Spostimi i dialogut për fundin e mandatit të Llajçakut: I paktë për procesin, i mjaftueshëm për BE?
Takimi i mbajtur dje në Bruksel ishte i fundit i një tjetër viti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, proces që zgjat prej vitit 2011 por edhe epoka e të dërguarit të BE Mirosllav Llajçak. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn raundin e djeshëm të dialogut e shikojnë si hap çka sikurse vlerësojnë ishte i rëndësishëm për Bashkimin Europian, i cili dëshiron të tregojë se dialogu është gjallë.
Shkruar nga: Millena Milladinoviq
Pas disa tentativave të pasuksesshme gjatë mbarë vitit, dje, sipas vlerësimit BE në takimin tripalësh të suksesshëm, u dakordësua formimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, i cili do të krijohet në përputhje me Deklaratën e miratuar. Llajçak, i cili është në fund të mandatit të tij, njoftoi se BE së shpejti do të mirëpresë takimin e Komisionit të Përbashkët.
Mosmarrëveshjet e tjera në procesin e dialogut mbeten pa marrëveshje.
Sërbia as në fund të vitit nuk mori përgjigje për çështjen nëse Prishtina mbështet draft-statutin europian të BKS por që nga kjo prej kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi mori buzëqeshje.
Kryenegociatori i Beogradit, Petar Petkoviq spegoi pas mbajtjes së raundit të dialogut se delegacioni sërb insistoi tek çështjet e rëndësishme për sërbët në Kosovë, sikurse është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe çështja e de-eskalimit, ku pala kosovare qëndroi e heshtur.
“Madje dhe kur Llajçak pyeti nëse kishte përgjigje për pyetjen e bërë pesë herë-ai tha se duhej të konsultohej, sikur nuk e dinte se për çfarë bëhet fjalë...”, ka thënë Petkoviq.
Bislimi në deklaratën e tij pas takimit u fokusua tek takimi bilateral me Llajçakun dhe tha se u bisedua rreth energjisë, mundësinë e çeljes së vendkalimeve, vizitat zyrtare...Rreth BKS dhe de-eskalimit nuk kishte se çfarë të thoshte.
Mirosllav Llajçak, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Sërbi qysh prej prillit të 2020, për katër vite e gjysmë nuk mundi të zgjidhë shumë çështje në këtë proces. Mandati i tij skadon më 31 janar të vitit të ardhshëm dhe për tani nuk dihet nëse BE do të emërojë të dërguar të ri, apo drejtimin do t’a marrë shefja e re e diplomacisë së BE Kaja Kallas.
Sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, rezultati i takimit në Bruksel përfundoi me notë pozitive çka është fort e rëndësishme për BE që të tregojë se ky proces është gjallë. Mirëpo, sikurse theksojnë, çështjet më të rëndësishme mbeten të pazgjidhura, ndaj dialogu duhet të pritet vitin e ardhshëm, qeveri të re apo të vjetër në Kosovë, por edhe në Amerikë.
Tejkalimi i pritshmërive
Politologu Ognjen Gogiq theksoi se raundi i fundit i dialogut në Bruksel tejkaloi pritshmëritë pasi është arritur marrëveshje që palët të vazhdojnë të punojnë së bashku për të konfirmuar fatin e personave të zhdukur. Thekson se dialogu prej kohësh ka regres apo stanjacion dhe se askush nuk priste që takimi i fundit në kuadër të mandatit të të dërguarit special për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, të përfundonte me notë pozitive.
“Ironikisht mund të thuhet se dialogu madje i ka tejkaluar edhe pritshmëritë, sepse askush nuk kishte pritshmëri nga kjo bisedë, por megjithatë përfundoi me notë pozitive duke konstatuar kështu se egziston pajtueshmëri që të punohet më tej në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur. Ndonëse kjo temë ka kaluar shumë kohë gjatë dialogut pa rezultate, është pozitive që në këtë mënyrë të përfundojë me ndonjë marrëveshje apo pajtueshmëri të palëve”, ka thënë Gogiq për Kosovo Onlajn.
Takimi i djeshëm në Bruksel, sqaron ai, pati mbi të gjitha funksionin e përmbylljes së mandatit të Llajçakut.
