Tërheqja e SHBA nga Ballkani Perëndimor: A do t’ja lërë Amerika rajonin Gjermanisë dhe BE?

Zapadni Balkan
Burim: European Western Balkan

Roli i SHBA në Ballkanin Perëndimor do të pakësohet, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, vlerësojnë hulumtuesit Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme (DGAP). Me këtë rast sipas hulumtuesve, rajoni me konflikte të pazgjidhura dhe proces integrues të ngecur, i nevojitet angazhim strategjik më serioz të Bashkimit Europian dhe Gjermanisë. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se deri tek “tërheqja” e SHBA nga Ballkani Perëndimor, nuk do të shkohet nëse në pushtet vjen republikani Donald Tramp. Nga ana tjetër, besojnë se nëse fitojnë demokratët, Kamala Harris do të heqë dorë nga roli drejtues në rajon.

Shkruar nga: Millena Milladinoviq

“Në rast se fiton Tramp, ish presidenti i SHBA, ndonjë lider ballkanik si presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të kenë më shumë qasje dhe kontakt në nivel të lartë në Uashington sesa gjatë viteve të fundit”, thuhet në hulumtimin e Këshillit Gjerman për Politikë të Jashtme.

Nga ana tjetër nëse fiton Kamala Haris, raportet e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë si deri tani.

“Në rastin e fitores së kandidates së Partisë Demokratike Kamala Haris, Uashingtoni do të qëndrojë në kursin e përgjithshëm të deritashëm, por që në Ballkanin Perëndimor do të operojë me kujdes më të paktë dhe angazhim në nivel të lartë sesa në kohën e presidentit Xhozef Bajden mandati katërvjeçar i të cilit mbaron më 20 janar” bëhet e ditur.

Sipas fjalëve të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, SHBA nuk do të tërhiqen nga roli drejtues në Ballkanin Perëndimor pasi në periudhën e fundit është dëshmuar që Bashkimi Europian nuk mundet të menaxhojë krizën.

Për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë, bashkëbiseduesit tanë presin angazhim më të madh të SHBA nëse Tramp merr pushtetin. Ndërkohë, nëse shkohet deri tek ajo që administrata gjermane të marrë drejtimin e Ballkanit Perëndimor sipas fjalëve të ekspertëve, kjo do të thotë vijimtari të mbështetjes për kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe aksioneve të tij.

Aksionet e njëanshme të Trampit

Bashkëpunëtori i OJQ "Iniciativa e Re Shoqërore" Aleksandar Shluka thekson se roli i SHBA gjatë viteve të ka qenë vendimtar.

"Nuk është realiste që SHBA të tërhiqet nga roli udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. Dimë që në 20 apo 30 vitet e fundit kemi patur rol vendimtar në këtë rajon dhe që askush nuk mundet në thelb të zëvendësojë një hegjemoni sikurse është SHBA. Megjithatë, nëse vëzhgojmë zgjedhjet e ardhshme, realiste është që zhvendosje e caktuar në kuptimin e solitaritetit më të madh të njërës apo tjetrës palë, do të ndodhë nëse Donald Tramp vjen në pushtet. Nëse Tramp vjen në pushtet, ne mund të presim që ai, sikurse gjatë mandatit të tij të parë, të ketë qasje të njëanshme, të mos koordinojë aktet e tij aq sa me partnerët europianë, madje dhe në kontekstin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu tani është edhe më shumë problem, Tramp me gjasa do të përpiqet t’a përdorë këtë për të imponuar disa nga zgjidhjet e tij” bën të ditur Shluka.

Nga ana tjetër, nëse në zgjedhje fiton Kamala Haris, dialogu do të mbetet nën udhëheqjen e Bashkimit Europian, beson Shluka.

"Nëse Haris do të zgjidhet, mendoj se do të shikojmë rol udhëheqës të BE në kontekstin e dialogut dhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor, por sigurisht nën mbështetjen e SHBA pa të cilën nuk mundet të ndodhin hapa të mëdhenj", ka shtuar ai.

