Konturet e botës së re ngadalë po ravijëzohen

Željko Šajn
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Në vitin që po festohet 80-vjetori i fitores ndaj fashizmit, rendi që lindi në Jaltë në vitin 1945, u themeluan sferat e influencës dhe balancave të fuqive në formulimin e raporteve globale gjatë Luftës së Ftohtë, nisi me shembjen e murit të Berlinit ku u u shemb drastikisht para syve tanë, ndërsa bota e sotme është në prag të formimit të rendit të ri multipolar. Zhvillimi i tij varet prej dialogut të presidentëve të SHBA dhe Federatës Ruse që kanë bërë hapa të dukshëm në vendosjen e raporteve diplomatike dhe bota përafrohet tek shpresa se paqja do të vendoset.

Marrëdhëniet dypalëshe të këtyre dy fuqive ushtarako-politike u ndërprenë nga kriza ushtarake ukrainase, e cila ndau botën-pakti i NATO-s i ofroi mbështetje Ukrainës, si dhe Bashkimi Europian, duke i vendosur sanksione Federatës Ruse, e cila në tokën ukrainase ndërmerrte operacion special ushtarak me mbështetjen e heshtur ushtarake të jugut global. Nga ana tjetër, shumë qytetarë të vendeve anëtare të Aleancës së Veriatlantike, nuk pajtohen me politikën zyrtare të shteteve të tyre dhe sipas mendimit të tyre mbështesin Federatën Ruse.

Si shembull, mund të përmendim Maqedoninë e Veriut, në kryeqytetin e së cilës u mbajt Konferenca e 30-të jubilare e OSBE në mes të krizës së sigurisë në botë, gjatë vorbullës ushtarake mes dy popujve vëllazëror sllav-rusëve dhe ukrainasve. Sergej Lavrov ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, personalisht atëherë ishte i bindur se populli maqedonas ishte me rusët ndonëse pushteti egzekutiv i Maqedonisë së Veriut nuk e mikpriti në ambientet e Qeverisë për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe shtetarëve të saj, e rrjedhimisht ndaj Lavrovit, të cilin Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO duhej t’a mbështeste.

Në atë konferencë në Shkup, Lavrov shpëtoi OSBE prej vdekjes politike, duke kuptuar parakushtet që sot presidenti rus dhe amerikan me përfaqësuesit e tyre diplomatikë të ulen në tryezën e rrumbullaktë dhe përmes dialogut t'i hapin rrugën paqes dhe të definojnë konturet e rendit të ri botëror. Në raport me Jaltën, kësaj here Anglia nuk do të jetë në tryezën ku merren vendimet rreth të ardhmes së botës.

"Rusia dhe SHBA kanë hedhur hapin e parë tek normalizimi i raporteve. Kjo frymëzon optimizëm", theksoi ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji, duke shtuar në intervistën për "RIA Novosti" se mungesa e sigurisë po rritet dhe se në këto kushte, vendet e mëdha, duke përmbushur detyrimet e tyre, duhet të veprojnë si faktor stabilizues në botë të paparashikueshme. Sipas fjalëve të tij, Rusia dhe SHBA mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për paqen dhe qetësinë në planet. Kujtojmë se presidenti i Kinës, Si Gjingping dha kartabiankë besimi Putinit në Kazan në Samitin e 16-të të BRIKS se me vendosjen e normalizimit të marrëdhënieve me SHBA, do t'i qasej me shumë përgjegjësi krijimit të paqes.

Në momentin kur dy fuqitë më të forta ushtarake udhëheqin bisedime për vendosjen e paqes në planet, krijojnë themelet edhe për botën e re multipolare, baza e së cilës do të jenë burimet natyrore. Ky drejtim u dakordësua në Samitin e 16-të të BRIKS në Kazan, kur anëtarët e saj vendosën marrëdhënie të themelta partneriteti pikërisht mbi burimet që janë të vitalitetit jetësor të planetit, ndërsa SHBA, BE dhe NATO po përgatiteshin të shkatërronin Federatën Ruse si shtet. Por presidenti i ri i SHBA, Donald Tramp, mbajti qëndrim të ndryshëm nga paraardhësi i tij, duke treguar vullnet për negocim për paqen dhe pranuar rrugën e ndarjes së botës në bazë të burimeve natyrore. Për tani, Francës dhe partnerëve të saj të koalicionit nga Europa, kjo nuk i përshtatet dhe ata tentojnë të kërcënojnë negociatat në Riad dhe të shkaktojnë situatë lufte me pasoja të paparashikueshme në mbarë planetin, çka mund të përfshijë përdorimin e armëve nukleare.