Gogiq vë në dukje se dialogu është caktuar kur në Bruksel të mbahen takime të shumta dhe se ka qenë e nevojshme të tregohet se procesi është “gjallë”.
Thotë se dialogu ka pasur dinamikën e vet prej vitit 2011 deri në vitin 2016 pas të cilës u pasua me stanjacion dhe shembjen e marrëveshjeve.
Sot, konstaton ai, rreth dialogut në Bruksel nuk mund të flitet si rreth kornizës që jep rezultate.
“Dialogu kishte një lloj trajektore të vetën prej vitit 2011 deri në 2016. Pas kësaj, hyrëm në periudhë stanjacioni apo shembje marrëveshjesh jo vetëm me rezultate të parakohshme, por dhe sporadike. Kështu që në fakt ne flasim rreth një procesi që është në njëfarë ngecje të stërzgjatur që filloi të shembej, kështu që rreth këtij formati të dialogut të Brukselit nuk mund të flitet si kornizë që jep rezultate” tha Gogiq.
Ky i fundit vlerëson se dialogu ka hyrë me shumicë në fazën e dekadencës kur nevojitet të mendohet rreth reformimit tërësor të tij.
Megjithatë, sikurse shton ai, për këtë nuk ka vullnet politik para së gjithash në BE, e cila në këtë moment ka çështje shumë më të rëndësishme globale që merret.
Duke folur rreth skadimit të mandatit të Llajçakut pas rreth një muaji, Gogiq vëren se i dërguari special befasoi shumë me jetëgjatësinë e tij, ndaj, thekson ai, nuk mund të përjashtohet mundësia që ai të mos mbetet në dialog, pasi BE ende nuk ka qëndrim të qartë rreth kësaj nëse dialogu do të drejtohet nga Kaja Kallas si përfaqësuese e lartë, apo do të emërojë përfaqësuesin e vet.
“Llajçak në fakt nuk mund të thotë shumë lëvdata për punën e vet, sepse ai trashëgoi dialog në një nivel, i cili nuk u përmirësua dhe nuk dha rezultate, por u shemb, kështu që në një farë mënyre nis nga fillimi dhe 'nxjerr gjërat’ dhe riparon dëmin kushdo që e merr përsipës dialogun në periudhën e ardhshme” beson Gogiq.
Për Llajçakun, politikologu thotë se është jashtëzakonisht domethënëse atë çka përfundoi bisedën në notë pozitive që Këshilli i BE dhe Këshilli Europian mund t'i përkushtohen dhe politikës së zgjerimit dhe anëtarësimit me konstatimin se dialogu në një farë mënyre bëri përparim në fund.
“Për Llajçakun, e vetmja gjë relevante është kjo çka tashmë Këshilli i BE për punë të përgjithshme, miratoi këto konkluzione rreth zgjerimit, ku do të konstatohet ndonjë përparim dhe vetëm për këtë egzistojnë disa kushte që Sërbia dhe Kosova të vazhdojnë rrugën e tyre europiane”, konkludoi Gogiq.
Çështja kryesore e pazgjidhur
Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, në dallim prej takimeve të mëparshme në kuadër të këtij procesi gjatë dy viteve të fundit, nuk përfundoi me fiasko totale, tha analisti nga Mitrovica e Veriut Modrag Milliqeviq, duke e vlerësuar pozitivisht atë çka Beogradi dhe Prishtina, pas ngecjes serioze tek negociatat, u dakordësuan që bashkarisht të punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Megjithatë, vëren se edhe këtë herë çështjet kyçe të implementimit të marrëveshjeve të arritura, përfshirë BKS, kanë ngelur të pazgjidhura.
“Kemi pasur progres të caktuar, nuk mund të themi se përfundoi sikurse dhe më parë me fiasko. Kësaj radhe patëm një marrëveshje e cila, pas vonesave të gjata dhe shtyrjes së afateve, më në fund u arrit dhe ky është një informacion pozitiv kur flasim rreth dialogut-se pas ngecjes vërtetë të zgjatur që patëm dhe mosbesimit, që me gjasa ishte i dukshëm për të gjithë, është e qartë se tani kemi pasur progres kaq të denjë”, tha Milliqeviq për Kosovo onlajn.
