Përse Kurti i vendos Beogradit kushte të papranueshme për votimin e sërbëve në Kosovë?

Aljbin Kurti
Burim: Twitter

Fakti që Albin Kurti si kusht për votimin e sërbëve për zgjedhjet e parakohshme të planifikuara më 17 dhjetor të mbahen në Kosovë, vendosi për “marrëveshje ndërshtetërore”, për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajnit nuk është befasi. Siç theksojnë, bëhet fjalë rreth vazhdimësisë së politikës që kryeministri kosovar ka ndërmarrë qysh prej ardhjes në pushtet qëllim i të cilit ështrë vështirësimi i mbijetesës së sërbëve, ndërsa Beogradin t’a detyrojë në njohjen de facto.

Bashkëbiseduesit tanë bëjnë të ditur se vendim i tillë i Prishtinës nuk shkon në drejtim të normalizimit dhe de-eskalimit të situatës dhe se është në dëm të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka informuar dje Komisionin Republikan Zgjedhor se për shkak të kushteve të Prishtinës dhe Kurtit, të papranueshme për Beogradin, aktualisht nuk është e mundur të zbatohet procedurë zgjedhore në K&M që do të ishte në përputhje me rregulloret ligjore, si dhe me interesat shtetërore dhe kombëtare të Sërbisë.

“Arsyeja është se regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë me në krye Albin Kurtin, kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen e pavarësisë së shpallur njëanshmërisht të të ashtuquajturës Kosovë nga ana e Beogradit”, ka thënë shprehimisht Petkoviq në letrën e tij drejtuar KRZ.

Më herët Petkoviq i përcolli kërkesë OSBE ku sipas modelit të dakordësuar të vitit 2012 dhe që është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ky mision të angazhohet në organizimin e procesit zgjedhor për Kuvendin e Sërbisë, në dërgimin e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit, si dhe në mbledhjen e fletëve të votimit dhe transportin e tyre pas përfundimit të votimit.

Kurti këtyre kërkesave i’u përgjigj se “Sërbia duhet të propozojë marrëveshje që do t'i mundësonte komunitetit sërb të votojë”, pra se pa “marrëveshje ndërshtetërore me Sërbinë, nuk do të lejohet organizimi i zgjedhjeve sërbe në Kosovë”.

Shefi i OSBE në Prishtinë, Majkëll Davenport, tha për Kosovo Onlajn se ky mision është i gatshëm të angazhohet në mbledhjen e votave të zgjedhësve sërbë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara më 17 dhjetor, të votonin në Kosovë, por vetëm nëse për këtë egzistojnë kushte mbi të gjitha garancitë dhe përkrahja politike dhe e sigurisë prej institucioneve kosovare, siç theksoi ai, në këtë moment nuk janë përmbushur.

Sociologu Vlladimir Vuletiq beson se Kurti shfrytëzon çdo mundësi që politikën e vet që ka shkaktuar destabilitet në mbarë rajonin, të arrijë qëllimin dhe në këtë dritë duhet të vëzhgohet dhe kushti i tij rreth “marrëveshjes ndërshtetërore” me Sërbinë, sesi të mundësojë votimin e sërbëve në Kosovë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për Kuvendin e Sërbisë planifikuar në dhjetor.

Vulletiq për Kosovo onlajn thotë se ajo çka kërkon me të vërtetë Kurti, është që Sërbia "defakto dhe de jure të njohë pavarësinë e Kosovës ku atëherë dhe ata që kanë shtetësi sërbe të mund të marrin pjesë në zgjedhje". 

Ky insistim i Kurtit që Sërbia dhe Kosova janë dy “shtete krejtësisht të pavarura” nuk është gjë e re, thekson Vulletiq dhe thekson se edhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar se sërbët në Kosovë nuk do të mund të votojnë në komunat ku jetojnë. Po ashtu kujton se qysh kur “Kurti është në krye të institucioneve të përkohshme, sërbët në Kosovë nuk kanë pasur mundësi të votojnë”.

