MPJ: Serbia mbështet integritetin territorial të Somalisë
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Serbia respekton vazhdimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjithë anëtarëve të OKB-së, duke theksuar mbështetjen e saj për zgjidhjen paqësore të çështjeve të hapura dhe integritetin territorial të Somalisë, duke kujtuar pasojat destabilizuese të shkëputjes së njëanshme të Kosovës.
"Duke u nisur nga bindja se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen ekskluzivisht me mjete paqësore, përmes dialogut dhe brenda kornizës së rregullave të pranuara ndërkombëtarisht, Serbia i kushton rëndësi të veçantë mbështetjes së ndërsjellë të shteteve në mbrojtjen e këtyre parimeve", thuhet në njoftim.
Në deklarat thuhet se shkëputja e paligjshme e njëanshme e Kosovës dhe Metohisë krijoi një precedent të rrezikshëm që vazhdon të destabilizojë rendin global, jo vetëm në Evropë, por edhe në Afrikë dhe rajone të tjera të botës.
Duke uznisur nga pozicione parimore dhe një frymë respekti të ndërsjellë, Serbia shprehu mbështetjen e saj të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës Federale të Somalisë dhe inkurajon të gjitha përpjekjet që synojnë ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe dialogut politik gjithëpërfshirës, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
0 komentet