Rezultatet e rregjistrimit dhe ekonomia: Shkaqet dhe pasojat e rjedhjes së fuqisë punëtore nga Kosova
Zyrtarisht, pritet muaji nëntor që të kompletohen rezultatet e regjistrimit të fundit dhe të mësohet sesa-njerëz dhe punëtorë ndodhen në Kosovë. Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se prej vitesh Kosova përballet me mungesa serioze investimesh dhe problem edhe më të madh të largimeve, kryesisht popullsi e aftë për punësim, ndërsa liberalizimi i vizave më 1 janar veçse përshpejtoi atë proces.
Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq
Rezultatet e para të rregjistrimit të popullsisë që u mbajt prej 5 prillit deri më 17 maj flasin se në Kosovë jetojnë 1.589.659 qytetarë-gati 150.000 më pak sesa në 2011.
Drejtori i komanduar i Agjencisë Kosovare të Statistikave Avni Kastrati ka thënë se faktori kyç i numrit të paktë të banorëve janë rënia e natalitetit dhe migracioni i popullsisë drejt vendeve perëndimore.
Ai tha se në 13 vitet e fundit Kosovën e kanë braktisur 400.000 njerëz.
"Kjo shikohet dhe në fushën e fuqisë punëtore në ekonomi, por dhe në fakultete", ka thënë Kastrati.
Po sipas të dhënave jozyrtare të rregjistrimit, në diasporë jetojnë 600.000 qytetarë.
Ekspertët paralajmërojnë se ky numër është edhe më i madh.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Kosovës Ferat Shala thotë se sipas rezultateve të rregjistrimit, numri i banorëve në Kosovë është pakësuar dhe kjo ndikon tek ekonomia, fuqia punëtore dhe investimet strategjike.
Dhe ish kryeministri tashmë deputet i LDK Avdullah Hoti thekson se disa komuna kanë deri në 35% më pak banorë në raport me rregjistrimin e vitit 2011 dhe largimet masive të të rinjve prodhojnë pasoja afatgjata dhe kjo jo vetëm në ekonomi.
"Largimet masive të kuadrove të specializuar, veçanërisht në mjekësi, teknologji informacioni, inxhinieri dhe fusha të ngjashme, shkaktojnë zbrazëti në treg dhe shoqëri. Kjo do të ketë pasoja afatgjata në ekonomi. Numri i studentëve që diplomohen gjatë këtij viti në këtë drejtim, nuk mundet të zëvendësohet me ata që emigrojnë", thotë Hoti.
Polemika me diasporën
Ekonomisti i Libekut Mihaillo Gajiq, në bisedë me Kosovo Onlajn sqaron se si pasojë e emigrimit në rritje të të rinjve, para së gjithash në Europën Perëndimore, Kosova hyn në fazën e demografike të plakjes, çka do të ndikojë në rritjen ekonomike dhe të një sërë problemeve sociale.
“Kosova hyn ashtu sikurse dhe vende të tjera të rajonit, në fazën e plakjes demografike për disa arsye. Njëra është ulja e natalitetit, tjetra është emigrimi i të rinjve nga Kosova, në radhë të parë në Europën Perëndimore, por gjithashtu dhe në Sërbi, për arsye ekonomike dhe politike. Pra, kjo do të ndikojë edhe në parametrat ekonomikë, në kuptimin e ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe të ekonomisë çka me vete mund të marrë probleme të ndryshme sociale”, thekson Gajiq.
Ky ekspert i ekonomisë beson se as rezultatet finale të regjistrimit të popullsisë nuk do të japin pamje të vërtetë se sa qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë.
“Mendoj se kurrë nuk do t’i zbulojmë ndonjëherë të dhënat e sakta. Nëse shikojmë vendet e tjera në rajon që kanë probleme të njëjta ose të ngjashme, si B&H dhe Maqedonia e Veriut, rezultatet e regjistrimit janë gjithashtu shumë polemizuese dhe të kritikuara kryesisht nga ajo anë, si dhe diaspora llogaritet si popullatë që realisht jeton edhe pse nuk është aty”, thotë Gajiq.
