PËRmbledhja e javës së 69
Tashmë jemi mësuar që realitetin kosovar t’a përshkruajmë me proverba. Këtë javë, në përputhje me rrethanat dhe verën, është e përshtatshme se çfarë mbjell, atë korr. Për kë është koha për të mbledhur frytet dhe sa të hidhura janë ato, shikoni PËRmbledhjen javore.
Problemet janë mbjellë prej muajsh, kështu që për korrjen e tyre shumë janë të brengosur.
“Nëse as në 26 korrik nuk konstituohet Parlamenti apo konstituohet dhe menjëherë shpërndahet”, opsionet i sqaron politologu Ognjen Gogiq, “atëherë fillon xhonglimi me datat”.
Xhonglimi është vetëm një pikë në cirkun politik që përsëritet pothuajse 50 herë tashmë. Publiku prej kohësh nuk ka qenë i ngazëllyer dhe duke gjykuar nga protestat e rregullta para parlamentit, nuk janë më tolerante.
“Pavarësisht pritshmërive të shumicës parlamentare, vështirë se do të arrihet pa hile të caktuara politike”, thotë analisti Sërgjan Barac.
Ky i fundit shton se “kjo nënkupton se mund të ndryshojë se cili mbështet dikë, kush e nominoi dhe për kë do të votojnë kur të vijë momenti”.
Tashmë kemi parë se disa marrëveshje me kalimin e kohës bëhen më të forta, disa dobësohen dhe disa thjesht humbin. Dhe për to, ashtu si këtë javë për Marrëveshjen e Uashingtonit, flitet në dy kontinente.
Bashkëpunëtori i “Rrugës së Tretë të Re” Petar Doniq për Kosovo Onlajn thotë:
"Deklaratat e Vjosa Osmanit dhe politikanëve të tjerë janë definitivisht një lloj pozicionimi politik me mesazh për Amerikën, ja ne jemi nxënës të mirë".
Për nxënësit e mirë e rëndësishme është të kujtojnë mirë, apo të sigurohen që të tjerët të mos kujtojnë se çfarë është mbjellë nga kush dhe çfarë frytash të korrin.
Analisti nga Prishtina Shkëlzen Maliqi kujton:
“Kur erdhi në pushtet Kurti, dhe më pas Vjosa Osmani, kjo e fundit ishte kundër marrëveshjes, dhe praktikisht nuk u zbatua”.
Rrethanat po ndryshojnë dhe nëse është e nevojshme, qëndrimet, mbështetja... Po përhapen mesazhe të reja politike. Sepse aty ku nuk mbillet asgjë, asgjë nuk mund të mbijë. Megjithatë, disa rregulla duhet të egzistojnë.
“Nuk mund t’i ndryshosh rregullat e lojës në mes të saj” kujton me pothua mençuri politike të harruar, analisti politik Gëzim Kasapolli.
Ndonëse nuk u pëlqejnë lojërat apo proverbat, pak njerëzve u mungon kjo mençuri. Sepse kush mbjell erë, do korrë stuhinë, shpresojnë ata, jeta e të cilëve dikur u trondit nga ajo erë dhe që kanë pritur drejtësi për vite me radhë. Si nga gjykatat e rregullta ashtu edhe nga ato speciale.
komentet