Tregu i përbashkët i punës së Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Përfitim për ekonomitë kombëtare dhe shpresë për investitorë të huaj

Protokolli rreth lirisë së aksesit të tregut të punës që nënshkroi Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të Iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe ku sipas deklarimeve duhet të hyjë në fuqi më 1 mars, do të jetë shpresë që problemi i pamjaftueshmërisë së fuqisë punëtore, ku vuan mbarë rajoni, mund të jetë afërsisht i lëhtësuar. Veç kësaj perspektiva e investitorëve të huaj do të jenë domethënëse pasi rajoni vëzhgohet si ambjent i gjerë në të cilin mund të gjenden fuqi punëtore për investimet e tyre.
Nuk mundet të pritet që Protokolli rreth lirisë së aksesit për tregun e punës të zgjidhë plotësisht problemin e pamjaftueshmërisë së fuqisë punëtore, thotë Bojan Staniq nga Oda Ekonomike e Sërbisë, por shton se Sërbia ka avantazh të caktuar pasi është treg i madh dhe ekonomi e madhe potenciale dhe kjo është mundësi e madhe për punë.
“Megjithatë, fakti është se kapaciteti i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi e veçanërisht i këtyre tre vendeve në kuadër të Iniciativës, nuk është aq i madh sa të mund të plotësojë të gjitha nevojat që ka Sërbia. Gjithashtu, ajo që është fort rëndësishme është se duhet të merret në konsideratë dhe qëndrueshmëria e këtyre ekonomive në kuadër të Iniciativës. Këtu Sërbia ka avantazh të caktuar pasi është treg më i madh, sepse ka potencial më të madh ekonomik dhe sepse ka mundësi më të madhe për të gjetur pune”, thekson Staniq për Kosovo Onlajn.
Ai vlerëson se është jashtëzakonisht e rëndësishme sesi e shikojnë këtë investitorët e huaj të cilët tani Sërbinë e shikojnë si treg me 6-7 milionë banorë, por me protokollin e ri ky treg do të bëhet me 11-12 milionë.
"Kur flasim për problemin e theksuar demografik, ai është më i theksuar në ato zona periferike, të themi në jug të Sërbisë. E atëherë kur shikoni mundësinë që jo vetëm në jug të Sërbisë të gjeni punëtorë, por për shembull dhe ata që do të vinin nga pjesa veriore e Maqedonisë së Veriut, patjetër që keni zgjedhje më të madhe të punëtorëve dhe mundësinë për të filluar prodhimin në ato pjesë që janë karakteristike dhe të ekspozuara nga kriza e theksuar demografike”, spegon Staniq.
Sesa dobi do të ketë secili vend, varet nga ajo se nëse vëzhgohet në terma absolute apo relative, shton Staniq dhe thekson se Sërbia në këndvështrimin e kapacitetit të vet, është lidere e iciativës së Ballkanit të Hapur për nga kuptimi absolut mund të përfitojë më së shumti.
“Nëse marrim për shembull CEFTA e cila bashkon të gjithë Ballkanin Perëndimor, Sërbia ka hyrjet më të mëdha nga tregtia ndërrajonale, pra ajo që rjedh brenda rajonit. Megjithatë, me kalimin e kohës, siç zbatohet kjo marrëveshje dhe është aplikuar qysh prej vitit 2006, mbulimi i import-eksporteve të Sërbisë në rajon, ulet relativisht, çka do të thotë se në një kuptim relativ rritet në favor të vet të ardhurat që gjenerojnë në tregtinë me Sërbinë, pra vlerën e eksporteve në Sërbi” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai paralajmëron dhe për krizë eventuale në ndonjë vend të rajonit, për shkak se është gjithnjë e më i integruar më vonë, do të ndikonte në situatën në vendin që nuk është goditur direkt nga kriza. Gjithçka varet nëse Protokolli do të nisë të zbatohet nga 1 marsi, thekson Staniq, duke kujtuar përvojat e mëparshme negative ku diçka u dakordësua ndërsa më vonë nuk u realizua. “Pra kufizime të caktuara politike që egzistojnë, patjetër mund të kufizojnë funksionimin e kësaj marrëveshjeje. Kur kujtojmë se Iniciativa OB ka filluar me emrin Shengen i vogël në vitin 2019-kanë kaluar gati pesë vjet dhe nuk ka shumë rezultate të prekshme, të cilat i ndjejnë biznesmenët. Atëherë humbet autoriteti i vetë Iniciativës. Egzistojnë lehtësime të caktuara që kanë ndodhur në transportin e mallrave, njerëzit mund të shkojnë me makina personale nëpër rajon, por fakti është se biznesmenët nuk i shikojnë përfitimet që kanë. duke pasur parasysh se egziston me të vërtetë përzierje politike në këto gjëra ekonomike dhe duke vendosur në plan të dytë të gjithë historisë në favor të ndonjë politike ditore”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai kujton edhe deklaratat e disa zyrtarëve që thanë se Ballkani i Hapur “e përmbushi misionin e vet”.
"Po si mund t’a kryejë misionin e vet nëse nuk ka arritur as 1/10 e pjesës çka ishte planifikuar, veçanërisht nëse flasim rreth tregtisë, shërbimet dhe lëvizjen e kapitalit? Besojmë se pikërisht kjo anë politike mund të kufizojë funksionimin e kësaj marrëveshjeje, por kemi deklarata të prera nga Shkupi, ku ishin edhe përfaqësuesit e Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u tha se po shkohet drejt realizimit e protokollit që do të thotë treg unik i punës” kujton Staniq.
