Sërbia miraton ligjin për të zhdukurit: Fundi i heshtjes shumëdekadëshe për familjet nga Kosova
Pas njoftimit nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale se Sërbia deri në fund të vitit do të miratojë Ligjin për Personat e Zhdukur, shoqatat e familjeve thonë se njohja e statusit të viktimave do të zgjidhte problemet e tyre të shumta dhe do të lehtësonte disi vuajtjet dhe pikëllimin. Ministrja Milica Gjurgjeviq Stamenkovski për Kosovo Onlajn thekson se në periudhën e ardhshme pritet të harmonizohet drafti, e më pas dhe dëgjesa publike dhe referimi tek procedurat kuvendore, por që kjo nuk është "vetëm ligj", por dhe mesazh pas dekadash heshtjeje për familjet e të zhdukurve se nuk janë harruar.
Shkruar nga: Katarina Saiçiq
Ligji për të zhdukurit tashmë e kanë Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova. Në B&H ligji u miratua, por zbatimi i tij është në pikpyetje, ndërsa në Kroaci funksionon. Kosova në vitin 2011, miratoi këtë ligj që definon të drejtat e familjeve, por edhe përgjegjësinë e institucioneve përgjegjëse për proçesin e kërkimit të të zhdukurve.
Në Sërbi, drafti i Ligjit u përgatit në shkurt të vitit 2025, por për shkak të ndryshimeve në personel në Ministri, u shty. U njoftua se kjo rregullore ka lidhje me të gjitha familjet e personave të zhdukur nga territori i ish-Jugosllavisë. Sipas të dhënave të disponueshme nga prilli i vitit 2025, fati i 11,000 personave nga mbarë RSFJ nuk është sqaruar, ndërsa në Kosovë po kërkohen 570 persona.
Në ekspozitën e fundit "Kujtime" në Kuvendin e Sërbisë, ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, njoftoi se deri në fund të vitit 2026 dhe Sërbia do miratojë këtë ligj.
Për Kosovo Onlajn ajo tha se po bëhet punohet përkushtimisht në hartimin e Ligjit për Personat e Zhdukur dhe se bëhet fjalë për temë që nuk është vetëm çështje juridike ose administrative, por çështje e ndërgjegjes shtetërore, drejtësisë dhe borxhit ndaj mijëra familjeve që prej dekadash kanë jetuar mes shpresës dhe dhimbjes.
“Pas nesh janë bisedimet me shoqatat e familjeve të të zhdukurve, përfaqësuesit e institucioneve kompetente, ekspertët dhe njerëzit që mbajnë këtë tragjedi përditë. Në fazën pasuese vjen harmonizimi i tekstit final të ligjit, dëgjesë publike dhe më pas referimi në procedurën kuvendore me synim të qartë që Sërbia në vitin 2026, për herë të parë të ketë ligj që në mënyrë sistematike të mbrojë familjet e të zhdukurve", theksoi ministrja.
Domethënie e veçantë për familjet e të zhdukurve në Kosovë
Sikurse theksoi, egziston vullnet i qartë politik dhe mbështetja e plotë e udhëheqjes shtetërore që ky ligj të miratohet, sepse familjet e të zhdukurve nuk duhet të lihen më pas dore.
"Shteti ka detyrimin t'u ofrojë jo vetëm mbrojtje juridike dhe materiale, por edhe atë çka presin prej kohësh: të vërtetën dhe dinjitetin", bën të ditur ajo dhe thekson se ky ligj për herë të parë do të rregullojë sistematikisht pozitën e familjeve të personave të zhdukur dhe do t'i mundësojë shtetit të njohë institucionalisht vuajtjet, pasigurinë dhe luftën e tyre për të vërtetën.
"Ligji ka rëndësi të veçantë për familjet e sërbëve të zhdukur dhe të rrëmbyer në Kosovë e Metohi, ku rrëmbimet vijuan dhe pas luftës. Qindra prej tyre presin drejtësinë. Këto nuk janë numra. Këto janë familje. Këto janë nëna të cilat dhe sot shtrojnë të njëjtën pyetje-ku janë fëmijët tanë? Në ekspozitën "Kujtimi", një nënë që i është zhdukur djali, rrëfeu vargun që përmblodhi gjithë dhimbjen e këtyre familjeve: "Ej vrasës, do të të falja gjithçka, vetëm të di se ku e ke varrosur tim bir". Kjo nuk është vetëm këngë. Kjo është kuja e mbarë familjeve, të dashurit e të cilave kurrë nuk u kthyen", tha Gjurgjeviq Stamenkovski.
Çfarë ofron ligji?
Ajo zbuloi dhe detajet e ligjit dhe atë çka mund të presin familjet e të zhdukurve.
"Ligji, familjeve do t'u mundësojë të drejtën për shpërblim të drejtë, kujdes shëndetësor, mbështetje psikosociale, siguri juridike dhe ndihmë institucionale në momentin e identifikimit dhe varrim dinjitoz të mbetjeve mortore. Do t’u mundësohet dhe pagesa e kompensimit të drejtë material për tre vjet. Të drejtat e familjeve të të zhdukurve në Kosovë e Metohi do të barazohen plotësisht me të drejtat e familjeve të të zhdukurve në konfliktet e luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë", theksoi ministrja.
Kur diskutohen dispozitat kryesore të këtij ligji, Gjurgjeviq Stamenkovski thekson se ai do të definojë qartë statusin e personave të zhdukur dhe anëtarëve të familjeve të tyre, mënyrën e ushtrimit të të drejtave të tyre, si dhe detyrimet e autoriteteve shtetërore në proçesin e kërkimit, identifikimit dhe evidentimin e të zhdukurve.
