Treçerek shekulli nga beteja e Koshares: Simbol i luftës heroike

Košare
Burim: Kosovo Online

Si sot para 25 vitesh më 9 prill 1999, nisi beteja për Kosharen. Si pjesë e intervenimit të NATO, mijëra pjestarë të UÇK nën mbështetjen e Forcave të Armatosura të SHqipërisë dhe mbështetjen ajrore të Nato-s, u sulmua posta kufitare në kufirin shqiptaro-jugosllav e cila ndodhej buzë Prokletisë në majat e maleve të Junikut. Lufta në kufirin shqiptaro-jugosllav zgjati 67 ditë ndërsa në anën e ish UJ u humbën 108 jetë. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajna, pjesmarrës të kësaj ngjarjeje, theksojnë se kjo betejë ka qenë një nga më të rëndat, por dhe shembulli më i madh i trimërisë dhe patriotizmit në historinë e re të Sërbisë.

Drejtuesi shumëvjeçar i Shkollës së Mbrojtjes Kombëtare, admiral në pension Boshko Antiq thotë se beteja e Koshares ishte faza e parë e sulmit ajroro-tokësor të NATO-s ndaj RFJ më 1999, e njohur si operacioni “Shigjeta” dhe se kjo betejë është shembull i “mbrojtjes së planizuese të mirë dhe të unifikimit të mirë komandues”.

“Ky është shembull se si morali i lartë dhe raporti i mirë i kornizës komanduese ndaj ushtarëve të tyre kontribuon tek suksesi në betejë. Kur isha në Vërbnicë në vitin 1999, ndërsa komandanti i batalionit të 55 ishte majori Joviq, shkova tek një ushtar që ishte në llogore, në dëborë, vetëm koka i dukej. Pas tij është një mitraloz. I afrohem dhe e pyes si është, ndërsa ai më thotë, shkëlqyeshëm me buzëqeshje. Thotë: 'Nuk ka problem, Llaza dhe Pavke na vizitojnë vazhdimisht'. Kur ushtari komandantin e quan me nofka të tilla, dijeni se morali i tij është i lartë” tha Antiq.

Sipas fjalëve të tij, beteja në Koshare ishte shembull klasik i betejës ajroro-tokësore nga doktrina e forcave të armatosura të SHBA.

“Kjo ishte betejë klasike ajroro-tokësore sipas doktrinës ushtarake të SHBA, doktrinës së ushtrisë tokësore e cila zakonisht nis me goditje nga distance, ndërsa krijohen kushte të caktuara, vjen përdorimi i forcave tokësore dhe depërtimi i drejtimeve të përshtatshme në territor që dëshirojnë të marrin”, thotë Antiq.

Ky i fundit shton se të dhënat operative flisnin se NATO fillimisht kishte planifikuar të ndërhynte në ish-RFJ në vjeshtën e vitit 1998.

“Me shumë mundësi për shkak se agresori atëherë nuk ishte mjaftueshëm i përgatitur, aksioni u shty deri në pranverë dhe Korpusi i Prishtinës ishte plotësisht i gatshëm për të pritur agresionin i cili praktikisht nisi për shkak të Kosovës” tha Antiq.

Ky i fundit spegon se beteja e Koshares shënoi fillimin e operacionit “Shigjeta”, i cili menduar të ndërmerrej në dy etapa.

“Në etapën e parë duhej që në drejtim të Morinës të depërtohej në Metohi në drejtim të Gjakovës dhe prej andej të ndërmerreshin drejtime të duhura drejt Pejës, qafë Trojës, e më pas drejt Prishtinës dhe djathtas drejt Prizrenit. Të gjithë prisnim që agresioni të shkonte në drejtim të Morinës, e ashtuquajtura rruga e Bakallit që të çon nga posta kufitare e Morinës drejt Gjakovës sepse ky ishte drejtim i duhur. Megjithatë armiku aty ndërmori vetëm sulm demonstrativ, ndërsa drejtimi kryesor ishte përmes Koshares. Vlerësuan se aty do të kishte pak rezistencë, se do të arrinin në drejtim të Junikut dhe Gjakovës”, thotë Antiq.

Ky i fundit pretendon se në Shtabi i Përgjithshëm i atëhershëm i UJ në vitin 1997 kishte përpunuar skenarë të sulmit tokësor të NATO dhe në analizën e bërë pas luftës, u konstatua se ato vlerësime ishin 85% të sakta kur bëhet fjalë për objektivat e sulmeve.

