Lavrov: Perëndimi tregoi pagadishmëri, qorrsokaku në zbatimin e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës zgjati shumë
Korrenspondenti special i Kosovo onlajn nga Moska Zhelko Shajn
Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse, mbajti konferencën e tij vjetore me gazetarët në Moskë ku ka thënë planet e veta dhe parashikimin për vitin 2024 në të cilin shënon 20 vite në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Në prezantimin hyrës mbi politikën e jashtme, Lavrov apostrofoi presidentin Putin, i cili vendosi drejtimet kryesore në mars 2023, kur miratoi konceptimin e politikës së jashtme të Federatës Ruse në botim të ri, të rishikuar rrënjësisht, bazuar në realitetet e botës moderne.
"Perëndimi ka dëshmuar paaftësinë e tij të plotë për të negociuar dhe mosbesueshmërinë si partner në çdo iniciativë. Shumica botërore nuk dëshiron të tolerojë qasje të tillë egoiste dhe dëshiron të zhvillohet në përputhje të plotë me interesat e saj kombëtare, me interesat e çdo vendi dhe me respekt të plotë të parimeve të Kushtetutës së KB duke nisur me respektimin e barazisë së shteteve sovrane. Prej miratimit të Kushtetutës në vitin 1945, asnjë veprim i politikës së jashtme të Perëndimit në arenën ndërkombëtare nuk e ka marrë parasysh apo respektuar parimin (siç egziston në Kushtetutë) të barazisë së të gjitha shteteve, të mëdha e të vogla, pavarësisht vlerave, feve dhe traditave”, theksoi Lavrov dhe më pas i’u afrua udhëzimeve të Federatës Ruse:
“Në planin e politikës së jashtme, kemi udhëzime të definuara qartë për zhvillimin e marrëdhënieve me ata që janë të gatshëm që këtë t’a bëjnë në baza të barabarta, shfrytëzuese të dyanshme, reciprokisht të respektueshme përmes dialogut të ndershëm, negociatave me synimin për të gjetur ekuilibër interesash, e jo zgjidhje që përmbushin ekskluzivisht planet egoiste të njëanshme të dikujt, siç është kryesisht e dukshme në diskutimet që përfshijnë Perëndimin, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara".
Duke parë vitin e kaluar, Lavrov kujtoi dhe tek ajo sesi njeriu mësohet në rolin e hegjemonit, duke e ilustruar me shembullin e SHBA:
"Viti i kaluar tregoi refuzimin e mënyrave tradicionale të hegjemonit perëndimor, që bazohet plotësisht në interesat e veta egoiste dhe nuk merr parasysh mendimet e të tjerëve. Po, duke sunduar të gjithë botën për 500 vjet dhe duke mos pasur asnjë konkurrent serioz pothuajse gjatë gjithë periudhës (me përjashtim të jashtëzakonshëm të periudhës sovjetike) ndoshta e ndihmojnë njeriun të mësohet me rolin e hegjemonit. Por jeta vazhdon, po shfaqen qendra të reja të rritjes ekonomike, fuqisë financiare dhe ndikimit politik që tashmë bëhen më të fortë, dukshëm para Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore”.
Më pas veçanërisht theksoi marrëdhënien me Kinën, e cila është më e mira në historinë shekullore të këtyre dy vendeve:
"Jam i sigurt se jeni të vetdijshëm të vlerësimit tonë për zhvillimin e marrëdhënieve me RP të Kinës. Kjo është ekonomia me rritjen më të shpejtë së bashku me Indinë. Marrëdhëniet me Kinën po përjetojnë periudhën më të mirë në historinë e tyre shekullore. Për ne është veçanërisht e vlefshme që Si Gjingping në vizitën e tij të parë shtetërore pas zgjedhjeve për president të Republikës Popullore të Kinës erdhi në Moskë në mars 2023. Në këmbim presidenti V.V. Putin vizitoi Kinën në tetor 2023 për të marrë pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë".
Indinë e klasifikoi në partner të privilegjuar strategjik:
"Marrëdhënia veçanërisht e partneritetit të privilegjuar strategjik me Indinë po avancon vazhdimisht. Dhe këtu është vendosur dialog i rregullt në nivelin më të lartë, ashtu dhe kontakte mes departamenteve përmes ministrive të punëve të jashtme".
Lavrov gjithashtu nuk harroi vendet përreth:
“Nëse flasim për mjedisin tonë të afërt, atëherë sigurisht që këto janë vendet e Lindjes së Mesme, Irani, Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari. Sigurisht që jemi të interesuar të zhvillojmë marrëdhënie jo vetëm në kanale bilaterale, por edhe me strukturat rajonale të krijuara nga shumë partnerë tanë. Mendoj për Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit, Lidhjen e Shteteve Arabe, ASEAN, Bashkimin Afrikan, Komunitetin e Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, etj“.
Partneritetin rus me vendet afrikane e theksoi si rritëse çka u konfirmua nga Samiti i Dytë i Rusisë dhe Afrikës mbajtur në korrik të vitit 2023 në Shën Petersburg, siç tha Lavrov. Si argument që Rusia po zhvillohet në fushën e shteteve latinoamerikane, ai përmendi Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare "Rusi-Amerika Latine", e mbajtur në vjeshtën e vitit 2023.
