Ogar: Është në interes të NATO marrja e kontrollit të veriut të Kosovës

Zak Ogar
Burim: Novosti

Në interes të NATO është që Kfor të marrë kontrollin e sigurisë në veri të Kosovës, beson Zhak Ogar koloneli francez në pension.  

Në një intervistë për Kosovo onlajn, Ogar shprehet se Franca do të duhet të mendojë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë dhe kjo në faktin se Britania e Madhe tashmë ka dërguar kontigjentin shtesë prej 200 ushtarësh thotë "se asgjë nuk do të ndryshonte".

"NATO është dora e armatosur e interesit amerikan, ndërsa Britania e Madhe është vasale e hershme e ish kolinisë së saj Amerikës" beson Ogar.

Keni qenë në krye të forcave speciale franceze kur forcat britanike tentuan të hynin në veri nga Prishtina në vitin 1999. U keni thënë atëherë njerëzve tuaj të japin urdhër për të shtënë nëse britanikët nuk ndalen. Nëse rastësisht forcat britanike do të hynin në sektorin francez në veri, a do të kishim atëherë ndonjë situatë të ngjashme si sot?

Kjo është pyetje e rëndësishme. Kushtet mund të kenë ndryshuar, por mendoj se dhe tani do të mbaja të njëjtin qëndrim si atëherë.

A do të ofrojë trupa shtesë në Kfor Franca, duke pasur parasysh besimin që atëherë u ndërtua mes sërbëve dhe ushtarëve francezë?

Do të ishte nismë e shkëlqyer, por dyshoj se qeveria aktuale franceze do të marrë masë të tillë.

Parisi ka emëruar këshilltar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor-Rene Trokaz, i cili dikur ka punuar në kabinetin e ish-ministrit të jashtëm francez Bernard Kushner. A e njihni dhe çfarë mendoni për emërimin e tij?

Nuk e njoh, por kur dëgjoj emrin Kushner, i cili është përfshirë në kaq shumë skandale, me siguri shqetësohem.

Së fundmi jeni kthyer nga Armenia. Cila është situata aktuale në Nagorno-Karabakh?

Situata në Nagorno-Karabakh është dramatike. Pas luftës së pamëshirshme e cila u udhëhoq prej ushtarëve barbarë azerbajxhanas, me një procesion shkatërrimi, vrasjesh, përdhunimesh... Nga 120.000 banorë armenë, më shumë se 100.000 janë larguar tashmë nga vendi i tyre.

A i kërcënon një skenar i ngjashëm sërbët në Kosovë?

Natyrisht, ka analogji të dukshme mes fatit të Nagorno-Karabakut dhe Kosovës. Por në Nagorno-Karabakh, pushteti sot është pa mosmarrëveshje të mundshme, në anën e Azerbajxhanit. Në Kosovë gjithçka është më e komplikuar: këtë e shikojmë përmes reagimeve të mprehta të NATO dhe SHBA ndaj angazhimit të Ushtrisë së Sërbisë ditët e fundit. Kush është realisht i interesuar që nesër të shkaktojë konflikt në Kosovë?