Staniq: Tregu i përbashkët i punës i rëndësishëm për investitorët e huaj, rreziku prej moderimit politik
Nuk mund të pritet që Protokolli rreth aksesit të lirë në tregun e punës i nënshkruar nga Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si pjesë e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, do të zgjidhë problemin e mungesës së fuqisë punëtore, thotë Bojan Staniq nga Oda e Tregtisë së Sërbisë, por shton se Sërbia ka avantazh të caktuar, pasi ka treg më të madh dhe potencial më të madh ekonomik, e për pasojë, është mundësi shumë e madhe për të gjetur vend pune.
Ai kujton se një nga problemet kryesore për ekonominë e Sërbisë në planin afatgjatë, është mungesa e fuqisë punëtore, e cila veçanërisht ndihet në sektorin e ndërtimit, transportit, hotelierisë dhe gjithnjë e më shumë në disa aktivitete të industrisë përpunuese, madje edhe në ato sezonale në bujqësi.
“Megjithatë, fakti është se kapaciteti i Ballkanit Perëndimor në përgjithësi e veçanërisht i këtyre tre vendeve në kuadër të Iniciativës, nuk është aq i madh sa të mund të plotësojë të gjitha nevojat që ka Sërbia. Gjithashtu, ajo që është fort rëndësishme është se duhet të merret në konsideratë dhe qëndrueshmëria e këtyre ekonomive në kuadër të Iniciativës. Këtu Sërbia ka avantazh të caktuar pasi është treg më i madh, sepse ka potencial më të madh ekonomik dhe sepse ka mundësi më të madhe për të gjetur pune”, thekson Staniq për Kosovo Onlajn.
Siç thekson ai, synimi nuk është që i gjithë kontigjenti i disponueshëm i fuqisë punëtore nga tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të zhvendoset në Sërbi, sepse edhe ekonomitë e tyre shfaqin problemin e mungesës së fuqisë punëtore.
"Por fakti është se tregu do të ishte më funksional, që dikush që tentoi të gjente punë aty poshtë, mund të tentojë tani t’a gjejë në Sërbi. Ose anasjelltas, pra kështu që profilet tona me arsim të lartë që kanë probleme për të gjetur punë këtu, mund që të tilla profile të jenë të nevojshme në Shkup apo Tiranë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Staniq vlerëson se është shumë e rëndësishme se si e shikojnë situatën investitorët e huaj.
“Ata tani shikojnë një treg që në nivelin e Sërbisë ka 6-7 milionë banorë sipas regjistrimit, por po të shtosh popullsinë e këtyre dy vendeve, del diku tek 11-12 milionë. Kështu që ata tani e shikojnë këtë hapësirë si një mjedis më të gjerë ku thjesht mund të tërheqin fuqinë e tyre të punës që është e nevojshme për investimet e tyre. Dhe ajo që është e treta e rëndësishme, kur flasim për problemin e theksuar demografik, ai është më i theksuar në ato zona periferike, të themi në jug të Sërbisë. E atëherë kur shikoni mundësinë që jo vetëm në jug të Sërbisë të gjeni punëtorë, por për shembull dhe ata që do të vinin nga pjesa veriore e Maqedonisë së Veriut, patjetër që keni zgjedhje më të madhe të punëtorëve dhe mundësinë për të filluar prodhimin në ato pjesë që janë karakteristike dhe të ekspozuara nga kriza e theksuar demografike”, spegon Staniq.
Sesa dobi do të ketë secili vend, varet nga ajo se nëse vëzhgohet në terma absolute apo relative, shton Staniq dhe thekson se Sërbia në këndvështrimin e kapacitetit të vet, është lidere e iciativës së Ballkanit të Hapur për nga kuptimi absolut mund të përfitojë më së shumti.
“Nëse marrim për shembull CEFTA e cila bashkon të gjithë Ballkanin Perëndimor, Sërbia ka hyrjet më të mëdha nga tregtia ndërrajonale, pra ajo që rjedh brenda rajonit. Megjithatë, me kalimin e kohës, siç zbatohet kjo marrëveshje dhe është aplikuar qysh prej vitit 2006, mbulimi i import-eksporteve të Sërbisë në rajon, ulet relativisht, çka do të thotë se në një kuptim relativ rritet në favor të vet të ardhurat që gjenerojnë në tregtinë me Sërbinë, pra vlerën e eksporteve në Sërbi. Kështu që sipas kësaj logjike, mund të ndodhë diçka e ngjashme me këtë Iniciativën e Ballkanit të Hapur, por është shumë e rëndësishme që ne duhet të mendojmë jo vetëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë sonë, por edhe për qëndrueshmërinë e të tjerëve, nëse flasim rreth iniciativës së përbashkët”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit paralajmëron dhe për krizë eventuale në ndonjë vend të rajonit, për shkak se është gjithnjë e më i integruar më vonë, do të ndikonte në situatën në vendin që nuk është goditur direkt nga kriza. Gjithçka varet nëse Protokolli do të nisë të zbatohet nga 1 marsi, thekson Staniq, duke kujtuar përvojat e mëparshme negative ku diçka u dakordësua ndërsa më vonë nuk u realizua. “Pra kufizime të caktuara politike që egzistojnë, patjetër mund të kufizojnë funksionimin e kësaj marrëveshjeje. Kur kujtojmë se Iniciativa OB ka filluar me emrin Shengen i vogël në vitin 2019-kanë kaluar gati pesë vjet dhe nuk ka shumë rezultate të prekshme, të cilat i ndjejnë biznesmenët. Atëherë humbet autoriteti i vetë Iniciativës. Egzistojnë lehtësime të caktuara që kanë ndodhur në transportin e mallrave, njerëzit mund të shkojnë me makina personale nëpër rajon, por fakti është se biznesmenët nuk i shikojnë përfitimet që kanë. duke pasur parasysh se egziston me të vërtetë përzierje politike në këto gjëra ekonomike dhe duke vendosur në plan të dytë të gjithë historisë në favor të ndonjë politike ditore”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai kujton edhe deklaratat e disa zyrtarëve që thanë se Ballkani i Hapur “e përmbushi misionin e vet”.
"Po si mund t’a kryejë misionin e vet nëse nuk ka arritur as 1/10 e pjesës çka ishte planifikuar, veçanërisht nëse flasim rreth tregtisë, shërbimet dhe lëvizjen e kapitalit? Besojmë se pikërisht kjo anë politike mund të kufizojë funksionimin e kësaj marrëveshjeje, por kemi deklarata të prera nga Shkupi, ku ishin edhe përfaqësuesit e Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u tha se po shkohet drejt realizimit e protokollit që do të thotë treg unik i punës” kujton Staniq.
0 komentet