Qëndrimi i Prishtinës dhe Beogradit është i qartë, thekson Shluka. Beogradit i intereson më shumë që president i SHBA të zgjidhet Tramp, ndërsa Prishtina nuk e fsheh prirjen e vet me demokratët.

"Nuk fshihet që Beogradi më shumë pret Donald Trampin, por domethënëse është se Beogradi nuk vendos më "bast" për ndonjë kandidat çka nuk ka qenë rast më herët. Ndërsa Tramp i intereson më shumë Beogradit që të dalë sa më shpejt nga kriza në të cilën është gjendur dialogu, Prishtina nuk e fsheh që ardhja në pushtet e Tramp nuk i intereson pasi është më tepër e prirur për demokratët, kanë patur raporte të turbullta me republikanët, për shembull raportet mes Kurtit dhe Grenellit ku shikojmë fërkime", thekson Shluka.

Megjithatë, për çështjen e dialogut, shton ai, nuk duhet të pritet që me zgjedhjen e Tramp apo të Harisit do të shkohet deri në zgjidhje.

"Nëse situata qëndron e njëjtë, pra që Haris të fitojë në SHBA dhe që në Kosovë të qëndrojë në pushtet Kurti, nuk do të shikojmë përmirësim të situatës në terren, të paktën jo deri në tetor, pra deri në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Ndërsa nëse Tramp fiton dhe Kurti qëndron në pushtet, do të egzistojnë qasje vendimtare nga Amerika jo aq vendimtare duke marrë parasysh krizat në botë, por në kuptimin e rigjallërimit të marrëveshjes së Uashingtonit dhe disa alternativa të përafërta nëse shikohet që kjo të jetë e mundur", përmbylli Shluka.

Implikimet në Europë dhe Ballkanin Perëndimor

Analisti politik Afrim Kasolli ka theksuar se tërheqja eventuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të kishte komplikacione në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor pasi siç tha ai, gjatë viteve të kaluara është treguar se Bashkimi Europian nuk ka mundur të menaxhojë krizën.

"Krizat gjeopolitike të cilat kanë shpërthyer në shumë vende të botës, përfshirë dhe Lindjen e Mesme e veçanërisht irritimi në Lindjen e Largët me Tajvanin, ka çuar alarmin se SHBA pavarësisht se kush do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, Haris apo Tramp, janë të orjentuar tek Lindja e Largët me synim kontrollin e balancuar të Kinës. Dokumenti strategjik kombëtar amerikan kohët e fundit thotë se Kina ngelet një nga rivalët kryesorë gjeopolitik të SHBA dhe duhet të investohet tek kufizimi i kësaj fuqie aty ku mund të shkaktojë pasoja sipas rolit dominues të SHBA në botë", ka thënë Kasolli.

Sipas fjalëve të tij, tërheqja e SHBA do të kishte pasoja në Europë dhe Ballkanin Perëndimor. Kasolli bën të ditur se praktika ka treguar që BE pa SHBA nuk mund të menaxhojë dot krizën. Për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë, Kasolli bën të ditur se Amerika zotohet për atë proces që udhëhiqet nga Unioni, ku do të jetë në situatë të palakmueshme në rastin e tërheqjes së SHBA.

"Kjo mund të ketë komplikime në Europë dhe Ballkanin Perëndimor. Jam skeptik që BE do të arrijë sukses në kompensimin e rolit vendimtar të SHBA pasi praktika tregoi se prej fillimit të viteve '90, kur nisi kriza e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, BE tregoi se nuk arriti rolin e saj në menaxhimin e krizës dhe në disa raste sikurse në përfundimin e luftës në Bosnjë apo në Kosovë, faktori amerikan ishte vendimtar. SHBA deri më tani ka qenë pro dialogut nën kujdesin e BE por nëse shkohet deri në tërheqje amerikane, shikoj situatë të palakmueshme si për rajonin ashtu edhe për BE” ka thënë Kasolli.

Ky i fundit ndërkohë nuk beson se Amerika do të tërhiqet brenda natës, madje dhe nëse Donald Tramp do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sikurse thekson, ai para së gjithash duhet të zgjidhë krizën në Ukrainë.

