Igrutinoviq: Nëse iniciativa për bërjen e ushtrisë së BE do të ishte serioze, amerikanët këtë ndoshta do t’a kuptonin si konkurrencë
Bashkëpunëtori shkencor i Institutit për studime europiane në Beograd Millan Igrutinoviq vlerëson se Unioni Europian për rastin e propozimit të komesionerit të BE për mbrojtje Andrius Kubilius se Unioni duhet të ketë forcë ushtarake prej 100.000 ushtarësh vetëm në nisje intelektuale, filozofike të diskutimit dhe se deri më tani nuk ka debat të veçantë përveç komentit negativ të komisioneres së BE për Politikë të Jashtme Kaja Kallas.
“Këto në një farë mënyre, janë si flluska në ujë të valuar që në fakt tregojnë nivelin e nervozizmit në Bashkimin Europian rreth luftës në Ukrainë që nuk ndalet, ndërsa nga ana tjetër, Amerika prej kësaj lufte tërhiqet dhe udhëheq një lloj politike të vetën e cila nuk është vetëm e pavarur, por edhe antagoniste ndaj Unionit Europian”, tha Igrutinoviq për Kosovo Onlajn.
Sikurse theksoi, kjo është një lloj tentative për të nxjerrë ide të ndryshme në sipërfaqe, në rrethana që nuk janë aspak rozë në aspektin e sigurisë dhe se përveç komentit negativ të komisioneres së BE për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, e cila refuzoi, për idenë e Kubiliusit nuk pa komente pozitive.
Igrutinoviq spegon se formimi i ushtrisë europiane nuk mund të zbatohej pa rishikim nga themelet të Marrëveshjes së Lisbonës që është kushtetuta e Bashkimit Europian dhe që nuk parashikon mundësinë e egzistencës së ushtrisë europiane, as mundësinë që nga buxheti i BE të ndahen fonde për mbrojtje të përbashkët.
Në protokollet shoqëruese të asaj marrëveshjeje, sikurse shton, egziston hierarki qartësisht e definuar ushtarake e raporteve dhe shprehimisht thuhet se aleanca e NATO është garantuesi kryesor kolektiv i sigurisë në tokën europiane.
"Ky kuadër ligjor do duhej të ndryshonte, çka çel çështjen e rishikimit eventual të Marrëveshjes së Lisbonës për të cilën nevojitet pëlqim konsensual nga të 27 anëtarët dhe është shumë e vështirë të imagjinohet se kjo do të ndodhte vetëm për shkak të kësaj. Kështu që në këto rrethana institucionale e juridike, kjo praktikisht nuk është e mundur të bëhet. Egzistojnë marrëveshje të ndryshme fleksibile dhe të imagjinueshme për shtetet e interesuara për forma të tilla bashkëpunimi për t'u angazhuar në të, por kjo atëherë çel çështjen e praktikës dhe cilat fonde do të ndaheshin për këtë", pohon ai.
Ndonëse, sikurse thekson, Franca tradicionalisht ka qenë promotere e idesë së mbrojtjes së përbashkët europiane, ajo tani hesht dukshëm për këtë temë, pjesërisht sepse pozita e presidentit Emanuel Makron është dobësuar politikisht sepse nuk ka shumicën në Kuvend dhe vetëm për këtë nuk ka lirinë për të përhapur fjalën e tij në planin ndërkombëtar.
"Spanja përmendet më shpesh si e interesuar dhe disa vende të Europës Veriore. Suedia megjithatë, pas hyrjes në aleancën e NATO, riorientoi prioritetet e veta dhe mendoj se nuk është gati të bëjë diçka ndaj së cilës Uashingtoni mund të reagojë negativisht. Ky tashmë është kurth i dyfishtë për europianët. Nga njëra anë, Amerika vazhdimisht flet 'rrisni shpenzimet tuaja të mbrojtjes, bëni diçka më shumë' dhe nëse iniciativa serioze do të vinte nga pala europiane dhe ata të thoshin 'ne dëshirojmë të bëjmë ushtrinë tonë dhe të bëjmë buxhete të përbashkëta', amerikanët ndoshta këtë do t’a perceptonin si konkurrencë dhe tentojnë t’a anulojnë, çka me të vërtetë e kanë bërë dekadat e fundit", thotë Igrutinoviq.
Ai thekson se pas fitores në Luftën e Ftohtë, gjatë fillimeve të viteve ‘90, u zhvillua iniciativa europiane e mbrojtjes, shtylla europiane e NATO por që amerikanët këtë diskutim në një farë mënyre e mbyllën dhe thanë se nuk ka dublim të kapacitetit, por që ajo që posedon NATO është mbrojtja kolektive e Europës, sepse kjo i mundëson rolin udhëheqës SHBA dhe i mundëson asaj të ketë fjalën kryesore në Europë.
"Dhe atëherë egziston një gamë e ngushtë në të cilën europianët mund të bëjnë diçka dhe të kënaqin interesat amerikane. Të investojnë më shumë, por që Amerika të jetë kryesore, çka është dëshira amerikane. Nga ana tjetër, ka zëra gjithnjë e më të fortë që, duke parë atë që po bën Tramp dhe në planin ndërkombëtar ashtu edhe të brendshëm, thonë: duhet të punojmë përtej amerikanëve, nuk duhet të jemi kundër tyre, por duhet të kemi diçka që është tërësisht e jona. Të blejmë pajisjet tona, të zhvillojmë teknologjikisht pajisje që ndryshojnë atë që Amerika na ofron sot dhe kjo është nga njëra anë, ombrella bërthamore dhe nga ana tjetër, këto janë kapacitete në forcat ajrore, tankera ajrore, vëzhgim, raportim...", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Nëse ideja e ushtrisë europiane do të zbatohej, sipas fjalëve të Igrutinoviq, kontrolli politik mbi të do t’a kishte Këshilli Europian, si tubim të shefave të shteteve e qeverive. Do të egzistonte komisariati për mbrojtje të përbashkët që do të kishte nën të shtab ushtarak klasik që do të jepte urdhër trupave që do të përbënin potencialisht ushtrinë e ardhshme.
Për disa reagime të shpejta që do të kërkonin mekanizëm të shkurtër vendimmarrjeje, kjo e fundit vlerëson, me gjasa do t'i lihej komisariatit pa nevojshmërinë e mblidhjes së Këshillit Europian, çka kërkon ditë.
"Sigurisht, ndonjë pjesë e vendimmarrjes rreth disa reagime të asaj ushtrie do të reduktohej në një shumicë kualifikuese, që të parandalohej që disa nga vendet për disa interesa specifike të pengonin vendimmarrjen. Do të duhej të pasohej mekanizmi vendimmarrës që disa nga vendimet të mund të merreshin nga Komisioni Europian pa thirrjen e Këshillit Europian, dhe zbatimi praktik i vendimeve do t'i lihej shtabit ushtarak të BE që egziston, por si një organizatë rudimentare dhe jo si një shtab klasik ushtarak që do të kishte nën të një numër njësish që do të duhej të ishin të diapazon më i gjerë, që do të thotë dhe ushtri tokësore dhe marina dhe forcat ajrore", thotë Igrutinoviq.
0 komentet