“Marrëveshja që Kurti po përmend tani do të thotë se Sërbia të njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës. Pra, që ky të jetë si rasti i shteteve të tjera në të cilat qytetarët tanë votojnë, si Austria dhe të tjerët, që marrëdhënia mes Prishtinës dhe Beogradit të jetë si ajo mes Prishtinës dhe Vjenës apo ndonjë kryeqyteti apo shteti tjetër. Kjo është tentativë e tij për të shantazhuar dhe vështirësuar jetën normale të sërbëve në K&M” thotë Vulletiq.

Kur është fjala rreth ndryshimit eventual të vendimit të autoriteteve kosovare, nëse do të forcohej presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare, Vulletiq beson se kjo ka pak gjasa.

“Nuk mendoj se do të shkohet deri në mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Presione të caktuara, nën petkun e akuzave, do të jetë vetëm në atë masë në të cilën vlerësohet se kjo do të mund të kontribuojë në stabilizimin e situatës, vazhdimin e negociatave. Thelbësore tek kjo është se shumica e institucioneve ndërkombëtare, në të cilat fjalën kyç e kanë vendet që e kanë njohur pavarësinë e K&M në thelb e shikojnë këtë gjë afërsisht si Kurti. Dhe të gjithë pikërisht do të donin dhe dëshironin që Sërbia të njohë Kosovën dhe shpresojnë dhe besojnë se në këtë mënyrë, do të stabilizohej mundësia në Ballkan. Ky është këndvështrimi i tyre për situatën, më duket se kjo nuk është rrugë e mirë”, thekson Vulletiq.

Ky i fundit shton se kjo situatë me pamundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve sërbe në Kosovë, do të thotë akoma një tjetër akt simbolik, në të cilin tregohet se sërbët në Kosovë nuk kanë të drejta elementare njerëzore.

“Kur është fjala rreth zgjedhjeve, kjo e drejtë vote është një nga të shumtat që shkelet. Për sërbët dhe për përditshmërinë e tyre është problem shumë më i madh që po shkelen edhe shumë të drejta të tjera egzistenciale”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Mesazhi se pa “marrëveshje ndërshtetërore” me Beogradin, nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve sërbe në Kosovë, Albin Kurti, por dhe të gjithë ata që e mbështesin atë në Perëndim, shkelin Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, ka thënë diplomati Zoran Millivojeviq.

Siç bën të ditur Millivojeviq për Kosovo onlajn, nuk ka dilemma se ajo që kushtëzon Kurti votën e sërbëve në Kosovë-është e papranueshme.

“Sipas asaj që Kurti kërkon, nuk ka kushte që këto zgjedhje të mbahen. Duke pasur parasysh që ai ka mbështetjen e qendrave të pushtetit perëndimor, do të kemi të njëjtën histori si në zgjedhjet e fundit dhe se sërbët e Kosovës duhet të shkojnë në Sërbinë qëndrore për të ushtruar të drejtën e tyre në këtë proces zgjedhor. Është fare e qartë se ajo që Kurti kërkon, për Sërbinë nuk është e pranueshme dhe e pa-arritshme. Kjo dëshmon se ai nuk po ndryshon strategjinë e vet politike dhe se qëllimi dhe strategjia e tij e vetme politike është që Sërbia të njohë pavarësinë e Kosovës”, thotë Millivojeviq.

Ky është, shton ai, qëllimi maksimal i cili jo vetëm pamundëson mbajtjen e zgjedhjeve, por edhe të gjithë procesin e normalizimit dhe vë në pikëpyetje dialogun.

“Kjo nuk është asgjë e re, është e pritshme dhe e vetmja çështje kur bëhet fjalë për zgjedhjet, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me dialogun dhe normalizimin, ky është qëndrim i qendrave të fuqive perëndimore, nëse ata vërtet kanë interes të shkojnë deri tek normalizimi, deri tek de-eskalimi, apo jo. Nëse këtu nuk ka ndryshim qëndrimi, atëherë jemi në një rreth vicioz dhe kam frikë se këtu nuk do të ketë ndonjë rezultat”, thotë ai. 

Millivojeviq thekson se ky është mohim i të drejtave elementare të popullit sërb.

