Përmbledhja e javës 48

Kompilacija
Burim: Kosovo Online

Numëruam, llogaritëm, mbledhëm... por ende nuk ka përfunduar. Ndërsa secili tërheq peshoren në anën e vet, në realitet mbizotërojnë mundësitë për paqëndrueshmëri dhe tensione të reja. Prandaj, një përbledhje tjetër javore mbledh vlerësime, e jo rezultate.


Në javët pas zgjedhjeve, ndërsa priten rezultatet përfundimtare, vlerësohen shanset. Disa janë më të dëshirueshme, disa më realiste. Vetëm një është pothuajse e sigurt.

"Kosova po hyn në një periudhë krize parlamentare, ku nuk do të jetë e mundur të ketë një shumicë të qëndrueshme në periudhën e ardhshme," shpjegon politologu Ognjen Gogiq.

Pavarësisht periudhës dhe rrethanave, rastet për tensione në Kosovë kurrë nuk lihen pas dore. Kështu ndodhi edhe këtë javë, me ndërhyrjen e parë paszgjedhore në institucionet serbe në veri.

"Frikërat tona u realizuan, ndodhi ajo që kishim frikë. U mbyll Qendra për Punë Sociale, nga e cila varen 1500 qytetarë më të rrezikuar," thotë drejtoresha e këtij institucioni në Leposaviq, Natasha Nastiq.

Bashkëkohësve gjithmonë u është më e lehtë të vlerësojnë shanset. Me kalimin e kohës, ato të humburat vihen re më lehtë. Këtë javë, qytetarët e Kosovës patën mundësinë të vendosin në njërën anë premtimet, e në tjetrën planet e realizuara gjatë 17 viteve të fundit.

"Njeriu, dhe njerëzit në përgjithësi, asnjëherë nuk janë plotësisht të kënaqur me atë që është arritur, dhe kjo është diçka normale," thotë për Kosovo online një nga qytetarët e anketuar të Prishtinës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai shton: "Megjithatë, mendoj se është mirë. Kryesisht është mirë."

Në një moment diçka duket reale, por në tjetrin shfaqet një problem i ri ose një kusht që sërish i zvogëlon shanset. Ose, si në këtë rast, e largon financimin nga Plani i Rritjes.

“Për Serbinë dhe Kosovën,” kujton Dragisha Mijçiq nga Konventa Kombëtare për Kapitullin 35, “ekziston një kusht i veçantë, e ai është zbatimi i Marrëveshjes për Normalizim.”

Pavarësisht logjikës, sa më gjatë të ecet drejt një qëllimi, ai nuk është domosdoshmërisht më afër. Ndonjëherë, si në rastin e formimit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, shanset zvogëlohen me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e qeverive. Analistët dyshojnë se pas zgjedhjeve të fundit BKS është më afër.

"Varet kush do të formojë qeverinë. Ndoshta dikush do të jetë i gatshëm ta formojë me kredi. Kush e di," thotë profesori universitar Nexhmedin Spahiu.

Nga çdo zgjedhje priten shumë gjëra. Edhe kur i shohim nga larg, si zgjedhjet e sotme në Gjermani, nuk mund të ndikojmë në rezultat, dhe shpesh numrat nuk përputhen me shpresat.

"Shanset që Gjermania të tërheqë njohjen e Kosovës janë minus njëqind mijë," vlerëson ish-diplomati Blerim Canaj.

Që disa mundësi historike janë humbur, e shohim çdo ditë, si në dokumente ashtu edhe në praktikë. Megjithatë, në Kompilacionin e kësaj jave ka vend edhe për mundësi të reja—për kërkim, njohje dhe mirëkuptim më të mirë. Në fakt, për një ftesë të ardhur nga Panairi i Turizmit: Përjetoni Kosovën!