Do t’a shikojmë se në çfarë rruge do të ndërtohet paqja dhe cilat kompromise do të duhet të peshohen, por është fare e sigurt që Kina do të luajë një nga rolet më domethënëse në ndërtimin e arkitekturës së sigurisë euroaziatike. Gjithashtu, Ukraina me shumë gjasa do të rishpërndahet territorialisht dhe sipas analistit Sergej Stankoviq nga Moska, për Ukrainën si bazë e mirë mund të shërbejë Marrëveshja e Dejtonit.

"Mendoj se Marrëveshja e Dejtonit mund të bëhet modeli bazë për zhvendosjen e Ukrainës nga lufta në paqe. Për analogji me Dejtonin, disa fuqi të mëdha (SHBA, Rusia, Kina, dikush tjetër) mund të vendosin menaxhimin e jashtëm të krizës për Ukrainën, duke krijuar administratë të përkohshme që do të ndihmojë në kapërcimin e tronditjeve të pasluftës (veçanërisht kërcënimin e dhunës spontane dhe luftës civile) dhe krijimin e qeverisë funksionale bazuar në zgjedhjet demokratike” thotë Stankoviq dhe tregon se ndarja e Ukrainës në zona kontrolli nuk do të ishte e e duhur politikisht

"Mendoj se ndarje e thjeshtë në zona kontrolli nuk është e përshtatshme. Në Kiev me gjasa do të bëhet qeveri kalimtare e konsensusit kombëtar në të cilën përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të zënë pozicione kyçe. Për mbajtjen e rendit do të nevojiten forcat ndërkombëtare. Për Ukrainën është e rëndësishme që të mos përsërisë gabimet e sistemit të Dejtonit-të mos mbajë kontrollin e jashtëm për 30 vjet. Është e nevojshme të përgatitet dhe të mbahen zgjedhje në kombinim me referendumin për Kushtetutën në harkun kohor të një viti" beson Stankoviq.

Nëse arrihet marrëveshje më e gjerë rreth të ardhmes politike të Ukrainës, kjo do të mund të shërbejë si bazë për arkitekturë të re të sigurisë euroaziatike. Kuadër i tillë, në të cilin gradualisht do të përfshiheshin Gjermania dhe Franca, do të mundësonte stabilitet prej Lisbonës e deri në Pekin, përfshirë edhe hapësirën e Ballkanit.

Në të tillë mjedis global, gjithnjë e më shumë po shprehen pritshmëritë se do të shkohet deri tek marrëveshja e re e përgjithshme për paqen planetare, baza e së cilës do të ishte procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën ndërmjetësimin e Riadit. Pikat kyçe të negociatave kanë të bëjnë me rolin e ardhshëm të NATO dhe statusin e territoreve të caktuara. Megjithëse fokusi duket se është vetëm tek kriza ukrainase, kontaktet diplomatike gjithnjë e më intensive mes Moskës, Uashingtonit dhe Riadit tregojnë për kuadër më të gjerë negociatash. Në këtë kontekst, dalëngadalë po fshihen qëndrimet e definuar më herët të aleancës së NATO ndaj Rusisë, përfshirë edhe akuzat e sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg të bëra në vitin 2019 në intervistë për “Politika”, kur fajësonte Moskën për minimin e sigurisë globale, si në Europë, ashtu edhe në Lindjen e Mesme.

Dialogu mes SHBA dhe Rusisë përfshijnë çështje thelbësore rreth të ardhmes së NATO-s, territoret gjeostrategjike dhe statusin e burimeve natyrore. SHBA janë tërhequr prej insistimit për anëtarësi të Ukrainës në NATO, ndërsa qeveria e re gjermane po sinjalizon se Kievi nuk është as gati për anëtarësim në BE. Hapi i radhës është harmonizimi i aspekteve teknike dhe ligjore të shfrytëzimit të burimeve natyrore ukrainase dhe riorganizimit territorial, çka do të përbënte bazën për marrëveshje më të gjerë paqeje mes Rusisë dhe SHBA. Ai dokument, me mbështetjen e KB, mund të bëhet themeli i arkitekturës së re të sigurisë ndërkombëtare dhe rolit të ridefinuar të NATO në rendin e ardhshëm global.

Konturet e botës së re po vizatohen ngadalë, por forma e tyre përfundimtare do të varet nga vullneti i fuqive të mëdha për të hequr dorë nga ambiciet e tyre hegjemoniste dhe për të gjetur kompromis në interes të stabilitetit të njerëzimit.