“Kam qenë drejtues i Shkollës së Mbrojtjes Kombëtare dhe drejtuar stërvitjen e luftës të shtabit komandues Stërvitja ’97, e cila me përmes stërvitjeve dhe shtjellimeve parashikoi plotësisht ngjarjet e një viti e gjysmë më pas. Ajo punë u çua diku, nuk e dija se ku. Vetëm kur Momir Bullatoviq dha deklaratë në vitin 2019 se 85% e synimeve të NATO ishin parashikuar dhe se për këtë oficerët tanë të shkolluar mu bë e qartë se ku përfundoi ai dokument. Jam krenar që 90% e kuadrove komanduese të Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë, ishin dëgjues të SHMK, shefi i së cilës isha unë: nga gjenerali Llazareviq, Delliq, Zhivanoviq... Ishin gati 20 oficerë të me eksperiencë”, thotë Antiq.

Ky i fundit bën të ditur se sipas të dhënave operative të UJ, sulmi ndaj Koshares u ndërmor më 9 prill nga tre brigada të pjesëtarëve të UÇK me gjithsej 6.000 ushtarë.

“Në fazën e parë të operacionit, ndodheshin nga 1500 deri në 3000 efektivë me rreth 300 muxhahedinë. Atyre në fazën e dytë i’u bashkuan akoma i njëjti numër. Këto kanë qenë forca të mëdha që duheshin pritur”, thotë Antiq.

Ky i fundit thekson se në ditët e para, nga 9 deri më 11 prill, në Kosharë u konfrontuan gjithsej 120 kufitarë dhe ushtarë të vjetër nga Batalioni i 53 kufitar dhe tetë ushtarë me mortaja nga Brigada e 125 e motorizuar.

“Njëkohësisht batalioni i 53 kufitar ishte dhe detashmenti i brigadës së 125 të motorizuar. Shumë gabojnë dhe mendojnë se duhet të kishte qenë dikush tjetër në vijën e parë. Në çdo dislokim beteje, egziston ajo shkëputje parësore e cila duhet të presë sulmin e parë ndaj armikut, për t'u mundësuar forcave në pjesën e pasme të përgatiten dhe të operojnë. Kësaj radhe ato forca ishin në operacione luftarake, duke kryer luftime në thellësi të vijës kufitare e cila përbënte 5 km”, bën të ditur Antiq.

Ky i fundit thotë se kufitarëve pas disa ditësh, i’u bashkuan dhe efektivët e brigadës së 125 të motorizuar, pjesë të brigadës së 72 për operacione speciale dhe brigadës së 63 parashutiste, si dhe pjesë e batalionit të 5 dhe 52 policor.

“Në Koshare gjatë atyre gjashtëdhjetë e ca ditëve, u ndërmorën beteja të përgjakshme, shpesh ballë për ballë. Aty kishte shumë bëma heroike të cilat duhen thënë. Shembulli i Ivan Vasojeviq Jaguarit i cili me 12 luftëtarë dëboi 300 pjesëtarë të UÇK. Për fat të keq dy ditë më vonë ai u vra nga një pjesëtar i maskuar i UÇK pasi mendoi se ishte ushtari ynë”, thotë Antiq.

Si lloj kurioziteti i betejës në Kosharë, zbulon se gjatë këtyre luftimeve në mal janë sjellë edhe dy tanke.

“Ajo lartësi është e paimagjinueshme për transportin dhe përdorimin e tyre. Një ekspert italian, i cili mori pjesë në përgatitjen dhe aksionin e forcave të armikut, tha më vonë se kur dëgjuan gjëmimin e tankeve nga mali, u kapën paniku dhe menduan se do të nxitoheshin deri në detin Adriatik. Ai tank sot është simboli i brigadës së 125 të Mmtorizuar”, thotë Antiq.

Admirali Antiq dhe komandanti i atëhershëm i Armatës së Tretë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, para disa vitesh botuan librin "Koshare dhe Pashtriku-termopili sërb".

I pyetur se përse u dha titull i tillë dhe nëse është krahasim pretendues, Antiq thotë se të dyja ngjarjet, në kuptimin ushtarak, kanë ngjashmëri të konsiderueshme.

“Dihet se Leonidi me spartanët e tij pengoi depërtimin e ushtrisë persiane drejt Athinës dhe i mundësoi Spartës dhe Athinës të përgatiteshin për mbrojtje. Kështu që luftëtarët në Koshare, ndërsa më vonë dhe në Pashtrik që nuk duhet ndarë, ishte operacion unik, mundën t’a ndalin armikun, duke i mundësuar që forcat pas tyre të udhëhiqnin kundër forcave terroriste sepse kishte disa brigada të forta dhe mund të fusin forcat në dispozicion mbrojtjeje në Koshare dhe kalimit përmes kufirit”, tha Antiq.

