Fjalimi i mbretit Çarls në Kongresin e SHBA: Harta diplomatike me tri drejtime të mëdha gjeopolitike
Shkruar nga: Zhelko Shajn, i dërguar special i Kosovo onlajn nga Uashingtoni
Mbreti Çarls III vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e 250 vjetorit të pavarësisë nga kurora britanike. Fjalimi i tij në Kongresin Amerikan ishte historik dhe simbolik, pasi paraqiti mundësi të rrallë që monarku britanik të flasë në zemër të demokracisë amerikane, por dhe momentin e pajtimit diplomatik të dy shteteve të lidhura thellësisht historikisht.
Fjalimi ishte solemn, i qetë dhe i ekuilibruar me kujdes, me mesazh të qartë uniteti dhe stabiliteti në botën moderne. Njëkohësisht, ishte dhe politikisht delikat, pasi përmes vlerave universale, foli rreth tensioneve globale pa përmendur direkt shtetet dhe konfliktet.
Ky fjalim mund të vëzhgohet si hartë diplomatike në të cilën përmes fjalive të përgjithshme mund të paranjihen tri drejtime të mëdha gjeopolitike-Rusia, Kina dhe Ballkani-ndonëse asnjë nga ato fjalë nuk u thanë. Kur flitet për rendin ndërkombëtar, respektin për sovranitetin dhe nevojën për stabilitet në botë, veçanërisht në pjesën ku theksohet rëndësia e sigurisë së përbashkët dhe aleancave, njihet referenca indirekte ndaj sfidave moderne të sigurisë europiane.
Këto formulime nuk i referohen direkt asnjë shteti, por në kontekstin e marrëdhënieve moderne, lexohen qartë si përgjigje ndaj shkeljes së rregullave ndërkombëtare dhe konflikteve të luftës në Europë.
Pjesa e dytë e fjalimit kishte të bënte me ekuilibrin global të fuqisë, konkurrencës ekonomike dhe zhvillimit teknologjik, ku flitet rreth përgjegjësisë së fuqive të mëdha dhe nevoja për marrëdhënie stabile ndërkombëtare. Në këtë kuadër, njihet referenca indirekte ndaj Kinës si aktor kyç global, ku theksohet se lidershipi nënkupton përgjegjësi dhe se konkurrenca globale nuk duhet të çojë deri në destabilizimin e sistemit.
Pjesa e tretë e fjalimit i referohet Europës si tërësi përmes temave të stabilitetit, unitetit dhe shmangies së ndasive. Ballkani nuk përmendet direkt, por përfshihet implicdisht në kuadër të gjerë të sigurisë europiane dhe përvojave historike të konflikteve.
Karakteristikë kyçe e gjithë fjalimit është që mesazhet politike formësohen përmes gjuhës universale të vlerave-institucioneve, rendit, përgjegjësisë, stabilitetit dhe bashkësisë-në vend të akuzave direkte apo emërtimit të shteteve.
Në këtë kontinuitet, njihet dhe trashëgimia e fjalimit të Mbretëreshës Elisabeta II e vitit 1991, i mbajtur në kohën e rënies së Bashkimit Sovjetik dhe trazirave të thella në Europën Lindore, duke përfshirë dhe hapësirën e luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai moment historik shënoi fundin e një rendi botëror, ndërsa fjalimi modern i Mbretit Çarls III vepron si paralajmërim se stabiliteti ndërkombëtar duhet të ruhet dhe ripërrtërihet vazhdimisht.


0 komentet