Ushtria europiane sërish në rendin e ditës-çfarë qëndron në rrugën e saj?

EU vojska
Burim: europa.eu

Ideja e ushtrisë europiane, megjithëse vështirë të zbatohet institucionalisht, sërish është në qarkullim. Komisioneri i Mbrojtjes i Unionit Europian, Andrius Kubilius, e shikon si domosdoshmëri, ndërsa komisionerja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas, si jashtëzakonisht të rrezikshme. Njohësit e zhvillimeve brenda BE, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, tregojnë se formimi i kësaj ushtrie nuk është i mundur pa rishikim themelor të Marrëveshjes së Lisbonës, çka është ndërmarrje komplekse, që disa anëtarë nuk do të tërhiqen nga anëtarësimi në NATO për shkak të tij dhe nuk përjashtojnë që, si në tentativat e mëparshme, Amerika do të provojë t’a pengojë këtë ambicie europiane.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Reflektimet mbi temën e ushtrisë europiane janë po aq të vjetra sa vetë projekti europian, ndërsa raundi i ri diskutimesh u iniciua nga Andrius Kubilius, komisioneri i BE për Mbrojtjen, sipas të cilit BE duhet të ketë forcë ushtarake prej 100,000 ushtarësh.

Në dritën e agresionit rus në Ukrainë, sikurse tha dhe përpjekjeve të SHBA për të kërcënuar Groenlandën, ai mbështet dizajn të ri të mbrojtjes së përbashkët të Europës. Kujtoi se Zhan Klod Junker, Emanuel Makron dhe Angela Merkel para dhjetë vitesh gjithashtu propozuan forcë ushtarake europiane të fuqishme dhe të përhershme.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme, Kaja Kallas, paralajmëroi në nisje të kësaj jave se formimi i ushtrisë europiane do të ishte ekstremisht e rrezikshme.

"Më e rëndësishmja është struktura komanduese: kush i jep urdhra kujt. Nëse keni ushtri europiane dhe ushtri NATO-je, topi thjesht bie mes karrigeve dhe është ekstremisht e rrezikshme. Duhet të forcojmë mbrojtjen europiane, e cila është pjesë e NATO dhe është kompletuese e Aleancës. Nuk duhet t’a hedhim NATO-n nga dritarja", theksoi Kallas.

Vizioni i ushtrisë europiane në vitet e hershme përveç Makron, u mbështet haptazi nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez dhe ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani.

Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për studime europiane në Beograd Millan Igrutinoviq vlerëson se Unioni Europian për rastin e propozimit të komesionerit të BE për mbrojtje Andrius Kubilius se Unioni duhet të ketë forcë ushtarake prej 100.000 ushtarësh vetëm në nisje intelektuale, filozofike të diskutimit dhe se deri më tani nuk ka debat të veçantë.

“Këto në një farë mënyre, janë si flluska në ujë të valuar që në fakt tregojnë nivelin e nervozizmit në Bashkimin Europian rreth luftës në Ukrainë që nuk ndalet, ndërsa nga ana tjetër, Amerika prej kësaj lufte tërhiqet dhe udhëheq një lloj politike të vetën e cila nuk është vetëm e pavarur, por edhe antagoniste ndaj Unionit Europian”, tha Igrutinoviq për Kosovo Onlajn.

Kjo, beson, është një lloj tentative për të nxjerrë ide të ndryshme në sipërfaqe, në rrethana që nuk janë aspak rozë në aspektin e sigurisë. Përveç komentit negativ të Kaja Kallas, për idenë e Kubiliusit, thotë se nuk pa reagime pozitive.

Ndonëse, sikurse thekson, Franca tradicionalisht ka qenë promotere e idesë së mbrojtjes së përbashkët europiane, ajo tani hesht dukshëm për këtë temë, pjesërisht sepse pozita e presidentit Emanuel Makron është dobësuar politikisht sepse nuk ka shumicën në Kuvend dhe vetëm për këtë nuk ka lirinë për të përhapur fjalën e tij në planin ndërkombëtar.