Ky i fundit hodhi poshtë pretendimet se ish komandantët e Armatës së Tretë të UJ general Nebojsha Pavkoviq dhe Vladimir Llazareviq, kishin marrëdhënie të keqe mes tyre.

“Interesante është se të dy ata përgjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë kanë qenë të shoqëruar bashkë. Sot, për fat të keq, disa përpiqen t'i ndajnë duke theksuar njërin, ndonjëherë tjetrin. Ata janë tandem i pandashëm. Unë ata i njoh mirë. Pavkoviq ka qenë shef i Katedrës të Operatikës, ndërsa Llazareviq kam qenë vetë drejtues dhe professor në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare”, tha Antiq.

Komandanti i luftës në Pikën Kufitare të Koshares dhe ndihmës nënkoloneli në pension i batalionit të 53 kufitar Dragutin Dimçevski vlerëson për Kosovo onlajn se kjo betejë është simboli më i madh dhe më i gjatë i luftës hetoike në mbrojtjen e atdheut dhe se ish Ushtria e Jugosllavisë atëherë nuk ishte ushtarakisht humbëse.

“Kosharaja është dhe do të mbetet simbol i luftës më të madhe dhe më të gjatë heroike në mbrojtje të atdheut nga agresioni i NATO dhe çfarë është forca, falë sakrificës dhe trimërisë së një rinie që mbrojti atdheun duke mos kursyer edhe jetën e tyre e cila mbrojti atdheun” thotë Dimçevski.

Ky i fundit thekson se kujtimi i ditëve të betejës për Kosharën, nga 9 prilli deri më 14 qershor, as sot 25 vjet më vonë, nuk i shuhet as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij.

Dimçevski tha se ata ende po luftojnë për Kosharën, por tani për të ditur të vërtetën e duhur.

“Ne edhe sot po luftojmë për Kosharën sesi të dalë e vërteta, sepse po shfaqen një numër i madh i luftëtarëve dhe komandantëve fals, çdokush rregjistron filma, shkruajnë libra të bazuar në të pavërteta, ndërsa pjesëmarrësit e vërtetë nuk janë askund. Ata që ishin 67 ditë në betejën e Koshares”, thekson ai.

Thekson se luftimet për Kosharen ishin pjesë e ndërhyrjes tokësore të NATO në vitin 1999 dhe se është shumë krenar që ka qenë në komandë gjatë asaj beteje.

“Agresioni tokësor nuk pati sukses, ushtarakisht nuk humbëm. Edhe sot pas kaq vitesh analizoj vendimet e mia që kam marrë në betejën e Koshares. Konkluzioni është se vetë bëra gjënë e duhur dhe do të bëja të njëjtën gjë nëse do të duhej. Jam shumë krenar që komandova në betejën e Kosharës dhe u jap mirënjohje bashkëluftëtarëve të mi”, thotë ai.

Dimçevski thotë se për të është fort e vështirë të ndajë ndonjë ngjarje të veçantë nga 67 ditët e luftimeve, por padyshim më i vështiri ka qenë nisja e sulmit-nga 9 deri më 11 prill dhe më pas në kohën e Pashkës nga 1 deri në 6 maj.

“Sulmet më të ashpra kanë qenë për kohën e festave tona. Ndërsa nga të gjitha ditët më tragjikja ishte për Pashkë, 11 prill, kur pata luftë jashtëzakonisht të vështirë dhe humbje më të mëdha. Ranë tetë luftëtarë, shtatë ushtarë në shërbim të rregullt ushtarak dhe një ushtar I vjetër, u lënduan dhe dhjetë luftëtarë. Por këto humbje nuk na e pakësuan moralin luftarak, por na inkurajuan që të jemi më të vendosur për të qëndruar në këtë luftë të pabarabartë në mbrojtje e rajonit të Koshares. Ne me kompetencën, stërvitjen, këmbënguljen dhe vëndosmerinë tone, e ushtruam detyrën. Ndalëm armikun në kufi dhe i shkaktuam humbje, duke mbrojtur ushtarakisht atdheun”, konkludoi Dimçevski.

Ish pjestari i batalionit të 53 kufitar dhe një nga kufitarët i cili shpenzoi kohën përgjatë gjithë luftës së Koshares Dimitrije Zhupiq, vlerëson për Kosovo onlajn se kujtimet në këtë betejë prej vitesh nuk zbehen, ndërsa në këtë pikë kufitare u ruajt inati sërb dhe vëllazëria kufitare.

