Berbok në rrugën drejt AP të KB: Në valixhe dhe dëshira e Gjermanisë për një vend në Këshillin e Sigurimit
Pas tre vjet e gjysmë në qeverinë gjermane si shefe e diplomacisë, Analena Berbok politikania e Të Gjelbërve ku pas zgjedhjeve të shkurtit kaloi në opozitë, karrierën do të mund t’a vijojë në Ist River në pozitën e kryesueses së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berlini zyrtarizoi kandidaturën e saj në këtë pozicion ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn besojnë se rruga e saj drejt zyrës në Nju Jork është e kalueshme.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Zgjedhja e kryetarit të seancës së 80 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet më 2 qershor dhe sipas parimit të rotacionit këtë vend këtë vit i takon grupit të vendeve europianoperëndimore.
Njohësit e sistemit të organizatës botërore, megjithatë thonë se për postin e kryesisë së AP të KB kryesisht nuk ka luftë të madhe dhe vetëm për këtë është e kufizuar në një vit dhe ka të bëjë kryesisht me protokollin, por është edhe çështje prestigji dhe mund të jetë një trampolinë e mirë për angazhimet e mëvonshme.
Sipas rregullave të KB, kryetari i AP shpall hapjen dhe mbylljen e çdo seance plenare, drejton diskutimet, jep fjalën, bën pyetje dhe shpall vendimet. Mund të propozojë edhe shtyrjen e seancës ose pezullimin e diskutimit për pikën në diskutim.
Pothuajse është e sigurt se puna e re e Berbok vjen në momentin kur Berlini po mbron fort reformën e Këshillit të Sigurimit të KB ku Gjermania do të dëshironte të ishte anëtare e përhershme. Pikërisht nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB, kancelari gjerman në largim Olaf Sholc në vitin 2023 tha se "në fund të fundit, është në dorën e Asamblesë së Përgjithshme të vendosë për reformën e Këshillit të Sigurimit".
Përveç kësaj, Pakti për të Ardhmen, të cilën anëtarët e KB miratuan vitin e kaluar, kërkon reformën e Këshillit të Sigurimit.
Ish ambasadori i RFJ në Kombet e Bashkuara Vlladisllav Jovanoviq thotë për Kosovo Onlajn se Analena Berbok nga pozita e kryesueses së Asamblesë së Përgjithshme të KB, mund të afirmojë Gjermaninë në botë tek Kombet e Bashkuara në mënyrën më pozitive pavarësisht ndaj ambicieve të këtij vendi për të qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
“Ajo mund të shfrytëzohet në kapitalin e vet të hershëm, si ministre e punëve të jashtme të vendit të madh dhe përmes kësaj të tentojë që Gjermaninë t’a afirmojë që të flasë më shumë për të, jo vetëm si vend i fortë dhe me ndikim në lëvizje të tjera, por dhe si vend që mesa duket meriton të marrë ndonjë pozitë të fortë përfaqësuese në sistemin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është betejë për anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit çka derimë tani të tjerët nuk e kanë lejuar, por që nuk është ndalur në ambicien e vet” bën të ditur Jovanoviq.
Gjermania në këto momente sikurse shton, më shumë është e interesuar që të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit pasi nëse bëhet këtu më e shpeshtë, atëherë emri i Gjermanisë do të përmendej në kuptimin e faktorit domethënës dhe ndikues.
Për vendin që po përgatitet Berbok, ish ambasadori në KB thotë se pak a shumë është detyrë protokollare dhe përfaqësuese dhe se ajo nuk do të ketë mundësi të krijojë qëndrim madje as tek ndonjë mundësi të madhe lobimi pasi ai pozicion është i orjentuar në punën e të gjitha fushave në Asamblesë së Përgjithshme sipas parimeve dhe praktikave që egzistojnë.
“Ministrat e punëve të jashtme thjesht janë kryetarë të këtij kuvendi dhe të gjithë që kanë qenë para Berbokut, nuk ranë në sy dhe nuk shkuan hap para përveçse u vendosën në rehati në disa banka, kompani sigurimesh, organizata joqeveritare... Por që ky është funksion prestigjioz që kuptohet se imponon kredibilitet personit ashtu edhe vendit që e dërgon” thekson Jovanoviq.
Ky i fundit nuk dyshon se kandidatura gjermane do të ketë vota të nevojshme për të qenë kryesuese e AP të KB pasi për këtë vend, nuk ka patur betejë të madhe.
Berbok deri më tani nuk ka kundërkandidat nga vende të tjera europianoperëndimore ndërsa është interesante se para saj si kandidate për të qenë në krye të AP të KB u fol për Helga Shmid e cila në shtator të vitit 2024, përfundoi mandatin e sekretares së përgjithshme të OSBE.
Pavarësisht dëshirës së Gjermanisë që t’i zgjedhë vetes vend në KS të KB, ish ambasadori i RFJ në Berlin Zoran Jeremiq nuk beson se kushdo të jetë i gatshëm që në këtë mënyrë të reformojë Kombet e Bashkuara.
“Kjo nuk është dëshira e askujt, megjithëse ajo këtë e tentoi vitin e kaluar në shtator me Namibinë, kur bërën Paktin për të Ardhmen e Kombeve të Bashkuara. Kjo ishte tentativë që me çeljen e reformës së KB të çelej dhe kjo çështje, por që nuk besoj se janë pjekur kushtet ndërkombëtare për këtë, sidomos tek fuqitë që tani kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit ndërsa Berbok këtu nuk ka asnjë shans” bën të ditur Jeremiq.