Megjithatë, çështja e implementimit të marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ai, mbeten në pikpyetje ashtu sikurse pas raundeve të mëparshme të dialogut.
Beson se rreth kësaj do të bëhen analiza më të detajuara kur të krijohen ekipet, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, por dhe në nivelin e bashkësisë ndërkombëtare.
Pasi mandati i Llajçakut është pranë fundit, nuk ishte reale të pritej se do të kishte përparim kur është fjala rreth çështjeve kyçe-BKS dhe marrëveshja rreth telekomunikacionit dhe energjitikës.
“Nëse do të shumonim fundin e vitit ka rezultate me të vërtetë konkrete për çështjen e dialogut, do të thosha të pakënaqshme nën tendencën që kjo qasje tek dialogu të vazhdojë diku gjatë muajit janar dhe shkurtit”, theksoi ai.
Milliqeviq kontaton se stanjacioni në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë zgjat prej dy vitesh.
“Duke marrë parasysh të gjitha turbulencat dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe raportet shumë të vështira mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo situatë ka zgjatur gati dy vite të plota. Ne nuk kemi pasur progres domethënës dhe të gjitha ato ‘sukseset’ që janë bërë, nëse ka pasur në përgjithësi, janë bërë duke shkaktuar kriza të caktuara, qofshin këto çështja e targave etj” tha analisti.
Shton se nuk mund të flitet për ndonjë progres në dialog nëse merret parasysh fakti se kanë kaluar gati 10 vjet nga arritja e marrëveshjes për formimin e BKS.
Sikurse vëren, për çështjen e BKS edhe sot e kësaj dite përsëriten të njëjtat pallavra dhe thirrjet për njërën dhe tjetrën palë sesi do të niset me këtë.
Pyetjes se çfarë do t'i lërë i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Mirosllav Llajçak pasuesit të tij në raportin përsa i përket dialogut, Milliqeviq thotë se ai dokument do të ketë aspekte pozitive e negative të dialogut, përfshirë të gjitha sfidat me të cilat përballet bashkësia ndërkombëtare.
Beson në barrën e madhe që do të ketë pasuesi i Llajçakut.
“Sigurisht që mbetet barra dhe përgjegjësia e të gjithë ndërmjetësve të ardhshëm në dialog, të cilët do të angazhohen direkt dhe do të tentojnë që t’a kthejnë dialogun politik më në fund në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës aty ku u ndal dhe në mënyrën se si filloi diku. Kjo do të jetë detyrë serioze për bashkësinë ndërkombëtare dhe kësaj do t'i paraprijnë zgjedhjet kosovare dhe stabiliteti politik në nivelin e Sërbisë, përfshirë dhe tentativën për të stabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës. Këto janë parakushtet që do të presin ndonjë ndërmjetës të ri të ardhshëm në procesin e negociatave” konkludoi Milliqeviq.
Era politike e fuqive të mëdha
Takimi i fundit i negociatorëve kryesorë pavarësisht zvarritjes, ka qenë veçse formal ka theksuar për Kosovo onlajn analisti nga Prishtina Artan Muhaxhiri dhe vlerëson se pa “erërat politike” të fuqive të mëdha si SHBA, Gjermanisë dhe Francës, as në vitin pasardhës nuk do të shkohet në përparim tek dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë.
“Nëse SHBA dhe BE dhe vendet e fuqishme në BE sikurse Gjermania dhe Franca nuk ushtrojnë atë presion, dyshoj nëse do të arrihet diçka. Por tek këto dy vende egzistojnë probleme të mëdha, në Gjermani pasojnë zgjedhjet dhe në Francë është zgjedhur kryeministri i ri. Pra, kanë problemet e tyre dhe ndaj nuk besoj të kenë energji dhe burime politike që të orjentohen tek dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë” ka thënë Muhaxhiri.
Ky i fundit tha se raundi i fundit i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë më i mirë se i kaluari por që ishte formal.
“Ky raund dialogu ishte pak më i mirë se të tjerët, por sidoqoftë ishte veçse formal ndaj në këtë kontekst është e pamundur të pritet zgjidhje për marrëveshje thelbësore. Mendoj se problemi qëndron si tek BE, por dhe tek Kosova dhe Sërbia. Të gjithëve u nevojitet pak më shumë ’erëra politike’, pak inkurajim për të patur arsye për vijimin e dialogut” tha Muhaxhiri.