“Afrikën, Amerikën Latine dhe vendet aziatike i konsideroi si qendrat e reja të pavarura të botës multipolare”, tha ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse, i cili i‘u referua veçanërisht mbrojtjes së Kushtetutës së KB:
"Aktivisht kemi punuar në terrenin e KB. Aty u krijua Grupi i miqve në mbrojtjen e Kushtetutës së Kombeve të Bashkuara, i cili funksionon suksesshëm prej disa vitesh. Në kuadër të atij grupi, miratimi i deklaratave të përbashkëta rreth çështjeve fondamentale të zhvillimit botëror. Grupi aktivisht stimulon punën e Asamblesë së Përgjithshme në tërësi, duke promovuar iniciativa të përbashkëta, përfshirë dhe ruset. Mbështesim idetë e partnerëve tanë për këtë formacion të ri".
Marrëveshjen e sigurisë mes Britanisë së Madhe dhe Ukrainës, e quajti më e pakta komike, duke theksuar se përmbajtja e kësaj marrëveshje nuk ndryshon qëllimet. Duke i‘u përgjigjur pyetjes së një gazetari se, nëse do të ofrohej mundësia që zgjedhjet e reja në Ukrainë të jepnin president të ri, i cili do të ishte i gatshëm të bisedonte me Rusinë, nëse Rusia do të ishte e gatshme për dialog, Lavrov tha se nuk ishte i interesuar për jetën politike në Ukrainë.
Ai theksoi se SHBA nuk kanë shfaqur as interesin më të vogël për t'i dhënë fund luftës dhe se Perëndimi në vend që t'i japë fund asaj, po çon drejt eskalimit të krizës ukrainase. Lavrov paralajmëroi shumë haptazi se Ukraina mund të përjetojë fatin e Afganistanit. Megjithatë, Lavrov vuri në dukje në veçanërisht se Ukraina nuk është ajo që do të vendosë se kur do të fillojnë negociatat, sepse është shumë e qartë se "Uashingtoni është ai që shtin". Ai kujtoi se Ukraina do të duhet të refuzojë "racizmin anti-rus, ideologjinë naziste dhe aspiratat e saj për NATO" dhe arriti në përfundimin se Perëndimi nuk është i interesuar për ndonjë negociatë.
Në konferencën tradicionale vjetore, ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse shprehu qëndrimin e tij edhe për çështjen e Kosovës dhe fatin e Ballkanit Perëndimor:
“Kur është fjala për Kosovën dhe presidenti Putin dhe unë, sa herë që takohemi me lidershipin sërb, përherë theksojmë se e mbështesim dhe do t‘a mbështesim qëndrimin e zgjedhur nga populli sërb, pra lidershipi sërb. Ne shikojmë sesi tallen me sërbët kur është fjala për problemin e Kosovës. Në vitin 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u arrit marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit rreth krijimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë. Aty është përshkruar gjithçka: çfarë të drejtash kanë, si të organizojnë jetën e tyre, si të sigurojnë të drejtat funksionale, gjuhën, arsimin, shkollat, kishat. Kaluan më shumë se dhjetë vjet dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ky qorrsokak në zbatimin e kësaj marrëveshjeje në të cilën Bashkimi Europian e pati shfaqur si arritjen më të madhe diplomatike, po zgjat shumë, ndërsa Bashkimi Europian në fakt nuk ka bërë asgjë. Bashkimi Europian besoj se si të kënaqë Prishtinën dhe mbi të gjitha zotin Kurti, ka rishkruar marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Sërbe në Kosovë e kështu që sërbët në veri të Kosovës të mos kenë asnjë të drejtë, që këto të drejta të jenë absolutisht artificiale dhe pushtetin real t‘a mbajnë shqiptarët. Sigurisht që kjo duhet të jetë e turpshme për Bashkimin Europian pasi atëherë në vitin 2013, thanë sesi arritën gjithçka, sesi u zgjidh problemi kosovar-por nuk ka asgjë të tillë. Dhe tani, kur duhet të zbatohet marrëveshja, ata shkojnë në të kundërt, në favor të palës që është më afër tyre në rastin konkret. Dhe sigurisht që ata janë shqiptarët kosovarë sepse janë betuar për besnikëri, sepse duan të hyjnë në NATO dhe me besnikëri do të ndjekin udhëzimet e Bashkimit Europian, përveçse më pas nuk shpërthen problemi shqiptar në Ballkan.
Kur deri tek kjo, për mua ngelet gjithmonë e paqartë se përse përdoret termi "Ballkani Perëndimor". Përse “Perëndimor”, kur nuk egziston “lindor”? (qeshje) Faktori shqiptar është shumë serioz, çka vërtetohet edhe nga rasti në Maqedoninë e Veriut. Deri më sot kryetari i Kuvendit maqedonas qëndron ulur në tryezën ku është vendosur flamuri shqiptar. Flamuri maqedonas është aty diku por edhe ai shqiptar. Por kjo, në fakt është temë më vete”.
komentet