Gashi: Grupi i punës punon shumë në padinë për genocid ndaj Sërbisë
Grupi i punës që funksionon si pjesë e kabinetit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, po punon me përgatitjen e padisë për genocid ndaj Sërbisë dhe brenda një afati të parashikuar kohor do të dorrëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ka thënë për Kosovo onlajn avokati nga Prishtina Tom Gashi.
“Tashmë po punohet me mbledhjen e provave. Në zyrën e kryeministrit të Kosovës tashmë është formuar Grupi i Punës i cili mbledh prova dhe brenda një afati të caktuar kohor do të dorrëzohet padia për genocid ndaj Sërbisë” thotë Gashi.
Ky i fundit shprehet se genocidi është nisur ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.
Gashi thotë se Grupi i Punës u formua para disa vitesh dhe se detyra e tij është që të respektojë të gjitha procedurat dhe mbledhë prova të mjaftueshme që Kosova në gjykatë të fitojë gjyqin për genocid ndaj Sërbisë.
Duke komentuar deklaratat e juristëve nga Sërbia se Kosova nuk ka mundësi të dorrëzojë të tillë padi pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Gashi thotë se në këtë rast në emrin e saj mund t’a bëjë një shtet tjetër, konkretisht Shqipëria.
"Ka ndonjë që mendon se Kosova nuk ka të drejtë si shtet i ri të dorrëzojë padi të tillë për genocid, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por nëse është kështu, do t’a shikojmë, mundet Shqipëria të n’a ndihmojë dhe që ajo të dorrëzojë padinë. Nëse ka vullnet politik, ndërsa mendoj se kjo mungon mes Kosovës dhe Shqipërisë” precizon Gashi. Ky i fundit bën të ditur se nga pikëpamja juridike, këtë padi mund edhe vetë t’a dorrëzojë sapo të pranohet në Këshillin e Europës.
“Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në momentin kur si shtet do të pranohet, nuk ka më asnjë pengesë ligjore që të mos dorrëzojmë padi të tillë”, beson Gashi.
Sipas fjalëve të tij, padia për genocid ndaj Sërbisë do të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
“Kjo është e njëjta gjykatë e cila në vitin 2010 pasi Sërbia dorrëzoi kërkesën për të vendosur nëse Kosova kishte të drejtë të shpallte pavarësinë sepse në vitin 2008 ishte nën Kombet e Bashkuara, UNMIK. Kjo gjykatë doli me vendimin se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe se kishte të drejtë të shpallte pavarësinë”, thotë Gashi.
Akademiku Arsim Bajrami i ftuar së fundi në RTK, deklaroi se Instituti për Krime Lufte, i cili është themeluar në Prishtinë, mund të merret me padinë për genocid ndaj Sërbisë, me të cilin pajtohet edhe Gashi.
“Ky institut ka një rol, të mbledhë dëshmi për krimet e luftës dhe genocidin që Sërbia ushtroi në Kosovë dhe kundër pjesëtarëve të kombësisë shqiptare, ndaj nesh, gjatë luftës që në fakt konsiderohet të jetë periudha e viteve 1998 dhe 1999”, tha Gashi.
0 komentet