Ky i fundit spegon se sipas metodologjisë ndërkombëtare gjatë ndërmarrjes së regjistrimit, popullsia rezidente llogaritet si popullsi që banon jashtë vendit për më pak se një vit.
“Pra, nëse dikush shkon në udhëtim të shkurtër prej tre apo gjashtë muajsh, ai do të përllogaritej banor i Kosovës. Nëse është periudhë më e gjatë kohore, atëherë nuk do të llogaritet më në popullatën aktuale prezente. Pikërisht për këtë egziston mundësi e madhe për ndonjë lloj manipulimi me ato të dhëna dhe kjo na flet se ato të dhëna nga Kosova me gjasa nuk janë tërësisht të sakta dhe nuk reflektojnë situatën reale ekonomike”, paralajmëron Gajiq.
Ky i fundit thotë se Perëndimi aktualisht po përballet me “migrime ciklonike” që nënkuptojnë largim të popullsisë aktive për punë jashtë shtetit për disa vite e më pas kthimin e tyre.
“Ende nuk ka arritur tek ne. Në të gjithë rajonin ende dominon lloji i migrimit që shkon për të mos u kthyer më”, thekson Gajiq.
Ky i fundit thotë se nuk egziston “shkopi magjik” ku do t’a ndalte trendin e largimit nga Kosova.
“Globalisht, nuk jam i sigurt nëse dhe një vend arriti të gjente ndonjë zgjidhje magjike për problemet e migrimit. Ajo që është e qartë është se levat kryesore, arsyet për këtë, janë të natyrës ekonomike. Pra, a mund të gjejnë njerëzit punë të kualitetit adekuat në kuadër të zanatit në të cilin janë shkolluar, gjithashtu të kenë të ardhura të mira dhe standart kualitativ jetese në vendin e tyre. Atëherë ata në fakt nuk do të lëviznin jashtë vendit”, spegon Gajiq.
Zgjidhja, thekson ai, është në procesin e stabilizimit dhe ritmit të lartë të rritjes ekonomike, që do të përafronte hendekun mes vendeve më pak të zhvilluara të Europës Qëndrore dhe Lindore dhe vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore.
"Ne tashmë shikojmë se disa vende më të suksesshme sikurse Sllovenia, Polonia dhe Estonia pakësojnë atë hendek dhe vetëm për këtë ato valë migrimi ndalen të jenë kryesisht ekonomike sesa të bëhen mundësi të gjata" konkludon Gajiq.
Pakësimi i fuqisë punëtore
Dhe ish kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu në bisedë për Kosovo onlajn vlerëson se është në proces “zbrazja e heshtur e Kosovës” dhe se kjo shikohet dhe sipas faktit se sektori privat si pasojë e problemeve me fuqinë punëtore gjithmonë e më shumë punëson punonjës nga Turqia, Bangladeshi, Pakistani dhe India.
“E vërteta është se sektori privat ka probleme kur bëhet fjalë për fuqinë punëtore. Nga ana tjetër kemi import të fuqisë punëtore, veçanërisht nga Turqia, Bangladeshi, Pakistani dhe India. Në anën e tretë, keni shumë njerëz që nuk punojnë dhe nuk janë të regjistruar në listën e të punësuarve. Duhet të pajtohemi që analizat statistikore duhet të japin rezultate të sakta të të dhënave të sakta, e jo të japin rezultate të sakta të të dhënave të vendosura gabimisht”, tha Gërxhaliu për Kosovo onlajn.
Ai spegoi se për këtë, një grup ekonomistësh i’u drejtuan Institutit të Statistikave, duke kërkuar që krahas të dhënave të përgjithshme për numrin e banorëve, raportin e burrave dhe grave, t'u jepeshin edhe të dhëna që lidhen me fuqinë punëtore dhe punësimin.
Ky ekspert thekson se regjistrimi do të duhet të përcaktojë qartë sesa qytetarë janë në diasporë.
