Vrasjet e romëve në Kosovë: Heshtja më e rëndë se krimi

Kosovo, Stradanje Roma
Burim: Kosovo Online/Nedžmedin Neziri

I gjuanin si lepuj dhe i vrisnin në mënyrën më brutale. I gjithë vendbanimi u plaçkit e më pas u rrafshua. Romët e Kosovës gjatë luftës së 1999 si dhe në vitet pasuese fatin e patën të ngjashëm me bashkësinë sërbe, ndërsa për bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn më tragjikja është se as sot 26 vite më pas nuk egziston evidencë e saktë për këto ngjarje madje as sesa romë janë vrarë apo zhdukur atëherë.

 

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

Heshtje e zëshme. Kështu do të mund të përshkruhej fati tragjik i komunitetit rom prej vitit 1999 në Kosovë.

Të dhënat rreth numrit të të vrarëve dhe të zhdukurve dallojnë në raport me burimet, por problemi më i madh është se proceset gjyqësore për krime ndaj kësaj bashkësie etnike mund të numërohen me gishta-të një dore.

Në Tribunalin e Hagës në fund të vitit 2012, me lirimet, përfunduan procedurën penale në të cilën grupi i ish-oficerëve të UÇK të udhëhequr nga Ramush Haradinaj u akuzuan për një sërë vrasjesh dhe krimesh lufte, përfshirë një numër romësh.

Rreth vrasjeve të tyre mund të dëgjohen indirekt edhe në procesin ndaj komandantëve të ish-UÇK të udhëhequr nga Hashim Thaçi, ku po zhvillohet para Dhomës së Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.

Muajin e kaluar, prokuroria dëgjoi dëshmitarin e saj të 50-të, Klod Kan të cilit i’u tha se në korrik 1999, romët në Prizren dhe Gjakovë i treguan atij se si anëtarët e UÇK i ndalonin, i pyesnin, i rrihnin dhe i keqtrajtonin duke i akuzuar se punonin për sërbët.

“Ata njerëz ishin të tronditur, të shtangur dhe të traumatizuar... Shumë kishin ende lëndime të dukshme fizike”, tha dëshmitari, duke shtuar se romët ishin “të frikësuar dhe në dhimbje për të afërmit e tyre”.

Njëkohësisht në Beograd në fund të vitit të kaluar, Nezir Mehmetaj u dënua me vendim të shkallës së parë për vrasjen e Xhelal Ramadanit, rom nga Rudica në vitin 1999.

Për vrasjen e romit pas përfundimit të luftës, ende nuk ka të dhëna të plota, as për numrin e të rrëmbyerve.

Të gjitha këto ishin arsyet përse Qeveria e Sërbisë vendosi të mbështesë mbajtjen e konferencës për vrasjet e romëve gjatë kohës së konfliktit në Kosovë.

Tema tabu

Tubimi i organizimit të Qendrës për Edukimin e Romëve dhe Bashkësisë Etnike dhe kryetari i kësaj OJQ Luan Koka thotë për Kosovo onlajn se ndaj romëve në Kosovë gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, janë kryer krime të tmerrshme dhe se kjo temë ende vijon të ngelet tabu.

“Tema është tabu pasi romët nuk arritën të konsolidohen për të bërë presione të caktuara dhe normalisht që Kosovës i përshtatet që kjo të vazhdojë të jetë temë tabu pasi të gjithë këta romë janë shndërruar në egjiptianë, ashkalinj. Priren të kenë romë vetëm në numër të paktë për të treguar se janë multikulturorë. Por janë larg kësaj ata. Patën fat të tmerrshëm romët. Më shumë se 80% e tyre braktisën Kosovën e Metohinë” ka thënë Koka për Kosovo onlajn.

Sqaron se nuk egzistojnë evidence zyrtare sesa romë janë vrarë apo rrëmbyer në Kosovë në 1999 por dhe në vitet pasuese.

