Llukiq: Në rastin e Kosovës nuk egziston asnjë element i cili do të vërtetonte fajësinë e Sërbisë

Novak Lukić
Burim: Kosovo Online

Anëtari i ekipit të juristëve të Sërbisë në gjyqin në Gjykatën Ndërkombëtare me Kroacinë për genocid, avokat Novak Llukiq vlerëson se deklarata e re e përgatitjes së padisë së Kosovës ndaj Sërbisë që akuzohet për genocid, është e motivuar politikisht dhe pa bazë thelemore ligjore dhe se është mjaft e qartë se për Prishtinën ky gjyq do të jetë i humbur.

“Të tilla mendime dhe ide janë ekskluzivisht me tendenca dhe synime politike dhe në kuptimin juridik edhe nëse do të ngrihet padi, kjo faktikisht do të ishte e pamundur për t’u provuar. Shumë ndërmjetës ligjorë, ekspertë të pretenduar që duan të sugjerojnë që disa shtete të ngrenë padi dhe të përfshihen në procese gjyqësore të mëdha, të vështira, të shtrenjta dhe të rënda. Është shumë e sigurt se asgjë nuk do të vijë nga ky gjyq”, tha Llukiq për Kosovo Onlajn.

Duke komentuar mundësinë që Instituti i sapoformuar për Krimet e Luftës në Prishtinë të mund të përfshihet në mbledhjen e provave kundër Sërbisë në padinë për genocid në Kosovë, dhe se këtë e kishin bërë të ditur nëntorin e kaluar presidentja dhe kryeministri Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Llukiq thotë se hetimi i krimeve të luftës është e drejtë legjitime sepse kjo lloj vepre penale nuk skadon kurrë, por politikanët kanë filluar të abuzojnë me çështjen e genocidit.

"Genocidi është bërë shumë më tepër temë politike sesa ligjore. Politikanët duan të përdorin termin genocid, ndërsa genocid është vepër penale. Për genocid përgjigjen individualisht dhe për genocidin konfirmohet përgjegjësi penale. Por politikanët ngado si në rajon edhe tek ne, pra tani dhe sipas padive në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duan të përdorin genocidin për qëllime politike, duan të përdorin termat 'popull genocidist', 'politikë genocidiste” thotë Llukiq.

Ky i fundit vlerëson se autoritetet në Prishtinë po e përdorin çështjen e padisë për genocid ndaj Sërbisë ekskluzivisht për interesa politike.

“Ata kanë problem serioz me publikun e tyre në lidhje me procedurat e zhvilluara para Këshillave të Specializuara të Kosovës në Hagë kundër figurave të rëndësishme politike dhe supozoj se kjo terminologji dhe ide, lindin para së gjithash për shkak të çështjeve të brendshme politike”, beson Llukiq.

Pyetjes se si do të ndodhte hipotetikisht ky proces, Llukiq thotë se për këtë është përgjegjëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe pasi Kosova nuk njihet nga ana e KB, interesat e saja mund t’i përfaqësojë ndonjë nga shtetet anëtare të BE.

“Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk konfirmon përgjegjësi penale. Për të vërtetuar se është shkelur konventa rreth genocidit çka është në kompetencë të tyre, ata duhet të angazhohen në përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe mendoj se ky është mision i pamundur për këdo që investohet në ide të tilla pa përcaktime të qarta të përgjegjësisë penale për genocid”, thotë Llukiq.

Ky i fundit thotë se për Kosovën rrethanë rënduese është fakti se Prokuroria e Tribunalit të Hagës nuk ka pasur asnjë rast që përmbante padi penale të genocidit.

“Para së gjithash çka është analizë serioze e padisë penale të lidhur me Kosovën ka qenë para Tribunalit të Hagës. Prokuroria e Hagës atëherë do të kishte argumente për genocid, sigurisht që do të kishte ngritur padi të tillë, sepse u pëlqente të padisnin për genocid pavarësisht nëse do të konstatohej më vonë në procedurë gjyqësore. Nuk besoj se tani është e mundur që të shkohet në prova të tilla që mund të jenë aq domethënëse sa të mund të vënë në lëvizje padi për genocid" beson Llukiq.

Pyetjes nëse padi e tillë do të kishte ndonjë ngjashmëri me kundërpaditë e Sërbisë dhe Kroacisë ku ai ishte ekspert juridik i Sërbisë, Llukiq thotë se ai vendim është treguesi më i mirë sesi mendon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Si njëri vend ashtu dhe tjetri, nuk mundën të ofronin prova se krimet që paraqitën për të mbështetur tezën e genocidit të palës kundërshtare, nuk arritën atë shkallë të peshës të krimit të genocidit. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vështirë se dëshiron të përfshihet në përcaktimin e kësaj. Ndaj për ta, i vetmi vendim në të cilin relativisht "notuan" ishte mes B&H dhe Sërbisë, sepse aty në Tribunalin e Hagës ishte përcaktuar genocidi ndaj një individi. E pastaj Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i’u referua ekskluzivisht vendimeve të asaj gjykate. Në marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kroacisë, apo nëse do të kishte ndonjë padi për krime në Kosovë, nuk ka asnjë element që të mund të ndihmonte nëse aty egzistonte genocid”, vlerëson Llukiq.

Ky i fundit thotë se edhe Sërbia mund të dorrëzojë padi ndaj Kosovës për genocid, por kjo është çështje politike dhe se rezultati, sipas tij, do të ishte i ngjashëm me kundërpaditë e Sërbisë dhe Kroacisë-të refuzuara.

“Kjo është gjë e vendimit politik nëse do të përfshihet në mosmarrëveshje të tillë për krimet e kryera nga pjesëtarët e popullit shqiptar apo të UÇK ndaj popullsisë sërbe, por nëse do të shkohej në të tilla vepra penale që do të dëshmonin nivelin e genocidit, pesha e këtyre krimeve me të vërtetë do të duhej të mblidheshin prova jashtëzakonisht të mëdha, domethënëse dhe të forta. Nuk është kaq e thjeshtë. Sërbia kishte argument shumë të mirë për atë që lidhej me aksionin e ushtrisë kroate të titulluar "Stuhia", jo vetëm nga këndvështrimi i peshës së këtij krimi, por edhe nga fjalët e Franjo Tugjmanit... Por, edhe kështu, nuk arriti në atë nivel që ato krime nga Operacioni “Stuhia” të arrinin në nivel të tillë, saqë mund të thuhet se kanë kryer genocid, pasi nuk kanë qenë objekt i veprës penale të genocidit as para Tribunalit”, përmbyll Llukiq.