“Njohja e terrenit, inati sërb dhe vëllazëria. Inkurajonim njëri-tjetrin sepse ishte se nëse braktis terrenin, ajo hapësirë ​​mbetet bosh, pasi me njëri-tjetrin kemi qenë larg 10-15 metra. Nëse braktis, atëherë dikush mund të kalojë, mund t'ju vijë pas shpine. Kjo është ajo që i besoni më shumë asaj që ndodhet para jush. Ai ishte vëllai dhe motra dhe nëna dhe babai juaj, gjithçka. Atë vëllazëri edhe sot e kësaj dite e ruajmë, shoqërohemi, shifemi çdo vit, organizojmë tubime. Kjo na mban”, thotë Zhupiq.

Ky i fundit thotë se kujtimet e luftës nuk janë zbehur as pas 25 vitesh dhe se periudhat e përvjetoreve kur ai, por dhe bashkëluftëtarët e tij, rijetojnë gjithçka që kanë përjetuar pikërisht në vetë kufirin me Shqipërinë në vitin 1998 dhe sidomos gjatë luftës së vitit 1999.

“Prej 24 marsit kur nis, atëherë gjithçka kthehet, kujtohesh çdo ditë, gjithnjë e më shumë. Atëherë kur kalon dhe zgjat deri në maj-qershor dhe më pas ulet, pastaj në gjashtë muaj shkon paqësisht dhe kështu kalon. Kjo është në një farë mënyre dhe mirë dhe keq. Për fat të mirë takohemi shpesh. Jemi pesë-gjashtë beogradas dhe pastaj flasim. Dhe sado që të ulemi në kafene dhe dakordësohemi që të mos flasim për Kosharen, por rreth autoveturave, futbollit, rreth grave... mjafton që dikush të përmend një detaj nga Kosharja, kjo automatikisht kalon dhe fillon sërish historia për Kosharen. Ky është një lloj ventili. Deri atëherë shfryn avulli dhe është shumë më e lehtë ju”, thotë Zhupiq.

Ky i fundit spegon se lufta tek shumë la pasoja.

“Ka djem që nisën të pijnë, e gjithë kjo ka pasojat e veta. Ka dhe tek ne, vetëm sepse ne ndoshta i fshehim ose është diçka tjetër”, thekson ai.

I lindur në Beograd, Zhupiq ishte ushtar në shërbim të rregullt ushtarak, brezi i ushtarëve në vitet 1998/1999.

“Në Zajeçar shkova për shërbimin e detyruar ushtarak, pastaj në Gjakovë dhe më pas në Pikën Kufitare të Koshares. Prej andej erdha poshtë kur mbaroi lufta”, thotë ai.

Së bashku me njëqind bashkëmoshatarë të tjerë të Pikës Kufitare të Koshares, nga përbërja e batalionit të 53 kufitar plot tre ditë të vetëm prej 9 deri më 11 prill, i rezistuan materialeve të shumëfishta të armikut.

Ai thotë se të gjitha 67 ditët e luftës në kufi me Shqipërinë edhe sikur të dojë, nuk mund t'i harrojë kurrë.

“Kjo kurrë nuk mund të harrohet. Në këto 25 vite këto nuk mund të them se janë trauma, egzistojnë dhe këto, por kjo është diçka që shoku ynë nga ushtria, poeti, do të thoshte: "Ne braktisëm Kosharen, por Kosharja kurrë nuk do të na lërë", thotë Zhupiq.

Vazhdojnë të jenë ende të freskëta kujtimet e gjithçkaje që ndodhi në vitin 1999, veçanërisht nisja e sulmit në Koshare.

Ishte e Premtja e Madhe dhe në fillim u sulmua prita e parë në vendin C4/6 ku, siç thekson ai, rreshteri Ivan Vasojeviq me 12 ushtarë zmbrapsi sulmin e 300-350 pjesëtarëve të UÇK.

“Aty i kanë thyer. U nisën në anën tjetër, drejt pikës kufitare. Pastaj nisi sulmi dhe në kuotën 601 të Rasa e Koshares. Dhe kjo ishte luftë e vërtetë. Viti i Ri është asgjë. Kur thua fishekzjarre, kjo me të vërtetë asgjë. Isha pas pikës kufitare pranë mortajave, jepnim mbështetje njerëzve në prita dhe po ecja përpara drejt pikës kufitare. Kur pashë drejt kuotës 601, ishte fjalë për fjalë ranë minat sipër minave. Nuk e di si mbijetuan këta njerëz. Pyesja thjesht veten nëse ka ngelur dikush gjallë. Dhe kur pashë ata njerëz më pas, kur pas dy ditësh u tërhoqëm, i pashë. Ka pasur të lënduar por ka pasur shumë të gjallë e atëherë kam qenë fort i lumtur”, rrëfen Zhupiq.

