PËRmbledhja e javës së 68
Absurditeti është i përditshëm dhe rrethanat e zakonshme shpesh duken si karikatura. Megjithatë, pak njerëz buzëqeshnin këto ditë. Dhe problemet dhe çështjet e pazgjidhura pa përgjigje pothuajse u bartën javën e re.
Ura që ndajnë, themele mbi të cilat lëkundet stabiliteti, tulla që shemben me peticion. Situata në veri të Kosovës është piktoreske sesa një poemë epike dhe më kuptimplote se çdo fantazi popullore.
“Neve ajo urë e tyre nuk na duhet” na sqaroi një mitrovicar arsyet e firmosjes së peticionit. "Ne kemi urë" shton ai. "Nuk na duhen të rejat".
Ngjan me parodi, por nuk është qesharake për askënd. Nuk është as e sigurt, por askush nuk emocionohet.
“Është treguar shumë herë derimë tani”, kujton historiani Stefan Radojkoviq, “se as aktorë më seriozë sikurse Bashkimi Europian, vende të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare nuk mund t’a korrigjojnë sjelljen e administratës prishtinase. Kjo sigurisht që nuk mund të ndikojnë tek Albin Kurti”, thotë Radojkoviq.
Dhe nëse do t’a kishin ndryshuar sjelljen e tyre tek 40 tentativat e mëparshme, situata në kuvendin kosovar do të kishte qenë komike. Tani publiku i ndjek pa pritshmëri të mëdha, por jo pa nënqeshje.
“Në këtë rast, ende nuk ka ndodhur as ndonjë marrëveshje e heshtur” thotë Stefan Surlliq nga FSHP. "Ndaj kemi një situatë karikatureske ku shumë herë seanca është tentuar të konstituohet me zgjedhjen e presidentit. Por ende pa sukses".
Për disa është punë karikaturash, për disa këngësh. Atyre që ditët i kalojnë pranë kamionave, para traut, nuk kanë as këngë dhe as të qeshura.
Përvojat e shoferëve të kamionëve pranë Merdarit janë të ngjashme: "Presim aty për njëzet orë. Puna nuk ecën", tha një prej tyre për Kosovo Onlajn. “Thonë se kur terminali kosovar mbushet plot, nuk e lejojnë më”, shton ai.
Për ndaljen egziston arsye, përsërisin autoritetet. Dhe spegimi është po aq absurd edhe pas 9 muajsh.
"Ata skanerë," përmbledh problemin Agim Shahini nga Aleanca e Biznesit Kosovar dhe "janë ende diku në rrugë e sipër. Nisën disa muaj më parë dhe askush nuk vjen" thotë Shahini.
Me institucionet nuk duhet të bëhet shaka. Edhe pse, ndonjëherë është e vështirë të rezistosh. Një vendim, të njëjtat letra dhe qindra interpretime.
"Kjo mund të rëndohet pafundësisht", spegon situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, analisti politik Gëzim Kasapolli. "Tani Vetëvendosja do t’a përcjellë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo do të zvarritet pafundësisht."
Dhe ndërsa disa rrethana dhe politikanë na bëjnë të qeshim papritur dhe spontanisht, ka edhe nga ata që këtë e bëjnë me vetëdije dhe për të cilët karikatura duket të jetë formati i tyre i preferuar.
0 komentet