Mijushkoviq: Pres që këtë vit të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të investimneve të huaja direkte

ekonomista veljko mijušković
Burim: Kosovo Online

Docenti i Fakultetit Ekonomik në Beograd Velko M. Mijushkoviq shprehu pritshmëritë se këtë vit do të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të investimeve të huaja direkte në Sërbi dhe vlerësoi se Ekspo në kuptimin ekonomik duhet të përmirësojë dukshëm performancën e vendit.

Mijushkoviq shprehet se mund të thuhet se elementët e zhvillimit planifikues të lidhur me Sërbinë, por dhe me rajonin, në masën më të madhe varen nga njëra anë e elementëve të brendshëm, ndërsa nga ana tjetër dhe prej stabilitetit rajonal e global.

"Ajo çka mundëm të shikonim gjatë periudhës së mëparshme është se, për shkak të luftërave që ndodhën në nivel botëror, konfliktit ruso-ukrainas, ndërprerjet tek zinxhirët e furnizimit dhe të ngjashme, patëm situatë ku pak më shumë investitorë e shmangën këtë rajon. Pres që në periudhën e ardhshme kjo të ndryshojë, pra të stabilizohet. Që do të thotë se në një farë mënyre, investimet e huaja direkte mbi të cilat bazohet modeli ynë ekonomik do të vazhdojnë në të njëjtin kapacitet sikurse ishte rast më herët", tha Mijushkoviq për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij, nëse flasim për faktorë të brendshëm, ato nënkuptojnë stabilitetin, organizimin dhe vazhdimin e disa planeve të mëparshme, të definuara më herët.

"Nëse flasim konkretisht për Sërbinë, mund të dëgjojmë nga udhëheqja e vendit se pritet vit më i mirë i zhvillimit deri më tani, që lidhet me plane të shumta, mikroprojekte, një projekt më i gjerë dhe më të madh Ekspo 2027 i cili në kuptimin infrastrukturor, por dhe në kuptimin ekonomik, duhet të përmirësojë dukshëm performancën e vendit", tha Mijushkoviq.

Kjo, sikurse theksoi, në një farë mënyre ndiqet me rritjen e pagave dhe pensioneve, të cilat sigurojnë rritje të vazhdueshme dhe ruajnë standardin e jetesës së qytetarëve.

Pyetjes nëse situata rreth Industrisë së Naftës së Sërbisë (NIS) do të ndikojë tek ecuritë ekonomike, ai tha se NIS është përbërës i rëndësishëm i politikës dhe peizazhit ekonomik të vendit, se kontribuon ndjeshëm në prodhimin shoqëror bruto dhe se është e rëndësishme që situata me NIS të zgjidhet.

Vlerësoi se nuk është keq që MOL-i hungarez të marrë paketën maxhoritare tek NIS prej rusëve, por kujtoi se kishte theksuar vazhdimisht se do të ishte më mirë nëse Sërbia do të ishte partner që mund të blinte pjesën ruse.

"Tani shikojmë se potencialisht është MOL-i hungarez. Dhe për këtë unë gjithashtu theksova se nuk është keq duke pasur parasysh raportet e ngushta politike e private që egzistojnë mes mes dy presidentëve Hungarisë dhe Sërbisë,. Në këtë mënyrë mund të flasim rreth një situate të mirë tranzicioni për vendin tonë", tha Mijushkoviq.

Kjo, sikurse tha, me gjasa do të nënkuptonte një lloj ridefinimi i modelit të biznesit, por do të mundësonte vazhdimësinë në proçesin e furnizimit, përpunimin e naftës bruto, prodhimin e derivateve të saja, rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

"Në këtë kuptim të të parit, NIS është përcaktues i rëndësishëm dhe në një farë mënyre ngjyros peizazhin e asaj që do të ndodhë më pas në vitin 2026", theksoi Mijushkoviq.

Pyetjes nëse zgjedhjet eventuale në Sërbi këtë vit mund të ndikojnë tek lëvizshmëritë ekonomike, ai shprehu pritshmërinë se zgjedhjet duhet të kontribuojnë në uljen e tensioneve në shoqëri.

"Pres që zgjedhjet do të duhet të kontribuojnë në pakësimin e tensioneve në shoqëri, definimin e qartë se për kë dëshiron të votojë kjo shoqëri dhe besoj se kjo do të arrihet duke matur performancat e mëparshme dhe gjithçka që është bërë për vendin në aspektin e infrastrukturor, ekonomik e gjeopolitik. Nëse gjërat i vendosim në atë mënyrë, mendoj se nuk ka ndonjë dilemë reale", tha Mijushkoviq.

Pyetjes nëse ekonomia sërbe duhet të jetë më e lidhur me Bashkimin Europian apo të kërkojë tregje të reja, tha se Sërbia është ekonomi e vogël e hapur dhe se si e tillë ka detyrim dhe se është e nevojshme të bashkëpunojë me një numër më të madh enitetesh në nivel botëror.

Sipas fjalëve të tij, nëse flitet rreth një entiteti, pra një grupimi vendesh, partneri më i rëndësishëm i tregtisë së jashtme është Bashkimi Europian, por nëse flasim për vende individuale, menjëherë vjen Republika Popullore e Kinës, çka flet për një diversifikim serioz ekonomik të vendit.

"Në këtë kuptim, duhet të forcohen shtylla të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik e të biznesit, me bashkëpunim të mëtejshëm jo vetëm me Kinën, jo vetëm me BE, por edhe me vendet e tjera aziatike e afrikane, por edhe me SHBA. Që do të thotë, një diversifikim i aktivitetit ekonomik si prerogativë e ardhshme për ekonominë tonë", tha Mijushkoviq.

Ky i fundit theksoi se këtë vit do të ketë stabilitet dhe rritje të lehtë të investimeve të huaja direkte, ndonëse sikurse tha, për tani në fillim të vitit është mjaft e pasigurt dhe do të ishte jo preçize definimi i përqindjeve të sakta.

"Mund të presim që do të vijë, sikurse kemi dëgjuar tashmë disa njoftime nga Banka Popullore e Sërbisë, se kemi cikël riinvestimesh të një pjese të caktuar të investitorëve të huaj direktë që kanë qëndruar këtu. Nëse prej këtyre zgjidhjeve gjeopolitike shkohet dhe nëse investitorët, të themi, të ndalojnë së shmanguri këtë zonë, mund të presim stabilitet dhe rritje e lehtë e investimeve të huaja direkte", tha Mijushkoviq. 

Ky i fundit përmendi se vitin e kaluar u shkua deri në përgjysmim e investimeve të huaja direkte në raport me vitin e kaluar dhe më pas, sikurse tha, mund të sqaronim të gjithë elementët përmes atyre zhvillimeve që patëm. 

"Tashmë pres që të ketë stabilitet të këtyre elementëve dhe rritje e zhvillim të mëtejshëm", tha Mijushkoviq.

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq tha më 7 janar se fluksi i investimeve të huaja direkte në Sërbi vitin që shkoi tejkaloi 3.5 miliardë euro dhe vlerësoi se kjo nuk është keq, por megjithatë është shumë më i dobët se në vitin 2024 për shkak të bllokadave ku sikurse tha, shkatërruan vendin.