Ky i fundit thotë se pas luftës shpesh është pyetur nëse ka patur frikë.

“Sigurisht që po ka patur. Kur arritëm në kufi, na thanë se frika e ruan kufirin. Atë 9 prillin, kur nisi, po, ka pasur sulme edhe më parë, sidomos këta klasikët e vjetër e dinin. Kur nisi ai sulmi, do të ndjeni frikën, por atëherë adrenalina fillon të funksionojë tek ju. Përzihen frika dhe adrenalina e pastaj është ai inati sërb, që nuk e japim tonën. Kjo është ajo lufta dhe me veten dhe me armikun. Epo kush mbahet”, thotë Zhupiq.

Ky i fundit thekson se e ka të vështirë të veçojë ndonjë ngjarje të veçantë nga betejat që zgjatën 67 ditë e netë dhe se një nga ditët që nuk do t’a harrojë kurrë është 6 maji.

Ai thotë se atëherë nga drejtimi i Shqipërisë nisi një nga sulmet më të mëdha në pikën kufitare të Koshares.

Copëz nga minë mortajash në llogore para tij goditi në gjoks bashkëluftëtarin Zharko Nikshiq. “Vrapova disi deri tek ai, nuk e di si u krijua ndonjë zhvillim. Ia grisëm këmishën, e fashuam dhe pastaj vrapova poshtë tek major Dimçevski dhe e pyeta të na jepte automjetin për ta marrë përposhtë deri tek infermieria. Por, duke qenë se ishte sulm fort i madh në të cilin ishin përfshirë edhe avionë, nuk u lejua. Më tha të përpiqesha të provoja t’a ulja me dikë tjetër me  duar”.

Deri tek Infermieria në Batusha ka qenë rreth 5 km, por Zhupiq thotë se gjatë zbritjes nuk ka menduar për distancën, por nëse bashkëluftëtari i tij do të mbetet gjallë.

Thotë se kjo pasiguri është diçka që ai dhe pjesëtarët e tjerë të ushtrisë e kanë pasur më të vështirë t’a durojnë.

“Dhe kur dëgjova më vonë se mbeti gjallë, u gëzova mjaft. Por kjo, ajo herë dhe pasiguria nëse ai do të mbijetonte ishte më e vështira për mua. Çdo moment është i vështirë, çdo moment vret ushtarin, por kur mbani të plagosur dhe pyesni veten: 'Mbaj që të mbijetojë, apo jo?' kujton Zhupiq.

Së bashku me pjesëtarët e tjerë të batalionit të 53 kufitar, ushtarë në shërbim të rregullt ushtarak, në vitin 2002 themeloi organizatën humanitare “Mbrojtësit e Atdheut”, e cila edhe sot është active.

“Shoqata humanitare është ende aktive, ekziston prej vitit 2002 kur askush nuk u lejua të fliste rreth Koshares, ne folëm, shkuam nëpër Sërbi. Atëherë gjeneralët duhej të dorëzoheshin në Hagë, kështu që shkuam dhe mbajtëm forume "A është krim të mbrosh atdheun" dhe në atë mënyrë i dhamë mbështetje. Gjithashtu mundëm të ndihmonim vëllezërit që kishin nevojë për ndihmë. Dhe sot jemi aktiv, punojmë. Me aq sa mundemi të ndihmojmë. Kurrë nuk i kemi kërkuar shtetit dinarë. Gjithçka që bëjmë, e bëjmë vetë. Kjo është ajo që na mban”, konkludon Zhupiq.

Kufitari i fundit i cili gjatë sulmit në Koshare më 9 prill 1999, braktisi Rasën e Koshares në kufirin me Shqipërinë, Millenko Mariq, thotë për Kosovo onlajn se atë ditë nuk do t’a harrojë kurrë, ndërsa historia rreth mbrojtjes së Kosharës është histori vëllazërimi që vijon.

“Brezi më i ri i ushtrisë, ai mbrojti Kosharen. Na mbante vëllazëria dhe shoqëria. Ishim të bashkuar si vëllezër dhe kjo na mbajti në Koshare. Dhe tani, pas 25 vitesh, njësoj mendojmë. Dhe vijojmë të shoqërohemi e mblidhemi”, thotë Mariq.

I lindur në Beograd, i përkiste klasës së fundit të marsit të ushtarëve në shërbimin e rregullt ushtarak të Batalionit të 53 Kufitar, i cili u stërvit në Gjakovë në vitin 1998.

