Nga Ukraina deri në Arktik: Beteja për infrastrukturën, energjitikën dhe rrjedhat globale
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn
Luftërat sot mund të nisin si konflikte politike apo ushtarake, por shumë shpejt shndërrohen në luftë për infrastrukturën, energjitikën, rrugët e transportit dhe sigurinë që i mbron. Nga Ukraina deri në Hormuz, shikohet e njëjta logjikë: kush siguron rrjedhat, merr levë të rëndësishme për formësimin e rendit.
Ukraina është një nga shembujt më të qartë. Termocentralet, nënstacionet, hekurudhat, portet urat, depot dhe objektet e tjera të infrastrukturore u bënë pjesë përbërëse e zonës së luftës. Rëndësia e tyre nuk është vetëm në vlerën fizike. Kur ndalet furnizimi me energji elektrike apo transporti i mallrave dhe karburantit, pasojat transmetohen në mbarë ekonominë dhe jetën e përditshme.
Ndaj infrastruktura do të jetë njësoj e rëndësishme dhe kur lufta një ditë të kalojë në negociata dhe restaurim. Atëherë nuk do të mjaftojë vetëm restaurimi i objekteve të shkatërruara. Do të jetë vendimtare se kush do ta financojë restaurimin, kush do ta ndërtojë infrastrukturën e re dhe në cilin drejtim do të lidhet Ukraina me Europën dhe Euroazinë.
Këtu shfaqen interesat e ndryshme të fuqive të mëdha.
Rusia dëshiron të ruajë domethënien e vet energjitike e strategjike në Euroazi. Kina është e interesuar për rrugë stabile tregtare e energjitike drejt Europës dhe vendeve të pasura me lëndë të para. India, e cila nuk dëshiron të varet nga një drejtim gjeopolitik, po zhvillon rrjetin e vet.
Shembull është porti i Çabaharit në Iran. India në 2024 nënshkroi kontratë 10 vjeçare për menaxhimin e terminalit Shahid Beheshti dhe parashikon që të investojë 120 milionë dollarë nën linjë krediti prej 250 milionë dollarësh të tjerë. Çabahari është i rëndësishëm sepse Indisë i çel aksesin në Azinë Qëndrore dhe paraqitet si pjesë e Korridorit Ndërkombëtar të gjerë Veri-Jug i cili lidh Indinë me Iranin, Rusinë dhe tregun europian.
Kjo tregon se India nuk tenton vetëm të jetë pjesëmarrëse në rrjetet egzistuese, por ndërton mundësitë e veta të lidhjes.
Rusia po bën diçka të ngjashme në veri. Moska për zhvillimin e Rrugës detare veriore, parashikon gati 2,000 miliardë rubla, gati afërsisht 23.4 miliardë dollarë gjatë 13 viteve. Nga kjo, rreth 600 miliardë rubla, ose rreth 7 miliardë dollarë, duhet të ishin siguruar nga buxheti federal. Plani përfshin anije akullthyese, porte, terminale, infrastrukturë shpëtimi e satelitore.
Rusia kështu nuk e vëzhgon Arktikun vetëm si territor të ngrirë, por si hapësirë të ardhshme transporti dhe energjie mes Azisë dhe Europës.
Këtu çelet dhe dimension i ri i raporteve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rusia dhe Amerika janë rivalë strategjikë, por njëkohësisht janë fqinjë në Arktik. Diomeda e Madhe Ruse dhe Diomeda e Vogël Amerikane janë larg vetëm disa kilometra, ndërsa Alaska në pikën më të afërt me Rusinë është 89 kilometra larg.
Ndaj Arktiku po bëhet hapësirë ku kryqëzohen siguria ushtarake, energjitike, lëndët e para dhe transporti. Rusia po zhvillon Rrugën detare veriore, ndërsa Shtetet e Bashkuara forcojnë pozitën e vet në Arktik përmes Alaskës. Kina tregon interes në rrugët tregtare veriore, ndërsa stabilizimi i këtyre rrugëve mund të ndryshojë raportin afatgjatë mes Azisë, Europës dhe Amerikës Veriore.
Logjikë të ngjashme shikojmë në Lindjen e Mesme.
Hormuzi është kalim i ngushtë detar, por rëndësia e tij është globale sepse përmes tij kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të naftës. Çdo ndërprerje serioze në atë drejtim, ndikon tek çmimet e energjisë, transportin dhe ekonomitë në mbarë botën. Ndaj shtetet kërkojnë tubacione alternative, porte dhe rrugë tokësore.
Në të shikohet ndryshim kyç: infrastruktura nuk është më vetëm çështje ekonomike. Ajo është bërë pjesë e sigurisë kombëtare.
Kjo shikohet në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kanadanë, Venezuelën, Arabinë Saudite dhe Iranin. Secili prej këtyre vendeve ka marrëdhënie të ndryshme me Uashingtonin, por i lidh rëndësia strategjike e energjisë dhe drejtimeve gjeografike. Kanadaja është partner i madh energjitik e tregtar i SHBA, Venezuela disponon potencial të madh nafte, Arabia Saudite mbetet fuqi kyçe energjitike, ndërsa Irani ka pozitë vendimtare për kuptimin e Gjirit Persik dhe Hormuzin.
