Jeremiq: Prej Berbokut në krye të AP të KB nuk mund të pritet asgjë e mirë

Zoran Jeremić
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori i RFJ në Gjermani Zoran Jeremiq vlerëson për Kosovo onlajn se prej Analena Berbokut për të cilën Berlini e ka kandiduar për vendin e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk mund të pritet asgjë e mirë.

“Ajo çka ajo ka bërë kundër qetësimit të situatës në raportet ndërkombëtare, në këtë dritë duhet të shikohet dhe raporti ndaj Kosovës nëse ajo do të jetë, ndërsa Sërbia e konsideron si qëndrim jashtëzakonisht të rëndësishëm të KB për çështjen e Kosovës e Metohisë për shkak të pranisë së misionit të Unmik dhe NATO si faktorë të rëndësiëhëm. Për këtë do të ishte fort e rëndësishme që në këtë pozicion të jetë dikush që është racional, diplomat i arsyeshëm që është i gatshëm të bisedojë ndërsa Berbok nuk hyn në asnjë nga këto elementë” bën të ditur Jeremiq. 

Ndaj Berbokut e cila është ministre e punëve të jashtme në ikje e Gjermanisë, sikurse thotë Jeremiq, egziston armiqësi e madhe në qarqet ndërkombëtare për të cilën beson se Gjermania me gjasa nuk do t’a kishte promovuar kandidaturën e saj nëse nuk do të kishte kryer tashmë sondazhet e nevojshme për të përcaktuar nëse ajo do të merrte shumicën e nevojshme të votave në AP të KB.

“Ajo ka reputacion mjaft të keq në shumë vende veçanërisht në ato që do të jetë e nevojshme të deklarohen sikurse është Kina, India….kështu që gjykoj se kanë bërë pjesën më të madhe të punës. Nëse jo, atëherë kjo do të jetë lëvizje e kotë pasi vetë Berbok, emri i saj, rezultati i saj, ajo çka ka bërë dhe për Gjermaninë dhe për botën, nuk jep asnjë garanci” bën të ditur Jeremiq. 

Ky i fundit supozon se tashmë marrëveshja është arritur brenda grupeve të vendeve europianoperëndimore dhe se Berbok nuk do të ketë kandidaturë përballë.

“Ky është i njëjti ai ekip që gjendet në Londër dhe përgatit vazhdimin e luftës në Ukrainë. Ata e nxisin dhe dëshirojnë që në Kombet e Bashkuara të vendosin dikë që të mund të interpretojë qëndrimet e tyre dhe për këtë mendojnë se për ta më e mira është Berbok pasi ajo është shfaqur si luftënxitësja e kalibrit të lartë në Europë dhe luftënxitëse e tillë u nevojitet dhe në Kombet e Bashkuara” vlerëson Jeremiq. 

Duke patur parasysh dëshirën e Gjermanisë që të jetë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB, Jeremiq thotë se nuk beson se kushdo që të jetë i gatshëm që në këtë mënyrë të reformojë Kombet e Bashkuara.

“Kjo nuk është dëshira e askujt, megjithëse ajo këtë e tentoi vitin e kaluar në shtator me Namibinë, kur bërën Paktin për të Ardhmen e Kombeve të Bashkuara. Kjo ishte tentativë që me çeljen e reformës së KB të çelej dhe kjo çështje, por që nuk besoj se janë pjekur kushtet ndërkombëtare për këtë, sidomos tek fuqitë që tani kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit ndërsa Berbok këtu nuk ka asnjë shans” bën të ditur Jeremiq.