PËRmbledhja e javës së 47
Zgjedhjet në Kosovë duhej t'i tregonin secilit vendin e tyre. Megjithatë, shfaqën probleme të shumta: me numërim, mbledhje, ndarje etj. Detyrat paszgjedhore janë ende duke u zgjidhur...
Numërimi pas disa vonesave, festimi ende para shpalljes së rezultateve, ofendimet edhe pas fushatës. Ekuacioni paszgjedhor në Kosovë pritet të ketë shumë të panjohura. Ndaj dhe përshtypjet janë të ndara.
“Mund të jetë më mirë, por është fantazi”, na spegoi një banor i Prishtinës.
Nga njëra anë janë ata që janë të kënaqur me shifrat dhe nga ana tjetër janë të tjerët. Indiferent ndaj zgjidhjes përfundimtare.
“Kam problemet e mia, nuk kemi pensione, nuk kemi të holla”, thotë një tjetër i anketuar, duke renditur të gjitha gjërat që zgjedhjet nuk i zgjidhën dhe konkludon: “Ata kështu mpleksen mes tyre”.
Megjithatë, detyra paszgjedhore as për politikanët nuk është e lehtë. Mbledhja shkon keq dhe zbritja dhe pjesëtimi nuk ka dobi.
“Potenciali i koalicionit të Vetëvendosjes është zero”, komenton shkaqet e problemeve analisti Sërgjan Barac.
Ka detyra më të vështira, por ato janë matematikë më e lartë madje dhe në rrethana ku ka më pak të panjohura.
Stefan Surlliq nga Fakulteti i Shkencave Politike shtron ekuacion potencial:
"Koalicion i tre partive plus komunitetet pakicë përfshirë Listën Sërbe, do të kërkonte një proces politik mjaft kompleks."
Kur detyrat janë të komplikuara, ndodh që zgjidhjen t’a kërkojmë tek ata që i dinë. Shumë nga kjo dhe në këtë rast frikësohen. Megjithatë, analisti politik Shkëlzen Maliqi mendon se do të gjendet zgjidhje e shpejtë.
“Nuk besoj se do të ketë skenar “bullgar” apo skenar “izraelit” që të përsëriten herëpas’here zgjedhje” thotë Maliqi.
Për matematikë të lartë qytetarët nuk kanë kohë. U nevojitet zgjidhje që garanton sigurinë. Momentalisht. Kjo është e mirë se të tjerat, mund të konfirmohet se ata se kushedi sesa herë janë ndeshur me sulmues "të pakapshëm".
“Në përgjithësi nuk jemi të sigurt, mund të vijnë të na hyjnë në shtëpi, të na vrasin...” thotë Liljana Gjoriq nga Lipjani pasi kësaj jave shtëpia e saj u godit me gurë.
Mesazhe të tilla nuk janë lajm as surprizë, por pjesë e një detyre apo misioni më të gjerë. Megjithatë, duket se jo të gjithë e kanë kuptuar ashtu siç pritej.
“Këto zgjedhje treguan se nuk janë vetëm sulme ndaj sërbëve dhe politikat antisërbe mjaftueshëm që njerëzit të votojnë për ju”, thotë historiani Millan Guliq.
Se çfarë dëshmuan gjithçka këto zgjedhje, herët për të folur. Pasi kanë kaluar “vetëm” shtatë ditë nga votimi, kështu që fletët ende po numërohen...
0 komentet