Shmit: Nëse Perëndimi neglizhon Ballkanin, këtë do t‘a shfrytëzojë Rusia
Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë Kristian Shmit nuk shikon rrezik të madh për shpërthimin luftës mes Sërbisë dhe Kosovës dhe beson se kriza aktuale më shumë i ngjan përleshjes politike në të cilën fatkeqësisht, vriten njerëz.
Shmit në intervistë për gjermanen T-onlajn, shtoi se kjo përshtatet në planin e Vladimir Putinit dhe se Perëndimi duhet të jetë i kujdesshëm për shkak të problemeve dhe krizave aktuale.
“Kjo i përshtatet planit të Putinit dhe kjo është arsyeja përse përherë duhet të jemi të kujdesshëm me problemet dhe krizat aktuale. Megjithatë, momentalisht nuk shikoj ndonjë rrezik të madh për luftë mes Sërbisë dhe Kosovës. NATO në Kosovë ka rreth 5000 ushtarë me mandat për të parandaluar eskalim të mundshëm. Kriza e tashme më shumë i ngjan përleshjes politike në të cilën, fatkeqësisht, njerëzit vriten” spegoi ai.
I pyetur për rolin e Sërbisë në ngjarjet në Banjskë, Shmit tha se vështirë të flitet rreth kësaj pasi momentalisht nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Shumë spekulohet por përvoja jonë në Ballkanin Perëndimor tregon se është pak e besueshme që askush nuk ja ka idenë rreth gjërave që kanë ndodhur dhe ndodhin. Në vend të kësaj, ka gjithmonë shumë palë në Ballkan që përfshihen në të tilla incidente” theksoi ai.
Shmid ka thënë se disa muaj më parë ka pasur incidente me barrikada në veri të Kosovës, se ka pasur ulje-ngritje në konflikt, por që tani kanë vdekur njerëz, kështu që ky eskalim duket veçanërisht i keq dhe dramatik.
Ai kritikoi faktin se Sërbia dhe Republika Sërbe e Bosnjës shpallën Ditën e Zisë për sërbët e vrarë në Banjskë, duke e gjykuar atë si cinike.
Shmid shpreh bindjen se kjo ngjarje nuk paraqet fundin e procesit të afrimit politik, por, shton ai, situata është e rrezikshme.
Shmid theksoi se Sërbia është e vetëdijshme se për të ka rëndësi egzizstenciale lidhja e ngushtë me BE, i cili është partneri më i rëndësishëm tregtar.
"Sërbia, për shkak të pozitës së saj gjeografike, nuk mund të përballojë strategjikisht prishjen e raporteve të veta me Perëndimin. Dhe para kësaj është i mundshëm vazhdimi i politikës së sharrës mes Perëndimit dhe Rusisë. Por BE dhe SHBA kanë ndikim në qeverinë sërbe, nëse veprojnë fuqishëm dhe me vendosmëri” ka theksuar ai.
I pyetur për raportin personal mes Putinit dhe presidentit të Sërbisë Vuçiq, Shmid ka thënë se atë nuk e di, por tha se Sërbia në KB votoi me Perëndimin kundër Rusisë në lidhje me agresionin e Ukrainës.
“Patjetër që ishte goditje për Putinin. Nuk do të thoja se Vuçiq për të gjitha çështjet është pa kushte në anën e Moskës. Por nëse Perëndimi neglizhon Ballkanin Perëndimor, Rusia do t’a shfrytëzonte. Ky është rrezik” paralajmëroi ai.
Shmid beson se Perëndimi duhet të jetë i kujdesshëm dhe shtoi se në Ballkan, abstenimi nganjëherë keqinterpretohet si dobësi.
“Në situatë të tillë, është e rëndësishme të veprohet me vendosmëri. Perëndimi duhet të insistojë që situata aktuale të shqyrtohet nga të dyja palët. Duhet të bëhet e qartë se Sërbia nuk mund të festojë për sulmuesit. Kjo nuk mund të jetë nëse ndiheni të përkushtuar ndaj vlerave europiane” theksoi Shmid.
