FEJTON Shpërbërja e Jugosllavisë, agresioni i NATO-s dhe gllabërimi i Kosovës (7): Shpikja e Shrëderit Ahtisari

Marti Ahtisari
Burim: Lajmi

Shkruar për Kosovo onlajn: Mirosllav Stojanoviq

Sa më shumë zgjatnin bombardimet, pa efektin e pritshëm-kapitullimi i shpejtë dhe i padiskutueshëm i Beogradit-rritej nervozizmi mes liderëve perëndimorë dhe mes strategëve të NATO-s.

Në qarkullim u vendosën dy ide dhe iniciativa krejtësisht të kundërta: angazhimi i trupave tokësore dhe invazion, kur bombarduesit përmes raketave të tyre vdekjeprurëse nuk mundën të "gjunjëzonin sërbët" (ku përndryshe, u insistua haptazi nga Klaus Kinkel shefi i diplomacisë në qeverinë e kancelarit Kohl) dhe-plani i paqes.

Në variantin e parë, invazioni përmes numrit të madh të ushtarëve të NATO, u insistua prej amerikanëve dhe britanikëve me liderët e tyre (të atëhershëm), Bill Klinton dhe Toni Bler.
Gjermanët nga ana tjetër, i’a atribuojnë vetes “autorësinë” e planit të paqes dhe negociatave me Beogradin rreth përfundimit të luftës. Bëhej fjalë padyshim rreth idesë së detyruar dhe shpëtimit politik të koalicionit qeverisës kuq e gjelbër.

Po afrohej pra, një maji me marshe proteste tradicionale masive. Ata kësaj radhe sipas njoftimeve, kërcënuan se do të shndërrohen në demonstrata të forta kundër luftës. Dhe kritika të pakursyera ndaj politikës qeverisëse të luftës.

Perëndimi tashmë ishte përballur me sprova, si të dilte nga kriza që krijoi (kur Beogradi nuk tregon qartë se synon të tërhiqet) e që "Millosheviq mos të ndihej si fitimtar".

Strategjia e rrëgëdaljes nën interpretimin gjerman, u gjend-në krijimin e planit të paqes. Gjermanët shfrytëzuan faktin se në atë orë, kryesonin Bashkimin Europian dhe Grupin e 7. Për “iniciativën e paqes” ishte e nevojshme të merrej para së gjithash, pëlqimi i vendeve që morën pjesë në bombardimet e Republikës Federative të Jugosllavisë. Të nëntëmbëdhjetët. 

Shqetësim i veçantë ishte, megjithatë, sesi "të fusnin rusët në barkë". Dhe marrja e mbështetjes prej kinezëve. Papritmas u kuptua se në reralizimin e planit, ishte "vendimtar roli i Rusisë". Moska zyrtare u “tërhoq e ofenduar” pas bombardimeve të NATO ndaj Sërbisë pa konsultime paraprake në Këshillin e Sigurimit.

Politikanët gjermanë besonin se amerikanët, të cilët vendosën gjithçka, këtë e bërën "për t'i kursyer Rusisë humbje edhe më të madhe të reputacionit të saj". Rreth mbështetjes ruse për ndërhyrjen e NATO, as që bëhej fjalë.

Moska pretendohej përmes këtij interpretimi, se trembej nga "paraleli me Çeçeninë (atëherë të alarmuar)". Kina paralele me Tibetin. Bëhej fjalë për interesat kombëtare të fuqive që kishin të drejtën e "veto" në KS. 

U pasua me konkludimin kyç: madje edhe sikur bombardimi i planifikuar i Sërbisë të kishte arritur si temë në seancën e Këshillit të Sigurimit dhe të dy fuqitë, Rusia dhe Kina, të kishin votuar kundër, "NATO do të ndërhynte. Rusët trajtoheshin "po aq të parëndësishëm sa Kombet e Bashkuara..."
Shrëder në kujtimet e tij vlerëson ministrinë e tij të jashtme për bindjen e "asnjanësisë dhe lëkundjen e rusëve". Moska zyrtare duhet t’a kishte "kuptuar" se është në "interesin rus të mohojë mbështetjen për Beogradin".