"Sipas evidencave të mia dhe kjo nuk është evidencë zyrtare pasi nuk mundemi të shkojmë deri tek të dhënat e caktuara, mes 500 deri në 600 persona janë vrarë gjatë luftës dhe më shumë se 110 janë rrëmbyer e zhdukur dhe vijojnë të jenë të zhdukur. Nuk kemi mundësi as të identifikojmë dhe as të zbulojmë fatin e tmerrshëm të atyre personave që u zhdukën", thekson Koka.

Ky i fundit paralajmëron se janë shumë shembuj të krimeve më brutale të kryera kundër romëve por që kurrë nuk janë evidentuar apo që të jenë ndëshkuar autorët.

Në një prej këtyre ngjarjeve bashkëatdhetari I tij u copëtua para turmës.

"Komuniteti rom jetonte në qendër të Ferizajt. Ky njeri ishte biznesmen, tregtar, punonte me të gjithë, si me shqiptarët ashtu dhe me sërbët. Kishte shtëpi të madhe dhe me gjasa kishte lënë para të fshehura. E joshën të kthehej, se nuk do t'i ndodhte asgjë dhe më pas shqiptarët e kryqëzuan në katër anët me katër traktorë. Njeriu quhej Ekrem Shabani. Vëllai i tij më herët ishte rrëmbyer, kishte pesë fëmijë të cilët tashmë janë në Gjermani, tre djem dhe dy vajza. Ky është një prej fateve të tmerrshëm, krim i tmerrshëm që nuk është shënuar” rrëfen Koka.

Ky i fundit kujton se para Tribunalit të Hagës gjykohen liderët e ish UÇK për vrasjen e të porsamartuarve në Gjakovë dhe se krime kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

“Në Prishtinë, në kufirin e shtëpisë së vet është një rom, Dervishi, nuk donte të dilte ndërsa e dogjën” thotë ai.

Bën të ditur se romëve u dogjën shtëpitë, ndërsa në periudhën e pasluftës i’u vodhën pronat.

"Shpesh merrnin viktima të pafajshme që nuk ishin pjesë në ndonjë proçes. I vrisnin për t'u marrë shtëpitë dhe për të bërë shembull për të gjithë romët e tjerë që të braktisnin Kosovën" tha Koka.

Ky i fundit spegon se gjatë vitit 1997 ka qenë i angazhuar në regjistrimin e brendshëm të romëve në Kosovë dhe se në këtë mënyrë janë deklaruar 98.000 të tillë.

"Tani janë më pak se 20 mijë. Shumica e tyre kanë ardhur në Sërbi, e prej andej në Gjermani, Francë, Itali... Kështu që kemi mundësi të mbledhim disa njerëz dhe të fillojmë të bëjmë dokumentacionin për vrasjet e romëve në Kosovë e Metohi gjatë kohës së luftës së vitit 1999", shpreh bindjen Koka.

Margjinalizimi i krimeve

Drejtori egzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare Bekim Blakaj paralajmëron në margjinalizimin e krimeve ndaj bashkësisë rome në Kosovë.

“Fatkeqësisht në Kosovë nuk flitet rreth viktimave rome, ashkalinjve e egjiptiane. Kryesisht shkruhet dhe flitet për vrasjen e shqiptarëve. Veçanërisht komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptianë, janë të margjinalizuar, shkruhet dhe flitet mjaft pak rreth vrasjeve të tyre. Gjithashtu nuk ka ditë të viktimave të romëve në Kosovë. E tillë është situata. Gjithashtu rrallë, nuk mundesh të gjesh monument për romët e vrarë në Kosovë” thekson Blakaj në bisedë për Kosovo onlajn.

Sqaron se Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë si pjesë e projektit të Librit të Kujtesës së Kosovës, dokumentoi vrasjet e romëve gjatë dhe pas luftës.

“Nga 13. 535 të vrarë dhe të zhdukur-276 janë romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Ata janë vrarë si gjatë dhe pas luftës dhe fatkeqësisht kanë qenë viktima në të dy krahët. Kanë qenë të vrarë dhe të zhdukur dhe nga ana e forcave sërbe e gjithashtu dhe nga ana e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës” thotë Blakaj.

Beson se në Kosovë nuk egziston interesim për të folur rreth vrasjes së romëve.