Ndaj shefes së diplomacisë gjermane në largim, sikurse theksohet, egziston armiqësi e madhe në qarqet ndërkombëtare për të cilën thotë se Berlini me gjasa nuk do t’a kishte promovuar kandidaturën e saj nëse nuk do të kishte kryer sondazhet të nevojshme për të përcaktuar nëse ajo do të merrte shumicën e votave.
“Berbok ka reputacion mjaft të keq në shumë vende veçanërisht në ato që do të jetë e nevojshme të deklarohen sikurse është Kina, India….kështu që gjykoj se kanë bërë pjesën më të madhe të punës. Nëse jo, atëherë kjo do të jetë lëvizje e kotë pasi vetë Berbok, emri i saj, rezultati i saj, ajo çka ka bërë dhe për Gjermaninë dhe për botën, nuk jep asnjë garanci” bën të ditur Jeremiq për Kosovo Onlajn.
Prej kësaj politikaneje në krye të AP të KB sikurse beson, përgjithësisht nuk mund të pritet asgjë e mirë.
“Ajo çka ajo ka bërë kundër qetësimit të situatës në raportet ndërkombëtare, në këtë dritë duhet të shikohet dhe raporti ndaj Kosovës nëse ajo do të jetë, ndërsa Sërbia e konsideron si qëndrim jashtëzakonisht të rëndësishëm të KB për çështjen e Kosovës e Metohisë për shkak të pranisë së misionit të Unmik dhe NATO si faktorë të rëndësiëhëm. Për këtë do të ishte fort e rëndësishme që në këtë pozicion të jetë dikush që është racional, diplomat i arsyeshëm që është i gatshëm të bisedojë ndërsa Berbok nuk hyn në asnjë nga këto elementë” bën të ditur ai.
Jeremiq supozon se Berbok nuk do të ketë kundërkandidat brenda grupit të vendeve europianoperëndimore dhe se tashmë është arritur marrëveshja.
“Ky është i njëjti ai ekip që gjendet në Londër dhe përgatit vazhdimin e luftës në Ukrainë. Ata e nxisin dhe dëshirojnë që në Kombet e Bashkuara të vendosin dikë që të mund të interpretojë qëndrimet e tyre dhe për këtë mendojnë se për ta më e mira është Berbok sepse ka treguar si luftënxitësja më e madhe në Europë” vlerëson Jeremiq.
Vendi për të cilën Gjermania kandidon Berbokun, sipas vlerësimit të hulumtuesit të Institutit për Studime Europiane në Beograd Petar Qurçiq në radhë të parë do të jetë interesante për të dhe CV e vet por beson se do të jetë interesante të shikohet sesi do të jetë raporti i saj ndaj temave më të nxehta botërore.
“Mediat në Gjermani kandidaturën e Berbok e perceptojnë si hap të saj para në karrierë, disa më shumë e kritikojnë për braktisjen e politikës së brendshme, disa mendojnë se është ky është gjest i mirë zyrtari për të dhe ambiciet e saja diplomatike” thotë Qurçiq për Kosovo Onlajn dhe shton se vendi i kryesuesit të AP të KB ka rëndësi simbolike pasi ky është funksion që mund të ketë rol në paraqitjen e temave për rezoluta të caktuara.
Rreth asaj nëse në mandatin e Berbok duhet të pritet ndonjë rezolutë që do të ndikojë në rajonin tonë, Qurçiq thekson se Gjermania padyshim në fokus të vet ka interesin për këtë rajon.
Ai kujton se gjatë seancës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të KB egzistonte tema që lidhej me rajonin tonë kur Gjermania nuk ishte kryesuese por një prej bashkësponzorëve në rezolutën e miratuar.
Dhe ai beson se rreth zgjedhjes së Berbok në vendin e kryesueses nuk do të ketë vështirësi pasi erdhi radha e vendeve europianoperëndimore dhe se ato kanë bërë kompromis.
Nga prania e Berbok në KB, sikurse vlerëson, mund të priten tema që kanë të bëjnë me politikat e gjelbra, transformimin e gjelbër, nevojshmërinë për të bërë më shumë në kuadër të organizatave shumëpalëshe, stimuj për të punuar në dekarbonizimin e shpejtë të ekonomisë dhe braktisjen e karburanteve fosile.
“Do të jetë mjaft interesante të shikohet raporti i saj ndaj Lindjes së Mesme dhe temave që janë të nxehta jo vetëm për çështjen e raporteve të Gazës dhe Izraelit, Palestinës, por dhe për çështjen e Hutëve në Jemen dhe përgjithësisht çështjeve të sigurisë. Kjo do të jetë një letër lakmitare sepse Gjermania ka një politikë ndërsa vendet arabe tjetër. Gjithashtu në kuptimin retorik egziston ftohje të marrëdhënieve mes SHBA dhe Unionit Europian, këtu është dhe mbajtja e karburanteve fosile, kështu që kjo mund të jetë interesante dhe për të do të jetë test personal nëse do të arrijë të përafrojë interesat e grupeve të ndryshme në botë dhe që prej interesave kaq të kundërta të gjejë ndonjë emërues të përbashkët", thotë Qurçiq.
Presidenti i tanishëm i Asamblesë së Përgjithshme të KB është Filmon Jang, ish kryeministri i Kamerunit dhe nëse do të zgjidhet, Berbok do t’a marrë mandatin e saj një vjeçar në shtator. Kujtojmë se në vitin 2012 për kryesues të AP të KB u zgjodh Vuk Jeremiq, i cili gjithashtu ka qenë ministër i punëve të jashtme.
0 komentet