Atë vit u transferua në Koshare e prej andej nuk lëvizi derisa u plagos rëndë.

“Prej vitit 1998 në Koshare kemi pasur sulme, kemi shpërbërë grupe terroriste, kemi ndalur importin e armëve, i kemi konfiskuar... Mendoj se ka pasur më shumë se 50 sulme të tilla në pozicionet tona. Megjithatë, ai 9 prill ishte një nga ditët më të rënda. Kjo nisi në mëngjes dhe nuk dihej më se nga dhe me çfarë po gjuanin. Megjithatë, ishim të rrethuar nga të gjitha anët. Atë mëngjes të pare ne 100, u nisën 1500 prej tyre. Këtë duhet t’a përjetosh”, thotë Mariq.

Ky i fundit pranon se as sot 25 vite më pas, kujtimet e atij 9 Prilli nuk janë zbehur aspak.

“Nuk mund t’a heqësh nga koka atë 9 prill”, thekson ai.

Spegon se sulmi i përgjithshëm në Koshare nisi rreth orës 4:15 të mëngjesit me sulm artilerie në pikën kufitare të Morinës por që zjarri shpejt kaloi edhe tek pozicionet e tyre.

“Sulmi nga Shqipëria nisi me përgatitje artilerie në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 4:15 në drejtim të pikës kufitare të Morinës, por zjarri shpejt u zhvendos dhe në pozicionet e pikës kufitare të Koshares, fillimisht në vendin pritës C4, e më pas në pozitën Rrasa e Koshares. Na sulmuan me artileri. Asgjë nuk synohej që të na dëbonte prej andej sepse ishte niveli më i lartë që mbante jo vetëm Kosharen, por edhe një pjesë të Shqipërisë”, rrëfen ai.

Me tetë roje të tjera kufitare, Mariq ishte pikërisht në pozicionin e Rrasa e Koshares, e cila ishte më e goditura atë ditë të parë.

“Në fillim nisi sulmi në C4, pastaj në Rrasën e Koshares ku unë ndodhesha. C4 kërkoi prej nesh mbështetje, por mundëm të gjuanim vetëm një minë dhe më pas u mbuluam nga njësitë e artilerisë nga Shqipëria. Atje ranë mijëra mina. Dhe të gjithë menduan se kishim vdekur aty lart”, rrëfen Mariq.

Ky i fundit spegon se rreth orës 9:30-10:00 artileria heshti papritur.

Atëherë nisi sulmi tokësor.

“Sulmi i parë nisi me 501 dhe nga Kaptazhi drejt nesh. Fillimisht refuzuam të parën, e më pas sërish kemi qenë të mbyllur. Sikurse më pas mësuam, na qëllonin me Plotunim, këto janë mortaja me shtatë tyta raketore. Dhe tashmë në orën 12 u shpërndamë në pritat vendase 502. Pas meje askush nuk shkoi në Rrasa e Koshares pas orës 14”, thotë ai. Pambarimisht përmend Rasa e Koshares por kjo nuk është e vërteta”.

Thotë se kur i panë kufitarët e tjerë, nuk mund t’a besonin se kishin mbijetuar.

“Mundëm të tërhiqeshim me një të plagosur. Fatkeqësisht, ai ushtar vdiq pas vitit 1999. Nëse duhet thënë, ka vdekur për shkaqe natyrale”, thotë Mariq.

Sulmet në Koshare vijuan me egërsi të pandërprerë gjatë gjithë asaj dite. Ai u plagos në një nga sulmet e artilerisë gjatë asaj mbrëmjeje të parë.

Copëzat e minës së mortajës i çavën stomakun dhe i thyen këmbën e djathtë.

“Bashkëluftetarët më zbritën në Batushë. Atë mbrëmje kishte shumë të plagosur dhe të vdekur. Mua fillimisht më çaun në spitalin e Prishtinës, ku kalova 20 ditë, e më pas në spitalin ushtarak në Nish. Aty isha shtrirë nën çadër, para spitalit nuk kishte vend. Kur plaga ime u acarua urgjentisht më çuan në AUS dhe aty prita fundin e luftës”, spegon ai.

Thotë se e shqetëson fakti që edhe sot, 25 vjet pas betejës në Koshare, shumë nuk e dinë të vërtetën e veçanërisht për rolin e Batalionit 53 Kufitar.