"Spanja përmendet më shpesh si e interesuar dhe disa vende të Europës Veriore. Suedia megjithatë, pas hyrjes në aleancën e NATO, riorientoi prioritetet e veta dhe mendoj se nuk është gati të bëjë diçka ndaj së cilës Uashingtoni mund të reagojë negativisht. Ky tashmë është kurth i dyfishtë për europianët. Nga njëra anë, Amerika vazhdimisht flet 'rrisni shpenzimet tuaja të mbrojtjes, bëni diçka më shumë' dhe nëse iniciativa serioze do të vinte nga pala europiane dhe ata të thoshin 'ne dëshirojmë të bëjmë ushtrinë tonë dhe të bëjmë buxhete të përbashkëta', amerikanët ndoshta këtë do t’a perceptonin si konkurrencë dhe tentojnë t’a anulojnë, çka me të vërtetë e kanë bërë dekadat e fundit", thotë Igrutinoviq.

pas fitores në Luftën e Ftohtë, gjatë fillimeve të viteve ‘90, u zhvillua iniciativa europiane e mbrojtjes, shtylla europiane e NATO por që amerikanët këtë diskutim në një farë mënyre e mbyllën dhe thanë se nuk ka dublim të kapacitetit, por që ajo që posedon NATO është mbrojtja kolektive e Europës, sepse kjo i mundëson rolin udhëheqës SHBA dhe i mundëson asaj të ketë fjalën kryesore në Europë.

Idea e ushtrisë europiane sipas vlerësimit të ekspertit të sigurisë nga Prishtina Burim Ramadani, mbetet gjithmonë e më e zëshme si pasojë e luftës në Ukrainë dhe tensioneve diplomatike mes SHBA dhe Europës, por ai nuk mendon se BE apo vendet europiane janë në gjendje të shkojnë deri në këtë pikë.

“NATO do të qëndrojë njësoj siç është dhe nuk shikoj që europianët të mund të formojnë ushtri, gjithashtu dhe për atë që disa vende në Europë, sikurse Polonia dhe Hungaria janë shumë të afërt në bashkëpunim me SHBA, kështu që nuk do të tërhiqen nga anëtarësimi në NATO nëse do të formohet ushtria europiane” thotë Ramadani për Kosovo Onlajn.

Dhe eksperti i lartë shkencor në Institutin për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi në Beograd Bogdan Stojanoviq mendon se propozimi për krijimin e ushtrisë europiane është mjaft ambicioz dhe vështirë që të arrihet.

Kur nëse hipotetikisht të gjitha shtetet e Unionit Europian të dakordësohen që të realizojnë këtë ide, sikurse tha për Kosovo Onlajn, kjo nuk do të mund të përmbyllej në dhjetë vitet e ardhshme.

Mbrojtja, thotë ai, përkon tek bashkëpunimi ndërqeveritar i anëtarëve të Unionit Europian dhe do të duhej mjaft kohë që të ndërmeren proçedura burokratike pasi vendimet duhet që të merren me konsensus. 

“100.000 ushtarë është numër mjaft imponues. Kjo nuk është tentativë e parë e krijimit të ndonjë lloj ushtrie europiane. Ka qenë dhe plani Plevenit i viteve ‘50, e më pas tentativa e bërjes së grupeve luftuese të vitit 2007, kur u krijuan dy grupe të mëdhenj me madhësinë e batalionëve, nga 1.500 ushtarë për një grup, çka kurrë nuk u jetësua. Tani flitet për numra më shumë dhe me të vërtetë vështirë t’i besosh kësaj” thekson Stojanoviq.

Konflikt kompetencash me NATO

Si një rrethanë tjetër rënduese për zbatimin e idesë së ushtrisë europiane, ai përmend konfliktin e juridiksionit me NATO.

"Në cilat situata do të mundte kjo ushtri të operonte pa hyrë në domenin e mbrojtjes së NATO? Pothuajse të gjitha shtetet e BE, 23 nga 27 janë anëtare të NATO, kështu që ky do të ishte një konflikt më shumë juridiksioni. Ndaj ajo ide është ende, sikurse dhe vetë komisioneri për mbrojtjen tha, vetëm për shqyrtim. Nuk ka plan konkret për implementim të paktën për tani", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai thotë se shtetet më të fuqishme anëtare të BE para së gjithash Franca dhe Gjermania, përherë kanë qenë pro një lloj forcimi të autonomisë strategjike dhe pavarësisë në sektorin e sigurisë në raport me SHBA.

