Shirita të kuq për stacionet policore, çfarë do të ndërtojë tjetër Qeveria e Kosovës në veri?
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në shumë raste ka paralajmëruar investimet e qeverisë së tij-ndërtimin e rrugëve, autostradave, shkollave, hapësirave të gjelbra... në të gjitha komunat, pa diskriminim ndaj asnjë komuniteti dhe asnjë pjese të Kosovës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për komunat me shumicë sërbe në veri, projektet që qeveria i promovon me prerjen e shiritave të kuq janë stacionet e rinovuara policore.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Së bashku me ministrin e punëve të brendshme Xhelal Sveçla, Kurti më 2 gusht çeli stacionin policor në Soçanicë vendbanim në Komunën e Lleposaviqit për të cilën tha se “është rinovuar dukshëm dhe ku mund të thuhet lirshëm se sikur është e porsandërtuar”. Me këtë rast kryekomunari i Lleposaviqit Lulzim Hetemi tha se në vendbanimin Lleshak së shpejti do të ngrihet nga themeli stacioni i ri policor.
Tetorin e kaluar në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq në Zubin Potok nisën punimet për ndërtimin e stacionit policor e para kësaj, policia kosovare në veri ndërtoi katër baza të policisë kufitare për ndërhyrje të shpejtë.
Në shkurt u informua se në të katër komunat në veri nisi ndërtimi i 21 shtëpive për pakicat kombëtare por projekti tjetër që financohet nga buxheti kosovar nëse e anashkalojmë heqjen e sinjalistikës së trafikut në serbishten cirilike dhe zëvendësimin e tyre me “sinjalistikën në përputhje me ligjet e Kosovës”, pothuajse nuk ka.
Duke folur për performancën e kabinetit të tij gjatë tre viteve, kryeministri Albin Kurti në prill deklaroi se në veri janë ndërmarrë “shumë veprime të fokusuara në mirëqenien e qytetarëve”, siç është ndërtimi i rrugëve, dhe si shembull përmendi rrugën që lidh Sërbicën me liqenin e Ujmanit. Banorët e Zubin Potokut si sfond të kësaj ndërhyrjeje infrastrukturore vurën re daljen më të shpejtë të njësive policore në Ujman.
Kurti foli edhe për modernizimin e infrastrukturës për shërbimet e telekomunikacionit dhe investimet në stacionet e furnizimit me karburant për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë të fshatrave të komunës së Zveçanit dhe Lleposaviqit, e megjithatë, përshtypja është se qeveria e tij i kushton vëmendjen më të madhe ndërtimit të infrastrukturës për nevojat e policisë në veri.
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq thotë për Kosovo onlajn se niveli i investimeve publike në Kosovë është mjaft i ulët dhe se prej tyre në Komunën e Mitrovicës së Veriut shikohen vetëm investime në shtëpitë e shqiptarëve të kthyer dhe ndërtimin e stacioneve policore.
“E vetmja çka kemi parë nga investimet publike në Komunën e Mitrovicës së Veriut ku investimet janë më të dukshme, janë dhe ato shtëpitë për shqiptarët e kthyer apo thëniet për ndërtimin e stacioneve policore sikurse ato iniciativat që në remontin ushtarak të ndërtohet një nga këto institucione. Kohët e fundit, në veri, vurëm re hapjen e stacionit policor në Soçanicë. Nuk kemi me të vërtetë ndonjë përmirësim apo investim të dukshëm në hapësirat publike, por më duhet të theksoj se kjo nuk ka lidhje vetëm për mjediset sërbe. Në përgjithësi, niveli i investimeve publike në Kosovë është shumë i ulët” bën të ditur Andriq Rakiq.
Sikurse shton kjo e fundit dhe kur ka ndonjë investim kur bëhet fjalë për familje të kthyera, nuk financohet në infrastrukturën egzistuese që egzistenca e tyre të ishte efikase.
“Nuk ka investime në shkolla që egzistojnë në veri dhe që janë të destinuara për mësim në gjuhën shqipe apo të themi në infrastrukturën shëndetësore. Në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ditë më parë u publikua lajmi se në Shtëpinë e Shëndetësisë, pra në Qendrën për Mjekësi Familjare egziston vetëm një mjek dezhurn. Pra, nga njëra anë, keni shumë lëvizje populiste, si ndërtimi i shtëpive për të kthyerit, por nga ana tjetër, nuk po bëhet asgjë për të siguruar që çdo komunitet, qoftë shqiptar apo sërb pavarësisht se cilin sistem përdorim, kanë shërbime kualitative” thotë Andriq Rakiq.
Kjo e fundit thekson se sapo u shfaq raporti i performancës gjashtëmujore të qeverisë, i cili tregon se Ministria për Komunitete dhe Kthim që udhëhiqet nga ministri i vetëm sërb në qeverinë kosovare Nenad Rashiq, ka shpenzuar më pak se 1% të buxhetit për investimet kapitale, Ministria e Infrastrukturës rreth 20%, Ministria e Shëndetësisë nën 20%...
