Vizita e ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës në Sërbi: A po lëkundet Kievi për çështjen e Kosovës?

Srbija - Kosovo - Ukrajina
Burim: Kosovo Online

Ministri ukrainas i punëve të jashtme Dmitro Kuleba mbërriti për herë të parë për vizitë në Sërbi pas shpërthimit të luftës. Për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, analistë nga Prishtina e Beogradi, nuk ka dilema që një nga temat kyçe ka qenë Kosova.

Kuleba të hënën më herët është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq e më pas me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Millosh Vuçeviq dhe kryetaren e Kuvendit Ana Bërnabiq.

Në biseda u theksua se të dy vendet insistojnë në respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe integritetin territorial të të dy vendeve.

Me fillimin e luftës zyrtarët kosovarë në shumë raste patën informuar se Ukraina do të mund të ndryshojë qëndrimin e vet rreth mosnjohjes së njohjes.

Diçka të tillë të mundshme e konfirmoi në fillim të marsit ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodimir Shkurov i cili tha se njohja e Kosovës është “çështje kohe”.

"Çmojmë ndihmën e Kosovës. Njohja e Kosovës është në rendin e ditës. Asgjë nuk është e pamundur, por tani më shumë jemi të fokusuar në atë sesi të dalim nga zjarri. Çështja e njohjes së Kosovës është më shumë e karakterit politik ku duhet të merren në konsideratë disa elementë të cilët mund të mos shfaqen në përgjithësi", tha Shkurov.

Menjëherë reagoi kolegu i tij, ambasadori i Ukrainës në Beograd Volodimir Tollkaç i cili përsëriti se ky vend do qëndrojë gjithmonë në qëndrimin për të mos njohur Kosovën.

Megjithatë presidentja Vjosa Osmani nuk e fshehu se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës është çështje bilaterale dhe që qeveria në Prishtinë vazhdimisht do t’a vendosë këtë kërkesë dhe prej saj nuk do të tërhiqet.

“Kjo është çështje bilaterale, ne përherë e kemi vendosur këtë kërkesë. Do t’a bëjmë edhe në vijim por nën mirëkuptimin e plotë të situatës në Ukrainë. Jam e bindur se ky moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës“ tha Osmani në konferencën „Ukraina-Europa Juglindore“ ku u mbajt në fund të shkurtit në Tiranë.

Në të njëjtin tubim, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se për Sërbinë e rëndësishme është që të ketë marrëdhënie të mira Ukrainën pasi nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi në kundërshtim me këtë, qëndrimi i vet do të ndryshojë të paktën edhe dy shtete europiane.

"Besoj se do të vijojmë të ushqejmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën, por dhe me Federatën Ruse“ tha Vuçiq dhe shtoi se në Deklaratën që u nënshkrua në Tiranë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, u bë e qartë gjithçka që Sërbia ka bërë të qartë në votimin e rezolutës në KB ku dënoi sulmin rus në Ukrainë.

Vizitë bilaterale deficitare

Për shkak të pikëpamjeve jashtëzakonisht kontradiktore, vizita e ministrit të punëve të jashtme ukrainas Dmytro Kuleba në Sërbi për ish diplomatin Sreqko Gjukiq-është lajm domethënës.

“Ky është një lajm domethënës sepse objektivisht marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Ukrainës vuajnë nga deficiti i vizitave të rregullta dypalëshe. Deficit është vizita, deficit është kontakti dhe mirëkuptimi”, ka thënë Gjukiq në bisedë për Kosovo Onlajn.

Beson se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve përkundër këtij deficiti, nuk kanë vuajtur sepse Sërbia këtë mundi t‘a “mbulojë” duke furnizuar me municion Ukrainën.

“Ne diçka dimë nga njoftimet publike, diçka nuk dimë, diçka mund të konkludohet nga raporti i Kievit ndaj Beogradit dhe akoma më shumë nga marrëdhënia e Moskës ndaj Beogradit për shkak të dërgimit të këtyre armatimeve, pra municioneve”, thotë Gjukiq.

Ky i fundit shton se vizita e Kulebas në Beograd me shumë gjasa nuk ishte vetëm bilaterale, por pjesë në turneun rajonal në të cilin Ukraina po tenton të inkurajojë dhe të ftojë direkt vendet në takimin global të paqes që do të mbahet në Gjenevë më 15 dhe 16 qershor.

“Ky është tubim i madh ku do të marrin pjesë dhe sekretari i përgjithshëm i KB, Bajden, liderët perëndimorë... Përllogaritet se do të jenë të pranishëm rreth 100 vende”, spegon Gjukiq.