"Jam skeptik nëse do të ndodhë pa mbarimin e luftës në Ukrainë. Nuk besoj se SHBA do të tërhiqen nga Ukraina, ashtu sikurse ndodhi me Afganistanin pa mbështetje, sepse e dinë që Ukraina nuk do të mund të mbahej ndaj agresionit rus nëse nuk do të kishte të tillë mbështetje. Kështu që nuk besoj se SHBA do të tërhiqen madje edhe nëse Tramp do të fitojë, pavarësisht deklaratave në fushatë se mund t’a zgjidhë krizën në harkun e një dite, nuk besoj se do të tërhiqen surprizueshëm pa epilogun e luftës në Ukrainë. Me mbarimin e krizës në Ukrainë, mund të krijohet një realitet. Nëse lufta në Ukrainë përfundon me shkëmbim të territoreve apo autonomi të lartë për entitetet rusishtfolëse, kjo do të jetë vendimtare për zhvillimet politike në pjesë të tjera të Europës", beson Kasolli.

Ky i fundit ka opinion se "lufta ndaj Kinës" do të ngelet orjentim gjeopolitik i SHBA.

"Nuk besoj se SHBA do të tërhiqet brenda natës, ndonëse synimi afatgjat strategjik i tyre është që të kufizojë Kinën. Për të mos harruar që Kina është kërcënim për sigurinë europiane me veprimet e saj të dyfishta ndaj mediave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, fuqia e saj ekonomike nisi të dobësojë ndjeshëm fuqinë ekonomike europiane, ndërsa nga ana tjetër dhe mbështetja që i jep Rusisë në luftën në Ukrainë ku ndikon në kërcënimin e sigurisë dhe paqes në Europë. Ndaj dhe menaxhimi i këtij kërcënimi të dyfishtë, ngelet orjentimi kryesor gjeopolitik i SHBA në dekadën e ardhshme", përmbylli Kasolli.

Gjermania pa vullnet politik

Nëse në zgjedhjet presidenciale në SHBA fiton kandidati republikan Donald Tramp, Amerika do të sforcohet që të mbajë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor ndërsa në rastin e fitimit të kandidates demokrate Kamala Haris, çështjet rajonale do t’ja kalojë administratës gjermane e cila nuk ka vullnet politik që të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, thotë Marko Mishkelin nga Qendra për Stabilitet Shoqëror.

Mishkelin kujton se Tramp përgjatë mandatit të mëparshëm presidencial ktheu Amerikën në “prushin” e zhvillimeve dhe bisedimeve në Ballkan.

“E para, emëroi Riçard Grenellin si përfaqësuesin e tij në bisedime, i cili në atë moment ishte ambasador i SHBA në Gjermani. Mendoj se pikërisht kjo mund të jetë sërish nëse Donald Tramp do të jetë ai që do të marrë besimin e qytetarëve. Mendoj se në këtë rast do të vijojë interesimi i SHBA për stabilitet në rajon. Periudha e kaluar na tregoi se vetëm SHBA në mënyrë konkrete, mund të bëjë presion ndaj administratëës prishtinase, por edhe të japë rezultate konkrete kur flasim rreth bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes” tha Mishkelin.

Nga ana tjetër thuhet se demokratët në rast se Haris fiton në zgjedhjet e SHBA, sidomos nëse ka parasysh mosnjohjen e saj të politikës së jashtme dhe ngjarjeve të viteve ‘90, me gjasa Ballkanin do t’ja lërë Gjermanisë, pra politikën e saj të jashtme.

Mishkelin beson se Gjermania nuk ka më kapacitet të ndikojë në zhvillimin e situatës në Ballkan sikurse më herët dhe të mos egzistojë vullnet politik i Berlinit që të ndërmarrë presion ndaj palës prishtinase nëse kjo është e nevojshme.

“Ndonëse topin e parë tek administrata prishtinase i intereson që Gjermania të jetë ajo që do të pyetet më shumë nëse flasim rreth kësaj që në interesat të njërit dhe të tjetrit normalizimi i marrëdhënieve dhe jeta normale e të gjithë qytetarëve të K&M, kemi parë që ajo nuk ka më atë kapacitet që të ndikojë në mënyrën me të cilën ndikonte më herët. E kemi parë që në përgjithësi nuk egziston mënyrë, pra nuk egziston vullnet që në momentet kur kjo është e nevojshme që të qortohet pala prishtinase” bën të ditur Mishkelin.