Protokolli rreth aksesit të lirë në tregun e punës është një lloj përgatitjeje për hyrjen në Bashkimin Europian, pra në tregun europian ku konkurrenca do të jetë edhe më e theksuar, thotë Kiril Minoski ish-ministri i financave të Maqedonisë dhe konsulent i Bankës Botërore dhe thekson se konkurrenca është gjë e shëndetshme.
“Para së gjithash, përmes prizmit të lëvizjes së fuqisë punëtore rriten mundësitë, duke pasur parasysh në atë se tani fuqia punëtore vjen e del në treg me 12 milionë banorë, ku konkurrenca është më e madhe dhe mundësitë më të mëdha. Megjithatë nga ana tjetër, egzistojnë rreziqe të caktuara për ndërmarrjet në Maqedoni, duke pasur parasysh nivelin e pagave dhe duke marrë parasysh faktin se në krahasim me ekonominë shqiptare dhe maqedonase, në rajon kemi ekonominë e Sërbisë, e cila është dukshëm më e fortë dhe që mund të sigurojë pagat më të larta për fuqinë punëtore dhe që përfiton më shumë nga ky proces”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Sipas fjalëve të tij, kontrata është e hapur për të gjitha profilet e fuqisë punëtore, ndërsa lëvizja e fuqisë punëtore përcaktohet nga oferta dhe kërkesa. Ai paralajmëron se në të gjitha vendet e rajonit kemi mungesë të ngjashme të punëtorëve, për faktin se shumica e popullsisë tenton të emigrojë në vendet e BE të cilat ofrojnë paga më të larta dhe standard më të lartë pune.
“Nga personeli shumë i kualifikuar kemi mungesë të personelit mjekësor, për shembull mjekë, si dhe njerëz nga industria e IT. Mungesa e inxhinierëve elektrikë dhe mekanikë është në rritje, vendet e rajonit e ndjejnë këtë mungesë, ndërsa egzistojnë iniciativa të shumta për të nxitur investimet e brendshme dhe të huaja. Mungesa kronike e fuqisë punëtore është vënë re edhe në hoteleri, njerëz nga shërbime të ndryshme (pastrimi, mirëmbajtje, siguri), shitës, elektricistë, punëtorë ndërtimi. Këto janë segmentet me të cilat përballen të gjitha që janë pjesë e marrëveshjes për Ballkanin e Hapur”, thotë Minoski dhe shton se kjo marrëveshje mund të stimulojë popullsinë në zonat kufitare që të jenë më të lëvizshme.
Ai beson beson se më së shumti do të përfitojë nga tregu i përbashkët i punës, ekonomia sërbe pasi është dhe më konkurrente.
"Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne si shtet nuk do të përfitojmë. Gjithçka varet në përgjithësi prej aftësisë së administratës sonë për të nisur iniciativa të ndryshme duke shfrytëzuar avantazhet e këtij tregu 12 milionësh, por edhe nga përshtatshmëria e kompanive", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Minoski kujton se shumica e shteteve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje janë të detyruara që të bëjnë ndryshime adekuate në legjislacionin e tyre që do të mundësojnë lëvizjen e papenguar të fuqisë punëtore, por edhe të sigurojnë infrastrukturë adekuate të IT që do të sigurojë aplikimin elektronik dhe dhënien elektronikisht të lejeve të cilat do të jetë e nevojshme për lirinë e lëvizjes së fuqisë punëtore në rajon.
Analisti Flogert Muça kujton për Kosovo onlajn se Iniciativa e Ballkanit të Hapur lindi kur Procesi i Berlinit ngeci, dhe se OB është themeluar me principet e BE rreth lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
“Mendoj se nuk ka asgjë kontestuese në këtë marrëveshje të nënshkruar rreth lirisë së lëvizjes të punëtorëve në tre vendet tona. Kjo i shërben vendeve tona, por veçanërisht qytetarëve tanë. Për shembull, Shqipëria ka mangësi të krahut të punës në turizëm. Kemi patur ‘boom’ turistik vitin e kaluar kur në Shqipëri erdhën 10 milionë vizitorë të huaj, ndërsa numër i paktë i të punëtorëve është hall i madh për vendin tonë, veçanërisht për periudhën turistike prej qershorit e deri në shtator. Kjo marrëveshje sipas mendimit tim, do të jetë mundësi e mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat, kuzhinierët, kamarierët dhe profesioneve të tjera të cilët dëshirojnë të punojnë dhe mund të vijnë nga Sërbia nga Maqedonia të punojnë në jug, apo në veri të Shqipërisë, kudo në vendin tonë", mendon bashkëbiseduesi ynë.
Ai vlerëson se marrëveshja është pozitive pasi ofron mundësinë e punësimit dhe shton se kritikat që vijnë me baza politike janë "jodomethënëse në raport me begatinë e qytetarëve".
"Në këtë marrëveshje nuk gjen dallim nga modeli i sotshëm në Europë. Deri sa ne në Ballkan të ardhmen tonë e shikojmë në Europë, nuk ka arsye për t’u frikësuar kur praktikojmë principet europiane në vendet tona. Vetëm zhvillimi ekonomik do të na ndihmojë të shkojmë në Europë. Nëse ne nuk do të jemi bashkëpunëtorë politik, humbës do të jenë qytetarët ndërsa fituese do të jetë vetëm propaganda ku nuk na çon askund", ka thënë Muça.
komentet