Rasti Faton Hajrizi: Thelbësor shkëmbimi i informacionit dhe roli i EULEKS
Fundi tragjik i policit sërb Vladimir Kërsmanoviq ku u vra në Loznicë nga Faton Hajrizi, shkaktoi frikë në opinionin public dhe dëshirë që të merret në konsideratë çdo detaj nga dosja penale e autorit dhe të gjitha me synimin për t'iu përgjigjur pyetjes "kush e tërhoqi këmbëzën" ndaj Kërsmanoviqit: i burgosur i arratisur, planet e të cilit shkuan për keq, pjestar i rrjetit të krimit të organizuar apo ish-pjestari i UÇK i mobilizuar me motive politike për të goditur vetë themelet e shtetit? A ishte kjo apo nuk ishte çështje e aktit terrorist, pak nënkupton pak policin e vrarë. Por për ata që mbeten, kjo përgjigje është e rëndësisë thelbësore.
Shkruar nga: Dragana Saviq
Rasti nuk duhet politizuar, u shpreh kryeministri kosovar Albin Kurti duke mos precizuar nëse e kishte për Beogradin zyrtar apo deklaratë e radhës-sikurse vërrejtjet e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu se “numër i madh të të aratisurve kosovarë ndihmohen prej Sërbisë”.
"Nuk erdhi me torbë udhëtimi, por me armë dhe dy synime. Përgatitej kryrjen e krimeve të rënda," përsëriti me vendosmëri ministri i brendshëm i Sërbisë Ivica Daçiq dhe shtoi se "kur sulmohen institucionet si policia, ky është akt terrorist”.
Prishtina reagoi me arrestimin e atyre që ndihmuan Hajrizit, por deklaratat e zyrtarëve të saj nuk ishin ndihmëse.
Ndonëse Hajrizin e ka quajtur kriminel, zëvendëskryeministri kosovar Besnik Bislimi ka pohuar se informacionet dhe deklaratat e ministrit të brendshëm të Sërbisë Ivica Daçiq për rastin e Faton Hajrizit-janë propagandë, për të cilën Kosova, sikurse tha, “nuk i jep as për pesë para”.
Duket se as për pesë pare nuk jepen për shkëmbim të informacionit mes Beogradit dhe Prishtinës kur këto gjëra për të cilat duhet të jetë në kompetencën e EULEKS i cili siç thekson njëri nga bashkëbiseduesit tanë, prej vitesh nuk bën punën e vet.
Me fjalë të tjera, marrëveshje ka, bashkëpunim nuk ka.
Analisti ushtarak Vllade Radulloviq thekson për Kosovo onlajn se hetimi do të tregojë sfondin e vrasjes së policit sërb në Loznicë, por beson se bëhet fjalë për rast të izoluar që Sërbia vështirë se do t’a përdorë në Bruksel, duke pasur parasysh se Prishtina reagoi shpejt duke arrestuar ndihmësit e Faton Hajrizit.
Radulloviq bën të ditur se egzistojnë disa "gjysmë-deklarata politike që kemi pasur rastin t'i dëgjojmë ditët e fundit", si nga Kosova ashtu edhe nga Sërbia qëndrore, por vetëm hetimi do të tregojë nëse egziston sfond për mbarë ngjarjen që mund t’a interpretonim dhe me aspektin e organizuar: a bëhet fjalë për një individ që u arratis nga burgu e më pas gjithçka që nuk duhej apo është diçka tjetër.
"Unë nuk do të isha në gjendje t'i interpretoja rezultatet e hetimit, në fakt nuk i di dhe nga kjo do të varet shumë ajo që mund të ndodhë në të ardhmen. Unë ende e shoh këtë si një rast individual që fatkeqësisht ka ndodhur ndaj besoj se diçka e tillë nuk do të përsëritet në të ardhmen”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson segmentin e dytë të situatës, i cili gjithashtu është mjaft domethënës.