“Të paktën duhet thënë ndonjë e vërtetë, ndërsa shumë nuk e dinë të vërtetën e duhur. Shumë e kanë parë Kosharen vetëm në fotografi. Duket se të gjithë ishin në Koshare, vetëm kufitarët jo. Dhe kjo sigurisht që dhemb. Kaluam 15 muaj aty dhe nuk jemi askund, ndërsa kush ishte tetë në atë tetë orë ka kudo”, tregon Mariq.

Sherif në qytetin kanadez Alberta dhe ish pjestar i brigadës së 63 të parashutistëve të US Vlladan Stoilkoviq I cili ka qenë në përbërjen e njësisë që mori pjesë në luftërat në Koshare prej 11 prillit deri më 3 qershor, thotë se për të beteja për Kosharen ka qenë beteja e dytë e Kosovës në të cilën grupi i djemve që kishin hequr briskun treguan sesi mbrohet dhe duhet vendi.

“Për mua beteja në Koshare definitivisht është beteja e dytë e Kosovës. Beteja ku treguam, se ku një grup të rinjsh të hequr me brisk, dëshmuan sesi mbrohet dhe duhet vendi, ku treguam se u përballëm shumë forte me armikun, në numër dhe armë... Dëshmuam se askush prej nesh nuk donte të lëvizte as edhe një metër. Ndaj për këtë është betejë që definitivisht duhet të hyjë në tekstet shkollore, që brezave të rinj t'u tregohet se si t’a duan dhe mbrojnë vendin” thotë Stoilkoviq.

Ky i fundit thotë se njësia e tij parashutiste e 63, në Koshare mbërriti më 11 prill.

“Na u deshën pesë-gjashtë orë për t'u ngjitur sepse rruga ishte e vështirë dhe kërkuese. Teksa u afruam, pamë pajisje të shpërndara, pjesë që ushtria la pas në nxitimin e parë sepse sulmi ndodhi më 9 prill. Nga kjo mund të konkludojmë se na pret luftë serioze dhe e vështirë. Në majë, matanë livadhit të Shabanit në orën 5.20 kam hyrë në luftë dhe kam qenë aty deri më 3 qershor kur jam plagosur”, thotë Stoilkoviq.

Ky i fundit thotë se koha më e vështirë për të ka qenë mes 10-11 majit kur hapësira e Koshares ishte mbuluar me bomba thërrmuese.

Atë mbrëmje, kujtoi ai, përgatiteshin për sulm në pozicionet e armikut rreth Majës së Kokës për të cilën atyre i’u shtua grup prej 80 deri në 100 ushtarësh.

“Ndërsa majori na jepte udhëzime për atë aksion, nisi sulmi me bombë thërrmuese. Vura re shkëndija që fluturonin në të gjitha drejtimet dhe zë që i ngjante gjëmimit të qeve. Pata bpërshtypjen se trupi më notonte rreth njëzet cm mbi tokë dhe se shpërthimet më lëviznin majtas-djathtas”, rrëfen Stoilkoviq.

Kur gjithçka ra në heshtje, pa skena të ngjashme nga ato të filmave horror.

“Në anën e majtë nuk kishte më bunker ku qëndronim. Një ushtar para ishte i vdekur. Tjetri u çua dhe kur e pyeta nëse ishte mirë, mu përgjigj: 'Nuk kam gisht'. Vrapuam tek i treti që po kollitej dhe po nxirrte gjak. Kur e kthyem, pamë se ishte goditur nga copëza në formë djathi. Foli "Nëna ime, unë po vdes". Dhe aty dha frymën e fundit. Nga ky ushtar i pajetë mora helmetën pasi imja prej shpërthimeve kishte ikur diku. Duke depërtuar vurëm re dhjetë ushtarë të vdekur dhe një të ulur. Nuk kishte këmbë dhe pushkën e vendosi nën mjekër. Mendoj se tha: “Nëse nuk kam këmbë, ç’dobi më ka jeta” dhe qëlloi... Tërë atë natë transportuam të plagosurit dhe të vdekurit në rrëzë. Rreth nesh nuk kishte më pemë, gjethe, degë... Toka ishte aq e lirshme, e butë, si ajo ku mbillen lulet. Kur zbardhi dita pashë se rruga që kishim për të çuar shokët ishte e mbuluar me gjak. Si dikush kishte mbyllur rubinetin dhe rridhte një curril gjaku. Ishte borë, gjithçka dukej. Uniforma ime ishte aq e lagur me gjak, saqë isha i lagur i gjithi me gjak. Definitivisht për mua kjo është një nga ngjarjet, nëse jo më të vështirat”, rrëfen Stoilkoviq.

Ky i fundit u plagos dhjetë ditë para fundit të luftës, më 3 qershor 1999.

