KUSH është-Analena Berbok: Kryetarja e AP të KB e cila selektivisht respekton rezolutat e KB

Analena Berbok
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Ish ministrja e punëve të jashtme Analena Berbok është zgjedhur kryetare e re e Asamblesë së Përgjithshme të KB me votim të fshehtë. Ajo çka nuk është e fshehtë, është se deri më sot ka respektuar selektivisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB dhe publikisht i kushtëzoi Sërbisë anëtarësimin në BE me njohjen e Kosovës.

“Konflikte, katastrofa klimatike, varfëri dhe pabarazi vazhdojnë të jenë sfida për familjet njerëzore. Mosbesimi dhe përçarjet janë të përhapura” ka thënë në fjalën përshëndetëse sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guteresh.

Berbok u zgjodh me votim të fshehtë në të cilën sipas artikujve të mediave gjermane, duke I’u referuar burimeve diplomatike, insistoi Rusia.

Pro Berbok votuan 167 vende, ndërsa 14 kanë qenë abstenim.

Ish ministrja e punëve të jashtme ka qenë kandidatja gjermane në zgjedhjen e kryesisë së seancës së 80 të AP të KB.

Burimet pohojnë se ishte veprim i detyruar pasi partia e saj humbi zgjedhjet.

Më herët, në vitin 2021, ishte kandidatja e të Gjelbërve për kancelare, njëkohësisht dhe e para grua e propozuar në këtë funksion qysh prej themelimit të kësaj partie.

Karriera e saj politike u shoqërua nga një sërë polemikash, por sikurse në rininë e vet performoi sukseshëm si gjimnaste në trampoline, kështu që zgjidhi edhe këto probleme.

Në librin “Tani-Si e publikojmë vendin tonë”, i cili u botua në qershor të vitit 2021, u zbulua se ishin kopjuar 12 paragrafë.

Për këtë ajo u etiketua si "gjuetari i plagjiaturës", nga eksperti austriak i medias Stefan Veber, por të Gjelbrit kundërshtuan duke thënë se bëhej fjalë për shpifje.

Problemi u zgjidh nga premtimi i saj për të shtuar burime dhe citime në botimet e mëvonshme.

Në të njëjtin vit, por disa muaj më parë, mediat njoftuan se Berbok kishte vonuar t’a raportonte  tek administrata e parlamentit gjerman të një totali prej 25,500 eurosh të ardhura shtesë që kishte marrë nga viti 2018 deri në vitin 2020 si kryetare e Partisë së Gjelbër.

Dhe kjo u “hekuros”, por prapë nuk u bë kancelare. Fitoi Olaf Sholc në qeverinë e të cilës deri në humbjen e zgjedhjeve të këtij viti, do të ishte ministrja e punëve të jashtme e Gjermanisë.

Pjesa që nuk mundi t’a “hekuroste” ka lidhje me gjyshin e vet, Valdemar Berbok.

Pas disa fjalimeve të zjarrta në të cilat kujtoi fëmijërinë dhe gjyshin, portali "Bunte" publikoi dosjen e kolonel Berbok.

Thuhet se gjatë luftës, ishte në njësinë inxhinierike ku riparonte topat kundërajrore.

Megjithatë, doli që ishte "nacional socialist i pakushtëzuar" ku në 1944 u dekorua me Kryqin me Shpata për shërbime ushtarake.

Analena Berbok më vonë spegoi se për të gjithë këtë, nuk dinte asgjë kur përmendej gjyshi.

Ballkani Perëndimor dhe BE

Shumë herë vizitonte Ballkanin Perëndimor.

Në tetor të 2023 gjatë vizitës në Tiranë u shpreh se “ruajtja e sigurisë është thelbësore për përparimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën europiane”.

U shpreh se kush dëshiron në BE duhet të respektojë integritetin territorial dhe të kuptojë se siguria është çështje e përbashkët.

Pikërisht për shkak të "shikimit" të respektit të integritetin territorial, si dhe rezolutave të derimëtashme të Këshillit të Sigurimit të KB që Beogradi zyrtar reagoi në disa raste.

“Përsa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe stabilitetin, në bazë të cilave kritere vendosni se cila Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të KB duhet të respektohet dhe cila duhet të injorohet-për shembull, në rastin e Libisë, Rezoluta 2571 duhet të respektohet, por në rastin e Sërbisë, Rezoluta 1244 duhet të injorohet? Nivel i habitshëm absurditeti”, tha kryeministrja e atëhershme Ana Bërnabiq duke reaguar pretendimit të Berbok se kthimi i Ushtrisë së Sërbisë në Kosovë ishte i papranueshëm.

Pas një takimit me ministren kosovare të punëve të jashtme Donika Gërvalla në Berlin në 2022, Berbok ishte më se e qartë se çfarë ishte e pranueshme për të: Sërbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën.

“Si qeveri gjermane, kemi qëndrim shumë, shumë të qartë për njohjen”, tha Berbok.

Shtoi se Gjermania po punon aktivisht për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se kjo nënkupton njohje të ndërsjellë.

Nga trampolina në politikane

Berbok lindi në vitin 1980 në Hanover. Atë vit u themelua Partia e të Gjelbërve.

Sipas deklaratave të mëparshme, me prindërit shpesh asistonte në protestat e të Gjelbërve kundër luftës dhe armëve bërthamore.

Si adoleshente, trajnohej dhe garonte në garën e trampolinës.

Mori pjesë në disa gara federale dhe fitoi tre medalje bronzi.

Në një intervistë, tha se mësoi shumë nga sportet, veçanërisht nga kërcimi në trampolinë.

Pohoi se ky sport i mësoi disiplinën dhe guximin, por edhe se çdo fitore do të thotë humbje si dhe se asgjë nuk mund të arrihet pa punë në skuadër.

“Para së gjithash, duhet të jesh në gjendje ta vlerësosh mirë veten, të dish forcën tënde dhe sa arrin ajo” than ë një mundësi për mediat gjermane.

Në biografinë e saj zyrtare thotë se në vitin 2005 përfundoi studimet për shkenca politike në Universitetin e Hamburgut dhe të drejtën ndërkombëtare publike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës.

Për tre vitet e ardhshme, nis të përfshihet në politikë. Së pari si këshilltare e Elizabet Sredter, ish eurodeputetja, e më pas si këshilltare për politikën e jashtme dhe siguri në grupin parlamentar të PE Aleanca90/Të Gjelbërit.

Prej vitit 2013 është deputete në Bundestag ndërsa prej 2018 deri në 2022, kryesuese e të Gjelbërve.

Është e martuar dhe ka dy vajza.