“Aty ka paqartësi jo vetëm sipas opinionit të analistëve, por edhe në bazë të të dhënave të ndryshme. Duhet pasur kujdes që të dihet numri i saktë i qytetarëve që momentalisht jetojnë në Kosovë, sa prej tyre janë jashtë vendit, sa kanë marrë nënshtetësi të huaj dhe si trajtohen ata në regjistrimin e popullsisë. Në këtë kontekst, mendoj se liberalizimi i vizave ndikoi në atë që shumë njerëz të Kosovës e braktisën këtë të fundit. A është ky largim i përkohshëm apo jo, nuk e di, do t’a mësojmë me kohë. Por, në njëfarë mënyre egziston zbrazëti e heshtur e Kosovës, e cila mund të mos duket në makroplan, por në thelb kjo po ndodh dhe sigurisht që ndikon në numrin e banorëve”, ka theksuar Gërxhaliu.
Duke komentuar regjistrimin e fundit të popullsisë, ky ekspert vlerëson se kjo ishte ngjarja më e madhe pasi ky proces është i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti politik, por edhe nga ai ekonomik e social.
“Në bazë të numrit të popullsisë dhe gjithçkaje që zbulohet, mund të bëhet strategji zhvillimi për të ardhmen, për pesë, dhjetë apo 15 vite. Ky është faktor domethënës që duhet të jetë në funksion të zhvillimit dhe perspektivës”, thotë Gërxhaliu.
Ky i fundit sqaron se për herë të parë në këtë regjistrim, është përdorur metodë e re-e regjistrimit dixhital në të cilën janë përfshirë më shumë se 3.000 regjistrues.
“Detajet mbeten për t’u parë në bazë të rezultateve. Por e vërteta është se ky ishte projekt fort i madh që duhet të përdoret për planifikim dhe perspektivë më të mirë për të gjithë ne”, thekson Gërxhaliu.
Ai thekson se procesi kishte të metat e veta.
Si të parin, thekson faktin se komunat me shumicë sërbe në veri nuk janë regjistruar, çka thekson ai, do të ketë pasoja negative.
“Nga ana tjetër, mendoj se është e nevojshme të përcaktohen saktësisht se kush janë rezidentët, qytetarë të përhershëm sepse këtu përfshihet edhe diaspora dhe vetëm për këtë në regjistrim nuk u përfshinë. Dhe ky është problem që do të ketë pasoja negative. Duhet të definohet numri i saktë i qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe diasporën”, paralajmëron ky ekonomist.
Shpopullimi dhe shkaqet
Sociologia e Institutit për Studime Europiane, Marija Malseniq, vlerëson se rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë tregojnë shpopullim, por hedh poshtë pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për prosperitet ekonomik.
“Kur janë në diskutim rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Kosovë e Metohi, mund të thuhet se jemi dëshmitarë të trendit të shpopullimit, pra pakësimit të numrit të popullsisë. Gjithashtu, shënohet numër i paktë i popullsisë në moshë pune në grupmoshat më të vogla, çka na tregon për deficit të fuqisë punëtore të gatshëm për punë”, thotë Masleniq në intervistë për Kosovo onlajn.
Sipas fjalëve të saj, shkaqet duhet të kërkohen në radhë të parë në situatën politike, pastaj standardet e dobëta dhe në fund tensionet e sigurisë.
“Kohët e fundit kemi mundur të lexojmë disa raporte të Bankës Botërore që na tregojnë nivel të lartë të papunësisë në hapësirën e të ashtuquajturës Kosovë. Mendoj se shënon gati 60%. Aty janë dhe mundësitë e këqija të biznesit, migrimi. E më pas raportet për rritjen ekonomike, të cilat Albin Kurti i rishkruan siç i interesojnë për të manipuluar publikun me historinë e një lloj prosperiteti të madh ekonomik dhe kualitetit të lartë të jetës së njerëzve në Kosovë e Metohi”, thekson Masleniq.
Kjo e fundit sqaron se tek rezultatet e regjistrimit në fakt u hodhën poshtë pretendimet e kryeministrit Albin Kurti.