Spegon se atë mëngjes me dy bashkëluftëtarët e vet, morën urdhër të vëzhgonin skajin e djathtë të një pylli në kufirin me Shqipërinë.

“Na panë para se t'i shihnim. Pashë ushtar të shtrirë me uniformë të zezë dhe një tjetër që qëndronte mbi të. Gjëja e fundit që mbaj mend është që pashë tubo baruti nga tyta e tij dhe duke rënë nga forca e goditjes dhe parë çizmet e mia. Mora plumb në kokë. U thye helmeta dhe më ka bërë prerje në kokë”, rrëfen ai.

Thotë se bashkëluftëtarët e tij në momentin e parë menduan se kishte vdekur. Vetëm kur mbaroi përballja me armikun, erdhën dhe e kuptuan se ishte ende gjallë.

“Besoj thellë se ajo helmeta e ushtarit që vdiq më shpëtoi jetën. Mburoja rreth helmetës ishte shumë më e ngushtë, kështu që helmeta ime ishte mbi pozicionin e parashikuar. Kjo më shpëtoi”, konstaton Stoilkoviq.

Pas luftës, për disa vite në Beograd punoi si komercialist, ndërsa më pas me bashkëshorten shkoi në Kanada. Aty prej vitit 2016 është sherif në Alberta.

“Pjestar i ligjit në Kanada është privilegj dhe njëkohësisht punë shumë e vështirë dhe e përgjegjshme. Kjo punë këtu mbart përgjegjësi dhe rrezik të madh në rrugë, por është pak më ndryshe se në Sërbi. Këtu, gjërat shpalosen fjalë për fjalë si në një film. Ka sigurisht privilegje, sidomos status në shoqëri, në komunitetin sërb, në kishë. Më vjen shumë mirë që mund të ndihmoj njerëzit tanë që janë këtu”, thotë Stoilkoviq.

Pyetjes se sa kanadezët dinë në përgjithësi për ngjarjet në Kosovë, e veçanërisht në Koshare, sqaron se përgjithësisht mendojnë se Sërbia është-Sajberia, prandaj habiten kur kuptojnë se nuk është ashtu.

Shton se ka rezultuar se eprori i tij në polici ka qenë dikur, në vitin 1993, në forcat e Unprofor në Kroaci dhe se ishte mes pjesëtarëve të kontingjentit kanadez që parandaloi krimin ndaj sërbëve në xhepin e Medaçit.

“Kur u njohëm më tha diçka që sot më ka gëzuar: “Sërbët ishin të vetmit që respektuan marrëveshjen e dhënë nga të tre palët ndërluftuese në Xhepin e Medaçit”. Por shumë kanadezë nuk e dinë se çfarë ndodhi. Nuk dinin madje as për betejën më të madhe kanadeze pas luftës së Koresë, ndërsa kjo ishte pikërisht beteja në Xhepin e Medaçit. Rreth kësaj u bë dhe filmi ‘Lufta e fshehtë Kanadeze'. Ajo njësi që i ndali kroatët të kryenin krime lufte mori Urdhrin e Nderit të Luftës dhe Medaljen për Guxim personalisht nga Mbretëresha dhjetë vjet më parë”, sqaron Stoilkoviq, i cili vitin e kaluar vendosi që me familjen të kthehej në Sërbi.

“Kanadaja është vend i mirë, por Sërbia është definitivisht më e mirë. U ktheva në Sërbi për arsye të thjeshtë: për gruan dhe fëmijën. Duam që fëmijën t’a rrisim sipas standardeve sërbe, të rritet aty ku janë gjyshërit, xhaxhai dhe halla... ndërsa ne jemi vetëm këtu. Në 10-12 vitet e fundit shikojmë progres në vend dhe duam t’a ngremë këtë Sërbi. Një ditë më parë, nga shkolla më telefonoi djali dhe më tha: 'Babi, a mund të ndaj një meze të lehtë?' Kjo në Kanada është e ndaluar, ashtu sikurse përqafimi, port ë pëshë pesëshe me dorë” thotë ai.

Shton se momentalisht janë të preokupuar me problemet e zakonshme të jetës, por ka besim se gjithçka do të përfundojë mirë.

“Bashkëshortja ime ka mbaruar për Shkenca Politike dhe është pak e vështirë me punësimin e saj, aplikuam në disa vende, deri tani pa sukses. Por të shikojmë, shpresojmë se kjo do të jetë në Sërbia është vendi ynë, kam luftuar për këtë vend. Definitivisht nuk po shkojmë kund nga Sërbia”, konkludoi Stoilkoviq.