtë opsion.
"Kjo nuk mund të ndodhë pasi opozita duhet të japë opinionin e vet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për aq sa kam dijeni, opozita nuk do të pranojë që njëkohësisht të mbahen zgjedhjet vendore e parlamentare", beson ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Zgjedhjet dhe taktikat
Që zgjedhjet janë fjala kyçe në krizën kosovare politike, e thotë dhe politologu Ognjen Gogiq.
Por, shton edhe një herë-taktizim.
Është i bindur se presidentja kosovare Vjosa Osmani nuk është përfshirë aktivisht në zgjidhjen e krizës institucionale ndaj “taktizon“ për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.
"Problemi që Vjosa Osmani ka, është se fati politik nuk është në duart e veta. Parë në këndvështrimin politik, ajo nuk është aq ndikuese dhe dëshiron të rizgjidhet si presidente. Këto janë orekset dhe ambiciet e saj themelore. Ajo tani luan taktikisht për të siguruar rizgjedhjen e saj dhe kjo varet nga mënyra se si 'do të ndahen letrat' mes partive të tjera", tha Gogiq për Kosovo onlajn.
Kujton se Osmani dhe më herët ka patur konsultime me përfaqësues të partive politike që janë mbyllur pa epilog, por dhe se nuk është përpjekur mjaft që të përfshihet në zgjidhjen e krizës politike në të cilën Kosova gjendet pas zgjedhjeve të shkurtit.
“Për shembull, ajo nuk e shfrytëzoi mundësinë që t’i drejtohej vetë Gjykatës Kushtetuese dhe për të kërkuar interpretim se si të sillej në këtë situatë. Në vend të kësaj, ajo në shumë raste udhëtoi jashtë vendit dhe ishte në vizita diplomatike, sikur mos kishte krizë vendase që duhej zgjidhur", specifikoi Gogiq.
Ky i fundit beson se si pasojë të krijon përshtypjen se Osmani është "taktike dhe pret momentin".
"Në fakt, është e mundur që ajo tashmë po mendon për rizgjedhjen e saj. Zgjedhja e presidentit të Kosovës sërish do të jetë në rendin e ditës në mars, prill të vitit të ardhshëm dhe ajo është e vetëdijshme se kur partitë dakordësohen për koalicionet paszgjedhore dhe qeverinë, kanë parasysh edhe këtë-kush do të ishte kandidati për president. Dhe ajo po tenton të jetë mes atyre emrave që partitë do t’a mbështesin", preçizon Gogiq.
Në të tillë situatë, thekson, Osmanit i përshtatet që kriza institucionale të zgjatet sa më shumë që të jetë e mundur dhe që zgjedhjet parlamentare të përsëriten pranverën e vitit të ardhshëm kur do të mund të jetë edhe kandidate për deputete.
"Me gjasa dëshiron që kjo situatë të zvarritet, e atëherë ajo do të ketë mundësinë të marrë pjesë sërish në zgjedhjet parlamentare dhe pastaj fati i saj të jetë në duart e veta. Kur të fitojë disa mandate parlamentare, do të jetë sërish në negociata për presidentin. Në fakt, ajo nuk ka patur rol aktiv në zgjidhjen e kësaj krize e cila mesa duket para së gjithash udhëhiqet nga ai motiv për rizgjedhjen e vet vitin e ardhshëm", thotë Gogiq.
Në situatë të tillë, Osmani është "shumë e kujdesshme dhe e përmbajtur që askush të mos t’a fajësojë".
"Nuk dihet se nga cila parti do të varet rizgjedhja e saj në pranverë. Ajo udhëhiqet nga kjo dhe me gjasa kontribuon në atë që kjo krizë politike të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur, t’a zgjasë, të presë pranverën kur do të jetë temë aktuale e mandatit të saj dhe kur do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje koalicioni për formimin e ndonjë qeverie të ardhshme", thotë Gogiq.
"Pa ofendimet” dhe pasojat
Bashkëpunëtori i iniciativës Pupin, Petar Iviq beson se Vjosa Osmani me moszbatimin e mekanizmave kushtetuese që ka në dispozicion, humbi mundësinë që në afat të shkurtër të zgjidhte krizën politike në të cilën ndodhet Kosova prej muajsh.