Pyetjes nëse kjo vizitë mund të interpretohet si një lloj shkrirje raportesh mes Ukrainës dhe Sërbisë, Gjukiq thotë se duhet interpretuar si hap në këtë drejtim.

“Nuk kemi asnjë arsye të vetme për të penguar marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Ukrainës. Ne kemi votuar në Organizatën e KB, në Asamblenë e saj të Përgjithshme, për rezolutat që dënojnë agresionin rus, pushtimin e Ukrainës, dhe për këtë arsye platforma mes nesh dhe Rusisë është plotësisht e pastër dhe e qartë. Këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Gjukiq.

Ky i fundit shton se lidhja kyçe mes dy vendeve është fakti që Ukraina nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, por edhe publiku pak është i njohur me të dhënat që forcat e saja të armatosura kanë qenë shumë të pranishme në përbërjen e KFOR me bazat në Shtërpcë dhe Dragash. “Kontigjenti ushtarak ukrainas në kuadër të KFOR ishte më gjatë në Kosovë e Metohi, duke përjashtuar Pesëshen e cila aty ka forcat e saja të përhershme. Ata kishin kontingjentin e tyre nga agresioni në vitin 1999 deri në vitin 2019”, kujton Gjukiq.

Ky i fundit thekson se pozicioni i Ukrainës për çështjen e njohjes së Kosovës është shumë i qartë dhe nuk duhet të çudisë çka dhe vetë brenda këtij vendi egzistojnë zëra dizonantë që zotohen se ky qëndrim të ndryshohet, nën spegimin se kjo duhet bërë “pasi Sërbia pretendohet se është në anën e Rusisë në luftë”.

“Këta janë disa deputetë në Parlamentin e Ukrainës të cilët e thonë këtë. Diçka tha edhe ambasadori i tyre në Tiranë. Por, këto nuk janë vota që mund të ndryshojnë diçka dhe kjo nuk është aspak befasi apo çudi”, beson Gjukiq.

Ish-diplomati nuk ka dilemë se Ukraina nuk shqyrton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ukrainës nuk i shkon në mendje dhe që kjo për të është shfrytëzuese në këtë moment, në momentin ndërsa vijojnë të gjitha problemet dhe proceset. Madje dhe pas kësaj. Ukraina është vend mjaft i madh dhe i rëndësishëm në Europë, ndërsa tani është treguar shumë më e gjerë në komunitetin ndërkombëtar për të ndryshuar lehtësisht qëndrimet e veta. Mendoj se marrëdhëniet tona me Ukrainën duhet të forcohen shpejt, gjerë dhe thellë”, vlerëson Gjukiq.

Pyetjes nëse ndryshimet eventuale për çështjen e njohjes së Kosovës Ukrainës do t’i sjellë ndonjë përfitim, ky diplomat thotë se vendim i tillë faktikisht nuk do të sillte asnjë dobi në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

"Mendoj se madje as do t’a forconte potencialin e saj tek aleatët në kuadër të NATO dhe BE" konkludon Gjukiq.

Pritshmëritë e Prishtinës

Nga ana tjetër, politikologu nga Prishtina Albinot Maloku beson se rrethanat kanë ndryshuar mjaftueshëm, saqë edhe Ukraina duhet të ndryshojë qëndrimin e vet rreth mosnjohjes së Kosovës dhe t'i bashkohet vendeve që e kanë bërë këtë, sepse kjo do të ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Politika zyrtare e Kievit derimë tani ishte për të mos njohur Kosovën. Këtë shumë herë e ka thënë dhe e ka bërë të ditur ambasadori i Ukrainës në Beograd. Kjo do të thotë se (Ukraina) tenton të ruajë ndonjë pjesë të qëndrimit të deritanishëm. Por, për shkak të rrethanave dhe ndryshimeve që ndodhën, Ukraina do të duhet duhet t‘a ndryshojë këtë kurs dhe t'i bashkohet vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe respektuar opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth legjitimitetit të pavarësisë”, tha Maloku për Kosovo Onlajn.

Duke komentuar vizitën zyrtare të ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në Sërbi, Maloku thotë se Kosova prej kohësh pret ndryshim të qëndrimit të Ukrainës dhe se ky vend duhet të ndjekë shembullin e SHBA, por dhe të deputetëve të vet në Këshillin e Europës.

“Një numër politikanësh që janë përfaqësues, veçanërisht brenda Këshillit të Europës, tentuan përgjatë gjithë kohës të tregonin e dëshmonin se Ukraina duhet të ndjekë politikën e Amerikës dhe të njohë Kosovën, të hyjë në marrëdhënie normale diplomatike. Njëkohësisht Kosova tregoi zell, vëmendje ndaj të gjitha situatave që ndodhën në Ukrainë qysh nga fillimi i agresionit rus e deri më tani. Do të ishte koha që Ukraina t‘a njohë Kosovën”, thekson ky politolog.