“Kjo është performancë që ka kaluar pjesën më të madhe të vitit. E vetmja ministri që ka përdorur buxhetin me efikasitet për investimet kapitale është Ministria e Mbrojtjes. I vetmi ku me të vërtetë investohen dhe blihen për FSK gjithçka tjetër në Kosovë është më pak, më e ndalura dhe nuk mund të flitet rreth projekteve infrastrukturore, investime publike e kudo tjetër. Projekti më i madh infrastrukturor i kësaj qeverie është ura për këmbësorë dhe autostrada disa kilometra në Podujevë dhe ky është me të vërtetë problem serioz. Përveç asaj që nuk ka investime të huaja, nuk ka madje as investime të brendshme publike dhe kjo për bizneset është fort katastrofike” vlerëson Andriq Rakiq.
Ndërtimi i stacioneve policore dhe bazave në veri të Kosovës, profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu e vëzhgon si çështje të sigurisë. Sikurse thotë deri këtu erdhi pasi Sërbia "sillet agresivisht".
Ai bën të ditur për Kosovo Onlajn se sidomos pas ngjarjeve në Banjskë, me shumë gjasa u konsiderua se ishte strategjikisht e nevojshme dhe se nuk ishte vetëm vlerësim i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policisë, por edhe pse thuhet se nuk ka bashkëpunim me KFOR dhe bashkësia ndërkombëtare, koordinimi ekziston ende "sepse pa to nuk mund të bëhet asgjë".
“Kjo është çështje sigurie. Sërbia është sjellë agresivisht. Ata bërën agresion dhe ky ka qenë agresion ushtarak, nuk ishte agresion terrorist por ushtarak, agresion shtetëror. Ka rreth pesë, gjashtë, nënstacione policore në Soçanicë dhe në disa vende të tjera dhe kjo është për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, sepse të gjithë qytetarët ishin të kërcënuar” thotë Baraliu.
Analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Ognjen Karanoviq thotë për Kosovo onlajn se askush nuk mund as të presë që institucionet që ndodhen nën kontrollin e tij të investojnë në objekte, burime apo kapacitete të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve pavarësisht besimit, etnisë, racës apo përkatësisë kombëtare dhe se me ndërtimin e stacioneve policore në very të Kosovës Kurti vazhdon politikën në të cilën synimi është zhvendosja totale e identitetit kombëtar sërb.
Sikurse vlerëson, investime jo që nuk ka në veri të Kosovës në pjesën më të madhe të zonave sërbe, por nuk ka dhe as në ato shqiptare pasi askush nga establishmenti në Prishtinë nuk u bëhet vonë as për shqiptarët por vetëm për "hesapin e tyre".
"Sigurisht që fokusi i vëmendjes së Albin Kurtit tashmë është drejtuar ndaj veriut të Kosmetit pra ndaj katër komunave në veri ku ndodhet shumica absolute sërbe etnike dhe demografike. Synimet e atjeshme janë të qarta, ai dhe në këtë mënyrë me çeljen e stacioneve policore, objekteve të represionit, vijon politikën e vet që është mjaft e thjeshtë, montstruoze pasi dhe synimi i tij është zhvendosja e plotë fizike dhe biologjike e identitetit kombëtar sërb nga Kosova dhe Metohia. Ai mendon se në këtë mënyrë do të forcojë të ashtuquajturën shtetësi apo pavarësinë e lëvizjes separatiste shqiptare në krahinën jugore sërbe çka është karakteristikë e gjithë atyre regjimeve të dhunshme apo politikave dhe ideologjive agresive dhe ai u përket politikave dhe ideologjive të tilla” bën të ditur Karanoviq.
Sikurse shton kushdo që largohet nga Kosova në zonat shqiptare, do të shikojë se me të vërtetë nuk ka investime në Kosovë dhe se nuk egzistojnë organe shtetërore të cilat do të duheshin të ishin në shërbim të qytetarëve por që mbretëron korrupsioni dhe kriminaliteti.
"Për mua është tërësisht e qartë se çfarë bën Albin Kurti vetëm pyes se deri kur bashkësia ndërkombëtare apo mentorët e të ashtuquajturës pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë mendojnë se këtë e shikojnë me sytë e tyre dhe të bëjnë që nuk e shikojnë. Pra vendet e Pesëshes i gjithë perëndimi politik që janë krijuesit e shtetit fals në Prishtinë e tolerojnë gjithë këtë, ata për shembull mbylljen e Postës së Sërbisë në veri të Kosmetit, çeljen e këtyre stacioneve policore dhe heqjen e dinarit e etiketojnë me nisjen e funksionimit të shtetit në mbarë territorin e Kosovës. Pra për ta, kjo është legjitime. E dinë fare mirë ata që kjo paraqet me të vërtetë mekanizëm të zhvendosjes së popullit sërb nga Kosova por kjo nuk u intereson atyre. Ata dëshirojnë që Prishtina të jetë e pavarur", thotë Karanoviq.
komentet