"Nga mospërdorimi i kompetencave kushtetuese, mund të konkludojmë se ajo sillet mjaft me kujdes, mjaft inerte. Ajo shikon që të ngrihet nga situata, të jetë neutrale, por sigurisht me mosveprim dhe duke mos zbatuar mekanizmat e saj kushtetues, humbi mundësinë për t’a zgjidhur këtë krizë politike në kohën e shkurtër", tha Iviq për Kosovo onlajn.
Dhe ai si arsye të mundshme shikon qëllimin e Osmanit të marrë edhe një mandat tjetër presidencial.
"Ajo nuk dëshiron të jetë kundër asnjë partie politike pasi me gjasa shkon drejt rizgjidhjes vitin e ardhshëm. Megjithatë, me përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese, lirohet nga përgjegjësia direkte në shpalljen e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme parlamentare. Është liruar nga përgjegjësia dhe ka mundësinë t’a zgjidhë atë krizë", theksoi Iviq.
Shton se si pasojë e strategjisë Osmani derimë tani ka humbur mjaft shanse për të zgjidhur krizën institucionale.
"Për shembull, shpërndarja e Kuvendit në afatin 60 ditësh nga mossuksesi i konstituimit ndërsa shikojmë se ai afat ka kaluar prej kohësh. Ajo ka rolin e inicimit të Gjykatës Kushtetuese për t'u përfshirë në situatën dhe autoritetin për të nisur marrëveshje politike mes partive. Shikojmë se ajo nuk bëri asgjë nga këto, me gjasa që të mos mbante mëri ndaj asnjë partie", preçizoi Iviq.
“Ekuacioni politik”
Nga ana tjetër hulumtuesi i studimeve të sigurisë Nikolla Vujinoviq arsyet për mosshfrytëzimin e kompetencave kushtetuese i shikon tek fakti se “Osmani është në ekuacionin politik“ me liderin e Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti.
"Ajo nuk u soll ndryshe sesa gjatë gjithë mandatit të saj. Pra, ajo nuk u përzie tek kriza e brendshme politike në Kosovë e Metohi. Kritikët e saj theksojnë veçanërisht faktin se ishte Albin Kurti ai që e shndërroi atë nga një kundërshtare politike në një simpatizante politike dhe e vendosi në vendin e presidentes. Vetëm për këtë, nuk kishte përse të pritej që të përzihej brenda përgjegjësive të saja", tha Vujinoviq për Kosovo onlajn.
Spegon se Osmani ka kompetencën që Gjykatës Kushtetuese të Kosovës t’i kërkojë të sqarojë ligjshmërinë e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, për të cilin insiston Lëvizja Vetëvendosja ndërsa opozita e kundërshton ashpër.
"Problemi është se para dhjetë vitesh, u mor vendimi që i lejon Vetëvendosjes të votojë fshehtas presidentin. Duke marrë parasysh kulturën politike në Ballkan, kjo do të thotë se dikush është blerë për të votuar fshehtas për presidentin. Dhe meqenëse partitë e tjera nuk e lejojnë këtë, besohet se kjo dispozitë nuk do të thotë se, pritej që presidentja, si pjesë e kompetencave të saj sipas Kushtetutës, të kërkonte spegim nga Gjykata Kushtetuese", thotë Vujonoviq.
Ai thotë se këtë mundësi e ka thënë dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.
"Por dikush duhet të paraqesë kërkesë për atë vendim. Zonja Osmani këtë e shmang sepse ndodhet në ekuacionin politik me Albin Kurtin", thotë Vujinoviq.
Ky i fundit bën të ditur se Osmani është në vitin e fundit të mandatit presidencial, por që deri më tani, nuk është deklaruar "sesi e shikon të ardhmen e vet politike".
"Nuk ka treguar ndonjë dëshirë që të vazhdojë të merret me politikë, por kjo nuk do të thotë se nuk dëshiron. Në çdo rast mendoj se do të merrte më shumë pikë politike nga shqiptarët kosovarë përmes reagimit që do të ishte brenda kompetencës së saj, sepse askush nuk mund t’a fajësojë nëse ushtron kompetencën e vet. Fakti që ajo nuk e bën këtë do të çojë në pikë politike negative", beson ky analist.
Për shkak të krizës politike gjithmonë e më të thëllë politike në të cilën ndodhet Kosova, nuk përjashtohet mundësia që Osmani në fund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
"Pamë se nga aleatët e BE dhe SHBA egziston presion i caktuar ndaj saj që t’a bëjë këtë. A do t’a bëjë këtë, nuk e dimë", konkludon Vujinoviq.
0 komentet