Energjia, megjithatë nuk ka vlerë të plotë nëse nuk egziston rrugë e sigurt deri tek tregu.
Ndaj politika botërore gjithmonë e më shumë shikohet si politika e rrjedhave. Nafta dhe gazi duhet të arrijnë tek blerësi. Mallrat duhet të kalojnë nëpër porte e hekurudha. Energjia elektrike duhet të transmetohet. Lëndët e para duhet të arrijnë në fabrika.
Kush kontrollon apo mbron pikat kyçe të këtyre rrjeteve ka levën politike e ekonomike.
Por bota për pasojë nuk duhet të ndahet në dy blloqe të forta. Pamja realiste është sistemi multipolar që po formësohet me disa qendra fuqie-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, India dhe Unioni Europian.
Ato konkurrojnë, por njëkohësisht varen nga njëra-tjetra. Kina varet nga tregjet dhe energjia botërore. Europa nga lëndët e para, teknologjia dhe rrugët stabile tregtare. India nga importet e energjisë dhe rrugët e hapura detare. Rusia nga tregu për produktet e veta energjitike dhe rrugët e reja të transportit. Amerika dëshiron të ruajë avantazhin e vet ekonomik, ushtarak dhe financiar.
Pikërisht kjo ndërvarësi mund të jetë një nga mekanizmat që kufizon hegjemoninë. Jo sepse fuqitë e mëdha do të ndalen së konkurruari, por sepse asnjë prej tyre nuk mundet t’a kontrollojë e vetme mbarë rrjetin.
Në këtë ndryshim të madh, vend të veçantë ka Sërbia. Forca e saj nuk është e madhe, veçse në pozitën gjeografike-në kryqëzimin e rrugëve europiane të transportit dhe energjisë.
Hekurudha Beograd-Budapest lidh Sërbinë me rrjetin europian, por njëkohësisht paraqitet si pjesë e rrugës së gjerë përmes së cilës mallrat kineze mund të arrijnë Europën Qëndrore përmes Pireut. Kështu që Sërbia bëhet pjesë e sistemit të madh rrjedhash mes Mesdheut, Danubit dhe tregut europian.
Në energjitikë pamja është komplekse. Prania ruse përmes NIS prej dekadash ishte pjesë e rëndësishme e sistemit energjitik sërb. Megjithatë, pikërisht NIS tregon se sa shumë përthyhet gjeopolitika përmes infrastrukturës së një shteti. Për shkak të sanksioneve amerikane ndaj sektorit energjitik rus, Sërbia duhej të kërkonte zgjidhje për funksionimin e rafinerisë së vet. Miratimi amerikan për operacionet e NIS, është zgjatur deri më 30 shtator 2026, ndërsa vijojnë negociatat për ndryshimin e strukturës së pronësisë. Rafineria NIS mbulon rreth 80% të nevojave të Sërbisë për derivate të naftës.
Kjo është shumë më tepër sesa çështje e një kompanie. NIS është shembull se si konkurrenca gjeopolitike globale mund të thyhet direkt përmes infrastrukturës së një shteti.
Ndaj për Sërbinë është e rëndësishme që të ketë shumë drejtime, shumë partnerë dhe sa më pak varësi nga një burim.
Në këtë kuptim, Sërbia mund të jetë shembull i vogël i procesit të gjerë: kapitali dhe infrastruktura kineze, tregu europian dhe sistemi europian i transportit, prania ruse energjitike dhe ndikimi amerikan po takohen gjithnjë e më shumë në të njëjtën hapësirë.
Ndaj pikërisht, mundësia e bashkëpunimit pragmatik mes fuqive të mëdha në projektet infrastrukturore është e rëndësishme. Madje dhe kur mes tyre egzistojnë mosmarrëveshje të thella politike, interesi ekonomik mund të çelë hapësirë për bashkëpunim të kufizuar. Nëse logjikë e tillë përhapet, Ballkani mund të bëhet një nga vendet ku rrjete të ndryshme jo vetëm kryqëzohen, por dhe lidhen.
Luftërat mund të përfundojnë me negociata, por lufta për infrastrukturën nuk do të ndalet.
Pas Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe ndërprerjeve të mëdha energjitike, shtetet do të investojnë edhe më shumë në rrugë alternative, burime rezervë dhe rrjete që mund të funksionojnë edhe kur një korridor është i kërcënuar. Ndaj, rendi i ardhshëm do të varet më pak nga kush mund të mbyllë një rrugë dhe më shumë nga kush mund të hapë një tjetër.
Nga Ukraina deri tek Hormuzi, nga Deti i Zi deri në Arktik, nga India dhe Rusia deri në Kinë, Amerikë dhe Europë, po zhvillohet e njëjta luftë e madhe-për energji, infrastrukturë dhe rrjedha të sigurta. Ndërsa Sërbia ndodhet pikërisht në një nga ato udhëkryqe.
Rendi i ri botëror nuk do të lindë nga një marrëveshje e vetme e fuqive të mëdha. Do të lindë gradualisht-përmes lidhjeve të reja energjitike, hekurudhore, porteve, tubacioneve, rrugëve detare dhe investimeve në infrastrukturë.
Ndaj sot nuk ndërmerret vetëm luftë për territor. Ndërmerret luftë për të cilën rrugët, energjia, mallrat dhe kapitali do të rrjedhin nesër.
0 komentet