“Rezultatet e regjistrimit absolutisht hodhën poshtë të gjitha pretendimet e tij dhe treguan vështirësitë ekonomike me të cilat përballet populli. E vetmja gjë që ka arritur të shpërndajë me sukses, është padyshim frika dhe dhuna dhe për zgjidhjet reale, si politikat publike, investimet e brendshme dhe të huaja, projektet zhvillimore. Rreth kësaj nuk ka asnjë shenjë”, thekson Masleniq.
Ajo thotë se problem tjetër krijoi liberalizimi i vizave, pas së cilës mbi 270 mijë shqiptarë braktisën Kosovën.
“Këta janë kryesisht njerëz të rinj dhe të arsimuar, pra popullatë në moshë pune që braktisi këtë territor dhe shkoi në vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar kushte më të mira jetese dhe mundësi ekonomike”, thekson Masleniq.
Kjo e fundit spegon se kur rjedh popullsi e gatshme për punë, shkakton çekuilibër në tregun e punës, pra mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar shkakton rritje të fuqisë punëtore të pakualifikuar, çka është shkak për uljen e kontributeve në sistemin e mbrojtjes sociale, por edhe rritjen e moshës mesatare të popullsisë dhe pasoja të tjera të shumta.
Malseniq thotë se në situatë të tillë shumë vështirë të gjendet zgjidhje pasi siç thekson “politika e popullsisë është privilegj i vendeve të pasura”.
“Rreth saj mund të mendohet vetëm kur të jenë të balancuara të gjitha aspektet e tjera sociale. Por, në radhë të parë në këtë rast, duhet të mendojmë për stabilizimin politik dhe të sigurisë. Vetëm atëherë vijnë masat për të harmonizuar arsimin me nevojat e tregut të punës, përfshirje më e madhe të grave në tregun e punës, rritje e pagave dhe mbështetje për sipërmarrësit”, konkludon Masleniq.
Të dhënat “e maskuara”
Hulumtuesi i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Marko Bllazhiq vlerësoi se kryeministri Albin Kurti, duke paraqitur të dhëna të gabuara rreth numrit të qytetarëve që kanë braktisur Kosovën, dëshiron të maskojë dështimin e vet politik dhe situatën katastrofike ekonomike.
“Rezultatet e regjistrimit janë katastrofale. Çdo shtet bën strategji të zhvillimit ekonomik, politikën sociale dhe politikën demografike pikërisht në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë. Dhe ju kur e bëni keq dhe qëllimisht tregoni rezultate të gabuara, ju rrezikoni strategjinë e shtetit tuaj në periudhën pasuese. Shikojmë që Albin Kurtit nuk i intereson kjo. Pikërisht për të maskuar dështimin e tij politik, paraqet qëllimisht fatkeqësinë ekonomike me të dhëna të gabuara, të dhëna të paqarta nga regjistrimi i popullsisë. Kjo do të ketë pasoja në të ardhmen”, tha Bllazhiq për Kosovo onlajn.
Ai bën të ditur se të dhënat për numrin e njerëzve që kanë braktisur Kosovën, janë shumë më të larta se sa tregohet dhe se kjo është parë më së miri në janar kur të gjitha fluturimet dhe linjat e autobuzëve ishin rezervuar.
“Është e qartë se në krahinën tonë jugore situata katastrofike ekonomike, është shkaktuar në mbi të gjitha nga politika ekstreme e Albin Kurtit. Nuk kemi asnjë investim të madh që është ndërmarrë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë, fluksi i investimeve të huaja direkte është në nivelin më të ulët, nuk kemi asnjë projekt të madh infrastrukturor që po realizohet. Si rjedhojë e gjithë kësaj, arrijmë dhe tek liberalizimi i vizave që BE ua mundësoi qytetarëve që posedojnë të ashtuquajturën pasaportë të Kosovës dhe kjo thjesht solli rjedhje të madhe të popullsisë. Shikojmë se Albin Kurti tenton të maskojë historinë se sa njerëz me të vërtetë kanë braktisur hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Ne tashmë mund të themi se kjo shifër është sigurisht gati 200,000 mijë për katër vite. Ajo me shumë gjasa shumë më e madhe”, konkludoi Bllazhiq.
komentet