“Shoqëria e veçanërisht elita politike nuk janë përgjithësisht të interesuar që të bëjnë atë narrativë të saktë se kush e di saktësisht kush është vrarë dhe në cilën mënyrë” theksoi Blakaj.

FDH e Kosovës ndjek të gjitha gjyqet për krime lufte në Kosovë, ndërsa Blakaj përmend se deri më tani vetëm katër shqiptarë pjestarë të ish UÇK janë dënuar për vrasjen e një romi.

“Kemi një vendim ndaj katër të pandehurve që janë përgjegjës për vrasjen e një romi. Natyrisht ky është numër fort i vogël” ka thënë Blakaj.

Koha e pogromit

Nga ana tjetër kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë se as pas 26 viteve prej luftës së 1999, nuk ka të dhëna të sakta sesa romë janë vrarë në Kosovë.

“Përsa i përket vrasjes së romëve nuk ka të dhëna të sakta. Një numër mjaft i konsiderueshëm prej tyre janë shpallur të zhdukur prej familjarëve dhe kjo është ajo çka ne sot qëndrojmë të hapur pasi dhe sot disa familje, individë rezultojnë të zhdukur. Fatkeqësisht vrasjet e tyre në vitet 1999-2000 kanë qenë më të theksuara. Ajo ka qenë kohë e pogromit të cilët ata e kanë përjetuar. Ata kanë ndarë të njëjtin fat si populli sërb” thekson Odalloviq për Kosovo onlajn.

Ai ka precizuar se romët janë vrarë edhe para vitit 1999.

“Ajo çka është karakteristike, vitet 1997 dhe 1998 ishin vite ku në sulme të veçara terroriste janë vrarë edhe romë që kanë qenë pjesë e institucioneve. Punonin si postierë, elektriçistë, në pyje...”, thotë ai.

Shton se romët “e pësuan rëndë” në nisje të luftës dhe pas 10 qershorit pra kur hyrën forcat ndërkombëtare të paqes në Kosovë.

“Romët fatkeqësisht kanë pësuar terror të tmerrshëm. Nuk janë dikush që u perceptuan në ndonjë mënyrë nga ana e pjesëtarëve të së ashtuquajturës UÇK si dikush që mund të qëndrojë, dikush tek i cili mbështeten apo dikush me të cilin do të ndërtonin disa nga urat e tyre të së ardhmes” sqaron Odalloviq.

Rezultati, shton, është eksod me përmasa të papara.

"Mbarë vendbanimeve i’u vu flaka. Familje të tëra u vranë, u shkatërruan. Shembujt janë nga Vushtrria, Gjakova. Aty ishte më brutalja. Gjithçka që ishte rome u vra, u dogj. Shumë prej tyre edhe sot rezultojnë të zhdukur", thekson Odalloviq.

Si një prej krimeve më drastike, apostrofohet ngjarja e Gjakovës.

"Pjestarët e UÇK ndaluan dasmën rome, e më pas përdhunuan nusen, kryen krim të tmerrshëm. Për këtë askush nuk reagoi, madje as në Hagë, në gjykim, kjo nuk ishte diçka që çoi në ndonjë denim apo vendim dënimi. Kjo flet rreth raportit dhe ndaj romëve, ashtu sikurse ka qenë raporti dhe ndaj sërbëve" thotë Odalloviq.

Fajtorët nuk i shikon vetëm tek ata që kanë kryer krimet, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, e cila e ka vëzhguar të gjithë këtë në heshtje.

“Edhe sot është e njëjta situatë”, beson Odalloviq.

Ky i fundit bën të ditur se situata është e njëjtë edhe në proceset që momentalisht po ndërmerren para Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

“Romët janë dikush që padyshim janë të interesuar, së bashku me ne, për të mësuar se çfarë ka ndodhur me ‘Shtëpinë e Verdhë’, sa persona të rrëmbyer atëherë u dërguan aty dhe si përfunduan”, spegon Odalloviq.