“Dhe në këtë kuptim vlen ajo që presidenti Vuçiq tha në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, se kur është fjala për sërbët, për K&M, për këtë rajon, dhe kur bëhet fjalë për sërbët-se egzistojnë standarde të dyfishta dhe se ka tolerim të diçkaje që bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me të drejtat elementare të njeriut dhe të gjitha të drejtat e tjera”, thekson Millivojeviq.

Duke pamundësuar votimin e sërbëve në Kosovë, thotë Millivojeviq, shkelet Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Shkelet ajo çka sipas asaj Rezolute, e drejta ndërkombëtare dhe sipas asaj që mendon shumica, ¾ e njerëzimit, dhe kjo është se Kosova dhe Metohia është pjesë e Sërbisë, se është përkohësisht nën juridiksionin e KB dhe se egzistojnë institucione që garantojnë status të tillë. Pra, Kurti mbi të gjitha këtë shkel, por e shkelin edhe të gjithë ata që përkrahin këtë, direkt apo në heshtje” thekson diplomati.

Ky i fundit shton se po shkelet dhe marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e tjera pikërisht mbi bazën se “Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të jetë”.

“E gjitha kjo është tentativë që kjo të provohet duke shkelur të drejtën dhe marrëveshjet. Dhe është në dëm të të drejtave në përgjithësi, por edhe në dëm të të drejtave të njeriut, popullit që jeton aty i cili këtë të drejtë nuk mundet t’a shfrytëzojë në një mënyrë që u mundësohet gjithë të tjerëve në situata të tjera” përmbyll Millivojeviq.

Deputetja në kuvendin kosovar nga radhët e komunitetit boshnjak dhe kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut Duda Balje ka thënë se politikanët e të gjitha palëve, duhet të ndërpresin lojën e nervave dhe se tek marrja e vendimeve të merret në konsideratë sesi ato ndikojnë tek njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë.

“Mendoj se e gjithë kjo, nuk dëmton ata që marrin të tilla vendime, sesa dëmton popullin që jeton këtu, si sërb, si shqiptar, ashtu sikurse dhe pakicën tonë dhe të gjitha pakicat e tjera. Mendoj se tashmë e kemi tepruar dhe se duhet të ulim nivelin e vendimeve tek ata njerëz që jetojnë përditë këtu. Mendoj se e kemi tepruar me këto masa që populli ynë nuk na merr më seriozisht” tha Balje, e cila është kryetare e Partisë së Unionit Socialdemokrat.

Është bërë praktikë, pohon Balje, që Prishtina kundërshton vendimet e Beogradit dhe anasjelltas dhe askush nuk i kushton vëmendje qytetarëve.

"Mendoj se nuk i kushtojmë vëmendje fokus grupit e këta janë njerëzit që përditë jetojnë këtu, në të gjitha zonat, pasi Kosova është multietnike ngado ku të kthehesh. A duhet të ketë zgjedhje-po, a duhet të krijohen kushtet për to-po, a duhet që populli të pyetet më së shumti për to-po. Hajde pak të kthejmë fokusin në anën tjetër”, thekson Balje.

Kjo e fundit shton se nuk pajtohet me vendimet dhe lëvizjet radikale, sepse është parë, siç thotë ajo, se nuk të çojnë askund.

“Duhet edhe të mësojmë prej gabimeve, të shikojmë se ku kemi gabuar dhe të mos e përsërisim. Njerëzore është të gabosh, por nuk është njerëzore që non stop të përsëritet kjo. Mendoj se politika prish shumë dhe nuk na lë hapësirë ​​për të komunikuar normalisht, mendoj se gjuha e urrejtjes është në nivel të lartë dhe mendoj se dikujt i shkon për shtat dhe e gjithë kjo do të ndodhë përderisa dikujt i shkon për shtat. Por sërish, besoj tek vullneti i mirë, besoj në mirësinë e të gjithë njerëzve, besoj se njerëzit do t’a shikojnë këtë deri në fund, pasi Kosova ka qenë dhe do të jetë gjithmonë dhe të gjithë sërish do të jetojmë bashkarisht dhe dëshiroj të besoj tek kjo do të luftoj gjithmonë tek kjo” tha Balje.