"Do të krijohet regjistër unik i personave të zhdukur, i cili do drejtohet nga Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, në bashkëpunim me Komisionin e Qeverisë së Republikës së Sërbisë për Personat e Zhdukur. Në veçanti, do të përmirësohet bashkëpunimi me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në rajon, si e si të përshpejtohet proçesi i zbardhjes së fatit të të zhdukurve. Por thelbi i këtij ligji nuk janë vetëm në nenet dhe proçedurat. Thelbi është tek njerëzit", tha ministrja.
Për gjithë këtë, konkludohet se ky ligj nuk është vetëm ligj.
"Kjo është tentativë e shtetit që pas dekadash heshtjeje, t'u thotë familjeve të të zhdukurve-nuk jeni të harruar. Dhe Sërbia nuk do tërhiqet nga e vërteta, drejtësia dhe njerëzve të vet”, tha Gjurgjeviq Stamenkovski.
Status me interes të veçantë për shtetin
Kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur “Loti” Dragana Vujançeviq Gjukiq, thekson për Kosovo Onlajn se me këtë Ligj do të zgjidhen mjaft probleme.
"Familjet e të zhdukurve presin njohjen e viktimës. Me këtë ligj do të njihet ajo çka është më e rëndësishme për ne-që dhe sërbët janë viktima. Ligji do të mbulonte mjaft probleme. E para dhe më thelbësorja, familjet do të merrnin një lloj sadisfaksioni që sigurisht, kurrë nuk është e mjaftueshme kur diskutohen anëtarët e vrarë të familjes. Megjithatë, bëhet fjalë për çështje sadisfaksioni monetar sesi të kuptojnë se nuk janë harruar, se dikush ende mendon për ta, se shteti qëndron pas tyre", theksoi Vujançeviq Gjukiq.
Kjo e fundit shton se Shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe të vdekur duhet t'u jepet status me interes të veçantë për shtetin që mos të shqetësohen për egzistencën e tyre.
"Me ligjin do të kemi operim dhe luftë të lehtë, që shoqatat të mund të merren me misionin dhe vizionin e tyre, për të cilin janë themeluar dhe jo me luftën për egzistencë. Gjëja e madhe është miratimi i këtij ligji. Dikur në vitin 2000, familjet paraqitën këtë iniciativë dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, ligji, të them është përsosur me pikat e tij. Kohët e fundit, u mbajt një numër i madh grupesh pune, ku ai u rishikua dhe çdo anëtar u pajtua dhe ne shpresojmë që të mos ketë më pengesa që ai të miratohet. Sikurse tha ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski në vitin 2026 ligji duhet të hyjë në fuqi”, thekson bashkëbiseduesja jonë.
Sikurse thekson, Sërbia është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ligj për personat e zhdukur.
"Është mjaft e rëndësishme që të miratohet dhe të jetë në përdorim. Kemi shembuj të vendeve në rajon që kanë ligj, por ai nuk funksionon dhe nuk zbatohet. Kështu që është e rëndësishme që gjëja, ndonëse kemi pritur kaq gjatë, tashmë kur të miratohet, të jetë në funksion dhe familjet të jenë sa më të lumtura me implementimin e tij", theksoi Vujançeviq Gjukiq.
Mbrojtja juridike e financiare
Kryetarja e Shoqatës së Personave të Zhdukur dhe të Rrëmbyer në Kosovë e Metohi Verica Tomanoviq thekson për Kosovo Onlajn se këto ditë po zhvillohen bisedime intensive për temën e Ligjit për Personat e Zhdukur dhe po plotësohet projektligji që të përshpejtohet edhe më procedurat.
“Deri më sot ai ligj nuk është miratuar. Megjithatë prej vitit 2019, kemi premtimin e presidentit të Republikës zotit Aleksandar Vuçiq që ky problem do të zgjidhet urgjentisht. Pikërisht këto ditë po mbahen bisedime për këtë temë me grupin e punës që po punon për projektligjin dhe kemi premtime nga ministrja e punës dhe politikave sociale që ky ligj do të realizohet deri në Vit të Ri”, tha Tomanoviq.
Ajo theksoi se pikë së pari pret mbrojtje ligjore e financiare për familjet e të zhdukurve.
"Familjet tona jetojnë në kushte mjaft të vështira egzistenciale. Ata u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u vendosën në strehim kolektiv, u gjendën mënyra të ndryshme, por është e papranueshme që viktimat, viktimat tona, të mos respektohen në mënyrën e duhur dhe që familjet të mos mbrohen materialisht nga shteti, sepse e meritonin. Ata nuk e lanë me dëshirën e tyre rajonin e vet, vendin e vet, shtëpinë e vet. Ato ishin të detyruara të dëboheshin forcërisht nga vatrat e tyre shekullore. Unë mendoj se ky ligj do të lehtësojë disi vuajtjet dhe pikëllimin që familjet tona mbajnë në vetvete", beson Tomanoviq.
Ajo kujtoi se në Kosovë ka gjithsej 1,586 viktima të pazbuluara, prej të cilave 570 janë sërbë, ndërsa janë varrosur 367.
"Besoj tek deklaratat e ministres dhe jam e bindur se në vitin 2026 më në fund do të përfitojmë përmes Ligjit të nevojshëm për Personat e Zhdukur", konkludoi Tomanoviq.
komentet