Përse nga të gjithë të dërguarit perëndimorë Zaracin ishte i vetmi që vizitoi Prishtinën pas Banjskës

Manuel Zaracin i Aljbin Kurti
Burim: Twitter

I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin ishte i vetmi nga emisarët i cili për rajonin është emëruar si vendet e Pesëshes, ku pas ngjarjeve tragjike në Banjskë u takua me përfaqësues të qeverisë kosovare në Prishtinë dhe kjo dy herë në vetëm pak ditë. Zaracin në Kosovë erdhi më 25 shtator një ditë pas ngjarjeve në Banjskë dhe me këtë rast ka biseduar me presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin. „Specialisti“ gjerman sërish ishte në Prishtinë më 1 tetor, ndërsa kryeministri kosovar pas bisedës me Zaracinin i bëri thirrje BE të „sanksonojë ashpërsisht Sërbinë“.

Megjithatë është interesante se në ditët e fundit nga qarqet politike gjermane mbërritën thirrjet më të zëshme se kundër Beogradit si pasojë e ngjarjeve në Banjskë, duhen aplikuar masa ndëshkuese duke pasur parasysh lidhjet e ngushta mes Prishtinës dhe Berlinit ku shihet si aleati më i madh i Kosovës në kuadër të BE, është e natyrshme çështja e vizitës së shpeshtë të Zaracinit.

Që Kosova dhe Gjermania mbajnë marrëdhënie të ngushta politike, nuk është e fshehtë, ndërsa ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rod madje ka thënë se nuk mund të “kujtohet ndonjë vend tjetër me të cilin Berlini ka marrëdhënie kaq të forta diplomatike sa me Kosovën”. Qëndrimi “i palëkundu” i Kurtit kur vjen fjala për krizën në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit dhe qëndrimi i tij gjithnjë e më i relaksuar kur bëhet fjalë për zemërimin e Amerikës, nga ku tani po merr paralajmërime serioze, shpesh i atribuohet mbrojtjes që merr prej Gjermanisë.

Përveç kësaj të fundit të dërguar të posaçëm për Ballkanin kanë edhe vendet e tjera të Pesëshes: Britania e Madhe-Stjuart Piç, Franca-Rene Trokaza, ish-këshilltari i ish shefit të diplomacisë Bernard Kushner, Italia-Françeska Tala dhe SHBA-Gabriel Eskobar.

Diplomati Sreqko Gjukiq beson se vizitat e Zaracinit nuk janë vetëm për qëllime të marrëdhënieve gjermano-kosovare, por para Brukselit është zgjedhur si personi më i përshtatshëm, pra dikush që mund të marrë lehtësisht informacione me interes për BE.

„Janë të njohura lidhjet e ngushta mes Gjermanisë dhe Prishtinës, kjo dhe më herët jo vetëm kur u shpall e ashtuquajtura pavarësia e Kosovës. Por kjo ardhje e Zaracinit në Prishtinë nuk do të doja t’a vështroja vetëm në funksionin e raporteve gjermano-prishtinase. Ai aty shkoi me mision nga Bashkimi Europian. Pra ai është figura më e përshtatshme" thotë Gjukiq për Kosovo onlajn pyetjes sesi i shikon ai vizitat e shpeshta të Zaracinit në Prishtinë.

I dërguari gjerman në Prishtinë mbërriti fill pas dy ditëve nga ngjarja e Banjskës më 25 shtator e më paas disa ditësh në 1 tteor. Në të dyja herët u takua me kryeministrin kosovar Albin Kurtin i cili në takim me diplomatin gjerman kërkoi sanksione të forta për Sërbinë si pasojë e ngjarjeve në Banjskë.  

Sipas fjalëve të Gjukiqit i dërguari special i BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak nuk mundej të vinte sepse duhej të vizitonte Beogradin, Franca ka një tjetër kolorit në raport me të gjithë marrëdhënien mes Sërbisë dhe Kosovës, gjithashtu dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe.