Sikurse thotë, kjo me SHBA në kohën e Trampit nuk ishte rast, duke kujtuar që Grenell rrëzoi qeverinë e parë të kryeministrit kosovar Albin Kurti.

Tërheqja e SHBA-vijueshmëri mbështetëse për Kurtin

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare Aleksandar Mitiq, vlerësoi se me ardhjen e republikanit Donald Tramp në krye të SHBA, mund të kontribuojë në ndryshimin e politikës ndaj Kosovës në favor të palës sërbe, ndërsa forcimi eventual ndikues i Gjermanisë dhe BE në hapësirën e Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve në SHBA, do të thoshte vijmësi të mbështetjes për kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili sikurse thekson, ushtron presion të vazhdueshëm ndaj popullit sërb.

Mitiq thotë se analiza këshillit gjerman për politikë të jashtme në të cilën bëhej e ditur se roli i SHBA në Ballkanin Perëndimor do të pakësohet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, thekson synimin e SHBA për t’u tërhequr nga Ballkani Perëndimor por dhe roli i Gjermanisë si faktor ku mund të stabilizojë rajonin.

“Ajo çka dimë është se këtu pajtohem me analizën që pas zgjedhjeve nuk do të kemi më administratën e Xhozef Bajdenit që ishte e lidhur me këtë rajon, fatkeqësisht në një mënyrë negative. Është fakt që përgjatë administartës së tij në K&M ndodhën deri në destabilitete serioze në dëm të interesave sërbe çka nuk është vetëm përgjegjësia e tij, por përgjegjësia më e madhe është pikërisht tek administrata gjermane” ka thënë Mitiq për Kosovo onlajn.

Gjermania, thotë ai, ka qenë ajo e cila vitet e fundit përmes mbështetjes së ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit aktual Albin Kurti, destabilizoi më tepër rajonin dhe situata në Kosovë ka qenë në dëm të sërbëve dhe në interes të shqiptarëve.

Bën të ditur se Gjermania të njëjtën gjë ka bërë dhe në B&H për rastin e Republikës Sërbe të Bosnjës përmes përfaqësuesit të lartë Kristjan Shmid dhe presioneve të tjera.

Mitiq konstaton se për administratën gjermane, nuk do të ishte e favorshme që zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA t’i fitonte Donald Tramp.

“Është e sigurt që në këtë analizë përllogaritet ardhja eventuale e administratës së Tramp, kjo sigurisht që nuk do t'i përshtatej Gjermanisë, sepse dimë sesi është historiku me administratën e Tramp me Gjermaninë, dimë çfarë historiku pati Riçard Grenell me Gjermaninë dhe fakti është se shumë konflikte mes Gjermanisë dhe SHBA për çështjet e politikës në Ballkan në kohën e administratës së Tramp, ishin ato që shkuan permes konfliktit mes Gjermanisë dhe Grenellit si ish-ambasador i SHBA në Berlin” spegon Mitiq.

Grenell, si përfaqësues i administratës Tramp, thekson se nuk ishte ideal, por të paktën respektoi deri diku disa interesa sërbe dhe kontribuoi deri në stabilizimin e caktuar të raporteve dhe normalizimin të paktën për çështjet e ekonomisë.

“Kjo është diçka që pas largimit të kësaj administrate, nuk e kemi parë, kështu që në kohën e administratës së Bajdenit shikojmë vetëm kërcënim të njëanshëm të interesave të sërbëve, një politikë mbështetëse ndaj Kurtit, për të cilën ai e përjeton, për të cilën përfiton dhe në të cilën bën gjithçka që do”, thotë ai.

Gjermanët, shton ai, luajnë rolin e aktorit që mbështet plotësisht Kurtin, ndërsa SHBA tenton të balancojnë për të mos “humbur” tërësisht lidhjen me Beogradin.

Megjithatë, nëse shikohen rekomandimet nga raporti i Këshillit Gjerman, Mitiq shpreh frikën se nuk egziston ndonjë arsye e veçantë për optimizëm.

