Petkoviq me Bocios: Prishtina tenton që të mohojë egzistencën e popullit sërb

Petković Italijan 10 09 2026
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, vlerëson se gjatë bisedës me drejtorin e Sektorit për Adriatikun dhe Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë Tomas Bocios, vuri në dukje vendosmërinë e palëkundshme të Beogradit në angazhimin konstruktiv në procesin e dialogut që udhëhiqet nën ndërmjetësimin e Unionit Europian, por që në këtë proces si pasojë e bllokimit të Prishtinës, është në ngërç disamujor.

Sikurse informohet nga Zyra për K&M, Petkoviq e njohu detajisht Bociosin me pengimet e Prishtinës në procesin e dialogut në Bruksel, si dhe veprimet e njëanshme eskaluese ku sikurse theksoi, rregjimi i Albin Kurtit ka ndërmarrë në dëm të popullit sërb në Kosovë.

Petkoviq kujtoi se Prishtina prej 13 vitesh refuzon formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe pavarësisht asaj se me firmën e tyre është garantuar edhe nga përfaqësuesit e Unionit Europian.
Ai theksoi se në vazhdimin e shembjes së të gjitha marrëveshjeve të arritura nga Brukseli, qeveria e Kurtit shkarkoi nën presionin politik dhe prokurorët, gjyqtarët dhe stafin administrativ sërb.

"Petkoviq bashkëbiseduesin e tij e informoi se derimë tani në liqenin e Ujmanit janë shembur ilegalisht 33 objekte në pronësi të sërbëve dhe se këto veprime ndërmerren pa ligj e pa vendim gjyqësor, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Europian që Prishtina të ndalë këto aktivitete të dhunshme", thuhet në deklaratë.

Ai vuri në dukje se Prishtina tenton të mohojë egzistencën e popullit sërb dhe me sulmet ndaj sërbëve në Kosovë, tentojnë të thellojë dhe zgjasë krizën politike ku siç tha ai mes të tjerash t’i largohet dialogut.

"Këtu nuk po dëshmojmë incidente të izoluara, por persekutimin sistematik të popullit sërb nga territori i Kosovës e Metohisë dhe spastrimin e tyre planifikues politik e institucional etnik", theksoi Petkoviq.
Në fund të bisedës, Petkoviq falënderoi bashkëbiseduesin e tij për angazhimin e Italisë në kuadër të misionit të KFOR, por dhe për qëndrimin e qartë të Italisë kur është fjala për të gjitha çështjet e hapura që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe normalizimin e marrëdhënieve në territoein e Kosovës.