“Ju jeni këtu dhe keni pasur situatë ku në qarqe të caktuara të shqiptarëve kosovarë në K&M pikërisht personi që vrau pjesëtarin e MPB të RS dhe plagosi kolegun e tij glorifikohet, festohet sikurse të jetë ndonjë dëshmor, si hero, çka është skandaloze….Kjo nga njëra anë është humbëse në vetvete, sepse tregon se çfarë shoqërie është në të vërtetë në K&M”, bën të ditur Radulloviq.
Ky i fundit shton se kjo konfirmon dhe faktin se egziston raport sistematik i shkatërruar prej dekadash mes sërbëve dhe shqiptarëve.
“Në fakt, është paraqitur se çdo gjë që është kundër sërbëve dhe Sërbisë, paraqet justifikim për dikë që të festojë, për ndonjë glorifikim. Dhe kur keni të tilla rrethana në një shoqëri që janë të pranueshme ose përgjithësisht të pranueshme në një pjesë të mirë të saj, atëherë ne vështirë se mund të flasim për ndonjë bashkëjetesë të mundshme, pajtim, gjetje të ndonjë zgjidhjeje” beson Radulloviq dhe vlerëson se në atë rast vështirë se mund të presim të ardhmen të mirë që po vjen.
Sipas fjalëve të tij, rasti i Faton Hajrizit vështirë se mund të lidhet me dialogun në kuptimin që të bëhet një lloj aduti i Sërbisë në Bruksel.
“Ndoshta gjërat do të vëzhgoheshin ndryshe, le të themi Policia Kosovare dhe institucionet e përkohshme prishtinase nuk do të kishin ndërmarrë disa hapa për kapjen dhe arrestimin e personave që ndihmuan arratisjen nga K&M. Nga kjo perspektivë do të mund të themi se institucionet në Prishtinë nuk bëjnë absolutisht asgjë. Ata reaguan shumë shpejt dhe më duket se në këtë mënyrë na hoqën argumentin nga duart” vlerësoi ai.
Eksperti për sigurinë Nuredin Ibishi, vlerëson për Kosovo onlajn se rasti i Faton Hajrizit tregon se përkundër marrëveshjeve të shumta mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk ka as bashkëpunim të mirë juridik dhe as politik.
Ai beson se ky rast është i politizuar, kështu që ndonjëherë kualifikohet si vepër kriminale, ndërsa, siç thekson, nga Sërbia pretendohet se është akt terrorist.
“Sipas kësaj kjo është për shkak të mungesës së bashkëpunimit, sidomos të këtyre parimeve bazë të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe luftës kundër krimit të organizuar”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Ai kujton se mungesa e bashkëpunimit ka egzistuar dhe në kohën e UNMIK dhe se ky bashkëpunim ka qenë më shumë formal sesa real dhe praktik dhe se ka vazhduar edhe tani.
Ibishi thotë se bashkëpunimi duhet të vendoset përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në kuptimin funksional, jo vetëm për këtë rast, por për raste të shumta që mund të jenë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Sërbi, sepse sikurse shton “dikush që kryjti vepra kriminale në një shtet, gjeti strehim në një tjetër”.
Vrasja e policit në Loznicë nuk ka pasoja afatgjata në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, beson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, por thotë se duhet shfrytëzuar momenti për zgjidhjen e disa çështjeve që janë shmangur prej kohësh e mbi të gjitha çështjen e shkëmbimit të informacionit në lidhje me krimin e organizuar dhe çështjet e sigurisë njerëzore.
Të gjithë treguesit, nga autori, rrjeti me të cilin u arratis nga burgu në Kosovë dhe në fund ballafaqimi me policin, flasin për motive të vërteta kriminale, tha Janjiq për Kosovo onlajn.
“Padyshim se ka pasur vetëdije të plotë vrasja e policit në krye të detyrës. Ai moment politik gjendet në vetë biografinë e autorit, ai ishte pjesëtar i UÇK. Por puna e tij duke u marrë me marihuanë dhe arratisja e tij dhe kur shikon ato kanale që e ndihmojnë, kjo është në fakt rruga ballkanase e shitjes së marihuanës dhe drogës, kur vjen nga Italia përmes Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Sërbisë, Republikës Sërbe dhe me gjasa synimi ishte arratisja diku në Spanjë apo Gjermani. Kështu që ai moment politik që u fol nga ministri i punëve të jashtme nuk bëhet fjalë. Kjo nuk mund të merret si dëshmi e aktivitetit terrorist nga territori i Kosovës ndaj territorit të Sërbisë”, vlerësoi ai.