Ish kancelari beson në „lëkundjen e rusëve“, tek argumenti i fortë dhe fakti se në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe kishte ndasi rreth dërgimit të trupave tokësore në Kosovë. I tillë operacion me stacionimin afatgjatë të trupave të NATO-s në rajon, nuk do të ishte në “interesin gjeostrategjik të Moskës”. 

Nëse rusët do të shfaqnin gatishmëri të „lëshonin”  ku doli krejt papritur, „problemi ishte Kina“: Pekini reagoi me zemërim ndaj bombardimit të ambasadës kineze në Beograd.

Shrëder kuptoi se ky akt nuk mund të cilësohej thjesht dhe pa pasoja si e famshmja “dëme kolaterale". Vendosi të vizitonte urgjentisht Pekinin (dhjetë orë fluturim deri aty, disa orë në Pekin, dhjetë orë fluturim në kthim) me qëllim që në emër të aleancës perëndimore, "haptazi dhe publikisht" të kërkonte ndjesë për bombardimin e ambasadës. Dhe kinezëve i’u dha mundësia për të “shpëtuar fytyrën” pa përgjigjen e tyre (të pritshme) radikale.

Ndjesa funksionoi. Pati ndikim të madh në mediat kineze. Pekini qëndroi neutral në “konfliktin ballkanik”. Rruga për “misionin e Ahtisaarit ishte e çliruar”.

Ç’ne tani Ahtisaari? Gerhard Shrëder thotë se ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari si "kontraktor" direkt në iniciativën gjermane të paqes (e cila njëkohësisht u kthye në plan të Kombeve të Bashkuara) ishte shpikja e tij.

Në maj të vitit 1999 fluturoi në një vizitë të shkurtër në Helsinki. Dhe arriti të vendoste Ahtisarin në mision negociues me presidentin Sllobodan Millosheviq. Rolin kyç në këtë e ka luajtur përvoja politike e presidentit finlandez. E veçanërisht, neutraliteti (i atëhershëm) i Finlandës.
Kushtet që duhej t'i "vendoseshin Millosheviqit", diktoheshin natyrisht nga-amerikanët. Nën regjinë e tyre, ndërsa të truallin gjerman, në kodrën Petersbergut në qarkun e Bonit (në rezidencën zyrtare shtetërore, hotelin), u mbajt takim tripalësh mes amerikanit Strob Talbot, rusit Viktor Çernomirdin dhe Marti Ahtisaarit.

Mbi ta specifikoheshin tri pika (ultimative) që duhet t'i paraqiten Beogradit: 1. që forcat paraushtarake dhe trupat e rregullta sërbe të tërhiqen përfundimisht nga Kosova, 2. që Beogradi të pranojë t’a vendosë krahinën e Kosovës nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, 3. që Beogradi të jetë i gatshëm të pajtohet me praninë ushtarake ndërkombëtare (okupimin) në Kosovë nën komandën e NATO-s...
Takimi fatvarës në qarkun e Bonit, para nisjes së Ahtisaarit dhe Çernomirdinit në Beograd, ishte ndër të tjera problematik edhe për faktin se Çernomirdini para Millosheviqit doli me kërkesa të ndryshme nga ato me të cilat ishte ndjekur nga Moska.

Anëtarët e delegacionit rus, veçanërisht pjesa e tij ushtarake, me gjeneralin Ivashov, ishin të befasuar dhe të neveritur nga ky fakt. Në ambiciet e tij politike (presidenciale) për Çernomirdin dukej se ishte e rëndësishme mbështetja e amerikanëve nga urdhrat e Moskës zyrtare. 
Amrti Ahtisari i kënaqur me punën e bërë në Beograd në fillim të qershorit të vitit 1999 i dërgoi mesazh të shkurtër euforik kancelarit gjerman Gerhard Shrëder në Këln, ku po mbahej samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me tekstin: Lufta mbaroi...
Plani i detajuar (famoz) i Ahtisaarit nuk u realizua kurrë. Misioni i tij (fatal) beogradas bëri të keqen e vet: Kosova u gllabërua…..

FUND