Përse Prishtina sërish “troket” me padi për genocid?

Međunarodni sud pravde u Hagu
Burim: Tviter

Në muajt e fundit zyrtarë të Kosovës shumë herë kanë përsëritur se nuk do tërhiqen nga padia kundër Sërbisë. Bashkëbiseduesit e Kosova onlajn theksojnë se padi e tillë është e mundshme, por mbas gjithë kësaj fshihen motive politike pasi janë të vogla shancet në suksesin e saj duke patur parasysh praktikën e deritashme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e veçanërisht procesin e kundërpadive për genocide mes Sërbisë dhe Kroacisë.

Drejtori i Institutit për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi ka thënë në fund të javës së shkuar se ky institut do të funksionojë deri në fund të këtij viti dhe se në të janë punësuar 40 persona të cilët punojnë në dy sektorë.

Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2023 me iniciativë të qeverisë, miratoi ligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas këtij ligji, Instituti mes të tjerave ka kompetencë dhe përgjegjësi të hulumtojë dhe dokumentojë “krime të kryera gjatë luftës, të japë të dhëna rreth humbjes së njerëzve, dëme shpirtërore e psikologjike, dëme ekonomike dhe materiale, të mirat kulturore dhe forma të tjera të dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës”.

Profesor Arsim Bajrami vlerësoi se puna e këtij Instituti mund të përdoret për përgatitjen e padisë për genocid ndaj Sërbisë.

“Ky institut mund të jetë mundësi e mirë që të mbledhim ekspertët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë që do të hetojnë dhe dokumentojnë krimet e luftës, për të filluar përgatitjen e provave dhe argumenteve ligjore që janë elemente kyç në përgatitjen e padisë për genocid ndaj Sërbisë. Kjo nuk është çështje partiake apo qeveritare, por detyrë shtetërore që nuk është përmbushur. Do të dëshiroja që Kosova kurrë të mos tërhiqet nga e drejta për të ngritur padi dhe t’a bëjë atë në mënyrë profesionale me qëllim që të fitohet”, tha ai.

Që qeveria në Kosovë planifikon padinë dhe se ajo është pjesë e “programit qeverisës” më 8 nëntor këtë e ka bërë të ditur edhe ministrja e drejtësisë  Albulena Haxhiu.

“Përsa i përket padisë për genocid, ajo është në programin e qeverisë. Kurti, Osmani dhe Konjufca janë angazhuar në këtë proces. Si pasojë e ndjeshmërisë së kësaj çështjeje nuk mund të japim më shumë detaje, por ju konfirmoj se po merremi me këtë çështje” tha Haxhiu.

Avokati Gjorgje Trifunoviq, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake në Beograd, nuk ka dilema se Instituti për Krime Lufte u formua dhe do të jetë në funksion për të përgatitur padinë për genocid ndaj Sërbisë. Ai shton se e tillë “trokitje me padi” është njëkohësisht në funksion të presioneve për Sërbinë dhe sërbët në Kosovë.

“Njoftimi për formimin e Institutit për Krime të Luftës në Kosovë, duket se është në funksion të përgatitjes së padisë për genocid ndaj Sërbisë. Padia penale e genocidit, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës kundër popullsisë civile, të plagosurve, të sëmurëve dhe të burgosurve janë pjesë e së drejtës penale ndërkombëtare. Ajo bazohet në konventat e miratuara që shtetet i kanë ratifikuar shumë kohë më parë. Nuk e di nëse Kosova e ka bërë këtë”, thotë Trifunoviq.

Ky i fundit beson se me aktualizimin e padisë për genocid ndaj Sërbisë, Kosova njëkohësisht dëshiron të prezantohet si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

“Duan të prezantojnë veten si pjesë e komunitetit ndërkombëtar që njeh të drejtën penale ndërkombëtare dhe të fitojnë pikë për shtetësinë e tyre. Por kjo njëkohësisht është një lloj presioni i vazhdueshëm ndaj Sërbisë dhe popullit të vet. Fakti që pak e nga pak kapin dikë dhe e fusin në paraburgim me pretendimin e kryerjes së krimeve të luftës çka ka ndodhur 20 vjet më parë, është bërë aktuale për të folur rreth kësaj. Kjo ka efekt dhe krijon privilegje dhe tolerancë në pjesën e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Trifunoviq për Kosovo onlajn.

Trifunoviq thotë se është e mundur që gjatë aksioneve policore dhe ushtarake në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 të jenë kryer eksese apo krime individuale, pra të mos kenë vepruar gjithmonë në përputhje me konventat ndërkombëtare.