Ky i fundit shton se fati i romëve “në masë të madhe” varej prej vullnetit dhe veprimeve të UÇK dhe prej “heshtjes së misionit ndërkombëtar” çka u pa edhe gjatë pogromit të marsit të vitit 2004.

Odalloviq thotë se një numër i romëve kanë mbetur në Kosovë dhe se shumë prej tyre janë në institucione, për të cilën duhet të insistojnë në zbardhjen e krimeve ndaj bashkatdhetarëve të tyre.

“Mendoj se duhet t’a çojnë zërin pikërisht për të drejtat e atyre që janë pjesëtarë të grupit të tyre etnik” konkludon Odalloviq.

Vullneti politik

Shkrimtari dhe eksperti për çështjet rome pranë Këshillit të Europës Nexhmedin Neziri ka thënë në bisedë për Kosovo Onlajn se është e dukshme që as në Prishtinë dhe as në BE nuk egziston vullnet politik që kjo çështje të zgjidhet.

“Romët nisën të vriten para vitit 1999. Kanë qenë të kërcënuar, tentativa për t’u rrëmbyer, ka patur gjithçka. Ai përsekutim nisi në 1998. U ndërmorr presion ndaj atyre që punonin në fabrikën “Trepça“. Ka patur shumë nga ato mënyra e më së shumti frikësime” ka thënë Neziri.

Banues në Francë, ish atleti i Mitrovicës së Kosovës së atëhershme Nexhmedin Neziri, është një lloj kronisti historik i vrasjeve të romëve në këtë qytet pas vitit 1999. Kësaj i’a kushtoi edhe përmbledhjen e tij me poezi “Mos harro”

Sqaron se në Mitrovicën e Jugut deri para lufte egzistonte lagjia në të cilën jetonin gati 10.000 romë. Neziri në gusht të 1999 vizitoi këtë lagje nën sigurinë e ushtarëve të kontigjentit francez të Kfor.

“Herën e parë hyra më 22 gusht të 1999 dhe kjo për mua ishte tronditëse. Lagjia numëronte rreth 10.000 banorë. Dhe tani kur ju hyni dhe shikoni që nuk ka asgjë, gjithçka e boshatisur, nuk ka zogj, minj, mace, kulishë...asgjë prej gjëje. Fillimisht u plaçkit, ndërsa shumica e shtëpive i’u vu flaka, u shkatërruan. Pashë kontigjentin francez të ushtarëve që ishin barrikaduar në një shtëpi të madhe në lagjen rome ku kishte dhe restorant. Kjo është shtëpia e Gani Rushetit tonë. Më vonë, disa shtëpi të tjera u mbrojtën me tela me gjemba. Por kur shkon më tej, gjithçka ishte e zbrazët. Këtë e kam përshkruar në poezitë e mia” rrëfen Neziri.

Ky i fundit sqaron se në atë kohë romët nuk kishin asnjë siguri.

“As nga bashkësia ndërkombëtare, as nga ndokush prej Kombeve të Bashkuara. Ishin të pambrojtur dhe kjo për mua ishte mjaft dramatike” pranon ky shkrimtar.

Ai thotë që më e keqja është se edhe pas 26 viteve nuk e di numrin e saktë të romëve të vrarë dhe se nuk ka familje që të mos ketë përjetuar ndonjë tragjedi. As e tija nuk bën përjashtim.

“Numri i saktë nuk dihet. Di që djali i hallës sime prej 21 qershorit të vitit 1998 u rrëmbye nga miqte e vet me të cilët bashkëpunonte duke shitur plastikë dhe duke u marrë së bashku me tregti. Dhe papritmas nuk kemi ku ta gjejmë” thotë Neziri.

Ky i fundit thekson se familja e tij për këtë rast në vitin 2004 dhe 2005 i është drejtuar Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën e Jugut por dhe Gjykatës në Kraljevo.

Nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Neziri prej vitit 2001 është ekspert për çështjet rome pranë Këshillit të Europës.

Ai thotë se as këtu nuk kanë vesh për të zgjidhur çështjet e romëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë.

“Kur bisedon me ndonjë zyrtar, nuk kanë vullnet politik” theksoi Neziri.