PËRmbledhja e javës 44
Pas periudhës së urimeve, kemi hyrë në fazën e premtimeve. Nga kjo sa bindës është dikush në premtime për t'i përmbushur ato varet nga sa mbështetje do të fitojë së shpejti. Pas mbledhjes së asaj mbështetjeje, pason fazë e re. Përmbushja e premtimeve apo zhgënjimeve. Në përmbledhjen e kësaj jave, shtojmë si njërën dhe tjetrën.
Pas shumë muajsh premtimesh fushate në mbarë Amerikën, minuta ishte e mjaftueshme për realizimin e të parave. Nga premtimet në praktikë disa frikësohen, ndërsa disave u pëlqejnë dhe dëshirojnë të paktën të rishkruajnë pjesë të tyre. Premtimet amerikane për audiencën amerikane, besojnë analistët.
"Një nga mesazhet e para të Tramp kishte të bënte me Grenlandën" thotë eksperti i sigurisë dhe koloneli në pension Hysen Gecaj. “Çështja kosovare dhe çështja e Grenlandës dhe Danimarkës nuk kanë asnjë lidhje direkte dhe nuk mund të pasqyrohen”.
Sipas premtimeve të këtyre ditëve, nuk duhet të udhëtojmë larg. I kemi këtu, gjithandej rreth nesh. Stefan Surlliq nga Fakulteti i Shkencave Politike vlerëson mesazhet si nga pushteti ashtu edhe nga opozita në Kosovë:
“Nuk egziston shkop magjik, këtë e dinë dhe partitë edhe zgjedhësit. Këtu ndaj është në fuqi konkurrenca e pushtetit dhe opozitës në premtime joreale” thotë Surlliq.
Jorealet nuk janë lajm për ne. Megjithatë, është shqetësuese kur nën premtime përcillen mesazhe dhe inkurajime politike. Sidomos nëse vijnë nga vende me ndikim.
“Më shqetëson politika europiane e tolerancës ndaj Kurtit”, thotë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq. “Shqetësohem për deklaratat e tyre se, me gjithë lëvizjet e tyre të njëanshme, do të lejohen të hyjnë në Këshillin e Europës dhe në disa organizma të tjera” shton Vuçiq.
Si pasojë e këtyre thenieve ndokënd ka shqetësuar dhe ndokënd ka zhgënjyer. Madje dhe të jenë reale të tilla premtime janë të panevojshme, thonë analistët kosovarë.
Profesori nga Prishtina Mazllëm Baraliu kritikon iniciativën që Kosovës t’i jepet statusi i të ftuarit special.
“Nuk duhet të kërkosh status të tillë. Ky është veprim i gabuar i politikës së jashtme”. Shton: "Ju duhet ose anëtarësim i plotë ose asgjë!"
Përjashtohen në plane dhe vendime. Disa janë të tillë sepse mbështeten tek premtimet, ndërsa disa sepse nuk kanë alternativë. Të kthyerit në fshatrat e Metohisë nuk kanë dilemë nëse do të qëndrojnë dhe të jetojnë aty:
“Po ku po shkojmë?”, përgjigjet Tomisllav Simonoviq nga Gorazhdeci.
E ndërsa shtypen fletët e votimit dhe përcillen mesazhet përfundimtare, analistët bëjnë thirrje. Mos u mbështetni në premtime, por në përvojë.
“Ne në Kosovë i provuam të gjitha partitë. Si shqiptare dhe sërbe. Kështu që qytetarët duhet të zgjedhin ato parti që i përmbushin premtimet e tyre” këshillon presidenti i Aleancës së Biznesit Kosovar Agim Shahini.
Në politikë, ashtu sikurse dhe në jetë, momentet e gëzimit, shpresës dhe trishtimit ndërrohen. Pra, shijoni periudhën e premtimit, sepse pas tyre zakonisht pasohet faza zhgënjyese.
0 komentet