“Por të tilla eksese nuk shkojnë tek genocidi. Kjo duhet të diskutohet, të mblidhen të dhëna. Dhe tani si do t’a bëjnë ata, nëse i kanë kushtet apo jo është çështja. Sido që të jetë, në Kosovë lindi rebelim i armatosur dhe politika jonë në atë moment e cilësoi atë si terrorizëm, çka edhe atëherë mendova se ishte e gabuar. Vulosja e motivit të armatosur u jep autoriteteve kapacitet të plotë dhe në aksionet e policisë për të luftuar terrorizmin, por kjo nuk është kështu. Për të egzistuar mundësia që do t’a përjashtonte Sërbinë nga detyrimi për t'u përmbajtur, do të duhej shpallja e gjendjes së pjesshme të luftës në territorin e Kosovës dhe më pas vendosja e ushtrisë me kapacitet të plotë. Ky ishte qëndrimi im, ndërsa përse nuk ishte kështu, është histori e vështirë”, spegon Trifunoviq.

Ky i fundit thekson se egzistojnë një sërë vendimesh dhe konventash ndërkombëtare që e përcaktojnë qartë çështjen e genocidit, ndërsa Kosova ka vendosur që do të jetë lloj presioni ndaj Sërbisë, edhe pse, siç pretendon ai, mund të shtrohet pyetja nëse shqiptarët janë ata që kanë kryer krime ndaj sërbëve në nivelin e genocidit.

“Genocidi vërtetohet nga egzistenca e urdhërave, vendimeve të politikave dhe egzekutuesve. Nëse dikush zhvendoset sistematikisht, nëse dikujt i shkatërrohet uji dhe korrenti, detyrohet të shpërngulet-atëherë ky është genocid dhe unë nuk e di se një gjë e tillë ka egzistuar. Çështja është sesi e kaloi pala sërbe aty, a është ky genocid? A është genocid shpërndarja e dhunshme e sërbëve, helmimi i ushqimeve dhe bagëtive, prerja e drurëve frutorë dhe pyjeve, përcjellja e fëmijëve në shkollë nën vëzhgim….A është ky genocid?” thotë Trifunoviq.

Ky i fundit vlerëson se hetimi i krimeve të luftës, nuk mundet të kontestohet dhe veç kësaj edhe themelimi i Institutit për Krime Lufte në Prishtinë, por problemi është formulimi ligjor i veprave të tilla penale.

“Krimet e luftës mund të kryhen vetëm gjatë luftës, dhe genocidi dhe vepra penale kundër njerëzimit nuk kërkojnë luftë sepse bëhet fjalë rreth shkatërrimit sistematik i planifikuar ndaj një grupi fetar, kombëtar, etnik dhe për këtë nuk duhet të egzistojë luftë. Këtu nevojitet kushti për krim të jetë lufte me shtetin që shpall luftën dhe me sa di unë ata janë vetdeklaruar shtet dhe disa i kanë njohur, por ne jo. Prandaj, çështja e raportit ndaj atij instituti është shumë specifik dhe i vështirë, ashtu sikurse është e vështirë e gjithë historia me Kosovën”, përmbyll Trifunoviq.

Ministria e Drejtësisë edhe një herë ka formuar institute të ngjashëm për krime lufte.

Ka qenë viti 2011 kur u formua Instituti për hulumtime të krimeve të luftës dhe për synim kishte të dokumentonte krimet sërbe të kryera gjatë luftës.

Megjithatë, institute u mbyll në vitin 2018.

Synimi i Kosovës për të paditur Sërbinë për genocid ka qenë edhe i kryeministrave para Kurtit.

I fundit që e bëri këtë ishte Ramush Haradinaj në maj të vitit 2021 ndërsa ishte në krye të qeverisë së Kosovës.

Ai tha se kjo padi është përgatitur dhe në të punojnë “njerëzit më ekspertë të mbarë botës”.

Tom Gashi, avokat nga Prishtina, thotë se kjo padi shkruhet shumë dhe në kohë më të afërt duhet të dorrëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Tashmë po punohet me mbledhjen e provave. Në zyrën e kryeministrit të Kosovës tashmë është formuar Grupi i Punës i cili mbledh prova dhe brenda një afati të caktuar kohor do të dorrëzohet padia për genocid ndaj Sërbisë” thotë Gashi.