Ai thekson se është “e pabesueshme” se si EULEKS në vitet e fundit nuk e ka bërë punën e vet. “Ai veten thjesht e shikon si ndonjë shërbim që e bën policia e Kosovës më efikase, shumë pak përzihet në shkëmbimin e të dhënave mes policisë së Sërbisë, Kosovës dhe organeve hetimore. Të marrim rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit apo Banjskës. Daçiq dhe qeveria në të ardhmen duhet t'i kërkojë Llajçakut dhe Borellit, se kjo duhet të jetë temë e diskutimit. Aty EULEKS është shumë i nevojshëm në shkëmbimin e të dhënave, kur bëhet fjalë për krimin, sigurinë njerëzore, krimet kundër grave dhe të ngjashme", tha Janjiq.
Sipas fjalëve të tij, NATO është përgjegjës për aspektin ushtarak dhe sërbët, sikurse thotë, momentalisht i torturon mungesa e sigurisë, raporti me policinë, kriminalitetin. Shton se prej 2013 në bisedime në përgjithësi nuk flitet poër siguri dhe kur ndodhin këto raste, “atëherë nis politizimi e pastaj të gjithë shkojnë në zgjedhjet e tyre dhe qytetarët vriten”.
Thekson se nëse në një Mitrovicë-në të cilen Hajrizi u arratis nga burgu-“keni represion të tillë dhe kinse efikasitetin e forcave policore kosovare kur duhet të mbyllin farmacinë, t’ia dorëzojnë firmën Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kjo shkakton distancë të re me sërbët dhe nga kjo polici shkaktohet ajo ndjenjë e shtuar e kërcënimit”.
"Motivimi nacionalist nuk duhet të përjashtohet, por së pari duhet të mbledhim të gjitha të dhënat dhe numri një është të arrijmë te faktet. Pa EULEX, ne nuk do të mund ta bëjmë këtë," përfundon Janjiq.
"Nuk duhet të përjashtohet motivimi nacionalist por duhet që në fillim të mblidhen të gjitha të dhënat dhe numër një është të shkohet deri tek fakti. Pa Euleks, nuk mundemi të bëjmë gjë", konkludon Janjiq.
Nga ana tjetër ish profesori në Fakultetin e Sigurisë Millan Mijallkovski thotë për Kosovo Onlajn se sulmet e fundit ndaj xhandarit para ambasadës izraelite dhe vrasja e policit në Loznicë janë raste të lidhura.
Ai beson se pas dy incidenteve qëndron shërbimi inteligjent armik që planifikon propagandë, aksione terroriste dhe të tjera akte ndaj Sërbisë me synim që ajo të dëmtohet, duke shtuar se shërbimet inteligjente vendase "e dinë se kush qëndron pas gjithë kësaj".
Sipas fjalëve të tij, që incidenti i Loznicës nuk ishte rast I izoluar shikohet dhe nga mënyra me të cilën rodhi, ku Faton Hajrizi u pretendua se u arratis nga burgu, e më pas kaloi në Preshevë e prej andej vijoi më tej ku për të tregon për "kanal tipik të kontrabandës së emigrantëve nga shërbimet inteligjente përmes kanaleve të tyre".
Duke pasur parasysh se plani ishte që Hajrizi të kalonte gjatë natës në Republikën Sërbe, qëllimi i vërtetë ishte në fakt Banja Lluka, beson Mijallkovski.
Ky i fundit paralajmëron se rasti në Loznicë nuk është i fundit dhe se ideologjia e agresorit të parë dhe të dytë-atij që e kreu sulmin para ambasadës izraelite dhe Faton Hajrizit-është i njëjtë.
Sipas vlerësimit të tij, parandalimi antiterror në të dyja rastet ka dështuar dhe në të ardhmen ky duhet të jetë prioritet i MPBë dhe Agjencisë së Sigurimit të Informacionit.
0 komentet