Ky i fundit përshëndeti faktin e nënshkrimit të marrëveshjes për personat e zhdukur por dhe paralajmëroi se do të jetë e nevojshme shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje mjaft delikate dhe të rëndësishme.
“Dyshoj tek kjo marrëveshje për të shkuar drejt zgjidhjes. Nevojitet të nxiten fort nga të gjitha anët” ka thënë Muhaxhiri.
Ai beson se nuk duhet të pritet që BE vitin e ardhshëm të ushtrojë presion të shtuar ndaj Beogradit dhe Prishtinës pasi për të çështjet e pazgjidhura në Ballkan momentalisht nuk janë më prioritet.
“Duhet të dimë se egzistojnë dy kriza të mëdha globale, në Rripin e Gazës dhe Ukrainë dhe derisa këto nuk zgjidhen pozitivisht, nuk besoj se Ballkani do të jetë në fokus. Ndërkaq, nëse administrata e Tramp me të vërtetë ndërmerr hapat e duhur politikë që i promovoi gjatë fushatës zgjedhore për të përshpejtuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe për të gjetur zgjidhje për Gazën, mendoj se hapi tjetër do të ishte marrëveshje finale mes Kosovës dhe Sërbisë” ka thënë Muhaxhiri.
I pyetur nëse pasuesi i Mirosllav Llajçakut do të mund të përshpejtojë procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, Muhaxhiri thotë thotë se pavarësisht se kush do të jetë në këtë funksion, do të kontribuojë afro “5%” pasi nuk ka fuqi politike që të mund të prodhojë rezultat.
“Udhëzimet kryesore tek dialogu vijnë prej fuqive të mëdha dhe një person i vetëm nuk mund t'i ndryshojë, nuk ka kaq fuqi politike t'i ndryshojë. Ndaj, pavarësisht se kush vjen në vendin e Llajçakut, këto ndryshime do të jenë ndoshta 5 apo 10% kështu që asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshojë. Do të insistohet në vijim që të dy palët të përmbushin ato që kanë dakordësuar në marrëveshje dhe këtu ndonjë person nga administrata europiane, nuk mund të ndihmojë. Këtë ndryshim mund t’a bëjnë vetëm liderët e vendeve të mëdha, presidentët, kryeministrat e vendeve të rëndësishme sikurse SHBA, Gjermania, Franca e të tjera” konkludoi Muhaxhiri.
Spostimi për vitin pasues
Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, theksoi se për përparim në dialog do të nevojitet të pritet vitin pasues, qeverinë e re në Kosovë dhe administratën amerikane, duke theksuar se i dërguari i BE për dialogun Mirosllav Llajçak punën e tij e ka kryer profesionalisht por që nuk arriti të ndikojë tek opinioni i liderëve sërbë dhe kosovarë.
Shahini theksoi se dhe ky vit për dialogun ka “shkuar kot” sesa çka është bërë me të vërtetë në këtë proces.
"Dialogu shkoi kot, si Prishtina dhe Beogradi ende nuk e kuptojnë se me dialog mund të zgjidhen të gjitha problemet që egzistojnë mes dy vendeve. Presim vitin e ardhshëm, kur do të kemi qeveri të re në Kosovë dhe president të ri në SHBA, që të niset ajo pikë dhe dialogu të përfundojë përgjithmonë" tha Shahini.
Sipas fjalëve të tij, pas ikjes së Llajçakut, ai që merr përsipër ndërmjetësimin e dialogut e presin lehtësira, duke pasur parasysh se administrata e mëparshme e Brukselit dha gjithçka nga vetja për të treguar se është i domosdoshëm që dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë të përfundojë.
“Zoti Llajcak është misioner ndërkombëtar, i cili punën e vet e bëri profesionalisht. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk mundën të ndryshonin opinionin e Kurtit dhe Vuçiqit. Për të dërguarin e ri sigurisht do të jetë më e lehtë pasi Llajçak dhe Borelli dhe gjithë të tjerët bërën progres në kuptimin se kuptuan që prioriteti i BE dhe SHBA është që dialogu të përfundojë” konkludoi Shahini.
0 komentet