"I dërguari gjerman mundi të shkonte deri tek ajo çka i intereson Europës atje. Cilat janë problemet në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe cilat janë pikëpamjet e Prishtinës për tejkalimin e mundshëm të krizës aktuale, shumë të vështirë aktuale”, thekson Gjukiq.

Ky i fundit tregon se në diplomaci egzistojnë nuanca të ndryshme që përdoren në një moment të caktuar dhe mendon se kjo është karakteristike e vizitës së të dërguarit gjerman.

“BE duhet t‘a shikojë mirë të gjithë të vërtetën e kësaj ngjarjeje, t‘a peshojë çfarë mund të bëhet, të dalë me plan dhe më pas të veprojë sipas tij. Mendoj se Europa nuk i ka ende të gjitha argumentet e nevojshme, kur them Europa mendoj për BE dhe Brukselin. Të presim ndonjë kohë dhe pastaj do të kemi plan për t‘a tejkaluar këtë krizë”, tha Gjukiq.

Drejtori i Qendrës për Politikë Moderne dhe redaktori i portalit Juropian uestern Ballkans Nemanja Todoroviq Shtiplija vlerëson për Kosovo onlajn se vizitat e shpeshta të Zaracinit në Kosovë kanë pasur për qëllim presionin sesi të dilte jashtë loje dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.  

“Përfshirja e vendeve anëtare të Bashkimit Europian në procesin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, në radhë të parë Francës dhe Gjermanisë, është një mekanizëm që mund të ndihmojë në nisjen e dialogut, në radhë të parë nga ana e Kosovës”, thotë Todoroviq Shtiplja.

Ky i fundit shton se të gjithë ata që ndjekin dialogun mund të shikojnë se procesi është ndalur qysh nga ardhja në pushtet e kryeministrit aktual të Kosovës, Allin Kurti.

“Prej atëherë dialogu ka qenë në krizë dhe Kurti nuk e kupton se implementimi i marrëveshjes nënkupton gjithçka që është nënshkruar më herët qeveritë e Kosovës. Kështu që besoj se përfshirja më e madhe dhe vizitat më të shpeshta të përfaqësuesve, në radhë të parë nga Gjermania, e më pas nga Franca, do të çojë në presion më të madh si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë për të implementur marrëveshjen”, thotë ai.

Ai thekson se “vërehet se Mirosllav Llajçak si ndërmjetës në dialog nuk i ka pasur mekanizmat që mund t’i përdorte për t’i bërë presion Kosovës dhe Sërbisë për implementimin e atyre që janë dakordësuar”.

Bashkëpunëtorja e lartë hulumtuese, historiania Dr. Aleksandra Kollakoviq thotë për Kosova Onlajn se secili prej të dërguarve specialë për Ballkanin Perëndimor, ka një axhendë të qartë të caktuar të cilën e zbatojnë dhe kjo në këtë kontekst mund të sqarohen dhe vizitat e shpeshta të emisarit gjerman për Kosovën pas incidentit në Banjskë.

“Çdo i dërguar special padyshim që ka një agjendë specifike që e zbaton dhe në këtë kontekst edhe mënyra e tyre e punës është e ndryshme. Duke pasur parasysh se janë emëruar për shkak të rrethanave dhe problemeve që egzistojnë në rajon dhe aktualisht në hapësirën e K&M është jashtëzakonisht e rëndësishme, është logjike që Zaracin dëshiron të jetë i pranishëm në terren” thotë Kollakoviq.

Ajo shton se është e sigurt se këto janë detyrat e tij dhe se puna e tij është padyshim e tillë.

"Do të shohim se si do të zhvillohet më tej. Ajo që duhet të kemi gjithmonë parasysh është se vendet që përmendëm dhe që kanë të dërguar specialë e kanë njohur pavarësinë kosovare dhe se ky është qëndrimi i tyre parësor, qëndrimi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe prishtinës. Kështu që është e dukshme që ata të ndërmarrin aktivitete që janë në përputhje me politikat e tyre të jashtme” thekson Kollakoviq.