Ky i fundit shprehet se genocidi është kryer ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

Gashi thotë se Grupi i Punës u formua para disa vitesh dhe se detyra e tij është që të respektojë të gjitha procedurat dhe mbledhë prova të mjaftueshme që Kosova në gjykatë të fitojë gjyqin për genocid ndaj Sërbisë,

Duke komentuar deklaratat e juristëve nga Sërbia se Kosova nuk ka mundësi të dorrëzojë të tillë padi pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Gashi thotë se në këtë rast në emrin e saj mund t’a bëjë një shtet tjetër, konkretisht Shqipëria.

"Ka ndonjë që mendon se Kosova nuk ka të drejtë si shtet i ri të dorrëzojë padi të tillë për genocid, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por nëse është kështu, do t’a shikojmë, mundet Shqipëria të n’a ndihmojë dhe që ajo të dorrëzojë padinë. Nëse ka vullnet politik, ndërsa mendoj se kjo mungon mes Kosovës dhe Shqipërisë” precizon Gashi.

Ky i fundit bën të ditur se nga pikëpamja juridike, këtë padi mund edhe vetë t’a dorrëzojë sapo të pranohet në Këshillin e Europës.

“Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në momentin kur si shtet do të pranohet, nuk ka më asnjë pengesë ligjore që të mos dorrëzojmë padi të tillë”, beson Gashi.

Sipas fjalëve të tij, padia për genocid ndaj Sërbisë do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Kjo është e njëjta gjykatë e cila në vitin 2010 pasi Sërbia dorrëzoi kërkesën për të vendosur nëse Kosova kishte të drejtë të shpallte pavarësinë sepse në vitin 2008 ishte nën Kombet e Bashkuara, UNMIK. Kjo gjykatë doli me vendimin se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe se kishte të drejtë të shpallte pavarësinë”, thotë Gashi.

Akademiku Arsim Bajrami i ftuar së fundi në RTK, deklaroi se Instituti për Krime Lufte, i cili është themeluar në Prishtinë, mund të merret me padinë për genocid ndaj Sërbisë, me të cilin pajtohet edhe Gashi.

“Ky institut ka një rol, të mbledhë dëshmi për krimet e luftës dhe genocidin që Sërbia ushtroi në Kosovë dhe kundër pjesëtarëve të kombësisë shqiptare, ndaj nesh, gjatë luftës që në fakt konsiderohet të jetë periudha e viteve 1998 dhe 1999”, tha Gashi.

Anëtari i ekipit të juristëve të Sërbisë në gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare me Kroacinë për genocid, avokat Novak Llukiq vlerëson se deklarata e re e përgatitjes së padisë së Kosovës ndaj Sërbisë që akuzohet për genocid, është e motivuar politikisht dhe pa bazë thelemore ligjore dhe se është mjaft e qartë se për Prishtinën ky gjyq do të jetë i humbur.

“Të tilla mendime dhe ide janë ekskluzivisht me tendenca dhe synime politike dhe në kuptimin juridik edhe nëse do të ngrihet padi, kjo faktikisht do të ishte e pamundur për t’u provuar. Shumë ndërmjetës ligjorë, ekspertë të pretenduar që duan të sugjerojnë që disa shtete të ngrenë padi dhe të përfshihen në procese gjyqësore të mëdha, të vështira, të shtrenjta dhe të rënda. Është shumë e sigurt se asgjë nuk do të vijë nga ky gjyq”, tha Llukiq për Kosovo Onlajn.

Duke komentuar mundësinë që Instituti i sapoformuar për Krimet e Luftës në Prishtinë të mund të përfshihet në mbledhjen e provave kundër Sërbisë në padinë për genocid në Kosovë, dhe se këtë e kishin bërë të ditur nëntorin e kaluar presidentja dhe kryeministri Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Llukiq thotë se hetimi i krimeve të luftës është e drejtë legjitime sepse kjo lloj vepre penale nuk skadon kurrë, por politikanët kanë filluar të abuzojnë me çështjen e genocidit.

"Genocidi është bërë shumë më tepër temë politike sesa ligjore. Politikanët duan të përdorin termin genocid, ndërsa genocid është vepër penale. Për genocid përgjigjen individualisht dhe për genocidin konfirmohet përgjegjësi penale. Por politikanët ngado si në rajon edhe tek ne, pra tani dhe sipas padive në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duan të përdorin genocidin për qëllime politike, duan të përdorin termat 'popull genocidist', 'politikë genocidiste” thotë Llukiq.