Ky i fundit tha çka në Perëndim vështirë të imagjinohet, egziston opozita në Beograd e cila është më nacionaliste se qeveria.
“Do të jetë vendimtare se si do t’a trajtojë Vuçiq”, beson diplomati gjerman.
I pyetur për mbështetjen e Sërbisë për Millorad Dodik, Shmit tha se Sërbia kurrë nuk e vë në dyshim integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
"E paqartë se deri në çfarë mase Dodik merr në të vërtetë mbështetjen e Beogradit. Për shembull, donte të më arrestonte dhe të më deportonte dhe nuk mori ndonjë mbështetje të dukshme nga Sërbia për këtë. Për më tepër, Sërbia kurrë nuk e vë në dyshim integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Shikoj rrezik të madh që mbështetësit e Dodikut janë në Moskë, jo në Beograd. Momentalisht nuk shikoj strategji të përbashkët mes Dodikut dhe udhëheqjes sërbe" spegoi ai.
Pyetjes nëse e kupton shqetësimin e kryeministrit kosovar Albin Kurti se Kosova mund të destabilizohet nga zonat autonome të dominuara nga sërbët në mënyrë të ngjashme siç është rasti me RS në B&H, Shmid theksoi se situata në Kosovë është krejt ndryshe.
"Akoma ka shumë vende që nuk e njohin. Bosnjë-Hercegovina ka një status të qartë ndërkombëtar, situata është zgjidhur shumë kohë më parë, edhe nëse ka gjithmonë mosmarrëveshje. Në Kosovë, nga ana tjetër, kemi marrëveshje të vitit 2011 për nivel të caktuar të pavarësisë komunale për katër komunitetet e dominuara nga sërbët në veri të Mitrovicës. Kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë” theksoi ai.
Shmid ka thënë se Sërbia njeh egzistencën e Bosnjë-Hercegovinës, por jo Kosovës.
"Në të Kosova shumë më e vogël dhe autonomia e komunave sërbe është e kufizuar në nivelin e komuniteteve lokale. Unë nuk shikoj potencial të madh për problem për integritetin e përgjithshëm territorial të Kosovës" tha ai.
Shmid beson se nuk mjafton që BE të shikojë kryesisht rajonin kur gjërat bëhen të rrezikshme.
“Në Perëndim egzistojnë shumë ide se çfarë mund të bëhet, por nuk ka mjaftueshëm veprime pragmatike. Anëtarësimi në BE është synim i madh i shumë vendeve të Ballkanit, por rruga drejt tij nuk shkon nga zero në 100. Kjo duhet të jetë bëhet hap pas hapi dhe kjo ka të bëjë veçanërisht me Kosovën. Ky shtet nuk njihet madje as nga të gjitha vendet europiane. Ndaj duhet të kërkoni zgjidhje pragmatike dhe ne mund t‘a rrisim pak kreativitetin”, spegoi ai.
Shmid thekson se gjithsesi nuk do ndihmonte të vizatoheshin kufij të rinj, për të cilin po mendonte ish-presidenti amerikan, Donald Tramp.
"Kjo nuk do të çonte në qetësimin e rajonit-përkundrazi. Në të gjitha rajonet ka shumicë dhe pakicë etnike, kështu që bashkëjetesa paqësore multietnike është thelbësore. Ka vende ku tashmë funksionon mirë, për shembull në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu ekziston qasje për parandalimin sistematik të konflikteve serioze, në të cilat bashkëjetesa, mosdiskriminimi dhe të drejtat individuale shpesh negociohen në nivel komunal. Kjo ka siguruar shkallë të caktuar të stabilitetit, ndonëse ka ende punë për të bërë. Përndryshe nuk do të isha këtu”, përfundoi ai.
0 komentet