Jovanoviq: Berbok në AP të KB do të jetë në detyrë protokollare por dhe që mund të afirmojë Gjermaninë

Vladislav Jovanović
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori i RFJ në Kombet e Bashkuara Vlladisllav Jovanoviq thotë se vendi i kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të KB për të cilën Gjermania ka kandiduar shefen në ikje të diplomacisë Analena Berbok, pak a shumë është detyrë protokollare dhe përfaqësuese por që përmes kësaj detyre Berbok mund të afirmojë Gjermaninë në botë tek Kombet e Bashkuara në mënyrën më pozitive pavarësisht ndaj ambicieve të këtij vendi për të qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

“Ajo mund të shfrytëzohet në kapitalin e vet të hershëm, si ministre e punëve të jashtme të vendit të madh dhe përmes kësaj të tentojë që Gjermaninë t’a afirmojë që të flasë më shumë për të, jo vetëm si vend i fortë dhe me ndikim në lëvizje të tjera, por dhe si vend që mesa duket meriton të marrë ndonjë pozitë të fortë përfaqësuese në sistemin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është betejë për anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit çka derimë tani të tjerët nuk e kanë lejuar, por që nuk është ndalur në ambicien e vet” bën të ditur Jovanoviq për Kosovo onlajn. 

Gjermania në këto momente sikurse shton, më shumë është e interesuar që të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit pasi nëse bëhet këtu më e shpeshtë, atëherë emri i Gjermanisë do të përmendej në kuptimin e faktorit domethënës dhe ndikues.

Me vetë pozitën e kryesueses së AP të KB, Berbok, sikurse thotë bashkëbiseduesi ynë, nuk do të ketë mundësi të krijojë pozitë, madje as ndonjë mundësi të madhe lobimi, sepse nga ajo pozitë orjenton punën e të gjitha fushave të Kombeve të Bashkuara sipas parimeve dhe praktikave që tashmë egzistojnë.

“Ministrat e punëve të jashtme thjesht janë kryetarë të këtij kuvendi dhe të gjithë që kanë qenë para Berbokut, nuk ranë në sy dhe nuk shkuan hap para përveçse u vendosën në rehati në disa banka, kompani sigurimesh, organizata joqeveritare... Por që ky është funksion prestigjioz që kuptohet se imponon kredibilitet personit ashtu edhe vendit që e dërgon” thekson Jovanoviq.

Ky i fundit nuk dyshon se kandidatura gjermane do të ketë vota të nevojshme për të qenë kryesuese e AP të KB pasi për këtë vend, nuk ka patur betejë të madhe.

“Në fund, Kombet e Bashkuara është e vetmja organizatë botërore që është e organizatë e të barabartëve përveç pesë që janë pak të barabartë nga të tjerët. Por ndoshta dhe kjo do të ndryshojë në kohën e ndryshimeve të mëtejshme në lidhje me Kombet e Bashkuara” thotë ish ambasadori pranë KB.