Reformat e shërbimit të jashtëm europian: Çfarë do të thoshte për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun?

Ilustracija
Burim: Kosovo Online

Komisioni Europian po shqyrton pakësimin e kompetencave të Shërbimit Europian për punët e jashtme (EEAS) dhe kalimin e pjesëve të saj në pushtetin egzekutiv të BE, ndërsa opinionet e bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn për pasojat eventuale të këtyre ndryshimeve për rajonin e para së gjithash për dialogun mes Beogradit dhe Prishtines, janë të ndryshme. Mijat Kostiq nga organizata Rruga e Tretë e Re beson se kjo mund të çojë në ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si BE zhvillon dialogun, ndërsa hulumtuesi në Institutin për Studime Europiane Petar Qurçiq, vlerëson se pavarësisht ndryshimeve eventuale në strukturë, roli thelbësor i BE në dialog do të mbetej i njëjtë.

Shkruar nga: Jelena Novakov

Komisioni Europian po punon në planin e riorganizimit të shërbimit diplomatik të BE i cili duhet të përfundojë deri në fund të vitit, si përgjigje ndaj kërkesave nga Franca dhe Gjermania, dhe ky plan parashikon që një pjesë e funksioneve të Shërbimit Europian për Punë të Jashtme (EEAS), në krye të së cilës është Kaja Kallas, do të merren përsipër nga departamentet egzistuese të Komisionit Europian.
Planet tek të cilat përfshihen zyrtarë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Komisionit dhe departamentet e tij ligjore dhe të buxhetit, kanë për synim pakësimin e juridiksionet e mbivendosura dhe të harmonizojnë më mirë punën diplomatike të BE me kompetencat e Komisionit në fushat e tregtisë, ndihmës, rregullimit dixhital dhe teknologjisë.

Iniciativa, megjithatë nuk parashikon transformimin total të EEAS në drejtori të madhe të Komisionit Europian për politikë të jashtme, por funksionet egzistuese të EEAS do të shpërndahen mes departamenteve të ndryshme për efikasitet më të madh.

Sipas mbështetësve të reformës, ajo do ta bënte politikën e jashtme të BE më koherente dhe do të ulte kostot, veçanërisht duke pasur parasysh presionet për të ulur buxhetin e përbashkët të ardhshëm të Unionit.

Ndryshime për rajonin

Mijat Kostiq nga organizata Rruga e Tretë e Re sqaron se propozimi nënkupton se Shërbimi Europian për Punët e Jashtme, në një farë mase i nënshtrohet Komisionit Europian, pra që pjesa më e madhe e kompetencave të veta, t’i marrë Komisioni, në krye të së cilës është Ursula fon der Lajen. 

"Propozimi franko-gjerman, është që në një farë mënyre të centralizohet BE si sistem i vetëm burokratik dhe Shërbimi Europian për Punët e Jashtme t’i nënshtrohet Komisionit Europian, në kuptimin që KE dhe kryetarja aktuale, Ursula fon der Lajen, do të jenë superiorë ndaj Shërbimit për Punët e Jashtme. Kjo nuk është e definuar në tërësi sesi do të dukej, por propozohet që pjesa më e madhe e kompetencës së Shërbimit të merret nga KE, ku atëherë dhe shefja e Shërbimit Kaja Kallas, do të ishte direkt e nështruar nga KE dhe do të vepronte në kuadër të Komisionit", tha Kostiq për Kosovo onlajn.

Duke folur rreth asaj se çfarë do të thoshte reformë e tillë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtines, Kostiq vlerësoi se Komisioni Europian në atë rast do të merrte rol shumë më të madh tek vetë procesi.

"Kjo do të thoshte se është presion shumë më i madh institucional nga BE dhe se Komisioni Europian është shumë më direkt dhe i orjentuar më në detaje për atë çka ndodh mes Beogradit dhe Prishtines", tha Kostiq.

Sipas fjalëve të tij, dialogu në atë rast nuk do të ishte çështje që do të merrej Shërbimi Europian për Punët e Jashtme, i ndarë nga Komisioni Europian, por procesi do të integrohej më fort në strukturën qëndrore të pushtetit egzekutiv të BE.

"Kjo atëherë nuk do të ishte një departament i veçantë, pra Shërbimi për Punët e Jashtme që merret me këtë çështje veçmas nga Komisioni, por Komisioni do të bëhej 'qeveria e BE', në juridiksionin e së cilës janë edhe punët e jashtme, kështu që vetë procesi do të ishte më i burokratizuar, por në kuptimin hierarkik më i centralizuar, sepse vendimi final do të vinte nga vetë maja-kryetari, pra presidentja e Komisionit Europian", konkludon Kostiq.

Reformat brenda BE

Nga ana tjetër hulumtuesi i Institutit për Politikë Europiane Petar Qurçiq tha se reformat e mundshme të Shërbimit Europian për Politikë të Jashtme, paraqesin para së gjithash masa administrative dhe se nuk do të ndikojnë dukshëm në çështjet e rajonit dhe integrimit rajonal.

Sipas fjalëve të tij, ndryshimet administrative brenda mekanizmave të Unionit Europian në vetvete nuk duhet të ndikojnë në ndryshimin e sistemit politik apo tek mënyra në të cilën BE i qaset rajonit.
Qurçiq vuri në dukje procesin e gjatë që do t'i paraprijë zbatimit eventual të reformave, pasi dokumenti duhet të përgatitet më parë dhe më pas shtetet anëtare të BE duhet t’a diskutojnë.

"Ndërsa kjo propozohet, ndërsa ai dokument hartohet, atëherë duhet që të gjitha vendet të diskutojnë, pastaj vijnë zgjedhjet franceze, suedeze, italiane, polake-çfarë ndodh para reformës së mundshme", tha Qurçiq për Kosovo Onlajn.

Ai vlerësoi se ndryshimet eventuale të qeverive në shtetet anëtare, do ta rëndonin edhe më arritjen e dakordësimit për reformën.

Duke folur për dialogun Beograd-Prishtinë, Qurçiq tha se pavarësisht ndryshimeve eventuale në strukturën e Shërbimit Europian për Punët e Jashtme, roli thelbësor i BE do të mbetet i njëjtë.
"Mendoj se kjo është e vetmja gjë administrative, forma që mbetet-që BE është moderator mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mbetet e parëndësishme në çfarë formati bëhet. Pak a shumë mund t’i japë rëndësi, por kjo është vetëm gjë formale", konkludoi Qurçiq.