Llazo Dobriq dhe gruaja e tij Nikoleta
Shkruar për Kosovo onlajn: Dragisha Mijaçiq
Sot festohet Dita e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në të cilën u vranë rreth 1.1 milionë sërbë. Mes të vrarëve është dhe Llazo Dobriq, vullnetar i ushtrisë sërbe nga Bërnjaku monumenti i të cilit ndodhet në Kërnje në afërsi të Manastirit të Bërnjakut. Lavdi trimave të pavdekshëm.
Në agimin e atij mëngjes gushti, në rrjedhën e poshtme të Bërnjakut drejt Sastavcit, dëgjohej hapi i shpejtë i Llazo Dobriqit dhe fqinjit të tij Gligorit nga Zapiraça. Të dy të rinjtë shpejtuan drejt luftës, Shvabo kaloi Drinën dhe godiste Maçvën ndaj nderi i tyre nuk i la të uleshin pranë vatrës, ndërsa askush nuk vritej në Sërbi. Mbreti thirri për ndihmë, dhe kur ai thërret, gjithçka lihet, duhet.
Me ta shkoi edhe Nikoleta, gruaja e Llazos, e cila u nis të shoqëronte të shoqin deri në Ibër dhe të vjedhë një moment tjetër me të dashurin e saj. Vështirë për të por i fshehte lotët, nuk dëshironte Llazo t‘a kujtonte kështu ndërsa luftonte me Shvabët. Në djep la Jordanin që qante të cilin për një kohë të gjatë e mbante në duar i ati i tij, nuk dëshironte të largohej. As ai nuk dëshironte t‘a linte të ikte, por u desh, luftë është.
Nikoleta e dinte që nuk mund t‘a largonte Llazon nga synimi i tij për t'iu bindur mbretit dhe për të shkuar në luftë, por do të donte të kalonte pak më shumë kohë me të, do ta mësonte atë në ditë të vështira. Ajo e dinte që Llazo do t’a kishte të vështirë në luftë, por dinte dhe dhimbjen e të jetuarit pa njeriun në shtrat me beben në familjen shumëanëtarëshe. E kuptonte që ushtria kishte nevojë për Llazon, por i duhej dhe asaj, Jordanit ca më shumë. Nikoleta e dinte që nëse, mos e dhëntë Zoti, Llazo do të vritej, të tijët do t'ia marrin Jordanin dhe atë do t’a kthenin tek të sajët. Zot, më vrit mua mëkataren, kur me mendime të zeza ndjek burrin drejt luftës, mendoi Nikoleta dhe vrapoi drejt dy të rinjve që po ecnin më tej drejt Ibrit.
U ndalën në Kërnje për t'iu lutur Zotit në rrënojat e kishës së vjetër të mbretëreshës së shenjtë të Jellena Anzhujskës aty ku përherë janë lutur mbretër dhe heronj, tashmë dhe dy fshatarë të varfër dhe Nikoleta. Zot, na ruaj dhe fshih fatkeqësitë që na kanë rënë dhe largoje sa më larg nesh dhe familjes sonë zogjtë e zinj, paralajmëruesit e këqij të vdekjes. I shenjti martir i madh Gjorgje të cilit i thyejmë ëmbëlsirën dhe i përmendim emrin, të n’a japë forcë të vrasim Shvabët ashtu siç vrave dragoin. Na ndihmo o Zot që të mos njollosim nderin e të parëve tanë të Bërnjakut të cilët njihen gjerësisht për trimërinë dhe heroizmin e tyre. E shenjta mbretëreshë Jellena, na ruaj dhe na mbro ne mëkatarëve që në lavdi të përhapim urtësinë tënde. N’a mëshiro o Zot.
Të shkojmë, kumboi Llazari. Duhet udhëtuar, ceri është larg. Me hap të shpejtë u nisën drejt Sastavcit, Gligori fill pas tij. Nikoleta vrapon për luftëtarët e ardhshëm, duke tentuar t'i ngadalësonte përmes fjalëve. E kështu Nikoleta i pyet, e ku është kështu ky Ceri? Si duken ata Shvabët...dhe përse janë kaq të lidhur me ne, Zoti i vrau që të mos vrisnin. Ata heshtnin, nuk përgjigjeshin, nxitonin drejt luftës, duhej.
Do të ktheheni kur t'i dëboni përtej Drinës?
Pyetja e fundit është lënë për t'u pëshpëritur në përroin e bërnjakut ndërsa rrjedh nëpër pyllin qindravjeçar të ahut nëpër Sastavak poshtë deri në Ibër. Të moshuarit thoshin se pikërisht në këtë vend mbretëresha e shenjtë Jellena, kishte oborret e veta ku edukonte femrat. A i mësoi mbretëresha e shenjtë se si t'i dërgonin burrat e tyre në luftë pa qarë, mendoi Nikoleta? A i shikonin atëherë trimëreshat bërnjakase burrat e tyre që kalonin Ibrin dhe shkonin në betejë të përgjakshme? A u ndanë edhe ata me të dashurit e tyre në Sastavki, apo sërish u bashkuan aty?
Në Sastavac afër Ibrit u ndanë pothuajse pa përshëndetur, më mirë kështu. Nikoleta duhej të kthehej pas për Jordanin të cilin e la në shtëpi duke qarë. Përqafoi Llazon dhe mendoi: kthehu tek unë! Nuk mundi të fliste për shkak të magjisë. Nuk mundi të qante për shkak të magjisë. Qau kur pa Llazon kur kaloi Ibrin dhe shkoi përmes Rogoznës tej Sërbisë në Maçvën e largët.
Në gjysmën e Ibrit, Gligori i’u kthye Nikoletës dhe i tha Llazos: sa grua të bukur që ke, po të vritesh, do të martohem me të. Llazoja heshti dhe shkeli Ibrin, nuk ktheu kokën pas. Lufta për të është e vështirë, mbreti bëri thirrje ndërsa të pafuqishmit në Sërbi vriten, duhej.
Nuk u kthye!
0 komentet