Sa e sigurt është që Trump do të dedikojë marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtines pas letrës së dy kongresmenëve?
Në Shtëpinë e Bardhë çdo javë mbërrijnë dhjetëra letra kongresmenësh ndërsa si pengesë që të tërheqë vëmendjen e Donald Tramp, është ajo që i është përcjëllë nga Klaudia Teni dhe Krisi Hulahan duke i bërë thirrje që të shfrytëzojë ndikimin e vet në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes për normalizimin mes Sërbisë dhe Kosovës, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn e shikojnë momentin aktual gjeopolitik në të cilin Ballkani nuk është i kuotuar lart në listën e prioriteteve të SHBA. Megjithatë, nuk e përjashtojnë mundësinë që përmes disa stimuj, ekipi i Trampit t’i kushtojë kohë dhe kësaj çështjeje.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Kongresmenja republikane dhe bashkëkryetare e grupit sërb kuvendor Klaudia Teni dhe kongresmenja demokrate Krisi Hulahan i përcollën Trampit letër dypartiake në të cilën konstatohet se popullariteti dhe vlerësimet e presidentit amerikan në Sërbi dhe Kosovë, janë tepër të larta dhe se zyrtarët nga të dyja partitë, në bisedat që patën me ta, përsëritën dëshirën për marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe mbështetje të fortë për administratën Tramp.
Theksuan dhe se besojnë se “marrëveshje e mundshme paqeje për njohje reciproke mes Sërbisë dhe Kosovës mund të jetë një katalizator për krijimin e Ballkanit Perëndimor stabil dhe paqësor” dhe se nën ndikimin e Tramp, marrëveshje mes Sërbisë dhe Kosovës është e arritshme.
Duke pasur parasysh se Uashingtoni prej nisjes ka qenë sponsori kryesor i pavarësisë kosovare, nuk është çudi që në letër flitet për "njohje të ndërsjelltë", por duke marrë parasysh qëndrimet zyrtare të Beogradit, pyetja është nëse marrëveshje e tillë është "e arritshme".
Ish shefi i përfaqësisë së Republikës Sërbe të Bosnjës në Uashington Obrad Kesiq tha për Kosovo Onlajn se vështirë të flitet nëse presidenti Tramp do të përqëndrojë vëmendjen për çështjen e Kosovës pas letrës së Teni dhe Hulahan, sepse atë, administrata amerikane në këto momente nuk e konsideron krizë.
Letrat e anëtarëve të Kongresit përcjellë presidentit apo sekretarit të shtetit në lidhje me politikën e jashtme, siç spegon, janë të shpeshta sepse çdo anëtar i Kongresit ka zgjedhës apo financues që janë me origjinë nga ndonjë vend, kështu që mënyra më e thjeshtë që të munden të tregojnë se po punojnë në kontekstin e interesave të tyre më të gjera, është të shkruajnë letër. Gjithashtu, sikurse thotë, ka raste të shpeshta që letrat të shkruhen nga përfaqësues të dy partive çka është më mirë sesa nëse të nënshkruhej nga ndonjë parti e vetme.
Thotë se është e pamundur që presidenti vetëm në bazë të letrave që çdo javë mbërrijnë minimalisht me dhjetëra, të ndryshojë politikën e tij ose t'i kushtojë vëmendje për çështjeje të caktuara, por dhe se egzistojnë rrethana që mund të jenë motivuese. E para është-kush e shkruan letrën.
"A është ky person që ka reputacion në parti dhe nëse po, atëherë kjo ka pak më shumë peshë. Në këtë rast, zonja Teni ka reputacion në parti, sepse fitoi zgjedhjet në shtetin e Nju Jorkut ku nuk është e lehtë për një republikan të fitojë. Kjo do të thotë se ndoshta ka pak më shumë ndikim sesa anëtari mesatar i Kongresit. Nga ana tjetër, gjithçka varet dhe nga ajo nëse dikush në administratë në post të lartë ka më shumë vëmendje ose më shumë kuptim për çështje të caktuara. Në këtë rast, ambasadori Grenell është personi që po ndjek vazhdimisht se çfarë po ndodh në hapësirën e Kosovës e Metohisë. Madje pak më parë reagoi kur Osmani publikoi disa informacione të pasakta dhe e kritikoi për këtë. Nëse rreth këtyre aksioneve egziston kordinim me ambasadorin Grenell, atëherë egziston shans serioz që të merret diçka përsipër nga ana e administratës", thotë Kesiq.
Thekson se duhet të jesh realist dhe të pranosh se do të jetë mjaft e vështirë që administrata e SHBA për çështjen e Kosovës t'i kushtojë më shumë vëmendje sepse Europa për të përgjithësisht nuk është prioritet i lartë.
"Është joreale të pritet që Ballkani të ketë prioritet të lartë se vetë Europa. Sidomos pasi për administratën kjo çështje tashmë nuk është në krizë. Kanë çështje shumë më të mëdha se kriza, sikurse në Lindjen e Mesme apo lufta në Ukrainë, kështu që nuk është momenti më i mirë për të tërhequr vëmendjen e presidentit rreth çështjeve që nuk janë në fokus të administratës. Por që vetë presidenti, duke folur në kontekstin e mandatit të tij të parë, tha sesi parandaloi konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës. Në këtë kontekst, mund të egzistojnë pak më shumë hapësirë, dhe mund të jetë e mjaftueshme që në bazë të kësaj letre dhe me disa punë dhe lobim shtesë që do të vinin nga Ambasada e Sërbisë apo nga ana e komunitetit tonë në SHBA, presidenti ende i kushton pak vëmendje çështjes së Kosovës dhe Metohisë", vlerësoi Kesiq.