“Ajo për të cilën ata po zotohen, është një set i tërë mekanizmash që do të ushtronin presion tjetër ndaj Beogradit. Pra, mënyra sesi të përdorim Kaja Kallasin si zëvendëse të Borellit për politikë më agresive ndaj Beogradit, si të përdoret Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor si armë për të ushtruar presion ndaj Beogradit, si të përdoret procesi i Berlinit në këtë kuptim, si të përdoret i dërguari special, pra pasuesin e Zaracinit, si t’a detyrojë Beogradin të bëjë lëshime sa më shumë sesa ç’ka bërë deri më tani”, tha Mitiq.

I vetmi zhvillim pozitiv për palën sërbe në trekëndëshin-njëra dhe tjetra administratë amerikane dhe Gjermania, do të ishte, sikurse vlerëson, fitorja eventuale e Donald Trampit ku do të sillte dinamikë tjetër në politikën e SHBA ndaj rajonit.

“Kjo dinamikë me vazhdimësinë eventuale të administratës së Bajdenit me administratën e Harrisit, nuk do të ketë asnjë ndryshim të tepruar, pavarësisht se Harris nuk ka përvojë dhe interes për rajonin. Vetë administrata e SHBA dhe Departamenti i Shtetit nuk do të tërhiqen nga Ballkani dhe presioni ndaj Sërbisë madje dhe nëse shkohet drejt rënies së interesit në Shtëpinë e Bardhë”, tha Mitiq.

Ky i fundit thotë se politika si e SHBA dhe e BE në tërësi ka qenë negative ndaj Beogradit.

“Pra në një farë mënyre është zgjedhje mes dy të këqijave, sepse nëse shikojmë situatën në K&M dhe kur shikojmë mungesën e interesit për të përmirësuar situatën për sërbët në K&M dhe atë politikë të fshehtë dhe dikur mbështetje të pafshehtë për Albin Kurtin për gjithçka që bën dhe presionin brutal dhe ultimatumin ndaj Beogradit për çështjen e Ohrit nga ana e Pesëshes, me të vërtetë bëhet fjalë se çfarë është e mirë”, theksoi Mitiq.

Është fakt, shton ai, që do të jetë jashtëzakonisht e keqe për Beogradin nëse Gjermania do të jetë ajo që do të udhëheqë politikën e BE.

Nga ana tjetër, vëren ai, dhe politika aktuale amerikane është e tillë që "luanin herë policin e mirë, e herë policing e keq".

“Ndryshimi në kuptimin e ardhjes së administratës Tramp, ndoshta do t’a ndryshonte atë dinamikë dhe ndoshta nga ky aspekt, roli i SHBA do të ishte i rëndësishëm për shkak të presionit ndaj Kurtit, pasi kush do të ushtrojë presion ndaj tij. I fundit që i ushtroi presion Kurtit, ishte Grenell dhe administrata e Tramp. Pas kësaj, të gjithë ta lënë të bëjë çfarë të dojë dhe thjesht, nëse e shikojmë nga ky aspekt, të themi atë rol të madh të administratës amerikane, si mënyrë presioni ndaj Kurtit, do të ishte diçka që mund të të jetë e dobishme”, beson Mitiq.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cilat do të jenë rezultatet zgjedhore.

Sipas fjalëve të Mitiqit, është e pafalshme që SHBA mund t’i lejojë vetes për të mos qenë në Ballkan dhe të mos merren aq shumë me Kosovën, pra të ulin intensitetin e veprimeve.

“Këtë BE nuk mundet, Gjermania nuk dëshiron, ajo dëshiron të luajë atë rol kyç dhe ka ato mekanizma të caktuara, por nëse Gjermania nuk e ndryshon qasjen e saj dhe nuk vazhdon me politikën që kishim nën dyshen Sholc-Berbok, kjo është jashtëzakonisht e keqe për interesat kombëtare sërbe dhe sigurisht që duhet të bëjmë gjithçka për të mos shkuar në atë vazhdimësi, pra që atë politikë t’a ndryshojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, konkludoi Mitiq.