Këto terminologji nuk janë ligjore, nuk kanë lidhje me veprën penale e cila duhet të konfirmohet e që më pas të mund të flitet për përgjegjësinë e shtetit” thotë Llukiq.

Ky i fundit vlerëson se qeveria në Prishtinë çështjen e padisë për genocid kundër Sërbisë e përdor ekskluzivisht për interesa politike.

“Ata kanë problem serioz me publikun e tyre në lidhje me procedurat e zhvilluara para Këshillave të Specializuara të Kosovës në Hagë kundër figurave të rëndësishme politike dhe supozoj se kjo terminologji dhe ide, lindin para së gjithash për shkak të çështjeve të brendshme politike”, beson Llukiq.

Pyetjes se si do të ndodhte hipotetikisht ky proces, Llukiq thotë se për këtë është përgjegjëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe pasi Kosova nuk njihet nga ana e KB, interesat e saja mund t’i përfaqësojë ndonjë nga shtetet anëtare të BE.

“Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk konfirmon përgjegjësi penale. Për të vërtetuar se është shkelur konventa rreth genocidit çka është në kompetencë të tyre, ata duhet të angazhohen në përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe mendoj se ky është mision i pamundur për këdo që investohet në ide të tilla pa përcaktime të qarta të përgjegjësisë penale për genocid”, thotë Llukiq.

Ky i fundit thotë se për Kosovën rrethanë rënduese është fakti se Prokuroria e Tribunalit të Hagës nuk ka pasur asnjë rast që përmbante padi penale të genocidit.

“Analizë serioze e padisë penale e lidhur me Kosovën, ka qenë para Tribunalit të Hagës. Prokuroria e Hagës atëherë do të kishte argumente për genocid, sigurisht që do të kishte ngritur padi të tillë, sepse u pëlqente të padisnin për genocid pavarësisht nëse do të konstatohej më vonë në procedurë gjyqësore. Nuk besoj se tani është e mundur që të shkohet në prova të tilla që mund të jenë aq domethënëse sa të mund të vënë në lëvizje padi për genocid" beson Llukiq.

Pyetjes nëse padi e tillë do të kishte ndonjë ngjashmëri me kundërpaditë e Sërbisë dhe Kroacisë ku ai ishte ekspert juridik i Sërbisë, Llukiq thotë se ai vendim është treguesi më i mirë sesi mendon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Si njëri vend ashtu dhe tjetri, nuk mundën të ofronin prova se krimet që paraqitën për të mbështetur tezën e genocidit të palës kundërshtare, nuk arritën atë shkallë të peshës të krimit të genocidit. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vështirë se dëshiron të përfshihet në përcaktimin e kësaj. Ndaj për ta, i vetmi vendim në të cilin relativisht "notuan" ishte mes B&H dhe Sërbisë, sepse aty në Tribunalin e Hagës ishte përcaktuar genocidi ndaj një individi. E pastaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i’u referua ekskluzivisht vendimeve të asaj gjykate. Në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kroacisë, apo nëse do të kishte ndonjë padi për krime në Kosovë, nuk ka asnjë element që të mund të ndihmonte nëse aty egzistonte genocid”, vlerëson Llukiq.

Ky i fundit thotë se edhe Sërbia mund të dorrëzojë padi ndaj Kosovës për genocid, por kjo është çështje politike dhe se rezultati, sipas vlerësimit të tij do të jetë i afërt me kundërpadi.

“Kjo është gjë e vendimit politik nëse do të përfshihet në mosmarrëveshje të tillë për krimet e kryera nga pjesëtarët e popullit shqiptar apo të UÇK ndaj popullsisë sërbe, por nëse do të shkohej në të tilla vepra penale që do të dëshmonin nivelin e genocidit, pesha e këtyre krimeve me të vërtetë do të duhej të mblidheshin prova jashtëzakonisht të mëdha, domethënëse dhe të forta. Nuk është kaq e thjeshtë. Sërbia kishte argument shumë të mirë për atë që lidhej me aksionin e ushtrisë kroate të titulluar "Stuhia", jo vetëm nga këndvështrimi i peshës së këtij krimi, por edhe nga fjalët e Franjo Tugjmanit... Por, edhe kështu, nuk arriti në atë nivel që ato krime nga Operacioni “Stuhia” të arrinin në nivel të tillë, saqë mund të thuhet se kanë kryer genocid, pasi nuk kanë qenë objekt i veprës penale të genocidit as para Tribunalit”, përmbyll Llukiq.