PËRmbledhja e javës së 80
Edhe një tjetër javë e orjentuar drejt qëllimit dhe në të cilën nuk lëvizim prej nisjes. Dhe kur duket se jemi pranë zgjidhjes, shfaqet kryqëzim i ri që ngadalëson lëvizjen. Ndërkohë, përzihen dëshirat dhe premtimet, kritikat dhe lëvdatat, fajtorët dhe viktimat. Shumë për një javë.
Erdhën dhe numërimet e votave dhe zgjedhjet e reja. Premtimet e mëparshme dhe fushata e ardhshme. Në luftën për, sikurse thonë analistët, liderin më të madh shqiptaromadh, kryqëzohet indiferenca ndaj fatit të të akuzuarve për krime dhe glorifikimit të veprave të tyre.
U ndërthurrën këtë javë si mbretërit dhe kryeministrat. Mandate reale dhe teknike. Të vërteta dhe premtime që kurrë nuk do të realizohen.
Në një vend aleatët dhe kritizerët. Ankesat dhe paralajmërimet. Deklaratat e pritura kapën ato që nuk i kemi dëgjuar derimë tani. Që BKS duhet të formohet, kujtojnë, dhe ata që nuk janë marrë me të më parë, sikurse përfaqësuesi francez në Këshillin e Sigurimit.
"Megjithatë, mendoj se kjo ishte vetëm një frazë," tha eksperti i sigurisë Nikolla Vujinoviq. “Të jem i sinqertë, fraza e një diplomati që tenton të gjejë diçka tjetër, të dallojë nga të tjerët, për të mos qenë mesazhe unanime", komenton Vujinoviq.
Unanime dhe të pamaskuara. Mesazhet që duhet të frikësojnë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me lëvizjet që synojnë të tregojnë forcë. Ndërthuren, arrijnë dhe nuk kalojnë. Këtë javë në grafitet e shkruara në Dobrotin, disa të mëparshme në lëvizje të Prishtines.
"Qëllimi final i shqiptarëve kosovarë është të marrin kishat dhe manastiret, pavarësisht se çfarë mendon shkenca zyrtare për këtë", thotë historiani Aleksandar Guxhiq.
Më e zëshme se kjo se çka mendon shkenca apo ligji, në mendje është se çfarë mendon pushteti. Më e zëshme se kjo është se çfarë thotë drejtësia në mendje të jetë ajo se çfarë pret publiku. Ndaj rolet e të akuzuarve dhe viktimave shpesh takohen, ndërthuren dhe përmbysen.
Avokati Nebojsha Vllajiq thotë se shumë procedura vështirë se kuptohen:
"Në vend që të ndërmerren proçedurat kundër personave që shkaktuan incidentet, në bangën e të akuzuarve ndodhen ata që u lënduan".
Pothuajse shumë, sipas definimit të ri të palës, prej 1 nënorit do të gjenden në bankën e të akuzuarve. U nakatosën rregullat, interpretimet e paqarta dhe zbatimi i parakohshëm. Megjithatë, rezoluta, të paktën përkohësisht, solli vonesë.
"Asgjë nuk ndryshon deri më 15 janar", spegon Veton Elshani, ndihmësdrejtori i PK për rajonin e Veriut. Shton: "Por ne do të nisim fushatë për publikun, për të informuar njerëzit..."
Për detyrimet që përcakton ligji për këtë javë nuk ka më vonesa. Deri në sekondën e fundit megjithatë, nuk bëhet e ditur se kush u kryqëzua me kë dhe kush i rezistoi premtimeve të kujt.
0 komentet