"Si Franca, si Gjermania nuk pranuan të jenë pjesë e Komitetit të Paqes së Tramp, çka është mesazh i qartë nga njëra anë. Nga ana tjetër, kemi shtetet e ashtuquajtura anëtarë të rinj të NATO, vendet europianolindore të cilat në një farë mënyre gjithmonë janë drejtuar drejt ombrellës amerikane të sigurisë. Pothuajse asnjë shtet nuk ka thënë asgjë më specifike për këtë temë sesa 'mund të konsiderojmë se Europës i nevojitet autonomi strategjike', por pa propozime konkrete. Më duket se asnjë shtet nuk dëshiron të kërcënojë dhe ashtu aleancën e brishtë që egziston momentalisht me SHBA", vlerëson Stojanoviq.

Propozimi i Andrijus Kubilius, sikurse thotë, vjen në momentin kur marrëdhëniet e BE me SHBA janë shumë të dëmtuara dhe në kontekstin e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë, ku SHBA po negociojnë me Rusinë, e cila ishte armiku kryesor i Unionit Europian.

"Tani kemi situatë ku SHBA është pothuajse në disa sfera armik më i madh i Bashkimit Europian sesa vetë Rusia", konkludon ai.

Si do të shkohet deri në ushtrinë e BE?

Formimi i ushtrisë europiane, sqaron Igrutinoviq, nuk mund të zbatohej pa rishikim nga themelet të Marrëveshjes së Lisbonës që është kushtetuta e Bashkimit Europian dhe që nuk parashikon mundësinë e egzistencës së ushtrisë europiane, as mundësinë që nga buxheti i BE të ndahen fonde për mbrojtje të përbashkët.

Në protokollet shoqëruese të asaj marrëveshjeje, sikurse shton, egziston hierarki qartësisht e definuar ushtarake e raporteve dhe shprehimisht thuhet se aleanca e NATO është garantuesi kryesor kolektiv i sigurisë në tokën europiane.

"Ky kuadër ligjor do duhej të ndryshonte, çka çel çështjen e rishikimit eventual të Marrëveshjes së Lisbonës për të cilën nevojitet pëlqim konsensual nga të 27 anëtarët dhe është shumë e vështirë të imagjinohet se kjo do të ndodhte vetëm për shkak të kësaj. Kështu që në këto rrethana institucionale e juridike, kjo praktikisht nuk është e mundur të bëhet” bën të ditur ai.

Kush do t’a komandonte?

Nëse ideja e ushtrisë europiane do të zbatohej, sipas fjalëve të Igrutinoviq, kontrolli politik mbi të do t’a kishte Këshilli Europian, si tubim të shefave të shteteve e qeverive. Do të egzistonte komisariati për mbrojtje të përbashkët që do të kishte nën të shtab ushtarak klasik që do të jepte urdhër trupave që do të përbënin potencialisht ushtrinë e ardhshme.

Për disa reagime të shpejta që do të kërkonin mekanizëm të shkurtër vendimmarrjeje, kjo e fundit vlerëson, me gjasa do t'i lihej komisariatit pa nevojshmërinë e mblidhjes së Këshillit Europian, çka kërkon ditë.

"Sigurisht, ndonjë pjesë e vendimmarrjes rreth disa reagime të asaj ushtrie do të reduktohej në një shumicë kualifikuese, që të parandalohej që disa nga vendet për disa interesa specifike të pengonin vendimmarrjen. Do të duhej të pasohej mekanizmi vendimmarrës që disa nga vendimet të mund të merreshin nga Komisioni Europian pa thirrjen e Këshillit Europian, dhe zbatimi praktik i vendimeve do t'i lihej shtabit ushtarak të BE që egziston, por si një organizatë rudimentare dhe jo si një shtab klasik ushtarak që do të kishte nën të një numër njësish që do të duhej të ishin të diapazon më i gjerë, që do të thotë dhe ushtri tokësore dhe marina dhe forcat ajrore", thotë Igrutinoviq.