Maloku thotë se vendim i tillë nuk do të kishte pasoja negative për Ukrainën, por krejt e kundërta-do të tregonte se ky vend ndjek dhe dëshmon qasjen e vet sovrane në vendimmarrje.

“Ukraina do të ndiqte qasjen e vet sovrane për çështje të tilla si njohja e Kosovës. Do të tregonte se është sovrane dhe se mund të marrë vendime duke respektuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila para disa vitesh dha opinion rreth Kosovës dhe tha qartë tek të gjitha vendet e planetit se pavarësia e Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Çdo qasje tjetër ndaj kësaj teme, në të cilën tentojnë disa shtete që nuk e njohin Kosovën, nuk bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Pretendime të tilla janë krejtësisht të natyrës politike dhe nuk kanë asnjë lidhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare kur tashmë egziston opinioni që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, konkludoi Maloku.

Synimet kyçe të Beogradit dhe Kievit

Për hulumtuesin e lartë të qendrës beogradase për siguri politike Vuk Vuksanoviq, vizita e ministrit të punëve të jashtme të Ukrainës Dmitro Kuleba në Sërbi mbi të gjitha është tentativë e këtij vendi që të vijojë të jetë ende aktiv në planin ndërkombëtar.

“Nga njëra anë kjo është tentativë e Ukrainës që të vijojë të jetë aktive në planin ndërkombëtar që të tentojë të mbajë ndonjë hap mbështetjeje për situatën e vet shumë të palakmueshme. Sigurisht fakti është që Sërbia vijon në diskursin politik të Perëndimit të shikohet si vend luajal pa kushte ndaj Moskës ndonëse realisht kjo është shumë e komplikuar. Në një farë mënyre dhe Ukraina mund t’a portretizojë si ndonjë prej përpjekjeve të veta që Sërbinë t’a bëjë më empatike”, sqaron për Kosovo onlajn Vuksanoviq.

Ky i fundit shton se për Sërbinë gjatë bisedimeve në plan të parë do të ishte me rëndësi të sigurohej që Ukraina të vijojë të jetë në listën e vendeve që nuk e njohin Kosovën.

“Dhe mendoj se nuk ka shanse që të shkohet drejt ndryshimit në qëndrimin e Kievit derisa po ndeshen me humbje të territorit. Dhe tani që balanca e fuqisë në terren është zhvendosur ashpër në favor të Rusisë, egziston rreziku që të humbasë akoma më shumë territore, shteti në një situatë të tillë, vështirë se mund të ndryshojë qëndrimin ndaj diskutueshmërisë sikurse ka Kosova”, konkludon Vuksanoviq.

Pyetjes se çfarë pasojash do të ridhnin ndryshimet eventuale në politikën zyrtare të Kievit për çështjen e mosnjohjes, ky ekspert thekson se rreth kësaj mund të konsiderohet se Ukraina nuk do të ishte në situatën në të cilën ndodhet tani.

"Nëse Ukraina do të ishte vend ku nuk do të kishte asnjë mosmarrëveshje të vetme territoriale dhe probleme rreth integritetit të vet territorial, nuk do të prodhonte asgjë. Por, në këtë rast, ajo në njërën anë ka popullsi të ndarë. Disa evidentisht identifikohen apo ndjejnë shkallë të fortë vëllazërimi me Rusinë fqinje. Nga ana tjetër, është pjesa perëndimore e Ukrainës ku egziston identitet i fortë ukrainas ku në kontekstin e kësaj lufte gjithmonë e më shumë bazohet në ndjenjën e fortë anti-ruse. Njëlloj me këtë, ka dhe fuqi të madhe si fqinj i vet ku evidentisht e konsideron Ukrainën si vendimtare për interesat e veta strategjike dhe sigurinë kombëtare. Në të tillë kontekst, nuk mund të them se Ukraina mund të ndryshojë diçka”, spegon Vuksanoviq.

Ky i fundit thotë se nëse do të kishte ndryshim të qëndrimit nga Ukraina, për Sërbinë do të ishte “një dhimbje më shumë”.

“Për Sërbinë kjo sigurisht do të ishte ‘veçse dhimbje më shumë’. Realisht, në momentin kur Sërbia tenton që sa më gjatë të mbajë Kosovën jashtë institucioneve ndërkombëtare me shpresën se pozita e saj të përforcohet, do të kishte zgjidhje më të mira, cilido shtet që do t’i bashkohet listës së atyre që njohin Kosovën, është automatikisht humbje për të tillë politikë”, thekson Vuksanoviq.