Zhivkoviq: Për qytetarët në veri të Kosovës, çmim më të lirë për korrentin

Elektrosever
Burim: Gazeta Express

Kompania "Elektroveriu" egziston ekskluzivisht për qytetarët në të katër komunat në veri të Kosovës dhe ata duhet të jenë të sigurtë dhe të dinë se qëllimi ynë është furnizimi i tyre stabil me energji elektrike si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që furnizojmë. Bashkarisht mund të kapërcejmë të gjitha këto sfida fillestare dhe për këtë, është e rëndësishme të kemi mirëbesim në punën e "Elektroveriut", thotë për Politikën, Dushan Zhivkoviq i cili është dhe drejtor i përgjithshëm i komanduar i EES (EPS).

Mbërritën faturat e para nga "Elektroveriu" duke patur parasysh në atë se prej vitesh nuk ka patur pagesa të korrentit, qytetarët tashmë janë të hutuar, na spegoni se çfarë do të ndodhë me faturat? 

Në përputhje me marrëveshjen në Bruksel, EES krijoi kompaninë "Elektroveriu" ku prej 1 januarit furnizon qytetarët e të katër komunave në veri të Kosovës e Metohisë. Ajo çka bie në sy nga të tjerët që dëshmon politikën e vet operuese dhe përkushtimin e qytetarëve në veri të Kosovës e Metohisë, është se çmimet e "Elekstroveriut", janë 5% më pak se kushdo furnizues tjetër.

Ky çmim i energjisë elektrike është njëkohësisht dhe më i favorshmi në rajon. Aq më tepër që është çmimi më i ulët i energjisë për konsum deri në 800 kilovat për orë në muaj, çka është më shumë sesa dyfishi në raport me zonën e gjelbër kudoqoftë, veç kësaj dhe diferencuesve i’u ofrua i njëjti çmim si qytetarët, në mënyrë që bizneset e tyre, si furrat e bukës, artizanati dhe dyqanet tregtare, të mos ekspozoheshin ndaj rreziqeve të çmimeve të larta që kanë biznese të vogla.

Përsa i përket faturës të shkurtit, është dërguar paraprake, e cila ka qenë një lloj ftese për ata që dëshirojnë të kenë kontratë me “Elektroveriun” dhe pas leximit të kilovatëve, është dërguar fatura përfundimtare.

Jemi absolutisht të vetëdijshëm për të gjitha sfidat që kemi në terren nga matësit e vjetër deri tek baza që nuk është përditësuar prej më shumë se dy dekadash. Në të tilla rrethana, nuk është e lehtë për askënd, ndaj ftojmë përgjatë gjithë kohës qytetarët që të kontaktojnë me "Elekroveriun" sesi të zgjidhim bashkarisht dyshimet për secilën faturë dhe bashkarisht të krijojmë kushte për bashkëpunim afatgjatë.

Qytetarët ankohen se faturat që kanë marrë janë joreale dhe nuk pasqyrojnë situatën në terren. Sa kundërshtime kanë mbërritur tek “Elektroveriu”?

Kanë mbërritur gati 50 reklamime në vlerën e konsumit dhe secila po vërtetohet me kujdes dhe në ndonjë rast janë ndërmarrë tashmë korrektime. Çdo ankesë po shqyrtohet me shumë kujdes me qëllim që vetëm me besim të ndërsjelltë mund të arrihet qëllimi i përbashkët. Nga ana tjetër qytetarëve do tentojmë t’u sqarojmë sesi duhet të racionalizojnë konsumin e korrentit, veçanërisht në muajt e dimrit pasi shumë prej tyre ngrohen me korrent.

Egzistojnë ankesa për matës të vjetëruar të pakalibruar. Si do t’a zgjidhni këtë? 

Qëllimi i "Elektroveriut" shkon në rrugën drejt modernizimit dhe dixhitalizimit të punës së vet, e më pas tashmë ka nisur dërgimi i 5.000 matësve të rinj smart në terren këto ditë janë vendosur më shumë se 1.100 të tillë. Prioritet janë ata që nuk kanë matës dhe që tashmë paguajnë shumën e konsumit mesatar në katër komuna në veri të K&M: Ku më pas vjen zëvendësimi i matësve të vjetër në mënyrë që në fund të gjithë konsumatorët të kenë matës smart. Për këtë është siguruar donacion nga Bashkimi Europian për 20.000 matës të rinj.

Disa qytetarë thonë sesi pasojë e faturave jo reale janë gati t’i kthejnë shpinën "Elektroveriut" dhe nënshkruajnë kontratë me kompaninë prishtinase. A është ky qëndrim racional? 

Në bazë të gjithçkaje që kanë kaluar deri tani dhe në bazë të kushteve të ofruara nga furnizues të tjerë, jam thellësisht i bindur se ky do të ishte vendim i rrezikshëm, i nxituar dhe i panevojshëm. E rëndësishme është që furnizimi i veriut të mbetet në duart e kompanisë sërbe. Ashtu sikurse tha ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, “Elektroveriu” egziston për shkak të qytetarëve dhe për qytetarët, ndërsa shteti do të vijojë të ndihmojë popullin e vet. E rëndësishme është që të besojnë dhe të përllogarisin shtetin e tyre dhe furnizim të sigurtë ashtu sikurse ishte rasti në të kaluarën.

Cili është mesazhi juaj për konsumatorët në Lleposaviq, Zveçan, Mitrovicën e Kosovës dhe Zubin Potok?

Tani është e rëndësishme që njerëzit të lidhin kontrata me "Elektroveriun" pa frikë nga pasojat. Duke marrë parasysh mirëkuptimin e ndërsjelltë, duke punuar bashkarisht dhe me tolerancë absolute, do të heqim të gjitha barrierat teknike. funksionimi i qëndrueshëm i kompanisë është në interes të dyanshëm, çka në dekadat e ardhshme do të sjellë investime të reja, vende pune të sigurta ndërsa besoj në mundësinë e zhvillimit profesional të brezave të rinj në botën dixhitale ku jetojmë gjithnjë e më shumë. "Elektroveriu" është këtu për t'u shërbyer qytetarëve që janë të kënaqur me shërbimin, çmimin dhe marrëdhënien.