Propozimet nga letra e dy kongresmeneve, sipas vlerësimit të Dragosllav Rashetës nga organizata Rruga e Tretë e Re, mund të mbërrijë deri tek ekipi i Tramp por pavarësisht në zhvillimet e ndryshme në skenën ndërkombëtare dhe ai beson se është mjaft e vështirë që të jetë prioritare në administratën amerikane.
Pavarësisht kësaj që Donald Tramp nuk vjen nga sfera e politikës por nga ajo e biznesit, Rasheta thotë se ai nuk ka lidhje kaq të thella me Kongresin në krahasim me disa president të tjerë sikurse Xhozef Bajden lidhjet e të cilit kanë qenë të thella pasi vetë ka qenë senator prej më shumë se tre dekadash.
“Bashkëpunëtorët dhe ekipi i tij duhet të mbajnë lidhje jashtëzakonisht të forta me Kapitolin në mënyrë që të koordinojnë punën e Partisë Republikane. Donald Tramp disi dhe në mënyrë të papritur, ka qenë mjaft i hapur ndaj sugjerimeve të ndryshme që vijnë nga Kapitol Hill, përfshirë dhe ato të fundit që ndikojnë në vendosjen e sanksioneve të tjera dhe tarifave dytësore ndaj Rusisë që vijnë nga senatori Grejm. Kështu që mund të pritet që ky propozim mund të pritet të arrijë deri tek kabineti i tij, por që vështirë se do të jetë prioritet i administratës amerikane", tha Rasheta për Kosovo Onlajn .
Ai thotë se presidentët amerikanë shpesh marrin propozime nga grupe më të mëdha kongresmenësh që tentojnë të krijojnë lidhje më të ngushta jo vetëm me anëtarët e partisë së tyre, por nëse është e mundur dhe "përmes ishullit", me partinë kundërshtare tjetër, në mënyrë që të arrijnë interesa të përbashkëta.
“Presidentët amerikanë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ‘tema më të rëndësishme’ apo interesa disi më të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane, duhet të ndjekin atë që po ndodh në Kongres, në degën legjislative, sepse ajo dikton politikën e jashtme amerikane në një farë mase, dikton politikën e jashtme amerikane, sidomos këshillat e politikës së jashtme dhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Prezenca e presidentit Tramp për çështjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas vlerësimit të ish ambasadorit të Kosovës në Itali Albert Prengaj, mund të pritet nëse flitet për marrëveshje sikurse ajo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020 mes Tramp dhe kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidentit të Sërbisë Vuçiq.
Prenkaj ka thënë për Kosovo Onlajn se duket se administrata e presidentit Tramp, është aktivizuar tashmë në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se sekretari i Shtetit Marko Rubio në disa raste ka demonstruar interesin e tij për Bosnjë-Hercegovinën, por dhe ndaj Sërbisë dhe Kosovës.
"Letra e dy kongresmeneve, republikanes Klaudia Teni dhe demokrates Krisi Hulahan, është një tjetër provë se SHBA po e monitorojnë nga afër situatën në rajonin tonë, ndaj në letrën e tyre kërkuan masa më konkrete për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm përmes marrëveshjes njohjeje reciproke mes Kosovës dhe Sërbisë", tha ky diplomat.
Përsa i përket sygjerimeve të kongresmeneve amerikane ndaj presidentit që të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, Prenkaj thotë se vizitat e presidentit amerikan në viset tona ndodhin në rastet e përcjelljes së mesazheve mjaft të rëndësishme politike, destinuar mbarë opinionit publik.
“Vizita e mundshme e presidentit Tramp në viset tona, do të ishte e rëndësisë së madhe dhe do të shënonte pikë kthese të madhe në raportet mes Kosovës dhe Sërbisë, e më gjerë", beson Prenkaj.
Nëse Tramp do të vizitonte Beogradin dhe Prishtinën, Kesiq thotë se kjo do të mund të ndodhte një nga dy gjërat dhe e para është lidhja me ndonjë interes ekonomik të SHBA.
“Do të duhej që Beogradi apo Prishtina të ofronin ndonjë përfitim të madh për Amerikën në kuptimin ekonomik. Dimë që Sërbia ka burime natyrore dhe se kjo administratë madje në fillim shprehu interes për litiumin dhe në atë kontekst kjo mund të jetë diçka që do të tërheqë vëmendjen dhe çka do të çelte mundësinë për ndonjë vizitë në të ardhmen. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, atëherë gjëja e dytë që mund ta sjellë është se paraprakisht tashmë është e gjitha e zgjidhur dhe se është gati për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë çka ndoshta mund të vihet në kontekstin e dëshirës së tij për të qenë kandidat për çmimin Nobel për Paqen. Pastaj do të rriste edhe shanset që vizita të realizohej” mendon Kesiq.
Nëse Tramp apo ndokush i rangut të lartë në administratën e tij, sikurse sekretari i Shtetit Rubio apo zëvendëspresidenti Vens do të vizitonte Sërbinë, kjo sipas vlerësimit të Rashetës me gjasa do të ndodhte në gjysmën e dytë të mandatit të Trampit.
Ai thotë se nëse Tramp nuk do të ketë rezultate të mira në zgjedhjet e mesit të mandatit, atëherë me gjasa do të jetë pak më i fokusuar tek politika e jashtme. Kjo vlen edhe kur është fjala për mandatin përfundimtar dhe Tramp ligjërisht nuk ka më të drejtë të kandidojë përsëri për t'u bërë kandidat presidencial.
“Për këtë në fund të mandatit, me gjasa do t’i kushtojë më shumë vëmendje politikës së jashtme. Nëse do të vinte të vizitonte potencialisht Beogradin, kjo do të ndodhte në atë periudhë, prej vitit 2026 e deri në vitin 2028” vlerëson Rasheta.

0 komentet