Gjuriq me shefin e diplomacisë së Tanzanisë: Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare

đurić tanzanija
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Republike Srbije

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, u takua sot, në prag të tubimit përkujtimor me rastin e 65-vjetorit të Konferencës së Beogradit të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara, me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bashkuar të Tanzanisë, Mahmud Thabit Kombo. Me këtë rast, ai theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial e sovranitetit të shteteve të pavarura.

Gjuriq deklaroi se Serbia është e përkushtuar për rigjallërimin dhe forcimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet e Afrikës, ndërsa rëndësi e veçantë i kushtohet avancimit të bashkëpunimit me Tanzaninë.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për hapjen e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Tanzani, gjë që u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një partneriteti më të gjerë.

“Duke informuar për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, Gjuriq përsëriti se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial e sovranitetit të shteteve të pavarura”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston interes për forcimin e tij dhe se fushat me interes të ndërsjellë dhe me potencialin më të madh për përparim janë bujqësia, industria ushqimore, turizmi dhe arsimi.

Gjuriq shprehu kënaqësinë për konfirmimin e pjesëmarrjes së Tanzanisë në Expo 2027, duke shprehur bindjen se gjatë kësaj ngjarjeje ky vend afrikan do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.