Gjuriq me Trokaz për rrugën europiane të Sërbisë dhe dialogun Beograd-Prishtinë

beograd
Burim: X/Marko Đurić

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz me të cilin bisedoi për çështje rajonale, rrugën europiane të Sërbisë dhe situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Pata rastin që të pres Rene Trokaz të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor me të cilin pata bisedë të çelët e produktive” vuri në dukje Gjuriq në një publikim në rrjetin social “X”.

Ai shtoi se me Trokazin bisedoi dhe për marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Francës si dhe për mënyrat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Biseduam për çështje rajonale, rrugën europiane të Sërbisë, si dhe për situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë” theksoi Gjuriq.