PËRmbledhja e javës 29
Java është si çdo javë tjetër, përveç ku disa aktorë ndërruan rolet. Disa prej tyre planifikuan të marrin pozita të huaja, objekte dhe detyra, ndërsa të tjerë tashmë u zhvendosën dhe zëvendësuan. Kush dhe si u gjendën në vendet të cilat nuk u përkasin?
Nuk munden të gjithë kur çdokush bën punën e vet, por ndonjëherë provojmë diçka ndryshe. Për të ndërruar rolet dhe pozicionet. Kështu që në vend të Lleposaviqit, ku e ka vendin, materiali arkivor dhjetëravjeçar tashmë është në Prishtinë.
“Marrja e materialeve arkivore nga Lleposaviqi është një lloj plaçkitje” beson historiani Aleksandar Rastoviq.
Që të zgjidhet plaçkitja, duhet të merren policët. Por ata thonë se janë në çdo cep, nuk duan të shikojnë ata të cilët i dërguan në ato qoshe. Kryeministri Kurti sqaron:
“Nuk nuk gëzohemi kur shikojmë policinë speciale nëpër rrugë, por ata janë aty për të mos ndodhur më e keqja” thotë Albin Kurti.
Megjithatë, për një kohë të gjatë nuk do të ketë marrëveshje rreth asaj çka dhe për kë është më e keqja. Dhe kjo u pa më së miri në përvjetorin e Banjskës. Nuk është e lehtë as të zgjedhësh vendin dhe momentin e duhur për të dërguar postën.
“A ishte e nevojshme që në përvjetor të vendosej pllakë me emrin e policit të rënë? Nuk jam i sigurt, thotë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rode. Nuk është i sigurt, spegoi ai se kjo është rruga drejt pajtimit.
As kundërshtimi i Europës dhe i botës nuk mund të vendosë përherë pikën planeve. Dikur si në rastin e shtëpisë së Xhafer Devës, fitojnë motivet personale. Apo inati.
“Duke marrë parasysh se kundërshtimi erdhi nga komuniteti sërb, kjo ishte shenjë për shqiptarët se duhet të ngulmojnë dhe vendosën për të rindërtuar shtëpinë nga fondet e tyre”, spegon këto motive historiani Petar Ristanoviq.
Për të zgjidhur nevojat e përditshme dhe sigurimin e mjeteve të jetesës, qytetarët në veri u nevojiten institucionet e vjetra. Por tek to tërë muajin janë ulur njerëz të tjerë.
Për këtë arsye mitrovicarët janë të zemëruar: “Nuk mund të kërkosh dhe të marrësh diçka që nuk ka qenë kurrë”. Pra, a është e bukur kjo, a është normale kjo?”, pyet një nga qytetarët e anketuar.
Ndoshta nuk është e bukur por mund të merret. Dhe kjo për 99 vite, mjafton të realizosh shumë plane dhe të dërgosh mesazhe të qarta. Kjo të paktën kështu konkludojmë nga vendimi më i ri i autoriteteve të Mitrovicës së Veriut.
“Bëhet fjalë rreth katër parcelave që janë ndarë dhe që janë komunale” thotë kryetari i Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin. Tashmë dihet se disa institucione të vjetra sërbe kanë ndryshuar vend. Por jo të gjitha.
Nga ato parcelat dhe ndërtesat e përzgjedhura dhe të ndara, nuk do të jenë të vetmet që do të ndryshojnë qëllimin e tyre, kemi dëgjuar këtë javë prej ministrit Sveçla.
Kjo nuk është çështje për policinë, thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35.
“Përmes sistemit represiv policor, qeveria kosovare u përcjell mesazh sërbëve nëse duhet të kenë shëndetësi dhe në çfarë kushtesh”, spegon Mijaçiq.
Në kushtet momentale, pak njerëz mund të ndikojnë. Por dhe në atë se çfarë roli do të marrë dhe cilat do të jenë pasojat që do të shkaktojë.
0 komentet